DËSHMORI I KOMBIT ADNAN SHYTI
Faqja 1 e 1
DËSHMORI I KOMBIT ADNAN SHYTI
ADNAN SADIK SHYTI – AD ( 1978-1999 )
Shkruan: Fadil SHYTI / Suedi, 28. 05. 2008
U lind në katundin Guribardh (ish- Ashlan) rrethi i Vushtrrisë, nën strehën e maleve të Çyçavicës, në vitin e lavdishëm 1978, në atmosferën festive të përvjetorit të 100 të Lidhjes së Prizrenit, babë Sadikut dhe nënëHamides , iu zbukurua rinia se pikërisht në këtë vit-" Atdheut iu shtua edhe një ushtar"-siç do të shprehej me krenari xha Sadiku, po ashtu siç e kishte parashikuar Ay, kurdoherë i frymëzuar edhe nga babai Hajzer Tafa-Shyti, luftëtar i aradhave çlirimtare të Shaban Palluzhës se: "Prej Serbisë veç me grykën e pushkës, mund të çlirohemi"!... Dhe, parashikimet e dy brezave të tij do t´i vuloste me heroizëm brezi i tretë, biri i tyre besnik i trollit të shqipeve,Adnani.
I rritur dhe i edukuar sa s´ka më mirë e bukur: në fëmijëri u shqua për dëgjueshmëri e respekt ndaj të afërmve, një djalosh i qetë e fjalëpakë, me njëshiqim vizionar sikur në shpirtin e tij prej pionieri ziente diçka trazuese, sikur bënte analizë ndaj kontrasteve të jetës; por edhe si një zotim se brezi i tij do vinte në skenën e historisë, për ndryshime të thella jetësore, këtë sigurisht e kishte vërejtur atëbotë dhe gjyshi ynë, i cili me një rast më pat thënë: "dëgjo bir çka të them; ky djali i Sadikut, Adnani, po bëhet djalë i mprehtë, i mençur, besoj që do t´rritet djalë ndër më t´mirët- që s´ka shoqin"!...
Dhe, vërtetë parashikimi i plakut doli si çdo herë qe i qëlluar!...
Adnani, shkollën fillore e mbaroi në Gurbardh (Ashlan), për ta vijuar të mesmen në Vushtrri, mirëpo hovin rinor të mësimit e përparimit jetësor, egërsisht ashtu si tërë brezit të tij, ia çrregulluan krajatat jetësore në përgjithësi e sulmet barbare të regjimit kriminal serbo- çetnik në veçanti: fatkeqësisht, Ay qe dëshmitar i përjetimit të ndjekjeve policore ndaj babait," të bisedave informative", për t´i kërkuar armë, pastaj meqë ishte halë në sy,xha Sadikun e maltretonin shpesh, kjo la vërragë të paharruar revolte tekAdnani.
Me një rast kur e thërrasin në polici, xha Sadiku nuk po kthehej dot, djaloshi tepër i brengosur, se babai ka uri, vendos t´ia dërgon atje në "shpellën e ujqërve ", pak bukë, por aty nuk e lejojnë t´ia jep bukën dhe e fyejnë tepër rëndë- xhelatët e Përtejkarpateve, nga kjo revoltë dëshiroi të hakmerret, por siç do të thoshte më vonë;" ah djalli e marrtë që s´kisha mundësi, sepse babain e kisha brenda"- se përndryshe po atë ditë do t´ua kisha dhënë çka e meritojnë ata, dhe po i shtrëngonte dy bomba në duar!...
Ashtu tmerrësisht, vitet e pacifizmit po e ndrydhnin guximin rinor, me vite të tëra por, fatbardhësisht jo përgjithmonë: me kushtrimin e parë të UÇK-së, pa hezitim, i revoltuar me vendosmëri, Adnani iu bashkua celulave të para të UÇK-së, të cilat përshpejtësisht, do të bëheshin çeta, brigada e batalione çlirimtare, që do t´ia shtypnin kokën armikut të brendshëm e të jashtëm.
Mori pjesë në shumë luftime, u shqua për trimëri, prandaj u radhit ushtar i Kompanisë I të Batalionit të IV Gardist të Kosovës. Ishte njëri ndër ushtarët e dalluar të ZO të Shalës.
Në muajin Maj, derisa zhvilloheshin luftime të rrepta me ushtrinë okupatore, në prag të agut të parë të lirisë, më 29 maj 1999, bie në fushën e nderit si të parët tanë Muharremi e Mustafa, sikur për t´u dhënë sihariqin atje në pavdekësi: xha Muharrem e Ty mësuesi Tafë: "Kosova po çlirohet, Serbia i ka ditët e numëruara në Kosovë, sepse ushtria e saj po ikën nga sytë këmbët, erdha t´ju njoftoj se UÇK-re, po del fitimtare, atje kam lënë vëllezër e shok lufte: me kushërinjtë: komandant, Bekimin, flakadanët e gjakut tim: Veselin, Musliun, Ilirin, Beratin, Seferin, e shumë të tjerë luftëtarë të pandashëm në beteja, besoj se do ta bëjnë Kosovën të bukur si nuse!...
Tani, do prehem i qetë se: amanetin e gjyshit e realizova!...Pushkën ia ktheva armikut tonë shekullor!Atje, në malet tona, tek Uji i Sokolave, dhe rreth maleve të Çyçavicës, nga armët e tona kundërmojnë erë, kockat e hienave të krajlit!...Armiqtë po ikin në theqafje, ne do ta gëzojmë lirinë dhe ribashkimin kombëtar!
Lavdi dëshmorit Adnan Shyti!
DHEMBJE KRENARE
Ka kohë që gjendem në mendime-pikëllime
Udhëtoj e udhëtoj rruzullit tokësor,
Për ngushëllime, për gjakun e derdhur Arbëror
Në çdo vatër shqiptare.
Ta ndajë:
Me të gjithë, e për të gjithë
Dhembjen krenare!
Dhembjen ta kthejmë në forcë!
Forcën në Unitet Gjithëkombëtar
E ta lulëzojmë Shqipërinë Etnike,
Për të cilën ranë zemrat heroike!
Suedi, 22. 07. 1999
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Similar topics
» DËSHMORI I KOMBIT FAIK UKËHAXHAJ
» DËSHMORI I KOMBIT ILIR KONUSHEFCI
» DËSHMORI I KOMBIT SALIH SARAMATI
» DËSHMORI I KOMBIT SKËNDER ÇEKU
» DËSHMORI I KOMBIT NASER KRASNIQI-LEKA
» DËSHMORI I KOMBIT ILIR KONUSHEFCI
» DËSHMORI I KOMBIT SALIH SARAMATI
» DËSHMORI I KOMBIT SKËNDER ÇEKU
» DËSHMORI I KOMBIT NASER KRASNIQI-LEKA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi