Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?

2 posters

Shko poshtë

Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?  Empty Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?

Mesazh nga WebMaster Thu 15 Sep 2011 - 2:48


Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?  Stema_republikes-150x150“Myslimanët për çdo përçarje,mosmarrëveshje duhet t’i drejtohen sheriatit dhe ligjit (Kur’anit dhe Synnetit) të Allahut xh.sh. dhe jo ligjit apo kanunit të Lek Dukagjinit,i cili ka filluar të aplikohet edhe në shtëpitë myslimane. Ne nuk kemi nevojë për ligjet e huaja.”

Kjo asht thirrja,qe me rastin e Ramazanit,teologu Arben Halluni,zevendes myftiu i Shkodres,i bani besimtarve ne shkrimin e tij:“Unifikim dhe jo ndarje,vllazerim dhe jo perçarje” te publikuem .:Sheriati është përmbledheje e ligjeve fetare dhe shtetëror të fesë Islame që praktikohen në Shtete Islamike si Iran,Irak,Arabi Saudite etj. Përmbledhjen e parë të këtyre ligjeve e ka bërë Esh-Shafiu. Kjo përmbledhje e ligjeve në shtete islamike shërben si kushtetuta në shtete e sistemeve tjera.)

Une kam respekt per kleriket,te cilet predikojne mesimet e mira te “Librave te Shejte”. Por kjo nuk do te thote,qe keto mesime te merren kallep,pa ba pyetje dhe rrahje mendimesh,tue mbrojte seicili lirisht dhe ne menyre te qytetnueme pikpamjen e vet,keshtu qe askush nuk do te kishte te drejte te pretendoje se ndihet i ofenduem. E Verteta nuk ofendon kerkend! Nga pohimet e masiperme te teologut Arben Halluni mue me lindin dy pyetje:

1) A asht i huej per shqiptart Kanuni i Lek Dukagjinit?

2) Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?

1) A asht i huej per shqiptart Kanuni i Lek Dukagjinit?

Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?  Dr-prof-Iismet-Elezi(Ne foto Dr.Prof.Ismet Elezi datelindja 1920)

Mbasi studimi i kanuneve dhe ne pergjithesi i “Te drejtes zakonore” nuk i perket teologjise,por i perket jurisprudences,pergjegjen e ketyne dy pyetjeve po e kerkoj ne studimet e njenit prej juristve shqiptar ma te njohtun ne kete fushe dhe pikrisht te dr.prof. Ismet Elezit ( shih ne Google –Ismet Elezi ketu ne foto ). Ne vitin 1999 doli nga shtypi ne Tirane libri monumental i dr.Prof. Ismet Elezit me titull:“MENDIMI JURIDIK SHQIPTAR” me 326 faqe. Ne kreun e XVI (faqe 89-122) profesori trajton çeshtjen “Kuptimi i se drejtes zakonore shqiptare,burimet dhe parimet e saje”. Ma poshte do te citoj nga ky kapitull disa pjese,te cilat i japin pergjegje ketyne dy pyetjeve:

- “ E drejta zakonore shqiptare,e trasheguar qe nga iliret dhe gjate gjithe historise se zhvillimit te shoqerise shqiptare veçanerisht gjate mesjetes kur Shqiperia ishte nen sundimin osman (Shek XV deri ne fillim te shek. XX) nuk ka qene statike,por eshte ndryshuar duke lene ne harrese norma te vjetra dhe duke u pasuruar me norma te reja,po nuk u asimilua nga ligjet e shteteve pushtuese”.
- “Normat e se drejtes zakonore jane krijuar nga mençuria popullore,nga pleqte anonim (pleqesi),kuvendet e burrave te zakonit dhe jane ruajtur ne kujtesen e popullit.”


- “Normat e se drejtes zakonore shqiptare,ne tersine e tyre perbejne nje sistem juridik nga me te vjetrit ne Europe.”

- “Burimet kryesore te se drejtes zakonore shqiptare jane:“Kanuni i Leke Dukagjinit”,i mbledhur nga Ate Shtjefen Gjeçovi,“Kanuni i Skenderbeut” i botuar nga Dom Frano Ilia,“E drejta zakonore e Laberise” botuar nga Ismet Elezi,“Kanunet e Lumes,Bendes,Çermenikes etj”,“Kanuni i Mirdites” i mbledhur e i botuar nga Pal Doçi dhe “Kanuni i Leke Dukagjinit” simbas variantit te Pukes i mbledhur dhe botuar nga Xhemal Meçi.”

Per te thedhue studimin e te drejtes zakonore shqiptare dr.Pref. Ismet Elezi jep mendimet e studjuesve kryesor nga Shqipnia dhe nga Kosova te citueme ketu poshte:

Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?  Dr.jur.Emid-Tedeschini(Ne foto Dr.Jur.Emid Tedeschini 1909-1989)

1) “Studjuesi i mirenjohur i se drejtes zakonore Emid Tedeschini (ketu ne foto),doktor i shkencave juridike,ka dhene ndihmese te çmuar sidomos me studimet krahasuese te se drejtes zakonore me ate romake dhe gjermane. Ne rradhe te pare Tedeschini ka bere nje pune serioze per rikostruktimin e sistemimin e Kanunit te Leke Dukagjinit,duke u mbeshtetur ne Kodet bashkekohore.”;“ Ne qofte se Tedeschini do te kishte vazhduar me tej studimet krahasuese te se drejtes zakonore shqiptare me te drejten e vendeve te tjera,s’ka dyshim,se do te kishim nje veper monumentale ne fushen e mendimit juridik. Megjitheate,edhe me ate qe ai ka dhene,E.Tedeschini,mbetet nje shkencetar i shquar shqiptar,nje erudit i madh,poliglot dhe punetor i palodhur i shkences”,

2) “Studjuesi tjeter i njohur doc. Vangjel Meksi,i ka dhene shkences juridike shqiptare,perfshire historine e shtetit dhe te drejtes punime me vlere…. Duke analizuar çeshtjet e shtetit dhe te se drejtes gjate pushtimit turk,V.Meksi ndalet posaçerisht per komisionin e Xhibalit (Gjyqi i Maleve) me qender ne Shkoder (rreth vitit 1856,emruar nga Valiu i Shkodres). Ne baze te te dhenave arkivore autori provon se ndonese zbatohej Kanuni i Leke Dukagjinit,vendimet e Komisionit te Xhibalit merreshin ne gjuhen shqipe ( per kete jep edhe dy shembuj). Megjitheate Komisioni i Xhibalit nuk u pranua nga malesoret e Veriut,sepse konsiderohej vegel e pushtuesve te huaj,prandaj ato vepronin simbas traditave e zakoneve te tyre shekullore.”;“Ndihmesa e tij (Vangjel Meksit) behet edhe me e madhe me artikullin “Kanuni i Skenderbeut dhe Kanuni i Leke Dukagjinit-monumente me vlere te se drejtes shqiptare”. V. Meksi thekson se edhe populli ilir,ashtu si ai romak e grek,kishte te drejten (zakonore) te tij”,

3) “Nder autort shqiptar qe kane dhene nji kontribut te madh eshte studjuesi kosovar Prof. Syria Popovçi,me nje varg studimesh shkencore per te drejten zakonore shqiptare”,“…Lidhur me origjinen e Kanunit te Lek Dukagjinit parashtron pikpamjet e ndryshme….. pa mohuar faktorin subjektiv –roli i Lek Dukagjinit dhe i Skenderbeut…..”.

4) “Nder studjuesit shqiptar qe ka treguar interesim per te drejten zakonore shqiptare ka qene juristi Zef Benusi duke zhvilluar temen “Zakonet juridike”.

Ne faqet vijuese te ketij kapitulli dr.Prof. Ismet Elezi flet per studjuesit shqiptar te tjere nga Shqipnia e nga Kosova,te cilet kan dhane nji kontribut te vlefshem ne studimin e te drejtes zakonore shqiptare si dhe per punimet e tyne,gja qe nuk asht objekt i ketij shkrimi.

Me sa citova ma nelt del pra e kjarte se:

1) Zakonet shqiptare te permbledhuna ne Kanunin e Leke Dukagjinit,ne Kanunin e Skenderbeut,te Laberise etj. nuk jane zakone te hueja,por jane zakone te mirefillta shqiptare,te cilat e kan zanafillen qyshe nga kohet e para-ardhesve te tyne ilir,

2) Se zakonet shqiptare perbajne nji sistem juridik nder ma te vjetrit ne Europe,

3) Se shqiptart nuk i kan huazue zakonet e tyne nga te tjeret dhe

4) Se zakonet shqiptare nuk muejti asnji pushtues ti zevendesoje me ligjet e veta.

Natyrisht Kanuni i Lek Dukagjinit,si dhe zakonet e vjetra shqiptare ne pergjithesi,kane qene te huej si per turqit e ardhun,ashtu edhe per sllavt e ardhun ma vone ne Shqipni dhe per konseguence logjike edhe per pasardhesit e tyne te mavonshem te mbetun ne Shqipni,per te cilet “Mesuesi i Popullit” Hamdi Bushati,shkodrane i mirefillte,i fisit te Bushatlive,ka shkrue ne librin e Tij me vlera te medha historike “SHKODRA DHE MOTET”,ku Ai ne kapitullin e VI (faqe 283-313) trajton temen:“Familjet shkodrane me prejardhje te huej”. Nji nder keto familje shkodrane me prejardhje te huej dhe pikrisht me prejardhje sllavo-malazeze kristjane te konvertuem ne musliman (Te quejtun ne Shkoder “Podgoriçan” nga fjala “Pogdorice”),qe per kete aresye u debuen nga vlleznit e tyne te gjakut sllavokristjan,asht edhe familja “Hallunoviq”,qe ne Shkoder thirret “Halluni”. Prandej,vetem nga pikpamja e origjines sllave te familjes se tij,teologu Arben Halluni mund te kete te drejte te thote per Kanunin e Lek Dukagjinit dhe ne pergjithesi per Zakonet e vjetra shqiptare se “Ne nuk kemi nevojë për ligjet e huaja”.

2) Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?



Ashtu siç e ka thane ma nelt dr.Prof. Ismet Elezi “E drejta zakonore shqiptare… nuk ka qene statike,por eshte ndryshuar duke lene ne harrese norma te vjetra dhe duke u pasuruar me norma te reja,po nuk u asimilua nga ligjet e shteteve pushtuese”. Me gjithe ndryshimet gjate viteve,disa zakone te vjetra shqiptare kan mbete mbrapa ne krahasim me hapat e jetes ne shekujt e fundit. Prandej keto zakone nuk mund te zbatohen ne kohen e sotme. Aqe ma pak mund te zbatohet sot nga populli shqiptar ligji i huej teokratik i Sheriatit,qe dikur,shekuj ma pare,pushtuesi turk tentoi pa rrezultat t’ua imponoje shqiptarve. Mund te provohet me citime konkrete se te dyja keto ligje,kjofte Kanuni,kjofte Sheriati,permbajne pika,qe jane ne kundershtim me Kushtetuten,me Kodin Civil dhe me Kodin Penal shqiptar.

Prandej shkodrant dhe shqiptart ne pergjithesi,duhet te sillen ne shtepite e tyne ne perputhje me Kushtetuten e Shtetit laik shqiptar.

Paul Tedeschini,13.03.2010
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?  Empty Re: Kanuni,Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 18:54

Perseri vazhdojne me keto gjera,e pastaj shpresojme te anetaresohemi ne europe.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi