Arrestohet i dashuri i gruas qe u hodh para dy ditesh nga pallati...
Faqja 1 e 1
Arrestohet i dashuri i gruas qe u hodh para dy ditesh nga pallati...
Një ditë pas gjetjes së vrarë të gruas 45- vjeçare, Fraleta Tartaraj, policia arreston të dashurin e saj, me akuzën e vetëvrasjes, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi të. Lajmi i arrestimit u bë i ditur dje nga policia nëpërmjet zëdhënëses së saj. Fatmir Frisku, 33 vjeç, u arrestua dje në mbrëmje i dyshuar si shkaktar i vetëvrasjes së Fraleta Tartarajt, 45 vjeçe. Kjo e fundit u hodh nga ballkoni i apartamentit në pronësi të Friskut. Pas vdekjes së Tartarajt dhe hetimeve paraprake, policia e Tiranës, hodhi dyshimet se viktima ishte vetëvrarë për shkak të dhunës së ushtruar nga i arrestuari. Dy personat mësohet se janë njohur pak ditë më parë në kryeqytet dhe Frisku e kishte marrë në banesën e tij Tartarajn, ku ajo kishte qëndruar disa ditë më të. Gjatë kësaj kohe, sipas burimeve të policisë, i arrestuari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa ende nuk dihen motivet e një veprimi të tillë. Pas hetimeve të para, janë ngritur dyshime mbi një person, që mund të ishte i përfshirë në ngjarje. Madje sipas burimeve të policisë, një ditë pas ngjarjes ishte ngritur edhe pista e vrasjes dhe i arrestuari ishte shpallur në kërkim. Vdekja në rrethana të dyshimta e 44 vjeçares, ka bërë që grupi hetimor të ngrinte edhe pistën e vrasjes, duke shtrirë hetimet edhe ndaj disa personave që dyshohet se kanë pasur komunikim me viktimën gjatë ditëve të fundit. Autopsia e kryer nga ekspertët e mjekësisë ligjore, i ka shtuar dyshimet e policisë se ngjarja mund të jetë, jo një aksident por një veprim kriminal. Ngjarja ku humbi jetën, gruaja e identifikuar me emrin Fraleta Tartari, ndodhi të hënën rreth orës 20.00, në një bllok pallatesh, të vendosura pranë kryqëzimit të “21 dhjetorit”, apo siç quhet ndryshe Sheshi “Atataturk”. Viktima ra nga kati i shtatë i një pallati, duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, banorët e zonës, tentuan t’i japin ndihmën e parë gruas, por nga plagët e rënda ajo ndërroi jetë menjëherë. Banorët që jetojnë në pallatin ku ndodhi ngjarja, janë shprehur se nuk e njihnin viktimën dhe sipas tyre ishte hera e parë që e shikonin. Sipas deklarimeve të banorëve, aty banojnë disa studentë, të cilat janë marrë në pyetje edhe nga policia. Këto të fundit janë shprehur se nuk kanë pasur asnjë dijeni për persona që mund të kenë hyrë në banesën e tyre apo edhe në apartamentet e tjera. Fillimisht u dyshua për një vetëvrasje apo rënia nga lartësia, por gjatë ditës së djeshme, hetuesit hetuan edhe në pistën e një vrasjeje me dashje, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.
7 qershor
Një femër rreth moshës 30-vjec ka humbur jeten pasi ka rene nga një pallat në Tiranë. Sipas të dhënave të policisë, që bëjnë me dije lajmin, ngjarja ka ndodhur ne një pallat në afërsi të postës nr.9.
Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, ndërkohë që banorët dhe dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se nuk e njohin si banore të lagjes.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes, ku nuk perjshatohet edhe nje renie aksidentale nga lartesia...
**Jeta**- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Always in you're heart....
Postime : 8276
Gjinia :
Anëtarësuar : 31/01/2010
Hobi : leximi,muzika...
Similar topics
» Pogradec, vret vëllanë dhe gjyshin e gruas, arrestohet 25-vjeçari
» Elbasan, rrëzohet nga pallati, vdes punëtori 25-vjecar
» Elbasan, humb jetën 83-vjeçari, u hodh nga kati i katërt
» Pallati i ëndrrave, së shpejti në ekran
» Zhduket prej 5 ditësh 20-vjeçarja
» Elbasan, rrëzohet nga pallati, vdes punëtori 25-vjecar
» Elbasan, humb jetën 83-vjeçari, u hodh nga kati i katërt
» Pallati i ëndrrave, së shpejti në ekran
» Zhduket prej 5 ditësh 20-vjeçarja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi