Nata E Kadrit
Faqja 1 e 1
Nata E Kadrit
Nata e Kadrit është një natë prej netëve të muajit të begatë Ramazan. Ajetet kur’anore dhe fjalët e të Dërguarit Muhamed, alejhi selam (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të), që flasin për të, janë të shumta. Për rëndësinë dhe pozitën që kjo natë gëzon tek zemrat e njerëzve e tregon dhe fakti që po thuajse i madh e i vogël ditën që i paraprin natës së Kadrit e agjërojnë. Për hirë të vërtetës theksojmë se, vetëm agjërimi i kësaj dite nuk e shlyen detyrimin që kemi për ta agjëruar gjithë muajin e Ramazanit. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën.
Mjafton si nderim për këtë natë dhe fakti se i Madhi Zot ia ka kushtuar një sure të plotë me këtë emër në Kur’an, që quhet Suretul Kadr.
PSE QUHET "NATA E KADRIT" ?
1-Fjala “Kadr” ka disa kuptime ku njëri prej tyre është dhe nderim ose respektim, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të karakteristikave të saj. Po kështu dhe personi i cili qëndron zgjuar, duke iu lutur Zotit gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë.
2-Kuptim tjetër i kësaj fjale është se Kadr don të thotë dhe shtrëngim, në kuptimin se dituria e saktë se kur është kjo natë, është e fshehur në dhjetë netët e fundit të Ramazanit siç do ta shohim më poshtë. El-Halil ibën Ahmed, një dijetar i njohur ka thënë: “Është quajtur Nata e Kadrit pasi bota shtrëngohet nga numri i madh i melaikeve që zbresin në këtë natë”.
3-Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin e ardhshëm (siç do ta shohim më vonë).
4-Në një ajet Kur’anor Allahu e quan “Natë të Begatshme” për mirësitë e shumta që u jepet njerëzve.
Q'ESHTE NATA E KADRIT
Allahu i Madhëruar thotë në suren El Kadr:
1- Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
2- E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit.
3- Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
4- Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibraili) për secilën çështje.
5- Ajo është paqe deri në agim.”. (El-Kadr: 1-5).
Pra sipas ajeteve të cituara Kur'anore, Nata e Kadrit është nata me e vlefshme dhe me e rëndësishme, sepse në të ndodhi zbritja e Kur'anit, drita nga Allahu për të zhdukur errësirën e mosbesimit dhe për të vendosur në vend dinjitetin njerëzor, që ishte nëpërkëmbur. Kur’ani i tregoi njeriut se cili ishte ai në të vërtetë, e largoi njeriu nga adhurimi dhe përgjërimi ndaj çdo gjëje, drejt adhurimit të Atij që e meriton këtë adhurim, ndaj Zotit Krijuesit të tij. Kur’ani i rivendosi dhe një herë lidhjet mes Krijuesit dhe njerëzve të cilët e kishin harruar Zotin e tyre. Kur’ani i tregoi njeriut se është i lirë dhe jo skllav i tekave të njerëzve me pushtet dhe se ai i lutet dhe i mbështetet vetëm Zotit. Njerëzit e festojnë ditën kur çlirohen nga ndonjë pushtues i jashtëm, por të mos harrojmë se Kur’ani e çliroi njeriun nga “pushtuesi” i brendshëm që është egoja e njeriut dhe prirja e tij për vepra të ndaluara dhe të shëmtuara. E pra a nuk e meriton kjo ditë, dita e zbritjes së Kur’anit, që të jetë ditë feste për mbarë njerëzimin!
Allahu në këtë natë e zbriti Kur'anin Famëlarte nga LEUHI MAHFUDHI (pllaka e ruajtur mirë tek i Madhi Zot) për në BEJTUL IZEH, që është në qiellin e dunjasë. Kur’ani më pas iu zbrit Muhamedit, alejhi selam, për rreth njëzet e tre vite me radhë sipas nevojave njerëzore që dilnin. Për këtë shkak Nata e Kadrit paraqet ngjarjen më të rëndësishme dhe më madhështore në historinë e njerëzimit dhe si e tillë e ndryshojë rrjedhën e saj, sepse Shpallja e Kur'anit në këtë natë madhështore “lidhi” qiellin me tokën, njeriun me Krijuesin e vet dhe kështu hyri përsëri në histori, në të cilën ai nuk mbeti vetëm objekt pa përmbajtje dhe kuptim, përkundrazi i dha zgjidhje njerëzisë dhe u bë fjalë e gjallë dhe ligji i jetës , sipas të cilit zhvillohet jeta.
Nata e Kadrit përveç rëndësisë së madhe si ngjarje historike, në të njëjtën kohë paraqet natën mjaft të dobishme për çdo kënd që dëshiron t’i kthehet Allahut dhe ta pastrojë shpirtin e tij.
Kuptohet se vlera dhe dobia e kësaj nate është për atë që di ta shfrytëzojë. Kjo natë pra, është me e mirë se një mijë muaj, siç thotë Zoti në Kur’an . Në këtë thënie del në pah drejtësia e Zotit për t’u dhënë mundësira të barabarta njerëzve për ta adhuruar Krijuesin e tyre, sepse dihet që njerëzit në kohët e hershme kanë qenë më jetëgjatë. Në këtë natë zbresin melaiket, në qiellin e dunjasë, në tokë, rreth njerëzve dhe i përshëndesin më përshëndetjen Islame Selam Alejkum (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju). Kjo natë përshkruhet si paqe, e sigurtë, e qetë sepse shejtani nuk mund të bëjë asnjë të keqe apo të shkaktojë ndonjë trazirë.
Q'NDODHI NE KETE NATE
DISA HADITHE QE FLASIN PER VLEREN E NATES E KADRIT
Ky hadith tregon se sa e keqe është grindja, si rezultat i së cilës, u fsheh dhe kjo mirësi e madhe.
Nata e Kadrit është më e mundshme të jetë në shtatë ditët e fundit. Ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se njëri prej shokëve të të Dërguarit, alejhi selam, ka parë Natën e Kadrit në ëndërr, dhe se ajo ka qenë njëra prej shtatë netëve të fundit. I Dërguari i Allahut tha: “Si duket ëndrrat e tua janë në përputhje me faktin se është njëra prej shtatë netëve të fundit, ndaj kush dëshiron ta kërkojë, le ta kërkojë në shtatë netët e fundit.” Buhariu; 1911 dhe Muslimi; 1165.
Allahu e ka fshehur këtë natë që robërit e tij ta kërkojnë e të përpiqen në adhurimin e tyre, ashtu siç ka fshehur edhe orën e xhumasë në të cilën pranohet duaja. Pra, thelbësore është që besimtari duhet të përpiqet të bëjë sa më shumë adhurim me këmbëngulje gjatë netëve të këtyre dhjetë ditëve.
Muslimanët e parë ia dinin mirë vlerën kësaj nate ndaj dhe pyesnin të Dërguarin e Zotit Muhamedin, alejhi selam se si duhet ta kalonin këtë natë.
Aishja, bashkëshortja e Muhamedit, alejhi selam, ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e përjetoj Natën e Kadrit, çfarë duaje të them?- Ai tha: “Thuaj “Allahume ineke Afu-un Kerimun tuhibul afue fe afu an-ni (Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, ndaj më fal mua! ” Tirmidhiu; 3515.
Pra kërkohet që, këto dhjetë netë të muajit Ramazan që kanë mbetur, t’i shfrytëzojmë me lutje, me kërkim faljeje për gjynahet tona, duke dhënë lëmoshë sa më shumë atyre pesonave që e meritojnë, duke lexuar Kur’an, duke falur namaz dhe çdo gjë tjetër të mirë.
Nuk duhet që kjo natë të shfrytëzohet për të shkuar tek varrezat, apo për t’i dhënë lekë dikujt që të këndojë Kur’an për të vdekurit apo gjëra të ngjashme të cilat nuk kanë bazë në fenë tonë, por që janë pjellë e disa interesaxhinjëve dritëshkurtër.
Lusim Allahun e Madhëruar të na e pranojë agjërimin tonë gjatë ditëve dhe namazin tonë gjatë netëve të këtij muaji, të na ndihmojë ta përkujtojmë, ta falënderojmë dhe ta adhurojmë Atë ashtu siç duhet edhe në muajt e tjerë! Amin

- Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin e ardhshëm.
Në këtë natë shkruhet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë.
Shkruhet se kush do të nderohet e kush do të mallkohet.
Shkruhet se kush do të paracaktohet për në Xhenet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem.
Shkruhet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria.
Shkruhet se kush do ta kryejë haxhin atë vit e kush jo.
Në këtë natë përcaktohen rrisqet.
Përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër.
Çështjet e atij viti dërgohen nga Leuhi Mahfudh për tek melaiket të cilët shënojnë urdhrat.
Shkruhet dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu të ndodhë atë vit.
DISA HADITHE QE FLASIN PER VLEREN E NATES E KADRIT
- Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e kalon me namaz Natën e Kadrit me besim tek premtimi i Allahut dhe shpresë tek Ai, i falen mëkatet që ka bërë më parë.” E transmeton Buhariu
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit.” Buhariu.
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.” Buhariu: 4/259.
Në librin me hadithe të Buhariut përmendet se Ubadeh ibën Samit ka thënë se i Dërguari, alejhi selam, doli të na tregonte se kur është Nata e Kadrit, e në atë moment dy prej muslimanëve po grindeshin. Ai tha: “Dola t’ju tregoj se kur është Nata e Kadrit, ndërsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo (dija se kur është fiks) u morë prej meje. Ndoshta kjo është më mirë për ju. Prandaj kërkojeni në të nëntin, të shtatin dhe të pestin (në netët me numër tek pra në 21, 23, 25, 27, 29 ramazan)” Buhariu; 1919
Ky hadith tregon se sa e keqe është grindja, si rezultat i së cilës, u fsheh dhe kjo mirësi e madhe.
Nata e Kadrit është më e mundshme të jetë në shtatë ditët e fundit. Ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se njëri prej shokëve të të Dërguarit, alejhi selam, ka parë Natën e Kadrit në ëndërr, dhe se ajo ka qenë njëra prej shtatë netëve të fundit. I Dërguari i Allahut tha: “Si duket ëndrrat e tua janë në përputhje me faktin se është njëra prej shtatë netëve të fundit, ndaj kush dëshiron ta kërkojë, le ta kërkojë në shtatë netët e fundit.” Buhariu; 1911 dhe Muslimi; 1165.
Allahu e ka fshehur këtë natë që robërit e tij ta kërkojnë e të përpiqen në adhurimin e tyre, ashtu siç ka fshehur edhe orën e xhumasë në të cilën pranohet duaja. Pra, thelbësore është që besimtari duhet të përpiqet të bëjë sa më shumë adhurim me këmbëngulje gjatë netëve të këtyre dhjetë ditëve.
Muslimanët e parë ia dinin mirë vlerën kësaj nate ndaj dhe pyesnin të Dërguarin e Zotit Muhamedin, alejhi selam se si duhet ta kalonin këtë natë.
Aishja, bashkëshortja e Muhamedit, alejhi selam, ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e përjetoj Natën e Kadrit, çfarë duaje të them?- Ai tha: “Thuaj “Allahume ineke Afu-un Kerimun tuhibul afue fe afu an-ni (Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, ndaj më fal mua! ” Tirmidhiu; 3515.
Pra kërkohet që, këto dhjetë netë të muajit Ramazan që kanë mbetur, t’i shfrytëzojmë me lutje, me kërkim faljeje për gjynahet tona, duke dhënë lëmoshë sa më shumë atyre pesonave që e meritojnë, duke lexuar Kur’an, duke falur namaz dhe çdo gjë tjetër të mirë.
Nuk duhet që kjo natë të shfrytëzohet për të shkuar tek varrezat, apo për t’i dhënë lekë dikujt që të këndojë Kur’an për të vdekurit apo gjëra të ngjashme të cilat nuk kanë bazë në fenë tonë, por që janë pjellë e disa interesaxhinjëve dritëshkurtër.
Lusim Allahun e Madhëruar të na e pranojë agjërimin tonë gjatë ditëve dhe namazin tonë gjatë netëve të këtij muaji, të na ndihmojë ta përkujtojmë, ta falënderojmë dhe ta adhurojmë Atë ashtu siç duhet edhe në muajt e tjerë! Amin
LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Similar topics
» NATA E MADHE E KADRIT
» Muaji i Ramazanit, Nishani shtron iftar, nga Turqia Edi Rama uron Natën e Kadrit
» Nata pa ty......
» 31 gushti, nata e “Hënës së kaltër”
» Aty ku nata nuk ka kuptim..Qytetet me te ndricuar ne bote

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi