Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy

3 posters

Shko poshtë

Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy Empty Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy

Mesazh nga Emona Tue 22 May 2012 - 4:53

Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy John.F.Kennedy-300x287Dy kriminologë amerikanë janë të bindur se kanë arritur të zbardhin misterin

Pavarësisht hetimeve dhe analizave të ndryshme, deri tani askush nuk ka mundur ta shuajë kureshtjen mbi vrasjen e Presidentit amerikan

Duket se, misteri i vrasjes së Presidentit amerikan do të ngacmojë përjetësisht mendjet e amerikanëve.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se 40 vjet nga atentati i famshëm dhe mbi të janë shqyrtuar një mori versionesh, janë kryer një pafundësi hetimesh dhe janë shkruar një pafundësi librash e artikujsh, asnjë prej tyre, nuk arrin të shuajë tërësisht kureshtjen e publikut.

Aq sa edhe përpjekjet më të vogla që sjellin ndonjë detaj “të panjohur” mbi këtë çështje, pasqyrohen menjëherë nga shtypi amerikan e botëror.

Një gjë e tillë shoqërohet, thuajse në mënyrë të pashmangshme nga artikuj e studime, që e mbështesin apo e hedhin poshtë. Në një dritë të tillë, vijnë edhe dy publikimet e bëra gjatë javës së shkuar nga dy kriminologë amerikanë, që të dy (si edhe shumë të tjerë më parë) të bindur se më në fund kanë arritur ta zbardhin tërësisht vrasjen e shekullit XX.

Ish-Prokurori Vincent Bugliosi

I pari që risolli në vëmendjen e shtypit thrillerin presidencial, ishte avokati Vincent Bugliosi, një prokuror mjaft i njohur amerikan, njëherësh autori i një prej bestsellërve të të gjitha kohërave, me titull “Helter Skelter”.

Libri bazohet mbi historinë e vërtetë së Charles Manson, i njohur nga publiku amerikan si Mr. Satan, frymëzuesi i disa prej vrasjeve më makabre të kryera në Amerikën e viteve ‘50, ndërkohë që Vincent Bugliosi do të ishte pikërisht prokurori, që do të dërgonte këtë kriminel pas hekurave, fakt që e bën edhe një ndër zërat më autoritarë me gjithçka ka të bëjë me kriminalistikën.

Sipas asaj që tha më datë 13 maj për gazetën “New York Times”, Vincent Bugliosi nuk ka asnjë dyshim, se pas vdekjes së Presidentit Xhon Kenedi, nuk fshihet asnjë komplot.

Ai është i bindur se duhen hedhur poshtë të gjitha hamendësimet, se vrasja e tij ishte organizuar nga mafia, nga kubanët e ndjerë të tradhtuar nga Presidenti, nga zëvendëspresidenti që kërkonte t‘i zinte vendin… Për ish- prokurorin, Bugliosi, Lee Oswald, vrasësi i Kenedit, e organizoi dhe e kreu atentatin krejt i vetëm dhe pa mbështetjen e askujt tjetër.

Për të arritur në këtë përfundim është mbështetur në 20 vjet kërkime të detajuara, qindra intervista, mijëra dokumente dhe më shumë se 10 mijë citime.

Rezultat i gjithë këtij studimi është edhe libri me 1,612 faqe “Duke hedhur poshtë historinë: Vrasja e Presidentit John F. Kennedy”, i cili doli në libraritë amerikane po gjatë ditës, kur dha intervistën për “New York Times”.

Gjatë saj kriminologu u shpreh, se shtrembërimi i fakteve dhe konkluzionet e gabuara, kishin ardhur tërësisht për faj të “obsesionit të mijëra studiuesve, që ishin marrë me këtë çështje gjatë këtyre 43 viteve”, për të shtuar se “duke shqyrtuar nën mikroskop çdo të dhënë, çdo detaj, e duke bërë hamendësime personale nga më të çuditshmit, e kanë transformuar këtë vrasje kaq të thjeshtë, në atë që njohim sot”.

William Tobin, ish-drejtori i laboratorit të FBI-së si për të hedhur poshtë 1,612 faqet e këtij libri, vetëm pesë ditë pas daljes së tij në treg, vjen deklarata e një tjetër eksperti amerikan të kriminalistikës: William Tobin, njeriu që ka drejtuar për më shumë se 20 vjet laboratorin e analizave të metaleve të FBI-së, është i bindur, jo vetëm që pas vrasjes së Presidentit fshihet një komplot, por që plumbat nuk kanë dalë vetëm nga arma e Lee Oswald dhe se i pranishëm në atentat ka qenë edhe një snajper i dytë.
“Kemi arritur të vërtetojmë, se provat që përjashtojnë praninë e një vrasësi janë të gabuara”, shkruan William Tobin, i cili është edhe autori kryesor i studimit të publikuar në sitin e specializuar “Annals of Applied Statistics”.

Në studim shpjegohet, se copëzat metalike të plumbave të gjetura pas atentatit të Dallasit, mbi të cilët bazohet edhe raporti zyrtar, janë analizuar sërish, duke përdorur arritjet më të fundit teknologjike.

“Sipas përfundimeve që arrihen përmes analizës sonë rezulton, se copëzat e plumbave mund të vijnë nga tre plumba të ndryshëm”, shkruhet në studim.”

Dhe në rast se këto copëza vijnë nga tre apo më shumë plumba të ndryshëm, mund të vërtetohet plotësisht teza e pranisë së një snajperi të dytë.

Pas daljes në pension, Tobin, vuri në dyshin saktësinë e metodave të përdorura nga FBI-ja për dhjetëvjeçarë të tërë, në përcaktimin e lidhjeve të plumbave të gjetura në trupat e viktimave me të dyshuarit. Këto prova, bazoheshin mbi analizimin e plumbit që përmbanin.

Një gjë e tillë, bëri që Akademia e amerikane e shkencave ta rishqyrtonte tërësisht këto procedura, për të arritur në vitin 2003 se ishte e gabuar. Që në atë kohë FBI-ja e ka braktisur.

Duke përdorur metoda të reja shkencore, Tobin dhe dy ekspertë të tjerë, studiuan sërish pesë fragmentet e plumbave të gjetura pas vdekjes së Presidentit Kenedi.

Analiza balistike zyrtare

Analiza balistike e kryer pas vrasjes, kishte arritur në përfundimin, se pesë copëzat u përkisnin dy plumbave të vetëm dhe pas krahasimeve ishte konkluduar, se ishin qëlluar nga arma e Lee Oswald. Ky përfundim përkonte edhe me atë të komisionit Warren, sipas të cilit Oswald kishte vepruar i vetëm.

E megjithatë, në vitin 1976, po ky komision nuk e kishte hedhur poshtë mundësinë e pranisë në atentat të një qitësi të dytë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy Empty Re: Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy

Mesazh nga Anakonda Fri 1 Jun 2012 - 5:00

mesa di un ky ka qen president i mire;por ka dhe nga ato njerez qe su dhimbset jeta e tjetrit
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy Empty Re: Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy

Mesazh nga dajti modh Fri 1 Jun 2012 - 7:18

SHteti te ben zbor .??????
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy Empty Re: Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF-Kenedy

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi