Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Filmi “Cezari duhet të vdesë” triumfon në Berlinale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Filmi “Cezari duhet të vdesë” triumfon në Berlinale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filmi “Cezari duhet të vdesë” triumfon në Berlinale

Shko poshtë

Filmi “Cezari duhet të vdesë” triumfon në Berlinale Empty Filmi “Cezari duhet të vdesë” triumfon në Berlinale

Mesazh nga Emona Tue 21 Feb 2012 - 4:18

Filmi “Cezari duhet të vdesë” triumfon në Berlinale BerlinaleKur presidenti i jurisë ndërkombëtare në edicionin e 62-të të Berlinales, Mike Leigh, në ditën e parë të festivalit kishte thënë se “është koha për valën e filmit evropian”, shumëkush e kishte menduar vetëm si deklaratë. Një javë më pas, të gjithë u binden se fjalët e Leighit kanë dashur të thoshin diçka për fituesin.

”Kur themi film evropian, nënkuptojmë diçka të mençur e me kapacitet të madh intelektual. Filmi fitues është tamam kështu”, e ka komentuar Leigh filmin italian “Caesar Must Die” nën regji të vëllezërve Paolo e Vittorio Taviani, raporton sot Koha Ditore. Filmi i tyre, të shtunën mbrëma, është shpallur më i miri i edicionit të 62-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Filmi që tenton të tregojë universalitetin e gjuhës së Shakespeare, nëpërmjet vendosjes së aktorëve në pozicione që u duhet të kërkojnë rolin e tyre e që realisht është i pamundur, ka marrë trofeun më të vlerësuar të festivalit, “Golden Bear”.

Çmimin e dytë më të rëndësishëm të festivalit, “Silver Bear” që njihet si çmimi i madh i jurisë ka shkuar tek ai nën regji të Bence Fliegaufit “Just The Wind”, një bashkëprodhim mes Hungarisë dhe Gjermanisë. “Ariun e Argjendtë” për regjisorin më të mirë e ka marrë Christian Petzold për filmin “Barbara”. Të njëjtin çmim për aktoren më të mirë e ka rrëmbyer Rachel Mwanza për rolin e saj në filmin “Rebelle” nën regji të Kim Nguyen, ndërsa kolegu i saj Mikkel Boe Folsgaard është nderuar si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin nën regji të Nikolaj Arcelit “A Royal Affair”. I njëjti film është vlerësuar nga juria edhe me çmimin “Silver Bear” për skenarin më të mirë. Çmimin e kanë marrë skenaristët Nikolaj Arcel e Rasmus Heisterberg.

Në ceremoninë përmbyllëse të edicionit të 62-të të Berlinales është ndarë edhe çmimi “Alfred Bauer Prize” që jepet në nderim të themeluesit të festivalit për filmat më inovativ që këtë vit i ka takuar filmit “Tabu” nën regji të Miguel Gomes, ndërsa çmimi special “Silver Bear” i ka takuar filmi francez “Sister” nën regji të Ursula Meierit.
Filmi më i mirë i shkurtër i këtij edicioni të Berlinales është shpallur ai me regji të Joao Salaviza “Rafa” që flet për një adoleshent që po e kalon një fazë të zorshme të jetës së tij. Në vlerësimin e jurisë thuhet se filmi ofron një pamje magjepsëse të një periudhe që portretizon një djalosh në prag të burrërisë.

Juria e kategorisë së filmave të shkurtër ka ndarë çmimin special “Silver Bear” filmit “The Great Rabbit” nën regji të Atsushi Wadas, teksa me mirënjohje speciale e ka nderuar regjisoren Guile Martins për filmin e saj “Licuri Surf”. E njëjta juri ka vendosur që filmi “Two ships” nën regji të Justine Trietit të nominohet për “European Film Awards 2012”.

Çmime u janë dhënë edhe filmave që u kushtohen gjeneratave të reja. Çmimi “Ariu i Kristaltë” për filmin më të mirë në këtë kategori i është dhënë filmit nën regji të Olivia Silverit “Arcadia”.

Filmi më i mirë debutues është shpallur “Kauwboy” që ka qenë pjesë e kategorisë “Generation Kplus”, teksa me mirënjohje speciale është nderuar filmi nën regji të Emin Alper, “Beyond the Hill”.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi