Elbasan, policia sqaron vrasjen në shkollë
2 posters
Faqja 1 e 1
Elbasan, policia sqaron vrasjen në shkollë
Elbasan – Policia e Elbasanit ka dhënë sqarimet për ngjarjen e ndodhur sot në mëngjes në një shkollë publike, ky mbeti e vrarë një vajzë dhe një tjetër u vetëvra.
"Vrasja e dyfishtë e ndodhur sot në një shkollë të Elbasanit ka ndodhur për motive xhelozie", bëri të ditur policia e Elbasanit. Shtetasi Endrit Llambraj ka hyrë në shkollë i armatosur dhe më pas në klasën e vajzës.
Pasi kërcënoi nxënësit e klasës të dilnin përjashta, ai qëlloi me tre plumba në drejtim të 20 vjeçares Gerta Bahja, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme. Pas këtij akti, siç tregon, "i riu është larguar me vrap, duke kundërshtuar edhe uniformat blu të cilët i bënin thirrje për t’u dorëzuar.
Shumë pranë varrezave publike, 19-të vjeçari vrau veten me një plumb në kokë". Nxënësit e vitit të IV-ët, tregojnë se 20-vjeçarja, Gerta Bahja, ishte njohur rastësisht me të riun nga Vlora, gjatë një ekskursioni.
Ai kishte tentuar të bisedonte me të dhe të njiheshin, por vajza nuk kishte pranuar dhe kishte refuzuar disa herë telefonatat e të riut". Ndërsa policia konfirmon se shkolla e mesme "Mahir Domi" ruhet 24 orë me roje, por i riu gjeti momentin e përfundimit të orës së parë të mësimit për të hyrë në shkollë si nxënës i saj.
Re: Elbasan, policia sqaron vrasjen në shkollë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Elbasanit, ku një vajzë 18 vjecare është ekzekutuar me armë zjarri në mes të klasës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja e rëndë ka ndodhur në gjimnazin “Mahir Domi”.
Sipas burimeve, në vendngjarje kanë mbërritur agjentët e anti-krimit, të cilët pas hetimeve të para kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e autorit, i cili pas krimit ka vrarë veten.
Burimet shtojnë më tej se agjentët e policisë po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.
» Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy
» Bigelow xhiron filmin për vrasjen e bin Ladenit
» Greqi, 4 shqiptarë të përfshirë në vrasjen e 25 vjeçares
» Pse Greqia nuk jep llogari per vrasjen e 154 emigranteve Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi