Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çifteli dhe këngë djepi të 900-ës në Berlin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çifteli dhe këngë djepi të 900-ës në Berlin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çifteli dhe këngë djepi të 900-ës në Berlin

Shko poshtë

Çifteli dhe këngë djepi të 900-ës në Berlin Empty Çifteli dhe këngë djepi të 900-ës në Berlin

Mesazh nga LaDescarada Wed 5 May 2010 - 4:28

Një bilanc paradoksal dhe disa zbulime të pazakonta kanë dalë dje në dritë, pasi u paraqit mbyllja e projektit më të rëndësishëm në kulturën e etnografisë shqiptare; dixhitalizimi i fondit të vjetër arkival të Institutit të Kulturës Popullore me një vëllim prej afërsisht 1200 orësh, duke shpëtuar edhe jetën e shiritave zanorë të vjetër që ishin kërcënuar nga humbja për shkak të kushteve.
Koordinatori i projektit, Bledar Kondi, njëkohësisht studiues në institut, etnomuzikolog, është nga njerëzit që ka përjetuar më shumë këtë projekt katërvjeçar, duke qenë një paraqitës praktik i terrenit etnografik, e sidomos në folklorin muzikor në Shqipëri. Lënda informative që Kondi na zbulon nuk përbën vetëm një evokim të asaj çfarë ka ndodhur qysh në themelim të institutit, si diktatura u udhëhoq nga parimi etnik në formë dhe folklori socialist në thelb - por, ky studiues rikthen vëmendjen mbi pasuritë zanore që si shumë të tjera janë të shpërndara në arkiva të huaja. Një ndër shembujt më mbresëlënëse është vendndodhja e regjistrimit më të vjetër zanor shqiptar - që prej vitit 1903, një melodi me çifteli, si dhe një këngë djepi e regjistruar nga një etnolog gjerman, Paul Treger, janë të arkivuar në Fonogramarkivën e Berlinit.

Ndërsa për regjistrimet e para në vendin tonë, Kondi tregon se janë trashëguar nga Radio Tirana. Forma që u bë tradicionale, për regjistrimin zanor të folkut ishin bobinat, ku 200 të parat shërbyen si gur themeli, të vlerësuara si trashëgimi e Radio Tiranës, në godinën që në ditët e sotme mbahet me qira nga Instituti i Kulturës Popullore, një godinë gati në rrënim, në krye të "Rrugës së Kavajës". Kondi tregon se prej asaj kohe ky fond prej 200 bobinash ka mbetur aty, duke na njohur me regjistrimet e para që nisën në vitet 50-të. Çfarë e bën interesante këtë arkiv të trashëguar nga Radio Tirana, është se po aty janë gjendur riprodhime të disqeve "Columbia" qysh nga vitet 20, 30 dhe 40, si dhe regjistrime nga shtëpi diskografike shqiptare të asaj kohe, si dhe regjistrimet e ansambleve, si ajo e Hafize Lekskovikut, që është themeluesja e sazeve nga vjen edhe shkolla e Lulushit, apo e Laver Bariut.

Sipas dëshmive, flitet se ka edhe regjistrime të viteve 20-30 që qarkullojnë në Shqipëri si koleksione private, por në këto gjurmë etnomuzikologu ende nuk ka rënë, po ashtu nuk dihet nëse ndodhen qoftë dhe në Arkivin e Shtetit. Por, koleksionet private për regjistrimin e melodive të vjetra thuhen se kanë lulëzuar sidomos në Shkodër, edhe këto i përkasin vitet 20-30-të, si shembull tregohet koleksioni i Kol Kakarriqit. Por, Kondi na tërheq vëmendjen dhe mbi një preferencë të tij, që nuk e nxjerr rastësisht në këtë vështrim mbi muzikën folklorike në Shqipëri dhe gjithë trashëgiminë e saj, qysh kur shënohen regjistrimet e para. Studiuesi i muzikës thotë se zëri më përfaqësues për Shqipërinë do të ishte ai që vjen nga thellësitë e kohërave, duke zgjedhur gjamin e burrave të veriut, ose gjamin e burrave nga Malësia e Dukagjinit, Malësia e Kelmendit. Kjo për shkak se këto zëra arkivojnë tipet më arkaike, që vijnë nga zona të izoluara dhe ku komunitetet kanë qenë më homogjenë.

Duke e zgjedhur si një nga modelet që është luhatur më pak, që ka një qëndrueshmëri, Kondi tregon se këto rituale janë ruajtur mirë nga komuniteti, pasi kanë qenë totalisht të izoluara dhe modeli që i referohet është i tipit thirror. "Tre janë modelet e muzikës: thirrja, e folura dhe e kënduara. Tipi thirror buron nga emocioni dhe quhet pathogjen, i lindur nga pathosi. Ai është modeli më arkaik", - thotë studiuesi duke treguar se regjistrimi më i vjetër i kësaj gjëmë daton në vitin 1935, nga Milman Parry dhe gjendet në Muzeun e Londrës, por e regjistruar nga një amerikan. Ndërsa regjistrimi më i vjetër që disponon Arkivi është i Osman Xhatufës, i vitit 1972, i mbledhur në terren, por jo i regjistruar në ceremoni mortore. Është riprodhim.

Siç duket, këto vite kanë qenë kulmet për zërat e vjetër shqiptarë, po ashtu dhe për kulturën e regjistrimeve të rralla derisa pas viteve 50, diktatura ndërtoi një sistem krejt të ri të arkivit, si dhe mënyrën se si e trajtonte folklorin. Kondi tregon se ekspeditat e para kërkimore në këtë fushë i referohen projektit të bashkëpunimit shqiptaro-gjermano lindor, ku ka qenë Doris dhe Erich Shtokman, Wilfried Widler nga Akademia e Shkencave të Berlinit në vitet 57 dhe nga pala shqiptare kanë qenë Ramadan Sokoli dhe Albert Paparisto. Ata kanë regjistruar 700 njësi nga veriu deri në jug, por studimin e tyre Kondi thotë se e kanë bërë për këndimin çam, me të cilin kanë mbrojtur doktoraturën në vitet 60-të.

Etnomuzikologu thotë se sistemi i centralizuar në atë kohë mbështeste nëntë deri në dhjetë muaj ekspedita kërkimore në terren. Kështu që kanë bredhur në çdo fshat, kanë qenë në Kosovë dhe pjesërisht tek arbëreshët e Italisë. Por në këtë zymtësi ideologjike janë ruajtur edhe regjistrime, kopje të "Discoteca di Stato" në Romë, vlerësohen regjistrime historike ato të vitit 54, realizuar nga Diego Carpitela dhe Ernesto de Martino, dy përfaqësues të mëdhenj të kulturës italiane.

Formati dixhital që u prezantua dje, si projekt në bashkëpunim me Fonogramarkivin e Vjenës, përfshin periudhën 50-vjeçare të regjistrimit. Duhet kujtuar këtu se me ardhjen e regjimit komunist u krijua Departamenti i Folklorit pranë Universitetit të Tiranës, i cili më pas u konsolidua në Institutin e Folklorit në vitin 60-ën dhe në vitin 79 u bashkuan tri departamente, etnografia, folklori dhe muzikologjia dhe u bë Instituti i Kulturës Popullore, që sot ka marrë emrin e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit.

Për të saktësuar, Kondi thotë se në trashëgiminë zanore përfshihet muzika tradicionale, por ai ndalet në një fenomen urban çfarë ka ndodhur me vite me traditën folklorike, ku dallimi esencial ka të bëjë midis muzikës fshatare dhe muzikës qytetare. "Kjo e fundit tek ne burim ka fshatarët e qytetit, trashëgiminë muzikore otomane dhe muzikën popullore të periudhës së regjimit socialist, periudhë kur ndodhi strukturimi i kulturës sipas modelit sovjetik: pallat kulture, shtëpi kulture, vatër kulture dhe krijimi i ansambleve popullore, që është një model i përhapur në gjithë Evropën Lindore". Ky lloj centralizimi i ansambleve, sipas Kondit, e ngriti folklorin nga fshatarja tek qytetarja dhe nga e pashkruara tek e shkruara.

A e dëmtoi ky fenomen folklorin? Etnomuzikologu thotë se ky është një lloj zhvillimi, të cilin disa e quajnë me termin filarmonia folklorike. Shembulli më interesant, dëshmi e devijancës, që sjell studiuesi, ka të bëjë me fshatarin që i binte çiftelisë kur maksimumi e luante vetëm, ndërsa për herë të parë formacion është parë me 20 instrumentistë, një shembull unikal është krijimi me 80 instrumentistë nga Ndue Shyti. "Këto megaformacione gjigante janë produkt i kulturës dhe nuk mund të quhen më folklor.

Tashmë jemi në fazën ndërmjet muzikës artistike dhe muzikës popullore. Ka qenë maksima e Stalinit: të krijojmë një art etnik në formë dhe socialist në përmbajtje dhe ky ishte i ashtuquajtur folklori i ri, pra folklori në shërbim të sistemit që manifestonte jetën e re, njeriun e ri, që i këndonte partisë". Sikur mos të ekzistonte patosi i mësipërm ideologjik, Kondi e lidh këtë pjesë të zhvillimit tonë etnografik në muzikë edhe me trashëgiminë otomane. Ahengu që në persisht do të thotë melodi, dhe ai përfaqëson një cikël të caktuar këngësh, një suitë, që është totalisht repertor arab, ose më saktë otoman, meqenëse është një heterogjenitet kulturash: turke, kurde, perse, iraniane. Studiuesi i muzikës folklorike na thotë se ky cikël ahengu më shumë është ruajtur në Shkodër, dhe në arkiv ka dy pjesë të ciklit të ahengut të përfshirë në CD.

Të gjitha regjistrimet zanore që janë bërë Kondi i rrëfen si një proces pune jo shumë të lehtë nga terreni. Për një regjistrim muzikor të zakonshëm është hapur dera e shtëpisë së një fshatari, por e vështirë ka qenë në rast se bëhej fjalë për një ceremoni vdekjeje. "Jo kushdo mund të futet me mikrofon dhe ta regjistrojë atë. Pra shpeshherë pyetet një person se si ka vajtuar për personat e tjerë dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një riprodhim të një ngjarjeje të jetuar. Pra ngjarje direkte, rituale, është e vështirë të regjistrosh, duke përjashtuar dasmat". Kondi tregon se është marrë në studimet e tij me vajet, ku nuk ka qenë e lehtë për të të regjistronte në mikrofon në mes të grave që qajnë.

Sigurisht përgjigjja e marrë është; je totalisht i padëshiruar. "Por ekzistojnë dy forma, bashkëpunimi me informatorin dhe mikrofoni i fshehtë. Mikrofoni i fshehtë quhet shkelje e etikës dhe ndalohet në shkencë, paçka se unë e ruaj kulturën edhe duke e vjedhur në këtë formë". Por si do të administrohet sot e mbrapa kjo trashëgimi, si do të jetë jeta e arkivit muzikor me fondet e vjetra të zërave edhe tani që ky arkiv është dixhitalizuar? Ekziston një propozim në Drejtorinë e Qendrës së Studimeve Albanologjike për të pasur një arkiv të madh, në kushte më të mira sesa shumë arkiva të vegjël në kushte të degraduara. Kondi këtu na rikujton gjendjen e tyre, kur sidomos pas viteve 90 gjendja ka qenë katastrofale. Ndonëse ska humbje, këtu sipas studiuesit, për paradoksi, më të rrezikuar janë regjistrimet e kohës së diktaturës, pasi janë ruajtur me shirita të dobët amatoreskë, ndërsa regjistrimet më të vjetra janë të ruajtur me shirita më cilësorë, kështu që ndodhen në gjendje më të mirë.

Pra se çfarë do të bëhet me këtë trashëgimi, përgjigjja është tek propozimi i krijimit gradualisht të një mediateke. Kondi tregon se kjo infrastrukturë tashmë u është krijuar nga pala austriake dhe ai është një model i përjetshëm, ashtu siç e ka edhe fonogramarkivi i Vjenës, që do të shërbejë si bazë për të ndërtuar një mediatekë të kulturës shqiptare. Sigurisht që këtu nuk do të vlente ironia që drejtori i projektit, austriaku Ditrih Shyler, do të bënte kur krahas konkludimit se trashëgimia shqiptare është një traditë shumë e lashtë, ndërsa ata kanë Moxart, Bethovenin, Hajdnin dhe ne kemi këngëtarët nga Tepelena, Gjirokastra, Himara apo Shkodra, si tipike për botën tonë - ndërsa dashuron polifoninë si një art që mahnit.


LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi