Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Walcott shënon hat-trick në fitoren e thellë të Arsenalit  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Walcott shënon hat-trick në fitoren e thellë të Arsenalit  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Walcott shënon hat-trick në fitoren e thellë të Arsenalit

Shko poshtë

Walcott shënon hat-trick në fitoren e thellë të Arsenalit  Empty Walcott shënon hat-trick në fitoren e thellë të Arsenalit

Mesazh nga Binni Sat 21 Aug 2010 - 6:03

Walcott shënon hat-trick në fitoren e thellë të Arsenalit  F.0821180227474_m

Theo Walcott ka shënuar tre gola derisa Arsenali shkatërroi si me lojë ashtu edhe me rezultat (6-0) ekipin e promovuar këtë sezon në Ligën Premier, Blackpool, që pjesën më të madhe të ndeshjes e luajti me një lojtar më pak.

Katërshja sulmuese e Arsenalit, Chamakh, Arshavin, Rosicky dhe Theo Walcott, bënë një bashkëveprim të shkëlqyeshëm, që i mundësoi këtij të fundit t’i japë avantazhin ekipit vendas pas vetëm 13 minutash.

Me gjysmë ore lojë në Emirates Stadium, Topçinjtë dyfishuan rezultatin dhe reduktuan ekipin kundërshtar në 10 lojtarë. Edhe pse ndërhyrja e Ian Evatt në Marouane Chamakh ishte për karton të kuq, faulimi i tij ishte pak jashtë zonës së rreptësisë, por arbitri akordoi penalti, të cilën e shndërroi në gol Andrei Arshavin (32’).

Walcott shënon hat-trick në fitoren e thellë të Arsenalit  Arsenal01-350

Duke shfrytëzuar epërsinë numerike, vendasit shënuan edhe golin e tretë në ndeshje ndërsa Theo Walcott u shkrua në listën e shënuesve për herë të dytë (39’), pas një asistimi nga Jack Wilshere.

Golat për Arsenalin nuk ndaluan as në pjesën e dytë të takimit. Pak minuta pas kthimit nga pauza, Backary Sagna marshon në krahun e djathtë dhe asiston në zonë për Abou Diaby, i cili çoi në 4-0 avantazhin e vendasve (49').

Pas më pak se një ore lojë, Walcott pranoi një asistim nga Diabu dhe shënoi edhe një gol tjetër për të kompletuar hat-trickun e parë të tij këtë sezon (58').

Walcott shënon hat-trick në fitoren e thellë të Arsenalit  Walcott-350-GI

Edhe pse dështoi në disa raste të mira, përforcimi i ri i Arsenalit, Chamack arriti megjithatë të shënojë edhe në ndeshjen e tij të dytë në Ligën Premier, kësaj here pas një harkimi nga këndi, për të vulosur fitoren e thellë të Topçinjve, 6-0 (82').

Fitorja është e para e Arsenalit në dy ndeshje, pasi në takimin e parë arriti vetëm një barazim 1-1 në çastet e fundit të takimit ndaj Liverpoolit, në Anfield.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi