FADIL SHYTI
Faqja 1 e 1
FADIL SHYTI
MOS HEZITONI!
Është trimëri të hidheni nga shkëmbinjt,
Në lartësi, mbi ujëvarat -për freski...
E dëshironi freskinë, -por shqetësoheni
Nga shkëmbinjtë e rrëpinjtë!...
Ju tërheqin thellësia dhe bardhësia,
Qumështore, mëngjesore!...
Ato bukuri -madhështore...
Mos u trembni nga bllokadat,
Mos hezitoni, -hidhuni prore!
Mos kujtoni se, -kjo është fatalitet,
O, kjo është pavdekësi!
Për Fitoret, në jetë!...
Prandaj, sfidoni bllokadat!
Sepse, rrezoret e lirisë,
Janë më të mprehta,
Dhe, do t´i shkrijnë -shpatat!...
Suedi, 11. Mars 2010
VITE FATKEQE!
(Katrahurat shqipfolëse,1991-2010)
Vite, rrëmujë,
Vite, shkujë,
Vite, errësi,
Nën gishtin e huaj,
Kinse, kemi -demokraci!
Që kur shqiptarë-shkijet,
E devijuan, e tradhtuan,
E rrëzuan e shanë;
Figurën e ndritur,
Të -Enver Shqiptarit,
Lumenjtë janë revoltuar,
Tej, tej mase... e, më tej ...
-nuk po i durojnë!
Kodrat, janë acaruar,
E, nën këmbë,
Po ua tundin dheun...
Po duan të hakmerren,
Po rrëshqasin!...
E, shqiptarë-zinjtë!
Jetën me dhëmbë,
Mezi po e ngasin!...
Toka s´po i mbanë,
Deti, gjëmoi, rënkoi...
Peshkaqenët, po i hanë!
Nga poshtërsitë e tyre,
Se, këtë -jetë-shkretë,
E kthyen në lavire!
Suedi, 9 Maj 2010
PISHTAR NË BETEJA
(Kushtuar të pathyeshmit atdhetar, Rexhep Hoxhës)
Andej nga Çabrati, gjakovar,
Bishat serbe bënin kërdinë,
Toka lindi burra, diellor...
Që dinin -të përballojnë stuhinë!
Nuk përkulen përballë stuhive,
Palët valmire, të Flamurit,
Nuk përkulet, kurrën e kurrës,
Përballë tradhtive, -burri i burrit!
Kosova po rënkonte, -nga ndarje e kombit,
Një burrë plagët ia shëronte,
Me penë, besë e shpresë...
Me guximin e Gjergj Kastriotit!
Jetën e kaloi në përballje,
Për art, kulturë -dhe etikë:
Nuk lejoi devijime, -tallje,
Për nderin e kombit, -nuk lejoi prikë!
...Për diellin, që na e dha natyra,
E, që po rrezitë mbi dhe,
Kujdes, vëllezër e motra,
Se, na ikën fytyra...
Po, nuk qëndruam për Atdhe!
Të veprojmë si viganët,
Për trojet tona etnike,
Nuk bëhet dot, Shqipëria-Shqipëri,
Pa vepra heroike!
Kështu, ligjëroi profesori ynë,
Kështu shkroi shkrimtari,
Pa e ribashkuar Shqipërinë Etnike,
Diellin s´do ta gëzoj kurrë -shqiptari!
E mbrojti diturinë dhe nderin,
Përballë rrebesheve të kohës,
Që na i sollën titistët kanibalë,
Besën e kishte -busullën e ndritur,
Hapëronte, sfidonte për një Ideal!
Nuk përkulen përballë stuhive,
Palët valmire të Flamurit,
Nuk përkulet kurrën e kurrës,
Përballë tradhtive; -burri i burrit!
Suedi, 22. 04. 2010
Është trimëri të hidheni nga shkëmbinjt,
Në lartësi, mbi ujëvarat -për freski...
E dëshironi freskinë, -por shqetësoheni
Nga shkëmbinjtë e rrëpinjtë!...
Ju tërheqin thellësia dhe bardhësia,
Qumështore, mëngjesore!...
Ato bukuri -madhështore...
Mos u trembni nga bllokadat,
Mos hezitoni, -hidhuni prore!
Mos kujtoni se, -kjo është fatalitet,
O, kjo është pavdekësi!
Për Fitoret, në jetë!...
Prandaj, sfidoni bllokadat!
Sepse, rrezoret e lirisë,
Janë më të mprehta,
Dhe, do t´i shkrijnë -shpatat!...
Suedi, 11. Mars 2010
VITE FATKEQE!
(Katrahurat shqipfolëse,1991-2010)
Vite, rrëmujë,
Vite, shkujë,
Vite, errësi,
Nën gishtin e huaj,
Kinse, kemi -demokraci!
Që kur shqiptarë-shkijet,
E devijuan, e tradhtuan,
E rrëzuan e shanë;
Figurën e ndritur,
Të -Enver Shqiptarit,
Lumenjtë janë revoltuar,
Tej, tej mase... e, më tej ...
-nuk po i durojnë!
Kodrat, janë acaruar,
E, nën këmbë,
Po ua tundin dheun...
Po duan të hakmerren,
Po rrëshqasin!...
E, shqiptarë-zinjtë!
Jetën me dhëmbë,
Mezi po e ngasin!...
Toka s´po i mbanë,
Deti, gjëmoi, rënkoi...
Peshkaqenët, po i hanë!
Nga poshtërsitë e tyre,
Se, këtë -jetë-shkretë,
E kthyen në lavire!
Suedi, 9 Maj 2010
PISHTAR NË BETEJA
(Kushtuar të pathyeshmit atdhetar, Rexhep Hoxhës)
Andej nga Çabrati, gjakovar,
Bishat serbe bënin kërdinë,
Toka lindi burra, diellor...
Që dinin -të përballojnë stuhinë!
Nuk përkulen përballë stuhive,
Palët valmire, të Flamurit,
Nuk përkulet, kurrën e kurrës,
Përballë tradhtive, -burri i burrit!
Kosova po rënkonte, -nga ndarje e kombit,
Një burrë plagët ia shëronte,
Me penë, besë e shpresë...
Me guximin e Gjergj Kastriotit!
Jetën e kaloi në përballje,
Për art, kulturë -dhe etikë:
Nuk lejoi devijime, -tallje,
Për nderin e kombit, -nuk lejoi prikë!
...Për diellin, që na e dha natyra,
E, që po rrezitë mbi dhe,
Kujdes, vëllezër e motra,
Se, na ikën fytyra...
Po, nuk qëndruam për Atdhe!
Të veprojmë si viganët,
Për trojet tona etnike,
Nuk bëhet dot, Shqipëria-Shqipëri,
Pa vepra heroike!
Kështu, ligjëroi profesori ynë,
Kështu shkroi shkrimtari,
Pa e ribashkuar Shqipërinë Etnike,
Diellin s´do ta gëzoj kurrë -shqiptari!
E mbrojti diturinë dhe nderin,
Përballë rrebesheve të kohës,
Që na i sollën titistët kanibalë,
Besën e kishte -busullën e ndritur,
Hapëronte, sfidonte për një Ideal!
Nuk përkulen përballë stuhive,
Palët valmire të Flamurit,
Nuk përkulet kurrën e kurrës,
Përballë tradhtive; -burri i burrit!
Suedi, 22. 04. 2010
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Similar topics
» DËSHMORI I KOMBIT ADNAN SHYTI
» Presidentja, sipas Fadil Berishës
» Fadil Hoxha, një nacionalist shqiptar e i respektuar
» Fadil Berisha, “zhvesh” edhe Dafinën
» Miriam Cani, pozon për Fadil Berishën
» Presidentja, sipas Fadil Berishës
» Fadil Hoxha, një nacionalist shqiptar e i respektuar
» Fadil Berisha, “zhvesh” edhe Dafinën
» Miriam Cani, pozon për Fadil Berishën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi