E huaja qe tentoi vetvrasjen,ndjekese e nje sekti fetar
Faqja 1 e 1
E huaja qe tentoi vetvrasjen,ndjekese e nje sekti fetar
Mjekët e spitalit psikiatrik në kryeqytet mbajnë në vëzhgim pacienten e mbërritur të martën në mbrëmje pas tentativës për vetëvrasje të saj
Policia sekuestroi broshura dhe botime periodike të një sekti, në banesën e femrës, nga ku ajo tentoi vetëvrasjen
TIRANË- Vajza amerikane e cila dy ditë më parë tentoi të hidhej nga pallati nëntë katesh, në qendër të Tiranës, ka kryer dhe më parë veprime të tilla, ndërsa policia pohoi se në banesën e saj janë gjetur sende dhe botime periodike që flasin për një sekt fetar, që në Shqipëri është përhapur shumë vitet e fundit. Burimet e Policisë së Tiranës, pohuan dje se S.Smith, e moshës 30 vjeçe, rreth dy muaj më parë kishte tentuar të hidhej nga kati i nëntë i pallatit ku ajo banonte prej disa kohësh. Ky fakt është pohuar edhe banorët e pallatit nëntë katesh, që ndodhet në rrugën e “Barrikadve”. Sipas tyre, S.Smith, e cila punonte përkthyese në një televizion në vend, muajin e fundit kishte filluar të shfaqte disa shqetësime dhe probleme shëndetësore dhe sipas policisë kishte edhe probleme psikike. Smith, para disa vitesh kishte ardhur për të jetuar dhe punuar në Shqipëri dhe rreth një vit më parë ajo kishte marrë një apartament me qera, në vendin që në Tiranë njihet si zona e nëntë katsheve, në kryqëzimin e rrugës së “Dibrës”, me rrugën e “Barrikadave”.
Ajo jetonte e vetme në shtëpinë që kishte marrë me qera, në katin e fundit të pallatit. Burimet e Policisë së kryeqytetit pohuan dje për “Shekullin”, se Sara Smith, punonte në një televizion si përkthyese, ndërkohë që ka qenë e angazhuar edhe në shumë projekte të ndryshme në vend, si dhe si pedagoge në një universitet privat në kryeqytet. Ndërkaq pas ngjarjes së mbrëmjes së të martës, ajo gjatë ditës së djeshme ka vazhduar të qëndrojë në një nga pavionet e spitalit psikiatrik në kryeqytet nën vëzhgimin e mjekëve neuropsikiatër. Këta të fundit kanë pohuar se gjendja e saj ishte në përmirësim e sipër dhe se po vëzhgohej prej tyre. Banorët e pallatit ku banonte Smith pohojnë se mbetën të habitur nga veprimi i S. Smith, ajo gjithmonë tregohej e dashur me njerëzit e ndryshëm me të cilët takohej. Banorët tregojnë se kjo e fundit iu mësonte shpesh gjuhën angleze të rinjve që banonin në pallatin nëntë katesh, ku jetonte prej një vitit edhe vetë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të së martës, në një nga pallatet 9-katëshe të vendosuar në rrugën e “Barrikadave”, ku sipas policisë S.Smith tentoi hedhjen nga kati i pestë e pallatit ku ajo banonte. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta të policisë, duke filluar negociatat me 30 vjeçaren, ndërsa arritën ta bindin që të mos kryente vetëvrasje. Ndërkohë me ndihmën edhe të RENEA-s, policia arriti që rreth mesnatës së të martes, të hyjë në banesën e Smith, dhe t’i japë asaj ndihmën e parë, duke e dërguar në spital. Për këtë ngjarje, strukturat e Policisë së Tiranës, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që detyruan femrën e huaj, të kryente një veprim të tillë. Policia ka marrë në pyetje disa baonrë të pallatit, ku banonte shtetasja amerikane, të cilët kanë qenë dhe dëshmitarë të ngjarjes. Banorët janë pyetur edhe për problemet që ka shfaqur kohët e fundit, gruaja që tashmë është paciente e spitalit psikiatrik.
/shekulli/
**Jeta**- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Always in you're heart....
Postime : 8276
Gjinia :
Anëtarësuar : 31/01/2010
Hobi : leximi,muzika...
Similar topics
» Gjyqtari tentoi vetvrasjen, anulohet ndeshja
» Kinë, polici ndalon vetvrasjen e gruas me foshnjen e saj
» Vlorë, prangoset 23-vjecari, tentoi djegjen e banesës së policit
» Tentoi të riparonte linjën, e zë korenti elektricistin
» Besimi fetar ndienje apo dije.
» Kinë, polici ndalon vetvrasjen e gruas me foshnjen e saj
» Vlorë, prangoset 23-vjecari, tentoi djegjen e banesës së policit
» Tentoi të riparonte linjën, e zë korenti elektricistin
» Besimi fetar ndienje apo dije.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi