Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrugët, firmoset kredia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrugët, firmoset kredia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrugët, firmoset kredia

Shko poshtë

Rrugët, firmoset kredia Empty Rrugët, firmoset kredia

Mesazh nga Vizitor Sat 5 Jun 2010 - 6:46

Rrugët, firmoset kredia Rruga-durres-kukesPas shumë negociatash, qeveria shqiptare dhe Banka Europiane e Investimit kanë nënshkruar dje marrëveshjen për financimin e rrugëve dytësore dhe rurale.

Bëhet fjalë për një kredi prej 50 milionë dollarësh që do t’i bashkëngjitet fondit total prej 400 milionë dollarësh për ndërtimin e 1500 kilometrave rrugë dytësore.

Marrëveshja për BEI-n u firmos nga zv.presidenti Dario Scannapieco, përgjegjës për Italinë, Maltën dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe nga Ridvan Bode, ministri i Financave për Shqipërinë.

Kjo është kredia më e madhe e akorduar nga BEI për vendin tonë. Synimi i projektit është përmirësimi i transportit në zonat rurale dhe lehtësimi i transferimit të produkteve bujqësore në tregjet urbane.

Ndërtimi i rrugëve besohet se do të sjellë edhe përmirësim në shërbimet arsimore dhe shëndetësore të qeverisë për zonat rurale.

Kostoja totale e projektit në zbatim është 140 milionë euro dhe është bashkëfinancuar nga Komisioni Europian, si dhe nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Programi i rehabilitimit të rrugëve dytësore menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Banka Europiane e Investimeve është e pranishme në Shqipëri që nga viti 1995 dhe deri më sot ka dhënë kredi të përgjithshme prej 350 milionë eurosh në projekte të ndryshme.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi