Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë

4 posters

Shko poshtë

Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë Empty Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë

Mesazh nga WebMaster Wed 8 Apr 2009 - 4:18

Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë
Shkrimi i fundit i Prof. Ramadan Sokolit është i lidhur me temën e simbolit të kombit shqiptar, reçensa për librin “Flamuri i Kombit Shqiptar” i studiuesit Jaho Brahaj, shkruar nga Profesori në janar 2007. Monografia ne fjale eshte botuar ne Nentor, 2007. Prof. Ramadan Sokoli

Ky libër i studiuesit Jaho Brahaj është i mirpritur dhe i domosdoshëm, për një nga pasuritë më të mëdha shpirtërore e materiale, që ka trashëguar në shekuj kombi ynë, por edhe një simbol identifikues i shpirtit dhe qenësisë së shqiptarit, për të cilin ka derdhur shumë gjak, për ta mbrojtur e për ta lartësuar në liri.

Unë si autor i studimit për Hymin e Flamurit Kombëtar, leximi i studimit në fjalë, jo vetëm që ishte një kënaqësi, por dhe një habi, që më mbushi me emocione për larminë e argumenteve bindëse, me mbështetje në literaturë dhe në fakte materiale e shpirtërore të krijuara dhe të ruajtura nga populli ynë për lashtësinë e këtij simboli mijravjeçar e bashkudhëtar në fazat e zhvillimit e të qëndresës kombëtare deri në ditët tona.

Qëmtimi i objekteve të kulturës materiale (zbulimeve arkeologjike), që nga lashtësia deri në antikitet, është bërë më vemendje e kritere shkencore duke kombinuar gjetjet dhe studimet e autorëve tanë dhe të huaj, brenda truallit të rrudhur te Repblikës e në trervat autoktone iliro-arbërore ballkanike.

Kjo punë e lodhshme me një bibliografi të pasur e rendit monografinë ndër veprat me peshë të një studimi serioz dhe dinjitoz e një ndihmesë në ndriçimet albanologjike me vlera për temën e lashtësisë së flamurit tonë kombëtar dhe të vazhdimsisë së popullit tonë në mijravjeçar në trojet Ballkanike,
Vepra në fjalë ka peshë në studimet albanologjike, por njëherit në përiudhën e trazuar të rrymave e shovinizmave ballkanike, që gjallojnë ende në ditët tona, kjo vepër peshon shumë në brumosjen e ndergjegjës kombëtare shqiptare dhe i jep përgjigje një teze dhe teme thelbësore të pasurisë identifikuese të kombit tonë.

Gjurmimi dhe pasqyrimi i analizuar i traditave dokësore, miteve e legjendave i ndërthurur me ilustrime të objekteve të kulturës materiale etnografike e të kultit, duke i analizuar në një rrafsh mbarëkombëtar në funksion të traditës së lashtë e deri në ditët tona, për ruajtjen dhe shprehjen e kultit të shqiponjës bashkëudhëtare ndër epoka tek populli ynë, është një arritje dhe kontribut për t’u lavdëruar dhe detyrë, që ky hulumtim disiplinor shkencor të njihet nga msat e gjera të lexuesve, të cilat për tema të tilla botimet tona ju janë shumë borxhli.

Kapitujt e fundit të përiudhës së pas vitit 1912, janë një analizë historike e luftës dhe betejave të përgjakshme të bëra nga mbarë kombi ynë për mbrojtjen dhe lartësimit e Flamurit Kombëtar. Këto janë shtjelluar me një gjuhë lakonike, më një tekst jovoluminoz, por me gjuhën e fakteve dhe me një ritëm për t’u admiruar dhe me kritere rigoroze të disiplinës historike e me referime të një literature pothuajse shterruese.
Monografija ”Flamuri i Kombit Shqiptar” i studiuesit të njohur Jaho Brahaj është i mirpritur dhe një shkoklim me mjete dhe gjuhën e argumenteve shkencore për këtë pasuri të kombit tonë.


Edituar për herë të fundit nga Perla Shqiptare në Thu 14 Oct 2010 - 10:33, edituar 1 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë Empty Re: Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë

Mesazh nga xhoel Thu 9 Apr 2009 - 15:57

dihet qe flamuri eshte cdo gje per ate qe e ndjen veten patriot
eshte gjeja me e rendesishme e nje populli
xhoel
xhoel
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : tek shpia e komshijes
Postime Postime : 1265
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/01/2009
Mosha Mosha : 48
Hobi Hobi : futboll. pushimet.aventurat

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë Empty Re: Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë

Mesazh nga Vizitor Fri 10 Apr 2009 - 19:31

Flamuri Kombetar Shqiptar , eshte vertet nji pasurii shum emir a bukurrr, vetem shqiponjen qe ka aq te mirr, aq realee siq jem en shqipataret te fortt sis hqiponjeeee, kam i nat ne kosoven qe ndrroj flamurinnn
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë Empty Re: Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë

Mesazh nga WebMaster Thu 14 Oct 2010 - 10:35

FLAMUR KRENARIE

I rrahur nga era, krenar në liri valon
Me kujtimet e bartura n'log duke luftuar,
Bartë me vehte porosin dhe betimin
Të ruajtura kujtim nga kohë e shkuar!


I lagur me gjak të pastërt shqiptari
Kurrë i përdhosur e i lënë për dhe,
Në ballë të luftës bashk me Skenderbeun
Lirinë dhe krenarinë e solle ndër ne!


Me krenari të bartëm shekuj me radhë
Nga dora në dorë pa prekur në tokë,
Lavdinë kombit shumë lartë ia ngrite
Emrin shqipëtar e barte nëpër botë!

Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë Flamuri_shqiptar
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë Empty Re: Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë

Mesazh nga WebMaster Wed 24 Nov 2010 - 13:25

Flamurin kombëtar shqiptarë e kam ngrohtësi të zemrës sime,krenari të qenies sime dhe përfundimisht eshte dhe mbetet simboli më i cmueshëm kombetar për mua.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë Empty Re: Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë

Mesazh nga stralli Thu 25 Nov 2010 - 1:05

-Flamuri ynë kombëtar jo vetëm si simbol dhe shenjë e shenjët e kulturës dhe hitorisë sonë kombëtare,që pa dyshim është një pasuri shumë e çmuar dhe shumë me vlerë.Prandaj vlera e tij nuk do të zbehet për asnjë çast,kur kemi parasysh rrugën e gjatë dhe të periudhave të shumëta nëpër të cilat ka kaluar për të arritur formën që ka sot.Kjo ishte rrugë e luftërave shumë shekullore e popullit tonë, e rezistencës per qenin e tij fizike,e rezistencës për identitetin e tij kombëtar e teritorial,si dhe për atë kulturore e shpirtërore.Perveq luftërave dhe betejave të shumëta gjatë etapave të ndryshme të historisë sonë të lavdishme, të cilave u ka prirë flamuri kombëtarë deri tek luftratë e fundit çlirimtare në pjesët e pushtuara të atdheut tonë.Ndërkaq, po me këtë flamur dhe për këtë flamur janë përndjekur e anatemuar shumë patriot e atdhetarë,janë vrarë e pushkatuar qindra të tjerë,kanë rënë në fushë beteja të luftërave mijëra dëshmorë,edhe dëshmorëve të luftërave të fundit u priu ky flamur, ranë po me këtë flamur në dorë,për këtë flamur bënë edhe sakrificën supreme,flijuan jetën e tyre në lule të rinisë,sepse flamurin kombëtar e patën udhërrëfyes,motiv liridashës,frymëzim për beteja të ashpra drejt fitores,flamuri ishte forca dhe vetë ideali për lirinë e atdheut.Kështu që,flamuri ynë i kuq me shkabë ka peshen e rëndë të gjakut shqiptar,ka vulën e gjakut të popullit tonë dhe kjo vulë është e pa shlyeshme nga fusha e flamurit kombëtar dhe nga brendësia e shpirtit të kombit.
Bukur shkruan edhe Noli:
O flamur gjak,o flamur shkabë.
O vend e vatër,o nënë e babë.
-Klea ju përgëzoj për punën tuaj të vyer dhe njëkohësisht ju përshëndes përzemersisht dhe me dashurinë e thellë atdhetare jua uroj 28 Nëntorin ditën e flamurit,me shpresa të shumëta se për kombin shqiptar do të vijnë ditë me të bardha të cilat pashmangshëm na çojnë drejt bashkimit kombëtar.me respekt të thellë Stralli.

stralli
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Nën hijen e malit Sharr
Postime Postime : 1242
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2010
Mosha Mosha : 58
Hobi Hobi : Shetitja në natyrë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë Empty Re: Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 3:40

Aq shum e dum flamurin ne shqiptaret, saqe e nbeograd e kapi kosovari e i dolen zot ata e jo ne
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë Empty Re: Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi