Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Presidenti së shpejti përfundon në Gjykatën Kushtetuese People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Presidenti së shpejti përfundon në Gjykatën Kushtetuese People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti së shpejti përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Shko poshtë

Presidenti së shpejti përfundon në Gjykatën Kushtetuese Empty Presidenti së shpejti përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Mesazh nga Alberti Wed 23 Jun 2010 - 11:57

Presidenti së shpejti përfundon në Gjykatën Kushtetuese Thumbnail.php?file=caji4_442231753

Ka mbetur vetëm çështje ditësh derisa
presidenti Fatmir Sejdiu të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese të
Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në orët e
pasdites të së martës janë mbledhur mbi 30 nënshkrime të deputetëve, që
kanë vendosur të kërkojnë përgjigje nga “gardiani i Kushtetutës” nëse
kreu i shtetit është duke e shkelur ose jo Kushtetutën, përmes
mbajtjes së postit të ngrirë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të
Kosovës. Edhe pse me Kushtetutë është e përcaktuar që tridhjetë a më
shumë deputetë mund ta ngrenë çështjen e presidentit në Gjykatë,
iniciuesi i mbledhjes së nënshkrimeve, deputeti i pavarur Naim
Rrustemi, ka vendosur që edhe për pak kohë të mos e procedojë lëndën në
Gjykatë. Ai dëshiron t’i mbledhë edhe nënshkrimet e deputetëve që kanë
treguar gatishmëri për ta mbështetur nismën e tij, por që, për shkaqe
të ndryshme, nuk kanë arritur të takohen fizikisht me të.
“Pres t’i
mbledh nënshkrimet e atyre që kanë treguar interesim, e njëkohësisht
pres edhe vetëdijesimin e ‘tregtarëve politikë’, që në fakt janë
deputetët e koalicionit qeverisës, për ta bërë edhe ata të njëjtin
veprim”, ka shtuar Rrustemi. “Më shumë po pres nga LDK-ja që ta
mbështesë nismën time, sepse kësaj partie i konvenon më së shumti t’i
heqë dilemat e ngritura rreth njeriut të parë të partisë dhe shtetit”,
është shprehur ky deputet.
Iniciativa e Rrustemit për të kërkuar
interpretim kushtetues rreth funksioneve të presidentit ka nisur javën e
kaluar, dhe deri tani është mbështetur pothuajse nga deputetët e të
gjitha grupeve parlamentare. “Koha Ditore” ka arritur të sigurojë qasje
në letër-kërkesën që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast
ka vërtetuar se në mesin e nënshkruesve gjendet edhe deputeti i
LDK-së, Ali Lajçi, si dhe disa deputetë të PDK-së. Pjesa dërrmuese e
nënshkruesve, megjithatë, janë nga AAK-ja dhe LDD-ja.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi