Kosova i prinë listës së vendeve ku abuzohet me shtypin e lirë
Faqja 1 e 1
Kosova i prinë listës së vendeve ku abuzohet me shtypin e lirë
Liria fundamentale e çdo demokracie në
botë është ajo e shtypit, mirëpo në Kosovë një gjë e tillë mbetet ende
vetëm ambicie, vlerësojnë përfaqësues të mediave vendore e
ndërkombëtare, të cilët bënë të ditur se si kusht për integrim në
Bashkimin Evropian është edhe liria e medias, raporton KosovaLive.
Këto
vlerësime ata i bënë në festivalin kushtuar lirisë së medias (Press
Freedom Fest), me moton “S’ka mu nal!”, të organizuar nga Televizioni
Rrokum.
Kryetari i Komunës së Prishtinës,
Isa Mustafa, tha se do të ishte më mirë të kishte diell sot dhe të
tuboheshin më shumë njerëz në këtë ngjarje të rëndësishme, në mënyrë që
sipas tij, të gjithë të flisnin për fuqizimin e fjalës së lirë.
Ai
tha se arsyeja pse merr pjesë në këtë ngjarje është se mbështet fjalën
e lirë e që është parakusht për ndërtimin e një shoqërie demokratike
dhe funksionale të një shteti.
“Prishtina do të bëjë çdo gjë që të
fuqizojë, mbështes fjalën dhe median e lirë”, premtoi kryetari i
Prishtinës, Isa Mustafa.
Kryesuesi i Komisionit Evropian në Kosovë,
Renzo Daviddi, tha se sot po i duket si ditë nëntori, ndërkaq sa i
përket lirisë së medias, ai tha se shpesh e monitorojnë median e lirë
që është edhe parakusht, siç tha ai, për integrim të një vendi në BE.
“Për
median e lirë ne raportojmë edhe në raportet e përgatitura të
progresit”, nënvizoi kryesuesi i Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo
Daviddi.
Shefi i Agjencisë France Press (AFP), në Kosovë, Ismet
Hajdari, tha se ekziston një rang listë ku Kosova prinë para Hungarisë,
Bello Rusisë, Bullgarisë etj, me abuzim të shtypit të lirë.
Ai tha
se ekzistojnë tri grupe të gazetarëve apo mediave, ku në grupin e parë
dhe të dytë hyjnë ata të cilët punojnë në favore të qeverive dhe
grupeve të interesit, ndërkaq grupin e tretë sipas tij, e përbëjnë
gazetarët që me kokëfortësi e mbajnë dinjitetin e profesionit.
Ndërkaq,
lideri i organizatës “Çohu”, Avni Zogiani, tha se në Kosovë nuk ka
media të lira dhe demokratike, përkundrazi, sipas tij, në vendin tonë
ka media të cilat dirigjohen nga Qeveria.
Ai tha se partitë në
pushtet kanë filluar botimin e gazetave, në mënyrë që të bëjnë
shpëlarje të parave. Ai gjithashtu tha se pushteti dirigjon bordin e
mediumeve publike dhe politikën redaktuese, të cilën e udhëheqin
redaktorët që “i shërbejnë si ushtarë qeverisë, duke bërë presion te
kolegët e tyre”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi,
tha se liria e mediave është e garantuar me ligj dhe se si e tillë
duhet të respektohet.
“Disa media mundohen të kërkojnë të dinë më
tepër se që duhet”, tha ai, duke shtuar se janë disa rregulla që shumë
informacione nuk duhet të publikohen, sepse shkojnë në dëm të zbardhjes
apo hetimit të një ngjarjeje.
Ndërkaq organizatori i kësaj
ngjarjeje, Migjen Kelmendi, tha se liria e medias është kusht për
Kosovën që të integrohet në BE, ndërkaq edhe pas dy vjetësh nga
shpallja e pavarësisë, liria e medias në vendin tonë mbetet vetëm një
ambicie dhe një qëllim.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Lutjet e klerit të të gjitha besimeve ndihmuan që Kosova të jetë e lirë
» Abuzohet edhe me të sëmurët mendorë!
» Dashuria, në fund të listës së dëshirave
» Berisha: Jemi mes katër vendeve me rritje ekonomike
» Kritikë e shkrimtarë të 18 vendeve kundër rishkrimit të historisë shqiptare
» Abuzohet edhe me të sëmurët mendorë!
» Dashuria, në fund të listës së dëshirave
» Berisha: Jemi mes katër vendeve me rritje ekonomike
» Kritikë e shkrimtarë të 18 vendeve kundër rishkrimit të historisë shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi