Sulmi me bombë në Nju Jork, arrestohet një i dyshuar pakistanez
Faqja 1 e 1

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, ka
konfirmuar se një shtetas amerikan është arrestuar në lidhje me sulmin e
dështuar me autobombë në Nju Jork ditën e shtunë.
Faizal Shahad është arrestuar në aeroportin John F Kennedy, ndërkohë
që ai po largohej nga vendi drejt Dubait.
Z. Holder tha se hetimi ende vazhdonte dhe po ndiqeshin shumë pista
hetimi.
Njoftimet thonë se z. Faizal është me origjinë pakistaneze dhe së
fundmi ka qenë në Pakistan.
Ai mendohet se e ka blerë makinën për tentativën e dështuar me para
në dorë përpara tre javësh.
Një korrespondent i BBC-së në Nju Jork thotë se në këto momente nuk
dihet nëse ky person ka vepruar vetëm, apo u frymëzua nga diçka, apo po
zbatonte urdhra të dhëna nga dikush tjetër, por është bërë e qartë se ka
një element ndërkombëtar në këtë komplot. "Natyrisht, thotë ai, nuk
dihen ende detaje të plota të asaj se çfarë po bënte ai në Pakistan pasi
sapo është kthyer prej ande. Por po bëhet e qartë se ky person, Faizal
Shahzad, në të 30-at do të akuzohet sot më vonë gjatë ditës."
Ngjarja
Policia në Nju Jork thotë se ata përgjegjës për një makinë bombë të
zbuluar në Times Square, donin të ndiznin një top zjarri në rajonin më
të populluar të biznesit.
Zona ishte mbushur me mijëra njerëz që po i kënaqeshin një të shtune
të ngrohtë kur një shitës bluzash vuri re tym që po dilte nga një makinë
e parkuar ilegalisht.
Motorri i makinës ishte i ndezur.
Policia pastroi sheshin dhe asaj iu deshën disa orë që të nxirrte
jashtë rrezikut ato që ata i përshkruan si komponentë të një bombe.
Një kuti metalike u nxor jashtë qytetit për t'u shpërthyer.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, e quajti bombën
vepër amatore, por shtoi se ajo edhe mund të kishte shpërthyer dhe se
qyteti kishte shmangur një ngjarje vdekjeprurëse.
Gatishmëri e lartë
Agjencitë e sigurimit në SHBA kishin disa kohë që ishin në gjendje
gadishmërie të lartë nga kërcënime brenda dhe jashtë vendit.
Ka patur një seri incidentesh dhe komplotesh terroriste në Nju-Jork
që nga sulmet e 11 shtatorit 2001.
Katër persona ishin në gjyq vitin e kaluar për rolin e tyre në një
komplot për t'i vënë bombën një sinagoge.
Në shkurt, një imigrant afgan, Najibullah Zazi pranoi se ishte fajtor
në komplot për të shpërthyer bomba në sistemin e metrosë të Nju-Jorkut.
Gjithashtu ka patur një seri kërcënimesh kundër Presidentit Obama nga
ekstremistët në SHBA.

Similar topics
» Arrestohet një i dyshuar për krime lufte
» Sulmi plaçkitës e kthen në një gjeni te matematikës
» Masakra ne Vlore, identifikohet nje i dyshuar
» As të dyshuar, as të arrestuar
» Dozat e larta të kalciumit rritin rrezikun nga sulmi në zemër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi