Kur'ani Fisnik
2 posters
Faqja 5 e 5
Faqja 5 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
Kur'ani Fisnik
First topic message reminder :
Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar
1. Fatiha
1:1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1:2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
1:3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1:4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
1:5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
1:6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
1:7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!

Vizitor- Vizitor
Re: Kur'ani Fisnik
103. Asr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
103:1. Pasha kohën!
103:2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
103:3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.

104. Humeze
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
104:1. Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),
104:2. Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
104:3. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.
104:4. Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai patjetër do të hidhet në Hutame.
104:5. E çka din ti se ç'është Hutame?
104:6. Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.
104:7. Që depërton deri në loçkë të zemrës.
104:8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
104:9. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.

105. Fil
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
105:1. A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?
105:2. A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?
105:3. Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë!
105:4. Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!
105:5. Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!

106. Kurejsh
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
106:1. Për hir të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!
106:2. Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!
106:3. Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,
106:4. I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!

107. Maun
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
107:1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
107:2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
107:3. Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin.
107:4. Pra shkatërrim është për ata që falen,
107:5. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
107:6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
107:7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).

108. Kevther
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
108:1. Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira.
108:2. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!
108:3. E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.

109. Kafirun
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
109:1. Thuaj: “O ju jobesimtarë!
109:2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
109:3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
109:4. Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
109:5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
109:6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!

110. Nasr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
110:1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
110:2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
110:3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.

111. Mesed
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
111:1. Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
111:2. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
111:3. Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
111:4. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
111:5. E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.

112. Ihlas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
112:1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
112:2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
112:3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
112:4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

113. Felek
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
113:1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
113:2. Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.
113:3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
113:4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
113:5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

114. Nas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
114:1. Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
114:2. Sunduesin e njerëzve,
114:3. Të adhuruarin e njerëzve,
114:4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
114:5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
114:6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.

Ju percolla Kur'anin Fisnik Ne Faqen Tuaj (Forum) Nese Do Gjeni Ndonje Gabim Me Ftoni Ta Ndreqim Bashke
Vizitor- Vizitor
Faqja 5 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
Similar topics
» Kurani dhe Islamizmi jane kontradikta dhe absurditete
» Kur, Ani, Fisnik
» FADIL VATA-SHËMBËLLIM I SHPIRTIT FISNIK E I KARAKTERIT BURRËROR
» Kur, Ani, Fisnik
» FADIL VATA-SHËMBËLLIM I SHPIRTIT FISNIK E I KARAKTERIT BURRËROR
Faqja 5 e 5
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi