Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Vlorë, "Çezari dhe Pompei", në fund të detit  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Vlorë, "Çezari dhe Pompei", në fund të detit  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlorë, "Çezari dhe Pompei", në fund të detit

Shko poshtë

 Vlorë, "Çezari dhe Pompei", në fund të detit  Empty Vlorë, "Çezari dhe Pompei", në fund të detit

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 5:06

Një ekspeditë e përbashkët italo-shqiptare do të nisë së shpejti punën në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Orikut, 25 km larg qytetit të Vlorës. Ekspedita do të fokusohet kryesisht në zonën nënujore të lagunës me të njëjtin emër, ku fshihet një pjesë e qytetit të lashtë. Drejtori i parqeve arkeologjike Amantia-Orik, Gëzim Llojdia, u shpreh për gazetën "Shqip" se "ideja për të filluar këtë ekspeditë, u hodh gjatë një vizite që zhvilloi ditët e fundit në këtë park, një ekspeditë e drejtuar nga Adrian Anastasi, drejtor i arkeologjisë nënujore Durrës dhe Xhulian Volpe, rektor i Universitetit të Foxhias (Itali), të cilët realizuan një rikonjicion të sitit arkeologjik Orik, në kuadrin e projektit "Liburnia", që ka nisur të zbatohet në bregdetin jugor të Shqipërisë".

"Liburna" ose arkeologjia shqiptare e nënujit, është një projekt kombëtar, i cili është përfshirë në marrëveshjet 2007-2010 me qeverinë italiane. Ai ka si objektiv studimin e bregdetit shqiptar dhe ndërtimin e hartës arkeologjike të tij. Pjesë e punës së projektit është edhe një kërkim i realizuar para pak javësh në zonën nënujore të Porto Palermos, ku u zbuluan objekte qeramike të shekullit IV dhe u realizua zonifikimi i plotë i kësaj pjese të bregdetit", ta drejtori i parkut të Amantia - Orik, Gëzim Llojdia. Sipas tij, një nga fazat më interesante të projektit, është eksplorimi i sitit arkeologjik të Orikut, ku puna do të përqendrohet në zonën nënujore të lagunës ose siç emërtohet ndryshe, liqeni i Valltos, ku gjenden disa prej veprave monumentale të qytetit antik.

"Gërmadhat e qytetit antik të Orikut (Pashalimani i sotëm), gjenden në pjesën më jugore të gjirit të Vlorës dhe 42 km në jug të Apolonisë, në një skelë të futur brenda bregut mbi kodrën që mban emrin Paleokastër, e lartë 20 metra mbi nivelin e detit", pohon drejtori Llojdia.

Duke njohur faktin historik se në shek. I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftërash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime, pikërisht kërkimet nënujore do të shtrihen në këtë zonë, ku ushtria e Pompeut u zu në befasi. Në këtë pjesë të liqenit gjendet akropoli, që daton në shek IV, tregu i qytetit etj. Gjatë punës paraprake që bënë pjesëtarët e ekspeditës, e cila do të nisë nga puna në terren në datën 29 korrik, u eksplorua porti i brendshëm (portus introitus), i përmendur prej Çezarit, i cili është lokalizuar në lagunën 2.2 km të gjatë dhe 1.2 km të gjerë, që ka formën e një trekëndëshi me bazë të drejtuar nga deti. Sipas Llojdisë, në ekstremin perëndimor, bankina përshkohet prej një kanali, i cili e lidhte lagunën me detin. Aktualisht, në brendësi të lagunës, nën pasqyrën e ujit, spikasin qartë gjurmët e një muri, me gjerësi 1.80 metra, i cili lidh dy brigjet e saj dhe që është bankina me gjatësi rreth 200 metra, që shërbente për ankorimin e anijeve. Në kapërcyellin e erës sonë, krahas Apolonisë, Oriku dëshmohet si baza kryesore detare e Çezarit në Shqipërinë e Jugut. Përmendja e tij si qytet me mure mbrojtëse, i pajisur me garnizon, tregon vazhdimësinë e jetës si qendër e fortifikuar edhe nga fundi i periudhës republikane. Nga ana tjetër, ndërtimi i teatrit në shek. I të erës sonë, dëshmon se Oriku edhe gjatë kohës perandorake, jetoi një periudhë lulëzimi. Forcën e tij jetësore e dëshmon dhe veprimtaria ndërtuese e Herod Atikut, pas tërmetit të shek II. Porti i qytetit, siç e përmend Çezari, ka qenë nga ana e lagunës, ku dallohen dhe muret nën nivelin e detit. Kjo dëshmon se, gjatë shekujve ka ndodhur ulja e ngadalshme e bregut nën ujë, si edhe mbushja me aluvione e portit, sqaron drejtori i parqeve arkeologjike të Amantia-Orik. Sipas tij, aktualisht, kanali është bllokuar, duke e lënë liqenin të izoluar dhe vetëm me një furnizues uji, që aktualisht është një dajlan peshku. Për këtë arsye, objekt i punës së ekspeditës së përbashkët italo-shqiptare, që do të nisë nga puna në datën 29 korrik, do të jetë dajlani e më pas liqeni, i cili ka një grykë furnizimi, i mbuluar pjesërisht nga aluvionet dhe rëra.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi