NATA E MADHE E KADRIT
2 posters
Faqja 1 e 1
NATA E MADHE E KADRIT
Mr.Muhidin Ahmeti
„Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit. E ku e di ti se ç'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (El-Kadr: 1-5)
Ramazanit po i afrohet fundi. Ditët e bekuara të këtij muaji kaluan shumë shpejtë. Sapo u mësuam me këtë regjim të agjërimit, me disiplinën e trupit e të shpirtit, sapo i zbuluam bukuritë e Ramazanit dhe përjetuam kënaqësitë e begatitë e pranverës qiellore të Ramazanit, ja, pra, tani na duhet të mendojmë në ndarjen prej tij.
Jemi në dhjetëditëshin e fundit dhe pikërisht në Natën e madhe të Kadrit. Në këtë natë, në natën e sotme para 14 shekujve, në shpellën e malit Hira ndodhi diçka e jashtëzakonshme, ndodhi mrekullia më e madhe e të gjitha kohëve. Papritmas u ndërpre nga të gjitha anët vetëdija njerëzore nga meleku më i mirë – Xhebraili (a.s.). Kjo ishte një natë kur u shndriti gjithësia nga të gjitha anët. Në natën e sotme para 14 shekujve, prijësi i melaqeve Xhibrili (a.s.) erdhi për herë të parë te Muhammedi (s), të cilin e gjeti në shpellë duke medituar dhe duke u lutur për zbulimin e së vërtetës. Dhe papritmas ndodhi zbulesa – zëri i së vërtetës absolute. Kjo qe një kthesë e madhe ndërmjet dy periudhave dhe pika e parë e mëshirës së Zotit që erdhi t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë, nga errësira e injorancës në dritën e diturisë e të shkencës. Kjo natë, pra është një natë e vlefshme në të cilën u shpall Kitabi i vlefshëm. Iu shpall të dërguarit të vlefshëm nga një popull i vlefshëm. Vetëm në natën pranverore të Ramazanit është nata e 27, Nata e Dritës mbi dritat, Nata më shndritshme se çdo ditë, më e vlefshme se një mijë muaj, më e gjatë se çdo zgjatje kohore, Nata e cila bëri pajtimin e Qiellit dhe Tokës – Nata e fatit të botës dhe Nata e shkëlqimit të diturisë. Pikërisht në këtë natë na është dhuruar Fjala e Penda dhe Pllaka e Xhibrili dhe Pejgamberi e Libri – ato frytet e amshuara të pranverës qiellore të Ramazanit. Në këtë natë hapen të gjitha dyert qiellore dhe koret e melaqeve me Ruhin në krye, melaqet e fronit (Arshit) të All-llahut, pelegrinojnë Tokën dhe tokësorët. Dhe sikur dikur edhe sot në Ramazan, në Natën e tij më të bekuar freskojnë dhe ruajnë kujtimin e gjallë për Pejgamberin e Islamit, të cilit All- llahu (xh. sh.) pikërisht atë natë ia dha në trashëgim Kitabin (Librin) e përjetshëm, Lapsin, Lehvën dhe të gjitha mbretëritë qiellore e tokësore. Në këtë natë, të gjitha dritat qiellore dhe tokësore e bashkojnë shkëlqimin e tyre me dritën e Fjalës kur’anore që shkëlqen me pastërtinë e së vërtetës. Në këtë natë përzihen melaqet dhe njerëzit në pamjet e tyre të pastra e të pa shtrembëruara dhe pikërisht në këtë natë, All-llahu (xh. sh.) u tregon edhe njërës edhe palës tjetër, mbretëritë e qiellit e të tokës, deri atëherë të papara dhe të panjohura, të fshehura nga sytë e dritës së përditshme. U tregohet edhe Froni i të Gjithëmëshirshmit në lavdinë e tij qiellore, oborret dhe pallatet rreth tij të stolisura, ku janë vendosur shpirtrat e pejgambereve, evliave, shehidëve dhe të drejtëve tjerë, të ndriçuar me afërsinë e All-llahut. Dhe vetëm disave prej tyre, atyre, të cilët i kundrojnë gjërat me syrin e zemrës, atyre All-llahu (xh. sh.) ua zbulon plotësinë e bukurisë së Vet në Natën e çdo përkryerjeje. Kështu duhet të arrimë në natën e Kadrit ku frymëzimi do të jetë aq i madh sa të zbulojë të Vërtetën absolute, e cila do t’i shndrit shpirtin e njeriut, do t’i hapë dyert e së vërtetës qiellore dhe duke ia zhvilluar shikimin e shpirtit, do të përjetojë shkëlqimin e brendshëm shpirtëror. Dhe kështu në këtë pikë kulmore te ngritjes, ai do të ndjejë kënaqësi të papërshkruara dhe një shkallë të lartë gëzimi e satisfaksioni sa që do t’i duket se të gjitha dëshirat i janë plotësuar dhe se nuk ka nevojë më për asgjë tjetër, vetëm që të mos mbetet i privuar nga ato momente të mrekullueshme. Kjo do të arrihet pikërisht në Natën e Kadrit dhe frymëzimi që merr aty do ta përcjellë sa të jetë gjallë (1000 muaj – 84 vjet). Atë natë do të ketë frymëzim shtesë, sepse do të zbresin melaqet dhe xhibrili. Pikërisht në këtë Natë, Pejgamberit (s) iu zbulua drita e së vërtetës, në natën kur Xhibrili hoqi nga ai perden e shikimit shpirtëror. Kush nuk e sheh, kush nuk e kupton të vërtetën apo urtësinë e vërtetë, ajo fshihet nga ai sikurse pas ndonjë perdeje. Atij çdo gjë i duke e paqartë, e errët dhe e mjegulluar. Ndërsa, kujt i zbulohet e vërteta para shikimit të tij shpirtëror, atij do t’i hiqet perdja “qiellore” dhe do t’i shfaqet e vërteta dhe urtësia si drita qiellore e Zotit, sepse “All-llahu është dritë e qiejve dhe e tokës” dhe se vetëm prej Tij vjen drita, e vërteta “E vërteta është nga Zoti yt”. E ai që e kupton këtë të vërtetë, atij nuk i duhet asgjë më tepër. Kur’ani, natën kur filloi shpallja e quan “Lejletu’l-Kadri” që do të thotë natë respekti, nata e njohjes dhe e vlerësimeve më të mëdha, nata e gjithëfuqisë. Muhammedi (s) shpesh thoshte se Lejletu’l-kadri është nata më e rëndësishme në historinë njerëzore. Një thënie e tij lidhur me këtë thotë: “Në ramazan është një natë, e cila vlen më shumë se 1000 muaj. Kush nuk e shfrytëzon atë natë, kush mbetet i privuar nga çdo mirësi, ai edhe më tej do të jetë i pafat”. Pejgamberi (s) përsëri thoshte: “Çdo i dërguar i Zotit ka pasur mrekullitë e veta, mrekullia ime është Kur’ani dhe i tillë do të mbetet përgjithmonë.” Nata e Kadrit është Nata e devotshmërisë: Pejgmaberi (a.s.) ka thënë: “Kush e kalon Naten Kadrit në ibadet, duke besuar sinqerisht dhe duke llogaritur për fitimin e begative të saj, do t’i falen gjynahet e kaluara”. (Bahariu) Nata e Kadrit është nata e mëshirës së All-llahut me të cilën erdhi Shpallja dhe pejgamberia e Muhammedit (s) “Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botët.” (Ebija: 107) Nata e Kadrit ështa nata e qetësisë shpirtërore: Të arrish këtë kënaqësi në veten tënde është gjurma më e madhe e ndikimit të besimit në ty. Kulmi i kësaj duhet të jetë në natën e Kadrit. Nata e sotme është nata e lutjes së përbashkët të melaqeve, njerëzve dhe gjithë universit. Xhamitë, mesxhidët, shtëpitë dhe vendet tjera anë e kënd botës marrin frymë me lutje të qetë. Çdo gjë është në lëvizje: trupi, mendja, zemra dhe shpirti. Kjo lutje do të zgjat tërë natën pa pushuar deri në agimin e qetë. Pejgamberi (a.s.) thotë: “Kur vjen nata eKadrit, zbret Xhibrili me grupe melaqesh duke bërë lutje dhe duke i përshëndetur të gjithë ata që janë duke u lutur në këmbë, ulur dhe duke përmendur All-llahun (xh. sh.). Nata e kadrit është nata e lutjes, në të cilën pranohet çdo lutje e sinqertë. “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (Bekare, 186) Nata e mbështetjes së plotë në All-llahun(xh. sh.): “Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” (Talak, 3) Nata e vërtetimit të besimit, nata e tevhidit dhe e deklarimit të sinqertë të La ilahe il’lall-llah – Formula e monoteizmit.Pejgamberi (s) ka thënë: “Gjëja më e mirë që unë dhe pejgamberet para meje e kemi shpreh është: Nuk ka zot përveç All-llahut...” Nata e tesbihit dhe e lavdërimit të All-lahut (xh. sh.) Ebu hurejre thotë se pejgamberi (s) ka thënë: Dy shprehje janë të lehta në gjuhë, por të rënda në peshoren e ahiretit dhe të dashura për të Mëshirshmin: “Madhështia dhe falënderimi i takon All-llahut! Madhështia i takon All-llahut të Lartësuar! (Buharia+Muslimi) Nata e leximit/këndimit të Kur’anit: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (Enfal, 2) Nata e vazeve dhe e mësimit të njerëzve “Sadakaja më e mirë është që myslimani e mëson për vete, t’ia mësojë edhe vëllait vet.” Më sa u tha më lartë kuptojmë që qëllimi i kësaj nate është që të riedukojë njeriun, të bëjë më human, më të devotshëm dhe më të mirë. Ta bëjë të vlefshëm për rolin dhe obligimet që i ka marrë nga Krijuesi. Të gjithë ata, të cilët nga Nata e Kadrit nuk dalin të ripërtërirë, rilindur është shenjë që ata nuk kanë qenë të pranishëm aty dhe kanë mbetur të privuar nga të mirat, përfitimet dhe begatitë e saj, e kush mbetet pa të mirat dhe vlerat e saj, ai ka humbur çdo të mirë, pikërisht siç thotë Muhammedi (s): “Po ju vjen Ramazani. Në të ështw një natë më e mirë se një mijë muaj. Atë që e anashkalon vlera e saj, ka mbetur i privuar nga çdo e mirë, e ajo nuk e anashkalon askënd përveç të prishurit (devijuesit).” Prandaj, Nata e Kadrit është data më e rëndësishme jo vetëm në historinë islame, por edhe në historinë botërore. Në këtë natë para 14 shekujve u vendos ura kalimtare prej një epoke të re në të cilën do të jetë i mjaftueshëm për njerëzit zhvillimi i tyre personal që me ndihmën e Kur’anit të kërkojnë e të gjejnë zgjidhje për çdo çështje deri në ditën e Gjykimit. Në këtë natë tërë njerëzimi mori Librin që s’mund të vlerësohet e të krahasohet me asgjë. Në këtë natë, përmes Kur’anit, çdo gjë që ka një domethënie është arsyetuar shprehimisht dhe qartë, janë vendosur vlera të reja dhe kritere të reja, është caktuar fati i popujve të tërë. Nga injoranca dhe për fatin e tij të keq, njerëzimi fare nuk dëshiron të kuptojë domethënien e vërtetë të kësaj nate dhe kriteret e reja që janë vendosur në të, e me këtë humb paqen, suksesin dhe lumturinë më madhështore që i ofrohen përmes islamit: paqen, e cila i përket ndërgjegjes, jetës familjare dhe bashkësisë njerëzore. O Zoti ynë, ne bëmë gabime (gjynahe) ndaj vetes tonë, nëse Ti nuk na fal e nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur. O Zoti ynë prano lutjet tona. O Zot, na i hap dyert e Mëshirës Sate dhe na i lehtëso dyert e furnizimit Tënd. Lavdia dhe çdo falënderim është për Ty o Zoti im! Nuk ka Zot përveç Teje! Prej Teje kërkoj falje, Ty të drejtohem dhe para Teje pendohem! O Mëshirshmi All-llah, Nëse ne Ty të harrojmë, Ti mos na harro ne! O Zot ti je i mëshirshëm, e do mëshirën, më mëshiro mua”

Vizitor- Vizitor
Re: NATA E MADHE E KADRIT
Si ta kërkojmë natën e Kadrit?
Lejletul kadër (nata e kadrit) është nata më e bekuar. Një person i cili e humb atë me të vërtetë ka humbur një sasi të madhe të mire. Nëse një besimtar është shumë i zellshëm për t’ju bindur Allahut dhe për të shtuar veprat e mira në regjistrin e tij, ai duhet të përpiqet që të takohet me këtë natë dhe ta kalojë ate në adhurim dhe në bindje (ndaj Allahut). Nëse kjo do t’i pranohet atij të gjitha gjynahet e mëparshme do t’i falen.
Duke falur namaz nate (kijam ul lejl)
Është e rekomanduar për të bërë një namaz nate të gjatë gjatë netëve në të cilat mund të qëllojë Nata e Kadrit. Kjo tregohet në shumë hadithe, si mëposhtë:
Ebu Dher, radijallahu anhu, transmeton: “Ne agjëruam me të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, në Ramazan. Ai nuk na udhëhoqi në falje aspak deri kur kur kishin mbetur shtatë netë të Ramazanit. Atëhere ai u ngrit me ne (për tu falur) derisa një e treta e natës kishte kaluar. Ai nuk u fal me ne në ditën e gjashtë. Në natën e pestë, ai u fal me ne derisa gjysma e natës kaloi. Kështu ne i thamë:”O i dërguar i Allahut!A po falesh me ne tërë natën?” Ai u përgjigj: “Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit me Imamin derisa (imami) ta përfundojë faljen, është e regjistruar për të që ai është falur tërë natën...”[Transmetuar nga Ibën Ebi Shejbe, Ebu Davud, El-Tirmidhi (i cili e ka bërë autentik), en-Nesai, Ibën maxhe, et-Tahavi (në Sherh Ma’an il-Athar, Ibën Nasr, el-Ferjabi dhe el-Bejhaki. Zingjiri i tyre është i saktë]
Ebu Hurejre, radijallahu anhu, ka transmetuar që i dërguari i Allahut ka thënë: “Kushdo që qëndron (në kijam) në Natën e Kadrit (dhe nëse i bëhet e mundshme atij) nga besimi i tij dhe shpresa (për shpërblimin e Allahut) do t’i falen të gjitha gjynahet e mëparshme”.[El-Buhari dhe Muslimi, me shtesë “dhe nëse i bëhet e mundshme atij” është e regjistruar nga Ahmedi nga një transmetim i Ubade Bin es-samit, nënkupton që është e lejuar për të qënë midis adhuruesve të sinqertë gjatë kësaj nate të bekuar]
Bërja e duave
Është gjithashtu e rekomanduar të bëhen dua të gjata gjatë këtij muaji. Aisha, radijallahu anha, ka transmetuar që ajo e ka pyetur të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem: ”O i dërguari i Allahut! Nëse unë ta di se cila është nata e Kadrit, cfarë duhet të them gjatë saj?”
“O Allah! Ti je falës dhe ti e do faljen. Kështu më fal”. [I transmetuar nga Ahmedi, Ibën Maxhe, dhe et-Tirmidhi]
Shmagja nga kënaqësitë e kësaj bote për hir të adhurimit
Është e rekomanduar për të shpenzuar më tepër kohë në adhurim gjatë netëve në të cilat Lejletul Kadër (nata e kadrit) është e mundshme të bjerë. Kjo thirrje për shamngjen e shumë dëshirave të kësaj bote bëhet në mënyrë që të sigurohet kohë dhe mendime vetëm për Allahun. Aisha, radijallahu anha, ka thënë: “Kur dhjetë ditët e fundit (të Ramazanit) fillonin, Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, do ta shtrëgonte izarin e tij (ai qëndronte larg nga gratë e tij në mënyrë që të kishte më shumë kohë për adhurim), e kalonte tërë natën zgjuar (duke u falur) dhe zgjonte familjen e tij”.[El-Buhari dhe Muslimi]
Dhe ajo, radijallahu anha, gjithashtu ka thënë: “I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, e shtonte adhurimin më shumë në dhjetë ditën e fundit sesa në ditët e tjera”.[Muslimi]
Shejh Muhammed Nasiruddin Albani
Materiali është i përmbledhur nga: Muhammed Xhibali
Marrë nga: islaam.com
Përktheu: Ammar Ardit Kraja

1. Pasha librin sqarues (te se drejtes nga e kota)!
2. "Ne e zbritem ate ne nje nate te bekuar (ne naten e Kadrit). Ne deshiruam t'u terheqim verejtjen, e njerezit te jene te gatshem."
3. Ne ate (nate) zgjidhet cdo ceshtje ne menyre te prere.
4. Urdher i percaktuar nga Vete Ne. S'ka dyshim se Ne derguam te Derguar dhe, nen....,
5. (E zbritem) Nga Meshira e Zotit tend; Ai eshte degjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44:1-6]
Sic eshte i shenjte muaji i Ramazanit, desha te vecoja me nje pershkrim te shkurter dhe Naten e Kadrit, e cila ka vleren me te madhe se cdo gje tjeter per nje besimtare te devotshem.
Allahu dergoi Kur'anin ne kete nate te cilen Zoti e ka pershkruar si te bekuar. Ne naten e Kadrit zgjidhet cdo ceshtje ne menyre te prere, ne kete nate fati i te gjitha krijesave vendoset per vitin e ardhshem. Ne kete nate shkruhet se kush do te jetoje, kush do te vdes, kush do te shpetohet, kush do te mallkohet, kush do te percaktohet ne Xhennet, e kush do te percaktohet per ne Xhehenem, e kujt do ti dhurohet nderi, kush do te turperohet, ku do te paraqitet thatesia dhe uria, dhe cdo gje tjeter te cilen e deshiron Allahu ate vit.
Kuptimi i "Kadr" eshte nderim ose respektim, dmth. ajo eshte nata e cila nderohet per shkak te karakterisitkave te saja te vecante, dhe pasi qe personi i cili rrin zgjuar gjate kesaj nate ( duke bere ibadet-adhurim Allahu) behet njeri i nderit. Dhe eshte thene se Kadr don te thote shtrengim, ne kuptimin se dituria kur eshte sakte kjo nate, eshte e fshehur. El-Haliil ibn Ahmed ka thene: eshte quajtur Lejlet ul-Kadr (Nata e Kadrit) pasiqe bota shtrengohet nga numri i madhe i melaikeve ne kete nate, dhe Kadr don te thote shtrengim. Allahu thote (perkthim i kuptimit).
Allahu e ka quajtur Lejlet ul-Kadr, per shkak te vleres se madhe te saj dhe statusit te larte me Allahun, dhe pasi qe aq shume mekate falen dhe aq shume te meta fshehen gjate kesaj nate. Pasi qe ajo eshte nate e faljeve. sic eshte percjellur ne el-Sahiihejn nga Ebu Hurejre (Allahu qofte i kenaqur me te) se i Derguari a.s. ka thene: "Kush e fale naten e Kadrit me besim dhe shpresim i falen mekatet qe i ka bere me pare." ( el-Buhaari, 1910; Muslim, 760)
"Allahu dergoi Kur'anin ne nje kohe prej el-Leuh el-Mahfuuz ne Bejt el-'Izzah ne qiellin e pare, dhe pastaj ju shpall te Derguarit te Allahut a.s. ne periudha sipas ngjarjeve gjate njezet e tre vjeteve." (Tefsiir Ibn Kathiir, 4/529)
Ne kete nate, melaiket dhe Shpirti (er-Ruuh), zbresin. dmth, shume melaike leshohen poshte ne kete nate pasi qe eshte shume e bekuar, dhe melaiket zbresin poshte kur bekimi dhe meshira e Allahut vijne poshte, posikur atehere kur recitohet Kur'ani, dhe ato i rrethojne qarqet e dhikrit (tubimet ku perkujtohet Allahu), dhe ato me respekt ndaj tij, i rrahin krahet e tyre per ate i cili sinqerisht kerkon dituri. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Shpirti (er-Ruuh) eshte Xhibrili (alejhi selam), i cili vecanerisht permendet ne kete menyre si shenje respekti ndaj tij.
Kjo nate pershkruhet si paqe, dmth., eshte e sigurte, pasi qe Shejtani nuk mund te ben asnje te keqe ose te shkakton dem ne kete nate. Ne kete nate, shume njerez shpetohen prej denimit per shkak te veprave te tyre per te adhuruar Allahun, Qofte i Lartesuar.
Allahu i fale gabimet e meparme te atij i cili qendron zgjuar dhe falet gjate nates me besim dhe shprese per ta fituar shperblimin nga Ai. Transmetohet ne hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qofte i kenaqur prej tij) se i Derguari a.s. ka thene: "Cilido qe agjeron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa per te fituar shperblim, te gjitha mekatet e tij te meparme do te falen, dhe cilido qe rrin zgjuar gjate Lejlet ul_Kadr (Naten e Kadrit) nga besimi dhe shpresa per te fituar shperblim, te gjitha mekatet e tij te meparme falen." (Buhaari,Muslim). Shprehja "nga besimi dhe shpresa per te fituar shperblim" don te thote, besim ne premtimin e Allahut per kete veper, dhe kerkimi i shperblimit, pa asnje synim ose qellim tjeter, sic eshte kryerja e saj me qellim qe te te shofin te tjeret, etj." (Fet'h el-Beeri, 4/251)
Allahu ka shpallur nje sure qe ka te beje me kete nate e cila do te perseritet deri ne Diten e Ringjalljes, ne te cilen Ai permend nderin dhe vleren e madhe te kesaj nate. Kjo eshte sureja ne te cilen Ai thote:
" Ne e zbritem ate (Kur'anin) ne naten e Kadrit. E c'te beri ty te dijsh se c'eshte nata e Kadrit? Nata e Kadrit eshte me e rendesishme se nje mije muaj! Me lejen e Zotit te tyre (ate nate) te zbresin engjejt dhe shpirti (Xhibrili) per secilen ceshtje. Ajo (qe percakton Zoti) eshte paqe deri ne agim te mengjesit." (El-Kader: 1-5).
I Derguari a.s. e kerkonte kete nate, me shprese se do te perfiton te mira prej eksaj nate dhe ai eshte shembull per kete Ummet (popull).
Nata e Kadrit eshte ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit, sic eshte permendur ne hadithin e Ebu Sa'iid dhe sic eshte permendur ne hadithin e 'Aa'ishes dhe ne hadithin e Ibn 'Umar i cili ka thene se i Derguari a.s. ka thene: "Kerkoni naten e Kadrit ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit".
Eshte me e mundshme te jete njera prej neteve tek, per shkak te hadithit te 'Aa'ishes e cila ka thene se i Derguari a.s. ka thene: "Kerkoni naten e Kadrit ne ditet tek nga dhjete ditet e fundit te Ramazanit." (el-Buhaari, 4/259).
Allahu ka fshehur kete nate ashtu qe roberit e tij do te perpiqen ta kekrojne, dhe do te perpiqen ne adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe oren e xhum'ase. Keshtuqe besimtari duhet te perpiqet me kembengulesi gjate diteve dhe neteve te ketyre dhjete diteve, duke kerkuar naten e Kadrit, dhe duke percjellur shembullin e te Derguarit tone a.s., dhe ai duhet te perpiqet te ben du'a dhe te kerkon afrimin ndaj Allahut.
Transmetohet se 'Aa'isheja ka thene: "Une thash, O i Derguari i Allahut, cka mendon nese deshmoj-perjetoj naten e Kadrit, cka duhet te them?" Ai tha (i Derguari a.s.):
Thuaj: "All-llahumme inneke Afuw-wun Keriimun tuhibbul afwe fe'fuanni"
Perkthimi: "Allahu im, Ti je fales, Bujar dhe e do faljen, ndaj me fal mua." (Imaam et-Tirmidhi (3515) isnedi i tij eshte sahih (i sakte).
Nuk eshte thelbesore per ate i cili e "zene" naten e Kadrit te din se e ka "zene". Qellimi eshte te perpiqet shume dhe te jete i sinqert ne adhurimin e tij, pa marre parasysh se a e din ai se a e ka "zene". Eshte e mundur qe disa prej tyre te cilet nuk e din kete mund te jene me mire me Allahun dhe ne pozite me te lartesuar sesa ata te cilet dinin se cila eshte kjo nate, pasi qe te paret (sahabet-populli i Muhammedit a.s.) u perpoqen shume.
Ne lusim Allahun te pranoje agjerimin tone dhe namazin tone gjate nates., dhe te na ndihmon te perkujtojme Ate dhe te falenderojme Ate dhe te adhurojme Ate ashtu sic duhet. Allahu e bekofte Te Derguarin tone Muhammedin a.s.
ZEKATI I FITRIT
Zekat fitri eshte vaxhib (detyre) per cdo musliman, qofte i vogel apo i madhe, burre ose grua, i lire ose rob. Poashtu eshte e caktuar edhe sasia e caktuar per cdo person nje sa' (kater grushta) si dhe lloji nga ajo qe me teper ushqehen njerezit ne ate vend qofte gru, shiirija, hurma, ullinj apo tjeter.
Koha e dhenies se tij Zekati i Fitrit nxiret diten e Bajramit para se te falet namazi i Bajramit, asdhtu qe koha me e mire per dhenien fillon prej akshamit te nates se bajramit deri sa te falet namazi i Bajramit, mirepo duhet te jepet edhe para kesaj dite (nje ose dy dite), transmeton Buhariu (rahimehullah) se sahabet (populli i te Derguarit a.s.-sahabet) e kane dhene edhe nje dite ose dy dite para dhe kjo eshte ixhma nga ata.
Dhenia e Zekatit te Fitrit dinet e Bajramit para se te falet namazi i Bajramit, nese i kalon ajo kohe atehere obligohet ta jape ate si kompenzim. nga hadithi i ibn Abbasit: "Kush e jep ate para namazit ajo eshte sadaka e pranuar, dhe kush e jep ate pas namazit ajo eshte nje sadaka prej sadakave" dhe ka bere mekat me vonimin e dhenies nga koha e caktuar ngase ka vepruar ne kundershtim me urdherin e te Derguarit a s.
Muslimani e jep per vehte dhe per ata qe ai i furnizon nga grate dhe farefisin si pasoje e pergjithshmerise se fjales se te Derguarit a.s.: "jipne Fitrin per ata qe i mbani me pasuri"
Preferohet dhenia per femijen qe eshte ne bark per shkak se Othamni (Radijall-llahu anhu) ka vepruar ashtu.
Ibn Kajjimi, ka dhene nje shembull per llojin e dhenies te cilit ushqim ipet;
" dhe keto ishin ushqimi me i shpeshte ne Medine, dhe vendet dhe krahinat ku ushqimi eshte tjeter, atyre u takon te japin nje sa'a nga ai ushqim. Dhe nese ushqimi eshte nga grurerat sikur qumeshti, mishi dhe peshku; duhet te japin fitrat e tyre nga ushqimi qe kane ne ate vend cfaredo lloj qofte ai. Kjo eshte fjala e xhumhurit (shumica e dijetareve) dhe eshte e drejte qe nuk leviz dot. Pra lejohet edhe dhenia miell eshte pse hadithi nuk e cek ate, kurse sa i perket dhenies se ushqimit te gatshem ose bukes ajo edhe pse mundet me qene me e dobishme per te vobektit, nga shkaku i rendesise dhe ngase nuk qendron gjate kohe, munden dritherat te jene me te dobishme per ta ngase qendrojne me gjate"
Sa i perket dhenies se fitrave ne vleren e ushqimit, te jipet te holla ne vlere te asaj sasie.
SadakatulFitri duhet te arrije tek konsumuesi ne afatin e caktuar per dhenien e tij, ose tek i autorizuari i cili eshte caktuar per marje ne zevendesim te tij. Nese nuk gjen te autorizuar ne afatin e caktuar i obligohet dhenia e ndonje personi tjeter.
Ketu gabojne disa njerez kur lejne Zekatin e fitrit tek persona te cilet nuk jane te autorizuar nga konsumuesi dhe duhet pasur kujdes.

te lumt klea per kete tem e per kete nat kaq te madhe per ne myslimanet flm nga zemra
Vizitor- Vizitor
Re: NATA E MADHE E KADRIT
Nate e MADHE nata Kadër ! E fituat gjithe kenaqesine dhe lumturine e saj me shpalljen e ketij shkrimi!
Gjakush Tana- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime : 3461
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi : poezia, proza, drama
Re: NATA E MADHE E KADRIT
Uroj se nekete nate te madhe tju plotsohen deshirat te gjithve sidomos atyre qe vuajn nga smundjet e ndryshme sherim sa ma te shpejt e jet te gjat e te shendosh!
Vizitor- Vizitor
Re: NATA E MADHE E KADRIT
viola shkruajti:Uroj se nekete nate te madhe tju plotsohen deshirat te gjithve sidomos atyre qe vuajn nga smundjet e ndryshme sherim sa ma te shpejt e jet te gjat e te shendosh!
AMIN motrushe
Vizitor- Vizitor
Re: NATA E MADHE E KADRIT
Vërtet Nata e Kadrit ka rëndësi shumë të madhe, Allahu e ka cilësuar atë natë të bereqetshme, natë kur bëhet caktimi i ardhmërisë për vitin që vjen, natë në të cilën ka zbritur Libri i bereqetshëm. Ajo natë është më e hajrit se një mijë muaj; në atë natë zbresin meleqtë, ndër ta, veçanërisht, Xhibrili; ajo është paqë që zgjat deri në agim. Të tëra këto nënkuptohen nga hadithet e shumta të Pejgamberit a.s. dhe nga porositë e dijetarëve që kuptuan më së miri dhe besuan atë që porositi i Madhi Zot dhe Pejgamberi i Tij. Kështu njëri prej tyre shprehet:
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Nata E Kadrit
» Muaji i Ramazanit, Nishani shtron iftar, nga Turqia Edi Rama uron Natën e Kadrit
» Nata pa ty......
» 31 gushti, nata e “Hënës së kaltër”
» Aty ku nata nuk ka kuptim..Qytetet me te ndricuar ne bote

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi