Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
JEHONA E SHEKUJVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
JEHONA E SHEKUJVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JEHONA E SHEKUJVE

Shko poshtë

JEHONA E SHEKUJVE Empty JEHONA E SHEKUJVE

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 13 May 2010 - 23:17

Jehona e shekujve të Sokol Demakut



Nga Baki Ymeri

JEHONA E SHEKUJVE U1_bakiymeri

Sokol
Demaku vjen para lexuesit me një antologji të re poetike, Jehona e
shekujve, botim i redaksisë së revistës Shqiptari në Rumani, në
bashkëveprim me redaksinë e revistës Dituria në
Borås të Suedisë. Libri e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht,
duke patur për autor të parathënies poetin e mirënjohur shqiptar, Visar
Zhiti, sipas të cilit, “Dëshira për t’u marrë me poezi është e hershme,
aq sa ç’është i hershëm dhe njeriu, madje dhe ikja e tij në kërkim të
vendeve të tjera, mbase në fund të fundit është kërkimi i poezisë së
vetvetes, i thelbit, zbulim i së bukurës. Nëse përsëritet shpesh thënia
e Dostojevkit se e bukura do ta shpëtojë botën, mua më pëlqen të shtoj
se poezia është ajo që na shpëton ne nga kotësia dhe zvetënimi i
gjërave dhe na jep emocionin e duhur, aftësinë për t’u mrekulluar. Këto
po sillja nëpër mend, kur m’u përzien befas në kokë fjalët Antologji,
Grua, Shqiptar, Ballkan, Itali, Xhejm Xhojsi në Trieste, që mblidhte
fjalë shqip, Diasporë, Naim Frashëri që botonte në Bukuresht, Ecje,
Bashkë, shoqatat e shkrimtarëve shqiptarë në Greqi, Suedi, SHBA, etj.

Shqiptarët
janë në një udhëtim të madh. Të paduruar tani që Europa të vijë sa më
parë tek ata, një pjesë kanë iku ta gjejnë ata sa më parë Europën. Nuk
është fjala thjesht për kontinentin e vjetër, se trualli i shqiptarëve
në Europë është i patjetërsueshëm aty, por nënkuptohet dhe metafora e
Europës së qytetërimit dhe mirëqenies, e vlerave dhe e viryteve, e
thënë hapur, e Poezisë. Që kapton dhe në kontinentet e tjera, në
Amerikë, po dhe në Azi e Afrikë, edhe në Australi, ku kudo kanë
mbërritur shqiptarët. Dhe, siç thamë, udhëtimin e tyre edhe ata e
shoqërojnë me këngë. Bij të gadishullit më poetik, me fqinjë grekërit,
prej të cilëve kanë marrë shumë, ku besoj, se s’kanë dhënë më pak, me
sllavët e Jugut, që ndajnë dhe me ta mite dhe legjenda të përbashkëta,
me rumunët, që i lidh një bashkëpunim brilant rilindas, shqiptarët,
tashmë në dy shtete, në Shqipërinë e lashtë dhe në Kosovë, në
Republikën më të re në botë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, me një
diasporë më të madhe se veten...

JEHONA E SHEKUJVE U1_ballina





Një
antologji tekefundit u rrekërka qysh në gjenezë që të bashkojë sa më
shumë, nëse është e mundur: tufën e luleve dhe të emrave, aromën - edhe
të fjalëve, tryezën me ushqime të shijshme, por dhe me metafora, dehjen
me pije dhe me ndjenja, si në një të kremte të përbashkët thërret të
tjerë në heshtje, lexues edhe përtej kufijve, bën miq, etj. Pse? Sepse
poezia mbi të gjitha është liri, mrekulli e saj. Po antologjia që kemi
ndër duar ç’kriter ka? Ajo sikur do të na tregojë që një punë e tillë
mund të jetë e kujdo, mjafton dëshira. Pastaj sikur na fton që jo vetëm
ta pranojmë tjetrin, por edhe ta bëjmë mik. Se, kur shpërndahemi, është
poezia piktakimi më i bukur. Që ta shvleftësojmë nocionin i huaj dhe
Kullën e Babilonit. Pra, e thënë shkurt, kjo është një antologji miqsh,
që merr përsipër ta shpallë atë, duke krijuar tensione sentimentale, ku
harresat dhe mungesat falur. Është si një trokitje e beftë në derë, ku
pritet esklamacioni i thjeshtë dhe i gëzueshëm: - O, mirëserdhe! - Kush
je? - Një si ti! - Nga vjen? - Nga vendi i poezisë!



Parathëni prezenete është e huazuar nga antologjia Altri Mondi, dhe e botuar me miratimin e autorit. Jehonës së shekujve i paraparin Adelina Dokja.
Vjen nga një qytezë të Shqipërisë së mesme (Peqini). Është e martuar
dhe jeton në Itali prej 19 vjetësh, gjithmonë në shoqëri të librit,
obligimeve familjare dhe profesionale, duke gjetur pas 30 vjetësh
dashurinë e saj të parë: poezinë. “Duke gjetur poezinë, gjeta dhe
vetvehten. Jam e rilindur!”, duke shtuar më tej: “E ndjej zemrën te
burgosur/ Kërkoj ta qetësoj/ Ajo ngrihet si dallgë dhe

përplaset
në krahëror”. Dhe më tej: ”Në jetë vuajtjet më shoqëruan/ Poezisë i
bëra anestezi parciale/ Në pyllin ku jetoja/ S’e kuptuan se sa keq e
trajtonin// U zgjua nga gjumi i gjatë/ Si meteor befas u ndez/ Mbushi
faqe të tëra me dhimbje dhe mall/.../ Bota e dashurisë është poezia ime
/ Me klithma në strofat e saj”.



Pason Adem Zaplluzha
nga Prizreni i Dardanisë, anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.
Bibliografi letare: Puthjet”- poezi (1974), “Ecjet e viteve të mëdha”,
poezi (1995), “Çamaroket e thepores”, poezi për fëmijë, (1996),
“Muret”, poezi (1997), “Morfologjia e dhembjes”, poezi (2000), “Ai vjen
nesër”, poezi (2007), “Lëtër nga Mërgimi”, poezi (2007), “Lëtër nga
Mërgimi 2”, poezi (2007), „Udhëndarja“, poezi, (2008). Ka botuar një
vëllim potik në gjuhën rumune (Bekimi i shekujve, Bukuresht, 2009),
“Asgjë sikur molla” (2010). Jeton në Prishtinë, ndërsa aktivitetin
letrar e zhvillon në Klubin letrar: “Fahri Fazliu” në Kastriot. Sipas
tij, ”Mbrëmë erërat/ Lozën një lojë të çmendur/ Duartë e mi/ Ledhatuan
qiellin tënd/ Në këtë hapësirë/ Yjzit belbëzuan/ Gjer sa një këngë/ Po
vdes në altar.” Dhe më tej: ”Mbrëmë lindi një këngë/ Dhe sërish u tret
në errësirë/ Si dashuria e saj/ Nata ledhaton fytyrën/ Katundi dremit
në qetësi/.../ Por ti nuk e njeh dhimbjen/ Pasuria e jote/ Është
vuajtja e të tjerëve/ Andaj kënaqu e dashur/ Kur me shputa të zjarrta/
Kalon nëpër qenien time”.



Arjana Loçe
u lind më 1986 në një familje shqiptare me tradita shkollimi dhe
edukimi. Letërsia dhe gazetaria ishin dy ëndrrat e saj më të mëdha, të
cilat filluan të evidentohen që në shkollën 8-vjeçare, me shkrimet
interesante në poezi dhe prozë, si dhe rolet e para si prezantuese në
aktivitete të ndryshme artistike, të cilat u kurorëzuar më pas me
botimin e librit të saj të parë me poezi gjatë maturës dhe përfundimin
e studimeve të larta në degën e gazetarisë në Tiranë. Aktualisht punon
si gazetare e dy programeve radiofonike, ku gërsheton zërin dhe
shpirtin prej artisteje për të dhënë një emocion që lë diçka tek kushdo
që e dëgjon. Ja disa nga perlat e saj që të joshin që në lëçitje të
parë: ”Kur ti më puthe në buzë/ Për herë të parë/ Unë sytë të putha
paskëtaj/ Më puthe në buzë/ Dhe se di përse/ Të putha në sy/ Se s`dua
më të qajnë.” Dhe pastaj, ”Ndarja erdhi krejt papritur/ Pasi kishim
kaluar një det të madh gëzimi/ Shkreptiu si vetëtimë në qiell të
pastër/ Koha u prish dhe filloi shiu/.../ Një valixhe more me vete/ Dhe le pas një tjetër/ Mbushur që atë çast me mallin tim”.



Nexhat Rexha
vjen nga Topanica e Dardanës. Fakultetin Filologjik (Dega e Gjuhës dhe
Letërsisë Shqiptare), e kreu në Universitetin e Shkupit (1980). Merret
me poezi dhe kritikë letrare. Jeton në vendlindje dhe është redaktor
dhe recensent i një numri të konsideruar veprash letrare e shkencore.
Është fitues në disa konkurse letarare ndër të cilat edhe laureat i
shpërblimit të parë në manifestimin Ditët e Agimit, 2009. Ka të
publikuara disa punime me vështrime kritike në shtypin e përditshëm,si
në: Kosovë, Maqedoni,Shqiperi dhe në revistën “Perpsektiva” –Bujanoc
dhe “Dituria” në Suedi. Ka në dorëshkrim edhe disa vepra letrare.
Aktualisht është kryeredaktor i revistës letrare “Nositi”, që del në
Dardanë. Bibliografi letrare: Ndrydhja e pikës K (poezi, 2003), Unazë
qiellore (poezi, 2005), Ligjërime përjetimesh (kritika letrare, 2006),
Dhembja kujtesë (poezi, 2008), Bekimi i shekujve, 2009). Pikojnë
heshtjet (2010). Më 2009 prezentaohet me pozitë e tij si bashkautorë në
disa antalogjit poetike. Si jetohet sot në Kosovë, pyet ky tribun i
lirikës së brezit të tij dhe shton: ”Në Kosovë jetës i vie erë
droje/ Gratë i kanë prerë flokët/ Vajzat e kanë ndërruar frizurën/
Djalëria përfytyron luftën/ Në vijën e parë të frontit/ Burrave u është zgjatur mjekra/ Fëmijëve u ka humbur gëzimi/ Në Kosovë shërohen plagët mijëvjeçare/ Ku lind dhe perëndon/ Durimi i palodhur i shpirtit idealist/ Me zgjimin e brezave që vijnë nëpër shekuj/ Në Kosovë këto ditë/ Bukë hahet pak,ujë pihet shumë/ Kriteret e jetës kanë një vështrim/ Në çdo qoshe të rrugës/ Rrezik pa përjashtim/ Kosovë je loti, dhembja dhe gjaku im”.



Pason Mimoza Bici.
Ka lindur në Tiranë dhe ka botuar dy libra me poezi: M'i mbyte vargjet,
dhe Shpirt i trazuar, një fabulë për fëmijë: Shtatë shpirtrat e maces.
Bashkëpunëtore në organizimet e festivaleve të rëndësishme të muzikës se lehtë e të kengës, për femijë e për të rritur, si autore tekstesh, me kompozitorë të njohur
të muzikës shqiptare. Në vitin 1997 është fituese e Çmimit të tretë në
konkursin ndërkombëtar të poezisë, organizuar në Milano (Itali).
Skenariste në disa spektakle televizive të organizuara në Shqipëri.
Mimoza Bici na thërret “Në prehërin e ëndrrave/ Pranë premtimeve/ Pranë
dashurisë/ Të qetësosh dhimbjen/ Të ndalosh gabimet/ Të mbrohesh nga
pabesitë/ Të thuash të vërtetën/ Të largosh gënjeshtrën/.../ Të
thërras/.../ Që epshi i zjarrtë/ Të lëshoj trupin në qiell/ Diellin të
shpërthej/ E, ti të më shfaqesh/ E ty të mbërthej/ Të ulesh tek unë/ Se
zemër e shkretë/ S'më bindet kurrë/ Mes qetësisë/ Dhe anktheve pa fund”



Arsim Halili vjen nga Lugina e Preshevës. U lind më 19 gusht 1976, në fshatin Dobrosin, komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e lindjes, shkollën e mesme ekonomike ”Marin Barleti” në Pogragjë të Gjilanit. Studimet
për Mësim Klasor i kreu në Gjilan, ndërsa pas mbarimit të studimeve
punësohet në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Dobrosin, ku edhe
aktualisht punon. Pasionin në krijimtari arriti ta finalizojë me librin
e parë poetik “Heshtje e shprishur”, botuar më
vitin 2009. Libri “Ndal, stacioni dashurisë” është libri i dytë i
autorit. Shkruan pëpr gjurmët e kohës në natën plot ankth, kur ti
shkove, me dritën e hënës: ”Terrri e tmerri/ Fshihen bashkë me yjet/
Nata kthehet përsëri në rutinë ». Gruaja për poetin është hjyneshë e
Perëndisë, e zbritur në faqe të dheut/ Pasqyrë bukurie/ Fanar
dritësie”, që lind përditë dashuri, në glob të gjithësisë, shtegtim malli, krijesë e mirësisë.



Suzana Kuqi
u lind më 1959 në Ostrava të Çekosllovakisë (sot Rep. Çeke), nga një
baba shqiptar dhe një mama çeke. Pas studimeve, i ati u kthye në
Shqipëri, së bashku me gruan e vajzën dy vjeçe, Suzanën. U emërua si
ing. në miniera të ndryshme larg Durrësit të tij të dashur, duke
filluar me Bulqizën, Pishkashin, Kurbneshin deri në minierën e Manzës.
Në Kurbnesh u sëmur me silikozë, sëmundje që i mori jetën në moshë të
re, sapo kish mbushur 41 vjeç. Kështu që filloren, Suzana e ka kryer në
Kurbnesh, tetëvjeçaren në Manëz, shkollën e mesme në Shijak, ndërsa
fakultetin e Ekonomisë Agrare në Kamëz, pasi bëri një vit stazh në
bujqësi. Një vit ia mohuan të drejtën e studimit, pasi kishte nënën të
huaj. Ka punuar si ekonomiste në ndërmarrje të ndryshme të Durrësit,
duke emigruar më vonë në Itali. Endrra e saj është të mësojë të
shkruajë siç duhet që të jetë në gjendje të shkruajë një libër të denjë
për babain e saj që ka qenë njeriu më i mirë që ka njohur gjatë gjithë
viteve të jetës së saj. Ajo e konsideron sublimen si një “Krijesë e
vogël dhe e ëmbël trupit tim/ prej mishi e gjaku, dashuri e ëndrra
ngjizur/ përmes dhimbjeve lindur, delikate dhe e brishtë/ e bukur deri
në mallëngjim/ aq sa më lë pa frymë// Të marr ndër duar e/ kuptoj sa të
ngjashëm e të ndryshëm/ jemi me zotat sepse/ himnin e pavdekshmërisë/
këndon frymëmarrja jote”.



Pason Bahtir Latifi.
Vjen në faqet e antologjisë nga Vushtria e Kosovës. Është poet,
prozator dhe publicist. Pasi ka përfunduar gjimnazin në qyetin e
lindjes Vushtri ka vazhduar shkollën e lartë, përkatësisht fakultetin e
gazetarisë në Prishtinë, të cilën e dhe ka kryer me sukses. Aktualisht
jeton dhe punon në Borås të Suedisë, ku jeton një komunitet i fuqishëm
prej rreth 2.500 shqiptarësh. Ushtron profesionin e gazetarit në
revistën shqipe "Dituria", pastaj ushtron profesioni e gazetarit edhe
në një radio lokale me emrin "Radio Dituria" në këtë qytet. Sipas tij,
“Duhet të dim se si jetojmë/ Sepse vdekja ska edhe shumë rëndësi/ Nëse
dim të jetojmë, vdekja do të jetë e mirëseardhur/ Nëse ne nuk mbesim
vetëm karikatura të vetëvetës”. Poeti i këndon Kosovës, natës,
shtëpisë, natyrës dhe dashurisë: “Do të më kërkoje deri në pafundësi/
Sepse unë jam ai që të bëj të jetosh”.



Edona Beqiri
është poetesha më e famshme e brezit të saj. U lind në Gjilan më 25
tetor 1991. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa Shkollën
e mesme Ekonomike është duke e vijuar, po ashtu në Gjilan. Është
nxënëse shembullore por, talenti i saj shquhet në recitim, ese dhe në
hartimin e poezive. Që kur ishte nxënëse e shkollës fillore nisi të
merrej me krijimtari poetike dhe me talentin e saj i ra në sy mësuesit
të saj dhe më vonë mësimdhënësit të gjuhës shqipe. Si filloriste
recitoi vjershat e saja në orët letrare, duke u mirëpritur nga të
pranishmit. Pasioni tjetër i saj është natyra dhe përshkrimi i saj.
Dëshira e saj për të dalë me libër para lexuesve u realizua me veprën e
saj të parë “Zemra troket në zemër”. Edona nuk do ta ndalojë talentin e
saj. Ajo do të vazhdojë të shkruaj. Jeton dhe vepron në Gjilan. Edona
rrokulliset me dhembjen e ftohtë, “Krejtësisht e ngrirë/ në mes rrugëve
të largëta/ asnjë puthje/ që më bënë të të kujtoj/ Ti përsëri i humbur
në mes të rrugëve të qytetit/ me djajtë buzeqeshjen e shoqëron”.



Pason Bilall Maliqi.
U lind më 8 gusht 1969 në fshatin ElezBali, komuna e Preshevës.
Shkollën fillore dhe të mesmen garfike me shkallë të katërt i kreu në
Preshevë.Ka ndjekur kursin e gazetarisë dhe aftësimin në
fushën e trajnimeve gazetareske në B.K.SH. „Perspektiva“ në Bujanoc.
Është gazetar i revistës „Perspektiva“ dhe bashkëpunëtor i revistës
letrare për fëmijë dhe të rinj „Diellori“ në Bujanoc, gazetar i
revistës në dy gjuhë „Hapi“, bashkëpunëtor i rregullt i revistës
„Dituria“ në Boras të Suedisë, shkruan edhe për të përditshmet në
Kosovë: „Epoka e Re“ dhe „Zëri“ si dhe bashkëpunëtor i vebsajdeve
„Zemra shqiptare“ dhe „Tribuna shqiptare“. Shkruan poezi dhe prozë për
fëmijë dhe të rritur. Merret edhe me kritikë letrare. Është prezantuar
në Panoramën e Krijuesve të Kosovës Juglindore „Psherëtimë për tokën“,
të shkrimtarit Hysen Këqiku, në Leksikonin „Autorë të letërsisë
shqiptare për fëmijë e të rinj 1886-2009“ të Dr. Astrit Bishqemit, në
Antologjinë poetike „Baladë e përflakur/Flammande ballad“ të Sokol
Demakut. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton dhe
vepron në Preshevë. Në bibliografinë e tij letrare defilojnë poezia,
tregimi, intervistat dhe vështrimet: Rrugëtimi (2004), Rrugëtim
përjetësie (2005), Gëzim dhe drojë (2005), I lutemi Zotit (2006),
Perëndim i varur (2006), Kodra e luleve (2007), Vula e kohëzezës
(2007), Shtëpia afër pyllit (2008), Gërfyejt e shpresës (2008, Ide të
trazuara (2009), Lutje të lagura (2009), Mbresa vrojtuese (2010).
Bilalli shkruan për lulet e lagura duke nuhatur dashurinë përmes aromës
amtare me ofshama dhembjeje. ”Toka është pëlhurë e zezë/ Që mbulon
dëshirat e këputura// Hapësirat mes puçrrave/ I mas me këmbë/ Çdo hap
shterr kohë/ Me kujtimet e nënës”.



Lundra e dashurisë që ankorohet në gjirin tënd



Ferit Ramadani
u lind më 6 qershor 1956 në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa
administrata Trapçin Doll, të Kërçovës, Uskana Ilire. Më 1982 u
diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet
pasuniversitare në degën "Politika e zhvillimit ekonomik ". Është
udhëheqës i Sektorit ekonomik dhe juridik në Qendrën Regjionale për
komunikacion postar, Posta e Kërçovës. Ka publikuar poezi, tregime, ese
dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime, që
nga viti 1974. Botoi në Rilindja, Zëri i Rinisë, Shkëndija, Pionieri,
Bota e Re, Thumbi dhe Gep, në Kosovë. Botoi edhe tek të përditshemet,
dhe revistat që dalin në R. Maqedonisë, tek Flaka e Vëllazërimit,
pastaj Flaka, Gëzimi, Pionieri, Jehona, Fakti, Koha, Lajm, Vlera, Flaka
e Janarit, dhe Tribuna. Ka botuar poezi në R. S të Shqiperisë, me 1977,
tek rubrika Poetë nga Kosova, që botonte Drita, Organi i Lidhjes se
Artisteve dhe Shkrimtareve Shqiptarë.Bashkëpunon me një numrër të
konsideruar forumesh elektronike shqiptare. Bibliografi letrare: Për sa
legjenda flet historia (poezi, 1992), Nesër mund ta kuptoni heshtjen
(poezi, 2001), Pirgu i dhembjes (roman, 1996), Pirgu i dhembjes II
(roman 1997). Në vargun e tij defilon shpirti i Kosovës dhe e dashura e
tij. Feriti qëndis vargje të frymëzuara për Ukshin Hotin, Tahir
Sinanin, Adem Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij: ”S'ishte përpjekje
shpëtimi ajo luftë/ Ajo hapi shtigje të rilindë Kosova/ Me çka u ndez
ai flakadan i madh i lirisë”.



Nehat Jahiu
u lind fshatin Orizare të komunës së Likovës (Maqedoni). Shkollën
fillore tetëvjeçare e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa
Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në
Gjakovë. Që nga mbarimi
i shkollimit të lartë ka punuar dhe punon si arsimtar i gjuhës dhe
letërsisë shqipe në shkollën fillore nëntëvjeçare “Faik Konica” të
fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret që nga bangat e
shkollës fillore. Ka shkruar dhe shkruan poezi për fëmijë dhe për të
rritur, duke kultivuar edhe lirikën satirike, skica, ese, tregime,
artikuj gazetareskë, opinione, letra, publicistikë etj. Ka bashkëpunuar dhe
bashkëpunon me shumë revista, gazeta dhe qendra radiotelevizive në
trojet shqiptare dhe diasporë. Në vitin 2009 është prezentuar edhe në
antologjinë bilingve (shqip-suedisht) “Baladë e përflakur / Flamande
ballad”. Bibliografi letrare: Në sytë e tu (1985), Ura prej zemrave
(1985), Fluturimi i pëllumbave (1990), Të pret malli që na treti
(1993), Hidhe vallën Laro (1994), Kukuvajka (1995), Hape drën shkolla
ime (1995), Epitaf lirie (2000), Rrënjët i ke në këtë tokë ilire
(2005), Huti mbi çati (2005), Brez pas prezi në luftë për shkolla
shqipe (2008), Lulëkuqe mbi varre (2010). Fushat e malet e poetit
“sonte do ti bashkojmë/ ujin e kroit në livadh do e shterrojmë/ guri e
shkëmbi sonte do të pëlcasin mike/ zemrave damarët do ia shprishim fije
për fije/.../ Dimrin pranvere sonte do ta bëjmë mike/ unë
i gjallë jam akoma edhe ti nuk vdiqe/ edhe pse u dogjëm shumëherë si
pisha/ se harruam njëri tjetrin/.../ dy drëndafila te bukur në livadh
kane çelë/ ti Zana po zbret diku lart prej bjeshkës

do e hamë bashkë rrushin e ruajtur te vreshtës”.



Pason Remzi Basha,
poet, prozator, pedagog, publicist, historian. U lind më 1960, në
Sllapuzhan të Suharekës, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa
ne Elbasan ka mbaruar universitetin në degën e historisë dhe
gjeografisë. Shkruan poezi, prozë, romane, kritikë letrare dhe
publicistikë. Ka bashkëpunuar dhe baskëpunon aktivisht me rivista,
gazeta, agjenci lajmesh nga të gjitha hapsirat shqiptare. Është
autor i qindra artikujsh me karakter kulturor, kombëtar dhe
ndërkombëtar. Prezent në tre antologji: shqip-rumanisht,
shqip-suedisht, dhe shqip-anglisht. Ka qenë pjesëmarrës aktiv i
demonstratave kundër regjimit barbar të Serbisë. Ai ishte kreator dhe
udhëheqës i grevës së punëtorëve të ”Ballkanit”. Duke qenë pareshtur në
sy të regjimit, asnjëherë nuk arriti të ketë ndonjë post të lartë,
ashtu siç e meritonte, në shërbim të kombit të tij. Duke qenë
vazhdimisht në shënjestër të sigurimit jugosllav, në periudhën e viteve
të 90-ta, detyrohet të largohet nga Kosova dhe të vendoset në Suedi, ku
vazhdon të verprojë për kauzën shqiptare. Remzi
Bashës i mungon Çamëria: “Sa më mungon dielli yt, Çamëri/ E gjunjët
gjer në ashtin e fundit, obobo sa janë ftohur/ Më sill ca degë ulliri
të rithur një kurorë për ty/ E buza
të mos më thahet për ninullën e nipit sypërlotur». Poeti digjet për një
bajrak Çamëri, « Të më përflaket pafund fytyra e vargu i prushtë/ E
t’ua vë në ballë krushqve si një flakadan të ndezur/ E gjëmimet e
tupanit të më zgjojnë nga gjumi i pafund”.



Shaban Cakolli
u lind në Krilevë të Dardanës (ish/Kamenicë). Shkollën fillore e kreu
në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin
Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës. Me shkrime ka filluar të
merret qysh si nxënës. Shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Shkrimet
e tij janë botuar në gazeta dhe revista të ndryshme që dalin në Kosovë
dhe diasporë. Jeton dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë. Ka botuar
vëllimet poetike: "Tokë Dardane", "Loti i Atdheut", "Deti i qiellit"
dhe "Krisma e fjalës", dhe ka në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera.
Disa shkrime të tij janë përkthyer në gjuhën gjermane, turke dhe
kroate. Një vëllim i tij pason të dalë edhe në gjuhën rumune. Është i
përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në
Kosovë dhe diasporë. Shaban Cakolli është anëtar i Lidhjes së
Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (LSHAKSH).
Jehona e shekujve të tij shtrihet pranë trotuarit ku rrokaqielli
përgëdhel yjet


poshtë/ nën hije purgatori/ tenda e fshehur e mallkimit. Në guvën e
shpirtit të tij, shpresa është ylber amshimi që ngrihet hark në qiell,
nën të cilin rrjedh lumi i amshimit. “Kush është ai trim/ që mund ta
kapërcejë/ harkun e fatit të vet/ që poemën e vet/ ta dëgjojë për së
gjalli”



Dhe së fundi, në shenjë të modestisë, vjen autori i antologjisë Jehona e shekujve, Sokol Demaku,
poet, prozator, pedagog, publicist dhe redaktor. U lind më 1954 në
Arbri të Drenicës, ku kreu edhe shkollën fillore. Ne Prishtinë kreu
shkollën Normale dhe studjoi Gjuhën dhe letërsinë shqipe. Aktualisht
punon dhe jeton në Suedi. Ushtron profesionin e mësuesit dhe drejton
revistën e përmuajshme "Dituria" që del në Borås të Suedisë dhe një
radio lokale me emrin "Radio Dituria". Njëherit punon edhe si gazetar i
lirë në Radio Suedia, programi në gjuhën shqipe, "Jehona". Që nga mosha
e brishtë e rinisë shkollare merret me poezi. Shkruan vargje zhanresh
të ndryshme dhe prozë, ndërsa kohëve të fundit ka botuar një monografi
për shqiptarët e Boråsit, një antologji poetike bilingve,
shqip/suedisht: („Baladë e përflakur / Flamande ballad”, 2009),
vëllimin poetik “Mbrëmja në mërgim” (2010), një përmbledhje
intervistash (“Kujtime nga diaspora”, 2010), si dhe antologjinë poetike
“Jehona e shekujve”, duke qenë i përfshirë para dy vitesh në
antologjinë e përbashkët „Çelësi i shpirtit” (2008). Të gjitha veprat e
tij e kanë parë dritën e botimit në Bukuresht. Sokoli është një nga
veprimtarët më të zellshëm të diasporës shqiptare. Jeton në Borås dhe
studjon Pedagogjinë në Universitetin e Gethenborgut. Lundra e Sokolit
noton në thellësi uji, në msheftësin e detit, në errësirën e natës,
fluturon në krahët e ylberit: “Fluturoj si shqiponjë/ Dhe dukem në
rrëpirë/ Kërkoj përrallën/ Që nuk arrijë ta di// Kërkoj foton e ëndrrës
sime,/ Me krahët e mi në fluturim/.../ Me flakë e zjarr në krahëror/
Kur unë mora përgjigjen time/ Se mund të jem në perqafimin tënd/ Besoj
se lundra ime/ Do ankorohet në gjirin tënd”
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi