Ndikimi islam në shkencën e gjeografis
Faqja 1 e 1
Ndikimi islam në shkencën e gjeografis
Gjeografia ka qenë disiplina e parë shkencore të cilës arabët dhe myslimanët i kanë kushtuar rëndësi të posaçme. Nga lëmi i gjeografisë janë shkruar shumë vepra.
Nuk dëshiroj këtu të flas për zhvillimin historik të gjeografisë arabe, as për veprat e mëdha që kanë shkruar gjeografët arabë dhe myslimanë në të kaluarën, në të cilat kanë begatuar trashigimin kulturor të njerzimit në këtë disiplinë shkencore.
Këto vepra shkencore si dhe shumë instrumente të navigacionit dhe harta gjeografike, i kanë shfrytëzuar lundruesit evropianë në udhëtimet rreth botës, në zbulimin dhe hulumtimin e pjesëve të ndryshme të planetit tonë.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Ndikimi islam në shkencën e gjeografis
Gjeografia - nevojë për arabët
Interesimi i arabëve për gjeografi, në masë të madhe, është fryt i mesit në të cilën kanë jetuar. Aktiviteti i tyre i parë ka qenë në shkretëtirë. Ajo i ka detyruar të mbledhin sa më shumë shënime (informata) gjeografike. Lëvizja në shkretëtirë ka qenë shumë e vështërsuar dhe gati e pamundur në qoftë se nuk ka pasur shënime të duhura mbi yjet dhe trupat tjerë qiellorë të cilët arabëve i kanë shërbyer si mjete të vetme të orientimit në hapësirë. Edhe si blegtorë ata kanë qenë të detyruar të njohin rrethin e afërt dhe të largët që të mund të gjejnë burime të reja të ujit dhe kullosa të begatshme.
Poezia paraislame arabe përfshin shumë fakte gjeografike dhe përshkruan shumë dukuri dhe ngjarje në shkretëtirë dhe si e tillë ajo është bërë njëra prej burimeve të rëndësishme të gjeografisë arabe. Në poezinë paraislame hasim në shumë emra të rrafshinave, burimeve, bjeshkëve, kodrave dhe vendeve historike. Vetëm një shikim në shtatë apo dhjetë "muallaka" vërehet se sa rëndësi arabët i kanë kushtuar gjeografisë dhe rrethit në të cilën kanë jejtuar. Këto njohuri gjeografike janë përcjellë brez pas brezi. Tradita e poezisë ka qenë diç më hyjnore të cilës arabët gjatë shekujve i kanë kushtuar rëndësi të madhe. Për këtë arsye nuk duhet të habitemi nëse gjejmë gjeografinë në mes të disciplinave shkencorë me të cilat, zakonisht, janë marrë filozofët. Al-Asmei (shek. VIII) ka qenë filozof i madh, por njëkohësisht ka qenë edhe gjeograf i madh. Lidhja me gjeografinë është nbajtur deri në kohën e re. Kjo shifet edhe te Al-Zubejdi në fjalorin e tij të madh "Tagj al-ans".

Islami zgjon interesimin për gjeografi
Islami është paraqitë në shekullin e shtatë dhe vetëm pas dy shekujve shteti islam ka përfshirë një territor të madh në kontinentin e Azisë dhe Afrikës. Ky zgjerim i shtetit islam ka shtuar interesimin më të madh për gjeografinë e territoreve të çliruara. Ka qenë nevojë nga aspekti politik, administrativ dhe tregëtar të njihen vendet e çliruara, rrugët dhe largësia e disa regjioneve të një shteti kaq të madh. Ndërsa para kësaj edhe haxhi, njëri nga shtyllat e islamit, ka paraqitë nevojën e njohjes së rrugëve tokësore dhe detare deri në Mekke dhe Medinë. Njëkohësisht haxhi ka qenë edhe faktor shumë me rëndësi për zgjërimin e marrëdhënieve dhe këmbimin e mendimeve në mes të myslimanëve. Mekka u bë qendër në të cilën mblidheshin me dhjetra mijëra myslimanë të kombeve të ndryshme nga mbarë bota. Mes tyre ka pasë udhëpërshkrues të cilët kanë shkruar udhëpërshkrime me vlera të përhershme.

Arabët dhe trashëgimi i vjetër kulturor
Me zgjerimin e shtetit islam myslimanët kanë ardhë në kontakt me kulturën dhe civilizimin greko-romak, prej të cilës, edhe pse ishte e bazuar në idhujtari, kanë arritur të veçojnë ato gjëra të cilat nuk kanë qenë në kundërshtim me ideologjinë islame.
Puna kërkimoro-shkencore para paraqitjes së islamit ishte në rënie të vazhdueshme. Shkencëtarët grekë dhe ata të cilët kanë pranuar filozofinë e tyre nuk kanë arritur të kënaqin filozofët-teologë të krishterë në shekujt e parë të krishterizmit. Arabët me formimin e shtetit e kanë ringjallë filozofinë greke, shkencën dhe kulturën dhe kështu kanë vënë lidhje në mes të kulturës së vjetër të pasur dhe me të ariturat e reja shkencore. Grekët kanë qenë popull i qytetëruar dhe kulturuar, romakët luftëtarë dhe pushtues, ndërsa myslimanët i kanë pasë që të dy vetitë. Kanë krijuar shtet të madh i cili ka qenë i mbështetur në themelet e larta dhe ligje e kulturë e cila nuk ka qenë e kënaqur vetëm me atë lokale, por ka pranuar të arriturat kulturore të popujve të cilët paraprijnë në historinë e njerëzimit. Me çlirimin e Sirisë, arabët kanë ardhur në kontakt me krishterët nestorianë, mbrojtësit e njohurive të vjetra, dhe prej tyre kanë marrë dhe përkthyer shumë vepra greke dhe njohuri të popujve lindorë.
Pas çlirimit, kanë filluar punën kërkimore-shkencore. Hulitët prej dinastisë Abbasite kanë meritë të madhe për to. Ata kanë përkrahë këtë punë kërkimore-shkencore. Në gjuhën arabe kanë përkthyer veprat më të njohura dhe më të mëdha të shkruara në gjuhët tjera. Në këtë kanë qenë tolerantë gjer në kufi të fundit. Kanë shfrytëzuar nga të gjitha vendet e botës, pa marë parasysh përkatësinë e tyre fetare dhe kombëtare. Kulminacionin e vet kjo punë shkencore e ka arritë në kohën e halifit Al-Me'mun. Flitet se përkthyesve peshën e veprës së përkthyer ua ka paguar me ari. Bizantinët janë çuditur me këmbëguljen e myslimanëve që në kuadër të ndonjë kontrate t'iu ipet edhe ndonjë vepër greke.
Duke iu falënderuar aktivitetit përkthyes të myslimanëve, shumë dorëshkrime greke janë ruajtur nga shkatërrimi, dhe përkthimi në këto suaza u bë njësoj i rëndësishëm sikurse edhe krijimtaria origjinale. Fati ka qenë që shkenca greke ishte shumë e zhvilluar në Siri kur e kanë çliruar Arabët, kështuqë përkthyesit gjerësisht kanë sqaruar tekstet më pak të qarta greke dhe në këtë mënyrë ua kanë lehtësuar punën shkencëtarëve të perëndimit që më lehtë të kuptojnë dhe të thellohen.
Në këtë mënyrë myslimanët kanë ruajtur ato vlera në të cilat sot mbështetet kultura dhe qytetytërimi evropian, kanë ruajtur qytetërimin dhe kulturën greke, me këtë edhe lidhjen në mes të kaluarës dhe sotmes së Evropës.

Arabët dhe njohuritë gjeografike greke
Njohuria gjeografike greke, kulminacionin e vet e ka arritur në kohën kur Ptolomeu ka shkruar veprën e tij "Sistemi i madh matematikor i astronomisë" dhe "Hyrja në gjeografi". Nuk do ta teprojmë nëse themi se zbulimet e vjetra gjeografike janë kryer me paraqitjen e këtyre veprave. Prej kësaj kohe dhe gjatë tërë shekullit mesjetar, Evropa ka jetuar në detin e errësirës. Myslimanët kanë ruajtur kulturën e vjetër greke të cilën e kanë trashëguar. Veprat e para që kanë tërhjeq vëmendjen e arabëve janë veprat e cekura të Ptolomeut nga gjeografia.
"Sistemin e madh matematikor të astronomisë" në gjuhën arabe e ka përkthyer Al-Hagjagj ibn Jusuf bin Meta (786-835) me titullin "Al-Magest". Këtë përkthim më vonë e ka reviduar Ibn Kurra al-Hurani (834-901), pas të cilit teksti në gjuhën greke është humbur, ndërsa ka mbetur përkthimi në gjuhën arabe, të cilën në shek. XII në gjuhën latine e ka përkthyer Zherardi nga Kremona (1175). Ky përkthim paraqet vetëm një pjesë të aktivitetit përkthyes të Zherardit, e cila është e lidhur për të gjitha disiplinat shkencore dhe shumë shkrime greke të cilat janë përkthyer në gjuhën arabe[1].
Vepra e dytë e Ptolomeut "Hyrja në gjeografi" e cila në mes të myslimanëve ishte e njohur me titull "Gjeografia" është përkthyer disa herë, ndërsa prej përkthimeve më të mira janë përkthimet e Subit inb Kurra-s dhe Muhammed ibn Musa al-Havarizmi (ka vdek më 850). Kur e ka shkruar veprën e vet të njohur "Suret al-Erd" (Përshkrim i Tokës) në dorë e ka pasur "Gjeografinë" e Ptolomeut, për të cilën Nollino, orientalist i njohur italian, thotë se nuk ekziston asnjë vepër evropiane të cilën do ta krahasojmë me veprën e Al-Havarizmit - me shkrimin më të vjetër arab nga gjeografia, edhe pse Al-Havarizmi në Evropë më shumë është i njohur si matema-ticien se sa si gjeograf[2]. Sartoni, Al-Havarizmin e konsideron, duke pasur parasysh kohën, rrethanat në të cilat ka jetuar dhe vepruar Al-Havarizmi, për matematicienin më të madh të të gjitha kohëve[3]

Evropa dhe kontaktet e saja me shkencën arabe
Shkenca arabe ka rëndësi botërore. Ajo ka pasë sukses t’ua përcjellë trashëgimin e vjetër kulturor të Lindjes dhe Perëndimit popujve të krishterë të Evropës Perëndimore. Popujt europianë kanë ardhur në kontakt me shkencën arabe në Siri gjatë luftërave të kryqëzatave, në Sicili dhe në shtetet arabo-evropiane në Spanjë.
Në shekullin e pestë mysliman ose shek. XI e. r. filluan Luftërat e Kryqëzatave. Këtyre konfrontimeve Evropa ia mvesh petkun fetar dhe në këtë mënyrë mundohet të fësheh qëllimet e saja kolonialiste. Luftërat e Kryqëzatave kanë zgjatur gati dy shekuj me radhë. Pushtuesit europianë kanë menduar se në vendet arabe do të hasin në një popull primitiv dhe të pakulturuar. Duke arritur në kontakt me kulturën dhe qytetërimin arabo-islam ata kanë qenë të detyruar ta nderrojnë këtë mendim. Arabët kanë qenë në nivel të njëjtë kulturor sikur edhe bizantinët të cilët evropianët i kanë marrë si shembull të popullit kulturor dhe përparimtar. Për këtë arsye luftërat e kryqëzatave kanë marrë kahje tjetër dhe janë shndërruar në kohë të vjeljes kulturore përmes të cilës Evropa është njohur me të arriturat shkencore arabo-islame dhe popujve tjerë lindorë.
Arabët qysh në shekullin e IX e kanë zotëruar Sicilinë. Më vonë ata i kanë shtyrë normanët. Normanët kanë qenë adhurues të mëdhenj të shkencës dhe mendimit shkencor.
Ata kanë pranuar kulturën dhe qytetëriminin arabo-islam. Marrëdhëniet e mira në mes të krishterëve dhe myslimanëve në ishull si dhe ekzistimi i gjuhës arabe pranë asaj latine i kanë kontribuar më shumë bashkëpunimit shkencor në mes të dy popujve në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore.
Shembull tipik të një bashkëpunimi të tillë kemi te Al-Idrizi, gjeografit dhe kartografit më të madh të shekullit mesjetar i cili ka punuar në oborrin e Rogjerit të II (rreth 1095-1154), mbret i parë sicilian, djali i Rogjerit të I, grof i Sicilisë në Palermo të Sicilisë. Përveç këtyre dyve ka ekzistuar edhe qendra e tretë e kontaktit në mes të perëndimit me kulturën dhe civilizimin arabo-islam. Ajo qendër ka qenë Spanja arabe (Andaluzia). Spanjës i takon vendi i parë dhe më meritor në përcjelljen e kulturës dhe qytetërimit arabo-islam në Evropë. Perëndimi më shumë ka ditur mbi Spanjën se sa mbi Lindjen Arabe. Universitetet e Spanjës kanë qenë qendra të cilat i kanë vizituar studentët nga të gjitha viset e Evropës.
Në të njëjtën kohë kur Luftërat e Kryqëzatave kanë aritur kulminacionin e vet, në shek. XII në Spanjë me të madhe kanë punuar shkollat përkthyese, posaçërisht shkolla përkthyese e Toledos, e cila ka arritë të përkthejë në gjuhën latine, gjuhë e shkencës në të gjitha viset e Europës, dhe të të folurit në shumë vise të Spanjës, veprat më të mëdha dhe më të rëndësishme arabo-islame. Nga kjo kohë fillon ndikimi kulturor dhe shkencor arabo-islam në Evropë dhe mendimin në evropian, i cili do të zgjasë gati plot tre shekuj.
Edhe pse shkolla përkthyese e Toledos nuk ka pasur dimenzionet e shkollës përkthyese të Bagdadit, prapëseprapë ka pasë rol të madh në përhapjen e shkencës, kulturës dhe civilizimit arabo-islam në Evropën Perëndimore dhe të Mesme.
Edhe pse kjo vulë e madhe e krijimtarisë shkencore dhe kulturore, e cila ka filluar në Egjipt, Babiloni, Asiri dhe Feniki, është udhëzuar në Greqi e cila më vonë është kthyer prapa në formë të kulturës dhe qytetërimitit grek, të cilën arabët e kanë përpunuar dhe plotësuar me burime indiane dhe pastaj e kanë përshkruar në veprat e veta shkencore, pastaj si të tillë nëpërmjet të Afrikës kanë e transmetuar në Spanjë, prej së cilës përmes qendrave shkencore është shpërndarë në Francë, Gjermani, Itali, Angli dhe vende të tjera të Europës.

Ndikimi i gjeografisë arabo-islame
Nuk dëshirojmë këtu të flasim mbi kontributin e myslimanëve në këtë disciplinë shkencore, posaqërisht në gjeografinë deskriptive dhe astronomi, sepse mbi to janë shkruar me dhjetra libra në shumë gjuhë[4], por dëshirojmë vetëm të tregojmë dhe të sqarojmë se si shkrimet arabo-islame kanë qenë bazë në të cilën është mbështet renesansa europiane e kohës së re. Shkencëtarët arabo-islam përmes vëzhgimeve astonomike, shqyrtimit të traditës dhe duke ndarë atë që është e vërtetë dhe shkencore nga jo e vërteta.
Ata ua kanë ndriçuar rrugën lundruesve europian, të cilët, kanë pranuar në të arriturat e tyre, kanë vazhduar udhëtimin rreth botës në zbulimin dhe hulumtimin e pjesëve të pazbuluara të planetit tonë.

Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografike dhe udhëtimi në pjesët e pazbuluara të botës kanë qenë pikënisje e zgjimit europian. Këto zbulime gjeografike nuk do të përfundonin sikur europianët të mos kishin aritur deri te shkrimet gjeografike arabo-islame dhe instrumentet e navigacionit të cilët iu kanë lehtësuar lundrimin në detin e hapur. Myslimanët kanë dhënë kontributin e vet të plotë në zbulimin e pjesëve të pazbuluara të botës. Ata kanë njohur tërë Europën me përjashtim të pjesëve veriore të saj të cilët edhe vetë europianët kanë zbuluar në kohën e re. Gjithashtu kanë njohur Azinë Jugore dhe Jugperëndimore, Afrikën Veriore deri në Ekuador, bile edhe ndër te. Ata hollësisht kanë përshkruar pjesët për ta të njohura të botës. Al-Mesudi, për shembull, në veprat e veta ka shkruar mbi erërat sezonale në oqeanin Indian dhe ndikimin e tyre në lundrim.
Al-Biruni ka konstatuar se India në të kaluarën ka qenë gji detar të cilin lumenjtë nga Himalajet e kanë mbushur me shtresa pjellore dhe kështu kanë shndërruar në tokë pjellore. Ai ka treguar edhe mbi të ashtuquajtur kohët e detit dhe ka skjaruar se ato lindin nën ndikimin e forcës tërheqëse të Hënës në sipërfaqe të detit. Përveç kësaj, gjeografët mysliman kanë folur mbi gjeografinë ekonomike të vendeve që kanë njohur, mbi pasuritë nëntoksore, prodhimet bujqësore, rrugët, popullsinë, jetën shoqërore dhe sociale. Puna kërkimore-shkencore sot ka vërtetuar rëndësinë e të dhënave (shënimeve) të cilat i kanë mbledhur gjeografët arabo-islam mbi vendet e pazhvilluara. Këto shënime mbi vendet e pazhvilluara më vonë kanë shfrytëzuar udhëpërshkruesit dhe hulumtuesit europian në periudhën e zbulimeve të mëdha gjeografike. Është konstatuar dhe vërtetuar se Europa ka njohur Afrikën dhe brendinë e saj vetëm përmes shënimeve arabo-islame. Reliefi ka qenë pengesë për hulumtimin e brendisë së saj, kështu që aktiviteti i tyre ka qenë i kufizuar rreth brigjeve, ndërsa tërë pjesa veriore ka qenë e njohur myslimanve. Shënimet e myslimanëve kanë qenë burimi i vetëm për gjeografinë e kësaj pjese deri në shek. XIX. Mjajfton të cekim vetëm Az-Zejatin, i njohur në Europë me emrin Leon i Afrikës[5] dhe veprën e tij "Përshkrimi i Afikës" në të cilën detalisht ka përshkruar pjesën veriore të Afrikës. Këtë vepër vetë Leoni ka përkthyer në gjuhën italiane derisa ka qenë në shërbim të papës Leo X[6]

Detaria dhe navigacioni
Udhëpërshkruesit evropian,në masë të madhe,janë bazuar në burimet islame gjatë zbulimit të pjesëve të panjohura të botës. Kjo shifet qart edhe te Marko Pollo i cili ka përdor shumë emra gjeografik në formët arabo-islame dhe persiane. Në shumë udhëpërshkrimet e veta Marko Pollo ka cekur njohuritë,të cilat i ka marrë nga burimet arabo-islame (vizatimet dhe hartat e lundruesve mysliman në Cejlon).
ثshtë dashur që të kalojnë shumë gjenerata të lundruesve europianë që njohuritë e tyre mbi Oqeanin Indian t’iu ofrohen përmes njohurive myslimane. Njohuritë myslimane për këtë oqean kanë qenë bazë mbi të cilën është mbështetur navigacioni europian i kësaj pjese të botës. Portugezët,qysh nga koha e princit Enrikut Lundrues,kanë tentuar disa herë që të arrijnë në Indi. Kur lundruan kah brigjet perëndimore të Afrikës,tentuan që të mos largohen shumë prej brigjeve. Në vitin 1487 Bartollomeo Diazi ka arritur që të lundrojë rreth Kepit të Shpresës së Mirë, të cilën e ka emërtuar Bregu I Stuhisë(Cebtomentosa), për shkak të stuhisë dhe erërave të fuqishme në të cilat ka hasur gjatë lundrimit rreth saj. Dijazi ka vërejtur që bregu kthehet kah verilindja dhe për këtë arsye ka vendosur të kthehet në Lisabon.
Pas tij, me të njëjtën rrugë, ka ecur Vasko de Gama. Ka kaluar rreth Kepit të Shpresës së Mirë dhe me vështirësi të madhe ka vazhduar rrugën deri në Malindi Kambi (Kenija e sotme). Këtu, prej detarve mysliman,është informuar se India gjendet në largësi prej rreth 600 ferseh larg kontinentit të Afrikës. Në Malindi, Vasko de Gama qëndroi disa javë duke menduar si të kalojë Oqeanin Indian, për të cilin ka pasur njohuri të pakta,dhe të arrijë në brigjet perëndimore të Indisë. Ishte më se e sigurt se udhëtimi i Vasko de Gamës këtu do të përfundonte. Mirëpo, duke iu falënderuar marrëdhënieve të mira në mes të tij dhe mbretit kambijas, si dhe marrëdhënieve të mira me pilotin Shihabudin Ahmed ibn Maxhidit, njohës i mirë i Oqeanit Indian, Vasko de Gama ka vazhduar rrugën dhe ka arritur në brigjet perëndimore të Indisë më 14 maj 1498,pa vështirësi të madhe. Vasko de Gama me atë rast ka qenë i habitur me shkathtësinë e udhëheqësit mysliman dhe me diturinë e tij për orientim me ndihmën e yjeve.

Deri në atë kohë portugezët për orientim kanë shfrytëzuar Diellin, çka do të thotë se udhëtimi i tyre gjatë natës ka qenë shumë i rrezikshëm.
Historiani Joao de Barros i cili ka udhëtuar me Vasko de Gamën thekson, duke mos përmendur emrin e Shihabuddin Ahmed ibn Maxhidit, se Vasko de Gama e njohu këtë udhëheqës me astrollabin e madh të drurit, me diametër 60 cm dhe busullë. Mirëpo, e gjithë kjo nuk e befasoi ibn Maxhidin, por u befasua lundruesi portugez kur ibn Maxhid ia tregoi hartat detare me sistem koordinativ dhe astrollabin e metalit si dhe instrumente të tjera, me të cilat janë shërbyer lundruesit mysliman.
Shumë historian , duke shkruar për udhëtimin e Vasko de Gamës, pajtohen se udhëheqësi i ekspeditës portugeze ka qenë arab, por nuk pajtohen rreth emrit të tij. Mirëpo, a është ai ibn Maxhidi apo ndonjë arab tjetër,me ndihmën e tij Vasko de Gama ka arritur në brigjet perëndimore të Indis. ثshtë e njohur në qarqet shkencore se termini oqeanografi i pari e ka përdor Shihabuddin Ahmed ibn Maxhid. Nga lëmia e oqeanografisë ka shkruar disa vepra të vlefshme. Në mes tyre, me siguri, më e njohura është "Al-Fevaid". Ai është fryt i eksperiencës së pasur dhe udhëtimit të tij në Oqeanin Indian, në Detin e Kuq dhe Kinez. Këtë vepër në gjuhën frënge ka përkthyer dhe botuar orientalisti francez Gabrijell Ferand (1921-1923). Në këtë libër ibn Maxhid, ka shkruar mbi njohuritë e tij teorike dhe praktike mbi këto detëra,mbi thellësitë e tyre, kanalet, ujëdhesat, gjitë dhe erërat sezonale. Kjo është vepra më e rëndësishme e shkruar në shekullin mesjetar nga lëmia e oqeanografisë. Ajo paraqet njëkohësisht efektin e përparimit të madh të navigacionit mysliman në detari. اdo vepër në shekujt e mëvonshëm, të shkruar mbi gjeografinë e Azisë, siç thekson Joao de Barros, është marrë nga burimet gjeografike arabo-persiane.

Instrumentet shkencore
Rezultate kaq të mëdha myslimanët, i kanë arritur duke iu falënderuar instrumenteve të konstruktuara precize. Gjatë lundrimit në detin e hapur kanë shfrytëzuar gjilpërën magnetike. Disa konsiderojnë se busolla është shpikje kineze, ndërsa të tjerët mendojnë se ajo është greke, ndërsa Gustav Le Ron,në veprën e vet mbi kulturën dhe civilizimin arabo-islam,pohon se busolla është instrument origjinal arab. Në mes të instrumenteve greke,që njëkohëisht janë përdor në detari,kanë qenë: astrollobi dhe armili. Krahas këtyre instrumenteve myslimanët kanë pasur instrumetet e tyre origjinale të cilat i kanë konstruktuar vetë si për shembull: ora e diellit, kolure, katrori etj. Tipi i përsosur i astrollobit "safihah" të Az-Zerkovit ka pasur ndikim të madh te evropianët dhe ka qenë i njohur nga lundruesit evropian disa shekuj me radhë.
Instrumenti "sudas-al-fahri" i Al-Havkudijevit ka qenë bazë e instrumentit bashkëkohor,të njohur me emrin sekstant. Në mes të astronomëve të shumtë mysliman,të cilët kanë konstruktuar një numër të madh instrumentesh në observatoriumin "Sheref al-devle" të Bagdadit,kanë qenë edhe Al-Kavhi dhe As-Sagani.
Për këtë arsye nuk është për t’u befasuar që arabët kanë qenë njohës më të mirë të yjeve dhe janë shërbyer me to për orientim në detin e hapur. Edhe sot, shumë emra të yjeve në gjuhët evropiane kanë bazë arabe si p.sh. Achernar, Aldebaran, Alaid, Altair, Betelguese, Centaurus, Markab, Mirfak, Regal, Famalhut etj.
Ekspozimi ynë do të ishte shumë i gjatë po që se do të flisnim mbi terminologjinë arabe e cila ka kaluar në Evropë dhe këto evropianët i kanë përdor në origjinal.

Madhësia dhe forma e Tokës
Për sa i përket formës dhe madhësisë së Tokës Evropa mesjetar ka qenë shumë e ndarë. Formën e rumbullakët të tokës Augustini i shenjtë e ka konsideruar të pamundur.
Ibn Hordazbeh (ka vdek më 885 e.r.) , Ibn Rusteh (ka vdekur më 903 e.r.), Al-Mesudi, Abu al-Fida dhe shumëtë tjerë, pohimet e tyre mbi formën e rumbullakët të tokës kanë dhënë edhe argumente. Abu al-Fida si argument mbi formën e rumbullakët të Tokës cek se këndi prej së cilës shiqohen yjet në drejtim të veriut rritet nëse shkohet në drejtim të veriut, ndërsa është më e vogël ndaj yjeve të cilët gjinden në pjesën jugore nëse largohemi prej tyre. Këtë kuptim mbi formën e rumbullakët të Tokësa, në të vërtetë, ka treguar lundrimi i Kolombos në drejtim të Perëndimit mund të çojë deri në Juglindje të Azisë dhe Kinës. Gjeografët arabo-islam, pasi kanë konstatuar se Toka ka formë të rrumbullakët, kanë tentuar të masin edhe madhësinë e saj. Greku Eratosten është i pari i cili ka arritur përafërsisht të matë gjatësinë e meridianit në mes të dy poleve dhe, përmes kësaj edhe madhësinë e tokës. Ai ka vërejtur se gjatë verës Dielli gjendet në zenit mbi Asuan, ndërsa devijon për një të pesëdhjetën e rrethit mbi Aleksandri. Për të fituar perimetrin e tokës sipas meridianit, ai gjatësinë në mes të Asusit dhe Aleksandrisë e ka shumëzuar me pesëdhjetë dhe ka konstatuar se gjatësia e meridianit është 66,2 milje.
Matja e gjatësisë së meridianit nga ana e arabëve ndaj matjes së grekve dallohet nga që arabët dretpërsëdrejti e kanë matur largësinë e dy pikave në provincën Sergjov në Irakun Verior. Matja është bërë gjatë kohës së halifit Al-Me'mun, nën kontrollin e djemve të Musa ibn Shakirit, astronomëve dhe matematicientëve të njohur mysliman. Rezultati i matjeve ka qenë 56.625 milja arabe. Këtë rezultat pastaj e kanë shumëzuar me 360 dhe në këtë mënyrë kanë fituar perimetrin e Tokës nëpër pole e cila shumë pak dallohet nga gjatësia e vërtetë e matur në të njëjtin vend.
Shkencëtarët grek kanë pohuar se Toka është e palëvizshme, që nuk lëviz dhe gjendet në qendër të kosmosit. Këto pohime të tyre kanë pranuar edhe shumë gjeograf arab. Por ka pas të tillë, të cilët kanë hudhur sistemin gjeocentrik. Në mesin e tyre padyshim janë: As-Singjari, Ash-Shirazi, Abu al-Feregj, Ash-Shami etj. Kuptimi mbi sistemin heliocentrik te mendimi arabo-islam ka paraprirë disa shekuj para asaj evropiane, dhe në të vërtetë, ka qenë udhë për Kopernikun,i cili në gjysmën e shek. 16 ka vërtetuar se Toka dhe planetet tjera rrotullohen rreth Diellit. ثshtë për tu befasuar se Koperniku është vonuar në vërtetimin mbi lëvizjen e trupave qiellor deri në gjysmën e shek. 16, krahas bazave shkencore të hershme myslimane.

Hartografia
Arabët kanë vërejtur se harta është vegël më e rëndësishme në duart e gjeografëve dhe për këtë arsye kësaj dege të gjeografisë ia kanë kushtuar rëndësi të posaçme. Muhammed ibn Musa al-Havarizmi dhe Al-Behli janë në mes të gjeografëve të parë arabo-islam të cilët veprat e veta i kanë plotësuar me harta gjeografike. Krahas veprës së Al-Havarizmit "Suret al-erd" gjendet përmbledhja e hartave gjeografike,ndërsa krahas veprës së Al-Belhit "Suver al-ekalim", teksti origjinal i të cilit është humbur, gjendet edhe atlasi i parë arab. Gjatë kohës së halifit Al-Me'mun një grup shkencëtarësh mysliman ka punuar në përpilimin e hartës gjeografike të cilën Al-Mesudi e ka emërtuar "As-shra al-Me'munija". Si bazë për përpilimin e saj ka shërbyer gjeografia e Ptolomeut. Ajo ka qenë më e mirë dhe më e qartë ndaj hartave gjeografike të Ptolomeut, Marinos dhe hartografive të tjera antike. Edhe pse arabët nuk kanë qenë origjinal në hartografi, ata kanë ruajtur trashëgiminë e vjetër nga hartografia. Ata fuqimisht kanë qenë nën ndikimin e hartografisë greke, posaçërisht të Ptolomeut ,të cilët i kanë shumë borxh si edhe Evropa. Harta gjeografike e Al-Idrisit (vit. 1154) është gjurmë e vetme e hartografisë.
Hartat gjeografike arabe kanë qenë më të mira, më të qarta dhe më shumë janë përputhur me argumente shkencore,se ato harta gjeografike evropiane të shekullit mesjetar, në të cilët kryesisht ka dominuar mitologjia fetare (Mappae Mundi). Gjurmët mitologjike shifen qartë në hartat gjeogrrafike të Psalterit (rreth vit. 1200), Hetorfordit (1280) Marina Sanotoa (1321), Estea (1459) etj.
Edhe pse të kufizuar, hartografët evropian nuk kanë lënë pas dore njohuritë myslimane,të cilat ata i kanë arritur në këtë degë shkencore. Ndikimi i hartografisë islame është mjaft e theksuar në hartat gjeografike të Mas Marina Sanotoes, me të cilën sqaron bllokadën ekonomike të botës islame. Kraqkovski konsideron se kjo është kopje nga atlasi botëror islam.
Kulminacionin e vet hartografia evropiane e ka arritur me paraqitjen e të ashtuquajturës harta detare "Portoloni". Edhe në këto harta shifen gjurmët e gjeografisë myslimane dhe gjurmët e hartave detare myslimane për udhëtim nëpër Oqeanin Indian. Kimble në veprën e vet "Geography in the middle ages" thekson se në hartën gjeografike të botës, të cilën e ka profektuar Este më 1450 nuk shifet ndikimi i Ptolomeut ,por gjurmët e arabëve dhe e hartografisë së tyre.
Në fund mund të themi se rrënjët e hartografisë bashkëkohore gjenden larg,pra në të kaluarën e hershme. Arabët dhe myslimanët gjatë mesjetës kanë qenë levë në mes të së vjetrës dhe të resë. Ata kanë ruajtur traditën dhe kanë begatuar gjeografinë me zbulime të reja gjeografike, me isntrumente origjinale të navigacionit,me të menduarit e lirë etj. Kontributi dhe ndikimi i tyre në mendimin shkencor mbi gjeografinë ka zgjatur deri në kohën e renesansës evropiane dhe të zbulimeve të mëdha gjeografike.

Similar topics
» Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!?
» MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ
» Civilizimi në Islam
» Kuriozitete ne Islam
» Mbulesa ne Islam
» MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ
» Civilizimi në Islam
» Kuriozitete ne Islam
» Mbulesa ne Islam
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi