Thaçi: Ekziston mbështetja unike e BE-së ndaj Kosovës
Faqja 1 e 1
Thaçi: Ekziston mbështetja unike e BE-së ndaj Kosovës
Deklarimet e përfaqësuesve të misionit
ndërkombëtar në Kosovë për korrupcionin në nivele të larta dhe
propozimet për dorëheqje, nuk janë komentuar nga shefi i ekzekutivit në
mbledhjen e rregullt të qeverisë. Sipas
kryeministrit, takimet e fundit të zyrtarëve qeveritar në Bruksel,
garantojnë mbështetjen e vendeve të BE-së për proceset integruese të
vendit që do të fuqizohen me njohje të reja pas vendimit të GJND-së,
raporton RTK.
” Dua të theksoj se është mbështetje unike e vendeve të
BE-së për perspektivën edhe më të qartë të vendeve evropiane për
Kosovën qoftë për procesin e liberalizimit të vizave dhe procesve tjera.
Të gjithë jemi duke pritur me padurim shpalljen e mendimit të GJND-së.
Duke mos dashur të politizojmë këtë proces çdo rrethanë për Kosovën do
të jetë ecje përpara, njohje duke përjashtuar çdo mundësi që dikush
pretendon për statusin apo integritetin”, tha kryeministri Thaçi.
Ndërsa
duke paraqitur qëndrimet e qeverisë rreth rezolutës së miratuar në
Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës pavarësisht qëndrimit për
status neutral, zëdhënësi Memli Krasniqi tha se çdo rezolutë është e
mirëpritur ani pse qeveria nuk pajtohet me qasje të tillë neutrale ndaj
statusit të Kosovës.
Raportimin e përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar
Piter Feith në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit
Evropian, Krasniqi e ka vlerësuar si raportim balancues ndërsa opinion
personal qëndrimet e tij rreth dorëheqjeve të zyrtarëve qeveritar të
dyshuar për korrupcion.
Ndër të tjera, Qeveria në mbledhjen e sotme
ka vendosur pro kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës dhe
Familjeve të Dëshmorëve të luftës së UÇK-së, që me mjete të buxhetit të
Kosovës të dërgojë për pushime në bregdetin shqiptarë 1000 invalidë të
luftës së UÇK-së dhe 500 familje të dëshmorëve.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Thaci: Ndarja e Kosoves hap ceshtjen e kufijve
» Thaçi: Jeta dhe vepra e Feratit ka qenë në shërbim të Kosovës
» Nuk ekziston ndarja perfundimtare, perderisa ekziston KUJTIMI...
» Parandalimi i Dhunes Ndaj Femres Nuk funksionon .Drejtesia ndaj Tyre vonohet.
» Më shumë jepen femrat ndaj pasurise apo ndaj dashurisë?
» Thaçi: Jeta dhe vepra e Feratit ka qenë në shërbim të Kosovës
» Nuk ekziston ndarja perfundimtare, perderisa ekziston KUJTIMI...
» Parandalimi i Dhunes Ndaj Femres Nuk funksionon .Drejtesia ndaj Tyre vonohet.
» Më shumë jepen femrat ndaj pasurise apo ndaj dashurisë?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi