Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur'ani Fisnik - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur'ani Fisnik - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur'ani Fisnik

2 posters

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Tue 30 Jun 2009 - 0:42

First topic message reminder :

Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar
1. Fatiha
1:1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1:2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
1:3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1:4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
1:5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
1:6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
1:7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë


Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:01

12. Jusuf
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
12:1. Elif, Lam, Ra. Këto (ajete që t'u zbritën) janë ajetet e librit të qartë.
12:2. Ne e zbritëm atë Kur'an arabisht, ashtu që ta kuptoni.
12:3. Ne me të shpallur të këtij Kur'ani po të rrëfejmë ty (Muhammed) më të bukurin rrëfim, edhe pse para tij ishe nga të painformuarit.
12:4. (përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: “O babai im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde!”
12:5. Ai (Jakubi) tha: “O biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s'ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët”.
12:6. Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, ta mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse e pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is'hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti!”
12:7. Njëmend, për ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqinë e Zotit).
12:8. Kur ata (vëllezërit) thanë: “Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur te babai ynë se ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi”.
12:9. Mbyteni Jusufin ose hidheni diku larg në një vend e babai juaj t'ju dojë juve e pas asaj (pendohuni), bëhuni njerëz të mirë.
12:10. Njëri prej tyre tha: “Mos e mbytni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diç, lëshojeni atë në fund të bunarit, do ta marrë atë dikush prej udhëtarëve”.
12:11. Ata thanë: “O babai ynë, ç'ke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia duam të mirën atij?
12:12. Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë me siguri do ta ruajmë atë”.
12:13. Ai tha: “Unë mallëngjehem po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do ta hajë ujku, kur mungon kujdesi juaj për të”.
12:14. Ata thanë: “Për Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë ne grup kaq i fortë, atëherë ne mos qofshim fare!”
12:15. Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit, Ne i shpallëm: “Ti do t'i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha t'ju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)”.
12:16. E në mbrëmje erdhën duke qarë te babai i tyre.
12:17. Thanë: “O babai ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!”
12:18. E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: “Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. All-llahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju”.
12:19. Dhe atypari kaloi një grup udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kovën e vet (në bunar) dhe tha: “Myzhde! Qe një djalosh!” Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë mirë se ç'vepronin ata.
12:20. Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).
12:21. E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: “Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t'ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!” Ja, kështu (sikurse e shpëtuam nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t'ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndrra. All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).
12:22. E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.
12:23. E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!”. Ai (Jusufi) tha: “All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i bëj hile në familje)?”. S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.
12:24. Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t'i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur.
12:25. Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: “Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?”
12:26. Ai (Jusufi) tha: “Ajo m'u vërsul mua!” Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen.
12:27. E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë”.
12:28. E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: “Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!”
12:29. “Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!”
12:30. Një grup nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.
12:31. E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t'i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: “Dilu para atyre!” Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: “All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!”
12:32. Ajo tha: “Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet”.
12:33. Ai (Jusufi) tha: “O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant”.
12:34. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
12:35. Mandej, pasi që vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një kohë ta burgosin.
12:36. Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: “Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë”. E tjetri tha: “Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët”. Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndrrave).
12:37. Tha: “Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos dijë, t'ju përshkruaj atë para se t'ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë e kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahun e as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë”.
12:38. Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is'hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.
12:39. O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?”
12:40. Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:41. O shokët e mi të burgut! Njëri prej juve dyve do t'i japë të pijë verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
12:42. E atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: “Më përkujto mua te zotëriu yt”. Po djalli e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.
12:43. E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini ta interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndrrën time!”
12:44. Ata (paria) thanë: “Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentimin e ëndrrave të tilla”.
12:45. E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: “Unë ua tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)”.
12:46. (E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtë, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tharë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata ta kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
12:47. Ai (Jusufi) tha: “Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lereni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani.
12:48. Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
12:49. Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjithësi)”.
12:50. E mbreti tha: “Ma sillni mua atë (Jusufin)!” Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai itha: “Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: Ç'është puna e grave që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:01

12:51. Ai (mbreti) tha: “Çka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?” Ato thanë: “Zoti na ruajt, ne nuk dimë ndaj tij asnjë të keqe!” Gruaja e ministrit tha: “Tash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të drejtit!”
12:52. “Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve.
12:53. Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që falë e mëshiron shumë.
12:54. Mbreti tha: “Ma sillni mua atë, thjeshtë ta veçoj për veten time!” (Ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: “Tash ti ke te na pozitë dhe je i besueshëm”.
12:55. Ai (Jusufi) tha: “Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm”.
12:56. Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mirat tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.
12:57. Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.
12:58. Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i njohtu, ndërsa ata nuk e njihnin.
12:59. E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: “Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë!”
12:60. E nëse nuk ma sillni atë (vëllain), Ju nuk do të merrni tek unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
12:61. Ata thanë: “Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do ta bëjmë atë!”
12:62. Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë u tha: “Vëndojeni mallin e tyre (barrën që e kishin sjellë për të blerë drith) në barrët e tyre, ashtu që kur të kthehen te familja e tyre (t'i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te ne”.
12:63. E kur u kthyen te babai i tyre thanë “O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejoni të vijë me ne vëllai ynë (Binjamini) që të marrim ushqim, e ne do ta ruajmë atë (nga çdo e keqe)”.
12:64. Ai (Jakubi) tha: “A t'ju besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve”.
12:65. E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: “O ati ynë, çka duam më tepër, qe, ky është malli ynë që na u kthye, do ta furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë (për sundimtarin)”.
12:66. Ai (Jakubi) tha: “Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma jepni besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeni”. E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha: “All-llahu është garantues për këtë që e thamë”.
12:67. Po ai (Jakubi) tha: “O bijt e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t'i mbështeten ata që besuan.
12:68. Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t'u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:69. E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe i tha: “Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!”
12:70. E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: “O ju devexhinj, ju jeni vjedhës!”
12:71. U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: “Çka keni humbur?”
12:72. (shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: “Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!”
12:73. Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: “Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!”
12:74. (shërbëtorët) Thanë: “Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?”
12:75. (vëllezërit) Thanë: “Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!”
12:76. Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur është dëshira e All-llahut! Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.
12:77. (vëllezërit) Thanë: “Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë edhe një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: “Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di më së miri për atë që trilloni.
12:78. Ata thanë: “O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!”
12:79. Ai (Jusufi) tha: “All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!”
12:80. E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: “A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?” Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë!”
12:81. Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!”
12:82. Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç'të themi).
12:83. Ai (Jakubi) tha: “Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!”
12:84. Dhe, ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
12:85. Ata thanë: “Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh”.
12:86. Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini”.
12:87. (Jakubi u tha të bijve të vet) “O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun”.
12:88. (shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: “O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë”.
12:89. Ai (Jusufi) tha: “A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?”
12:90. Ata thanë: “A ti je vetë Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve”.
12:91. Ata thanë: “Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!”
12:92. Ai tha: “Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!
12:93. Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time”.
12:94. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur.” (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
12:95. Ata (që ishin prezent) thanë: “Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje”.
12:96. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: “A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?”
12:97. Ata thanë: “O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!”
12:98. “Më vonë do t'ia kërkoj Zotit tim faljen tuaj”, tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.
12:99. (e morën familjen dhe shkuan) E kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit e tij dhe tha: “Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigurt!”
12:100. Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: “O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është i dijshmi, i urti.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:02

12:101. (Pasi iu plotësua dëshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!”
12:102. Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t'i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.
12:103. Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.
12:104. Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.
12:105. Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.
12:106. Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).
12:107. A mos janë siguruar ata prej dënimit që mund t'u vijë nga All-llahu e t'i mbulojë, ose befas duke mos e hetuar fare t'u vijë katastrofa e përgjithshme.
12:108. Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.”
12:109. Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s'ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?
12:110. (nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t'i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që deshtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zbrapset.
12:111. Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:02

13. Rad
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
13:1. Elif, Lam, Mim, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
13:2. All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.
13:3. Dhe Ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
13:4. E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur.
13:5. E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: “A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhé?” Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra, këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
13:6. E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të mirës, edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S'ka dyshim se Zoti yt u falë njerëzve mëkatet e tyre, por s'ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
13:7. Ata, të cilët nuk besuan thonë: “Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?” Ti je vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
13:8. All-llahu e di se ç'bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.
13:9. Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari.
13:10. Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
13:11. Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.
13:12. Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
13:13. Ndërkaq, murmurima e madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.
13:14. Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t'i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t'i arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).
13:15. Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
13:16. Thuaj: “Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!” Thuaj: “All-llahu!” Thuaj: “A keni pranuar pos Tij zota që nuk kanë mundësi t'i sjellin as dobi e as dëm vetvetes?” Thuaj: “A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?” A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: “All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!”
13:17. Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
13:18. Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është xhehennemi që është shtrat i keq.
13:19. A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
13:20. Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
13:21. Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
13:22. Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
13:23. (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
13:24. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
13:25. E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
13:26. All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).
13:27. E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: “Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “(Iu shpall Kur'ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqijat e shpie në rrugë të drejtë”.
13:28. Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.
13:29. Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.
13:30. Kështu, Ne të dërguam te një popull, para të cilit kaluan shumë popuj, e që t'ju komunikosh atë që Ne ta shpallëm ty, sepse ata janë duke e mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: “Ai (Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai është e ardhmja ime”.
13:31. Sikur të ishte ndonjë Kur'an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?” Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se sikur të donte All-llahu, do t'i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t'i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhri i All-llahut (e të triumfojë Islami). All-llahu nuk e then premtimin.
13:32. Edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!
13:33. A është Ai që përcjell secilin njeri se ç'vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? E ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: “Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le të humbur, për të nuk ka udhëzues.
13:34. Ata kanë dënim në jetën e kësaj bote, e s'ka dyshim se dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë. Ata nuk ka kush t'i mbrojë prej ndëshkimit të All-llahut.
13:35. Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur, e përfundimi i jobesimtarëve është zjarri.
13:36. Ata të cilëve Ne u dhamë shpallje, gëzohen me atë që t'u shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur'anit). Thuaj: “Unë jam urdhëruar që ta adhuroj vetëm All-llahun, e mos t'i bëj shok Atij. Unë vetëm tek Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm tek Ai është kthimi im!”
13:37. Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur'anin) kushtetutë në arabishte. E nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.
13:38. Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
13:39. All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
13:40. Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënim) që ua premtojmë atyre, ose ta marrim (shpirtin) ty. Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse e Jona është llogaria.
13:41. A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s'ka kush që mund t'i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
13:42. Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga i është nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do ta kuptojnë se kujt do t'i takojë ardhmëria e lumtur.
13:43. E ata që mohuan thonë: “Ti nuk je i dërguar!” Thuaj: “Mjafton që All-llahu është dëshmitar midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:02

14. Ibrahim
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
14:1. Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t'i nxjerrish njerëzit prej errësirave në dritë; (t'i nxjerrish prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
14:2. Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
14:3. Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
14:4. Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
14:5. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
14:6. (përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: “Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonit dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e i linin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj.”
14:7. Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”
14:8. E Musai tha: “Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)”.
14:9. A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: “Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni”.
14:10. Të dërguarit e tyre u thanë: “A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t'ju falur mëkatet dhe për t'ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!” Ata thanë: “Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!”
14:11. Të dërguarit e tyre ju thanë: “Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon t'ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut”.
14:12. E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t'i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t'i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
14:13. Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: “Për Zotin, ne do t'ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!” E atyre (të dërguarve) Zoti u shpalli: “Ne gjithqysh do t'i shkatërrojmë zullumqarët”.
14:14. Dhe pas tyre Ne do t'ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
14:15. Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelart idhnak pësoi dështim.
14:16. E pas tij (kryelartit) është xhehennemi, në të cilin i jepet ujë i ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura),
14:17. Përpiqet ta përbijë, po jo nuk mund ta gëlltisë atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
14:18. Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
14:19. A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.
14:20. E kjo nuk është e vështirë (rëndë) për All-llahun.
14:21. E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) i thonë parisë (udhëheqëse): “Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?”. Ata (paria) thonë: “Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t'ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim)”.
14:22. E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t'ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)”. S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
14:23. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është “Selam” - paqe.
14:24. A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,
14:25. E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.
14:26. Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
14:27. All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.
14:28. A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,
14:29. (e sollën) Në xhehennem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.
14:30. Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t'i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Shfrytëzoni përjetimet, se e ardhmja e juaj është te zjarri!”
14:31. Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: “Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi”.
14:32. All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.
14:33. Për ju i nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.
14:34. Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.
14:35. (Përkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).
14:36. Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.
14:37. Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta.
14:38. Zoti ynë! S'ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
14:39. Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is'hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
14:40. O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
14:41. Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
14:42. E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
14:43. (atë ditë) Ata të ngutur e duke u ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).
14:44. Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t'u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: “Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t'i pasojmë të dërguarit!” A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?
14:45. Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
14:46. (megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duar të All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulen edhe kodrat nga ai.
14:47. E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkelë premtimin e vet që ua dha të dërguarve të Tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.
14:48. (ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.
14:49. E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
14:50. Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t'i mbulojë zjarri.
14:51. (dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.
14:52. Ky (Kur'ani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t'i këshillojë ata që kanë mend.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:03

15. Hixhr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
15:1. Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur'anit të plotkuptueshëm.
15:2. Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë.
15:3. Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
15:4. Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
15:5. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë për më vonë.
15:6. Dhe ata thanë: “O ti që t'u shpall përkujtimi (Kur'ani), me të vërtetë ti je i çmendur!”
15:7. Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
15:8. Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.
15:9. Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
15:10. Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
15:11. E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
15:12. Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
15:13. Ata nuk e besojnë atë (Kur'anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
15:14. Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin engjëjt e fshehtësitë).
15:15. Ata gjithqysh do të thonin: “Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur”.
15:16. Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
15:17. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.
15:18. Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).
15:19. E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.
15:20. Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe atyre për të cilët ju nuk jeni furnizues.
15:21. E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mase të caktuar (të nevojshme).
15:22. Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.
15:23. Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).
15:24. S'ka dyshim se Ne e dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për ata që vijnë pas.
15:25. E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të ardhshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm.
15:26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).
15:27. E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.
15:28. Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.
15:29. E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”.
15:30. Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.
15:31. Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?
15:32. Ai tha: “O Iblis, ç'është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?”
15:33. Ai tha: “Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë”.
15:34. (All-llahu) tha: “Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!”
15:35. Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit”.
15:36. (Iblisi) Tha: “Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!”
15:37. (Zoti) Tha: “Ti je prej të afatizuarve,
15:38. deri në kohën e ditës së caktuar”.
15:39. (Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t'ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!”
15:40. Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
15:41. (Madhëria e Tij) Tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)”.
15:42. Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
15:43. E s'ka dyshim se xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
15:44. Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
15:45. E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.
15:46. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
15:47. Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
15:48. Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
15:49. Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
15:50. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:03

15:51. E njoftoi edhe për musafirët e Ibrahimit.
15:52. Kur ata hynë tek ai dhe thanë: “Selamen - e përshëndetën, e ai (Ibrahimi) tha: “Ne po frikësohemi prej jush!”
15:53. Ata i thanë: “Mos u frikëso, ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!”
15:54. Ai (Ibrahimi) tha: “A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?
15:55. Ata thanë: “Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurt e ti mos u bën i pashpresë!”
15:56. Tha: “Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”.
15:57. Tha: “E çka është pra çështja e juaj, o të dërguar?”
15:58. Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull i prishur!”
15:59. Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t'i shpëtojmë që të gjithë.
15:60. Përpos gruas së tij. Ne kemi vendosur ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).
15:61. E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit,
15:62. Ai (Luti) tha: “Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!
15:63. Ata thanë: “Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.
15:64. Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka të themi).
15:65. Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ti rri pas tyre (që të mos frikësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.
15:66. E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes.
15:67. E banuesit e qytetit (Sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrit.
15:68. Tha: (Luti): “Këta janë musafirët e mi, e mos më turpëroni mua,
15:69. Edhe kini frikë All-llahun e mos më nënçmoni!”
15:70. Ata thanë: “A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?
15:71. Ai (Luti) tha: “Ja, këto (gratë) bijat e mia, nëse do të bëni (martohuni me to)!”
15:72. Pasha jetën tënde (Muhammed), s'ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
15:73. E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
15:74. Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehennem) si gurë.
15:75. Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
15:76. Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
15:77. Për ata që besojnë, ka fakte në të.
15:78. Edhe populli i “Ejkës” ishin zullumqarë.
15:79. E Ne ndërmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
15:80. Edhe populli i “Hixhres” i përgënjeshtroi të dërguarit.
15:81. Ne u patëm parashtruar atyre argumentet (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.
15:82. Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.
15:83. E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.
15:84. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.
15:85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s'ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri.
15:86. Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.
15:87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur'anin e madhërueshëm.
15:88. E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë.
15:89. Dhe thuaj: “Unë jam qortues i hapët (për dënim nga Zoti për ata që kundërshtojnë).”
15:90. (U sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bënë ndarjen (e librave të mëparshëm).
15:91. Të cilët e bënë Kur'anin të ndarë në pjesë.
15:92. Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i marrim në përgjegjësi.
15:93. Për atë se ç'vepruan.
15:94. Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqju idhujtarëve.
15:95. S'ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,
15:96. të cilët All-llahut i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).
15:97. Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.
15:98. Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).
15:99. Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:04

16. Nahl
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
16:1. Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës) e tij! E pastër dhe e lartë është madhëria e Tij në krahasim me atë që ata i shoqërojnë (shokë).
16:2. Me urdhrin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) t'ua tërhiqni vërejtjen (t'i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën.
16:3. I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë.
16:4. E krijoi njeriun nga një pikë (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët.
16:5. Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.
16:6. Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).
16:7. Ato bartin barrën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.
16:8. Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini.
16:9. Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t'u kishte udhëzuar që të gjithëve.
16:10. Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni (bagëtinë).
16:11. Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.
16:12. Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
16:13. Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.), ka fakte për një popull që di të merrë përvojë.
16:14. Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).
16:15. Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni.
16:16. Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve.
16:17. Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?
16:18. Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
16:19. All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
16:20. Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
16:21. Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).
16:22. Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, e ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.
16:23. Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.
16:24. Kur atyre u thuhet (mohuesve): “Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?”, ata thonë: “Mite të popujve të hershëm!”
16:25. (E thonë atë shpifje) Sa për t'i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
16:26. Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan.
16:27. Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: “Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?” E ata që ishin të zotët e dijes, do të thonë: “Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët”.
16:28. Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): “Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!” (u jipet përgjigjja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.
16:29. Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!”
16:30. Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: “Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?” Ata thoshin: “Shpalli çdo të mirë!” Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.
16:31. Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit.
16:32. Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: “Selamun alejkum” - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat.
16:33. A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t'u vijnë engjëjt (e t'ua marrin shpirtin) ose t'u vijë urdhri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejt.
16:34. Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
16:35. Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do ta konsideronim të ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t'i njoftojnë qartazi?
16:36. Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?
16:37. Nëse ti (Muhammed) përpiqesh për t'i vënë në rrugë të drejtë ata, (dije se) All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar.
16:38. Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se “All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!” Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
16:39. I ringjall për t'ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për t'ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.
16:40. Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: “Bëhu!”, ai menjëherë bëhet.
16:41. Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t'u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).
16:42. Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
16:43. Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini.
16:44. (I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin).
16:45. A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?
16:46. Ose t'i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t'i shpëtojnë asaj.
16:47. Ose do t'i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s'ka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin).
16:48. A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu përulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).
16:49. Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.
16:50. I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:04

16:51. E, All-llahu tha: “Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua më keni dronë”.
16:52. Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?
16:53. Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje).
16:54. Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre.
16:55. (I bëjnë shok) Dhe ashtu ata përbuzin atë që Ne ua dhamë atyre, pra shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do të kuptoni (rrjedhimin).
16:56. E nga ajo që Ne i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave) që nuk kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit.
16:57. Ata i përshkruajnë All-llahut vajza. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka ua ka ënda (djemtë).
16:58. Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef.
16:59. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.
16:60. Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti.
16:61. Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.
16:62. E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se atyre do t'u takojë më e mira (xhenneti), s'ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
16:63. Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
16:64. Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kur'anin, vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë.
16:65. All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që me vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë).
16:66. Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
16:67. Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S'ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
16:68. Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
16:69. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
16:70. All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi.
16:71. All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), a mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?
16:72. All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?
16:73. Dhe pos All-llahut adhurojnë çka nuk janë në gjendje t'u sjellin asnjë furnizim as nga qiejt as nga toka dhe as që kanë mundësi?
16:74. Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk dini.
16:75. All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderuar qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë.
16:76. All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?
16:77. Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
16:78. All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
16:79. A nuk i shohin ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç All-llahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
16:80. All-llahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t'i shfrytëzoni për një kohë.
16:81. All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
16:82. Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi i qartë.
16:83. Ata i njohin të mirat e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:84. E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, atyre që nuk besuan nuk u jepet leje për arsyetim, e as që kërkohet prej tyre (të arsyetohen).
16:85. Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do t'u lehtësohet, as nuk do t'u jepet afat.
16:86. Ata që ishin idhujtarë kur do t'i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!” Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: “Ju jeni rrenacakë!”
16:87. Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e ajo çka ata e trillonin u asgjësohet.
16:88. Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.
16:89. Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.
16:90. All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.
16:91. Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.
16:92. Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort, e t'i bëni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e gjykimit Ai gjithsesi do t'ua sqarojë atë gjë rreth të cilës kundërshtoheshit.
16:93. Sikur të dëshironte All-llahu do t'ju bënte një popull (në një fe), por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.
16:94. Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e ta shijoni të keqen (e dredhisë) për shkak se penguat (të tjerët) nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh.
16:95. Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
16:96. Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t'ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.
16:97. Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
16:98. Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.
16:99. Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.
16:100. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.
16:101. Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: “Ti (Muhammed) je vetëm trillues”. Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
16:102. Thuaj: “Atë (Kur'anin) e solli “Ruhul Kudus” - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët.
16:103. Ne dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!” Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
16:104. S'ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur'anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm.
16:105. Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.
16:106. Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.
16:107. Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e All-llahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtarë.
16:108. Të tillët janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillët janë ata naivët.
16:109. Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.
16:110. Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s'ka dyshim se Zoti yt atyre do t'ua falë dhe do t'i mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues).
16:111. (Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do t'i plotësohet ajo që e meriton, e nuk u bëhet padrejt.
16:112. All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës.
16:113. Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi se ishin zullumqarë.
16:114. E ju (besimtarë), hani pra nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij.
16:115. Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t'i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e tepruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues.
16:116. Mos i thuani asaj rrenës së gjuhve tuaja: “Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim.
16:117. Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm.
16:118. E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejt atyre, por ata vetes i patën bërë padrejt.
16:119. Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s'ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron.
16:120. Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.
16:121. Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
16:122. Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët.
16:123. Pastaj, ty të shpallëm: “Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter).
16:124. E shtunja (festimi ose belaja e saj) u është përcaktuar vetëm atyre që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.
16:125. Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
16:126. Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.
16:127. Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
16:128. S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:05

17. Isra
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
17:1. Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).
17:2. Edhe Musait Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin përveç Meje, ndonjë që ia besojnë çështjet.
17:3. Pasardhës të atyre që i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!). Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.
17:4. Ne u kumtuam në libër beni israilëve: “Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh”.
17:5. Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i prerë.
17:6. Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.
17:7. Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t'ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.
17:8. Zoti juaj do t'ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.
17:9. Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.
17:10. Ndërkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë.
17:11. Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
17:12. Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
17:13. Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur,
17:14. “Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes”.
17:15. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.
17:16. Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17:17. Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij.
17:18. Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.
17:19. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).
17:20. Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
17:21. Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
17:22. E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.
17:23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
17:24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.
17:25. Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.
17:26. Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.
17:27. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.
17:28. Nëse detyrohesh t'ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t'i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).
17:29. Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).
17:30. S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë e vet dhe i vështron.
17:31. Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.
17:32. Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.
17:33. Dhe mos e mbytni njeriun që All-llahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos e kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (prej Zotit).
17:34. Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë më të mirë (për t'ia shtuar), derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtimin ka përgjegjësi.
17:35. Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë.
17:36. Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.
17:37. Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.
17:38. E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.
17:39. Këto janë nga urtësia që Zoti yt ta shpalli ty. Mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër e të hidhesh në xhehennem i qortuar dhe i larguar.
17:40. A mos u dalloi Zoti juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike që ju i mendoni femra? Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha.
17:41. Ne sqaruam në mënyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur'an, ashtu që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta).
17:42. Thuaj: “Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj të Madhëruarit (për t'ia marrë pushtetin)”.
17:43. I pa të meta është Ai, Lartësia e Tij është e madhe nga ajo që thonë ata.
17:44. Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.
17:45. Kur ti e lexon Kur'anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme.
17:46. Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur'an Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
17:47. Ne e dimë më së miri përse ata e dëgjojnë atë (Kur'anin) kur vijnë të dëgjojnë ty dhe kur ata bisedojnë fshehtazi dhe kur ata zullumqarë thonë: “Ju nuk jeni kah pasoni tjetër, përveç një njeri të magjepsur!”
17:48. Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën (e vërtetë).
17:49. Ata thanë: “A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhé e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?”
17:50. Thuaj: “Edhe nëse të jeni gurë a hekur!”
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:05

17:51. Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: “Kush do të na rikthejë neve në jetë?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë!” E ata do t'i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: “Kur është ajo (ringjallja)?” Thuaj: “Ndoshta do të jetë afër!”
17:52. (ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë.
17:53. E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”.
17:54. Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t'i fusësh me dhunë në besim).
17:55. Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
17:56. Thuaj: “Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë”.
17:57. Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t'iu ruajtur.
17:58. Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (Lehvi Mahfudh).
17:59. Neve nuk na pengoi asgjë që t'u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.
17:60. Përkujto, kur Ne të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojnë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që ta treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur'an), nuk i bëmë për tjetër vetëm se sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
17:61. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: “A t'i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?”
17:62. (Mandej vazhdoi e) Tha: “A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t'i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice”.
17:63. (Zoti) Tha: “Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë”.
17:64. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
17:65. Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).
17:66. Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det, në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.
17:67. E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirëpo pasi që Ai t'ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
17:68. A mos jeni të siguruar që nuk do tu shafitë në tokë ose nuk do t'ju lëshojë ndonjë shtrëngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
17:69. A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë njëherë tjetër në det, e t'ju lëshojë ndonjë furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t'ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër nesh për ju.
17:70. Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
17:71. (Përkujto) Ditën kur do ta thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.
17:72. E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.
17:73. Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.
17:74. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta.
17:75. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.
17:76. Ata gati të shqetësuar në tokë (në Meke) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
17:77. Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
17:78. Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.
17:79. Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur'anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrejë ty në një vend të lavdishëm.
17:80. Dhe thuaj: “Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese”.
17:81. Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.
17:82. Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.
17:83. E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
17:84. Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë”.
17:85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”.
17:86. Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që ta shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante.
17:87. Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje vërtet është e madhe.
17:88. Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin”.
17:89. Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
17:90. Ata thanë: “Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime”.
17:91. Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.
17:92. Ose, (nuk të besojmë derisa) të bie mbi ne qielli copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellish All-llahun dhe engjëjt pranë nesh.
17:93. Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!” Thuaj: “Subhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?”
17:94. Po njerëzit nuk i pengoi tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: “A thua All-llahu e dërgoi njeriun pejgamber?”
17:95. Thuaj: “Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t'u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!”
17:96. Thuaj: “All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet”.
17:97. Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e lë të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhé, të verbër, memecë, të shurdhët. Vendi i tyre është xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne ua shtojmë flakën e zjarrit.
17:98. Ai (dënim) është meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona dhe thanë: “A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë e re?”
17:99. A nuk e kuptuan ata se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i plotfuqishëm që të krijojë ashtu siç janë ata, dhe Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër, vetëm të refuzojnë.
17:100. Thuaj: “Sikur t'i kishit depot e begative të Zotit tim, nga frika se po shpenzohen, do të bëheni koprracë; njeriu është dorështrënguar”.
17:101. Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojnë) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: “O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur!”
17:102. Ai (Musai) tha: “Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar”.
17:103. Ai (faraoni) deshi t'i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku.
17:104. Pas tij beni israilëve u thamë: “Rrini në vend, e kur të vijë koha e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier”.
17:105. Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur'anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.
17:106. Dhe (ta shpallëm) Kur'anin që Ne e ndamë pjesë - pjesë për t'ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.
17:107. Thuaj: “I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde”.
17:108. Dhe thonë: “I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar”.
17:109. Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur'anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut).
17:110. Thuaj: “Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare”.
17:111. Dhe thuaj: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:06

18. Kehf
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
18:1. Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
18:2. (ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët t'ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
18:3. Duke qenë në të përgjithmonë.
18:4. Për t'ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
18:5. Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
18:6. A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur'anit)?
18:7. Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
18:8. Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
18:9. A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
18:10. Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!”
18:11. Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë.
18:12. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.
18:13. Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
18:14. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: “Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij”, pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!”
18:15. Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?
18:16. Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
18:17. Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
18:18. Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
18:19. Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur?” Ata thanë:”Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!” Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju”.
18:20. Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t'ju mbysin me gurë, ose do t'ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar.
18:21. Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: “Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: “Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami”.
18:22. Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: “Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: “Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: “Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta”.
18:23. Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër!”
18:24. Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë All-llahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)”.
18:25. (dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
18:26. Thuaj: “All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t'i përzihet askush.
18:27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
18:28. Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
18:29. E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”.
18:30. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.
18:31. Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
18:32. E ti sillu atyre (që kërkuan t'i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dujave bimë të tjera.
18:33. Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
18:34. Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - “Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!”
18:35. Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: “Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!”
18:36. Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo”.
18:37. Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë - “A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?”
18:38. “Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!”
18:39. E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: “Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah” - (All-llahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
18:40. Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t'i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
18:41. Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!”
18:42. Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: “O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!”
18:43. E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t'i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
18:44. Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.
18:45. E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
18:46. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
18:47. (Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.
18:48. Dhe ato do të prezentohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): “Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje”.
18:49. Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.
18:50. (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:06

18:51. Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.
18:52. E ditën kur Ai thotë: “Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashkëpunëtorët e Mi!” I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i zhdukim.
18:53. Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij.
18:54. Në këtë Kur'an Ne shtruam çdo lloj shembulli për hir të njerëzve, po njeriu (jobesimtar) më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.
18:55. Pasi që t'u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojnë falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t'u vijë edhe atyre fatkeqësia e popujve të mëparshëm ose t'u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
18:56. Ne nuk i dërgojmë ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të pavërtetën në mënyrë që me të, ta mbizotërojnë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
18:57. Kush është më zullumqar se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
18:58. Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t'i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t'ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
18:59. Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.
18:60. (përkujto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: “Nuk do të ndalem së ecuri deri ta arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë”.
18:61. Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.
18:62. Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: “Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur”.
18:63. Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: “A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harrojë që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det!”
18:64. Ai (Musai) tha: “Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!” Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
18:65. Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.
18:66. Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: “A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?”
18:67. Ai (Hidri) tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!
18:68. Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?”
18:69. (Musai) Tha: “Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!”
18:70. Ai i tha: “Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të”.
18:71. E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: “A e shqeve që t'i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?”
18:72. Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?”
18:73. (Musai) Tha: “Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!”
18:74. Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: “A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!”
18:75. Ai (i dijshmi) tha: “A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?”
18:76. (Musai) Tha: “Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!”
18:77. Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t'u japin ushqim, po ata nuk deshën t'i pranojnë si musafirë (e as t'i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: “Sikur të kishe dashur do t'u merrje shpërblim për këtë!”
18:78. Ai (i dijshmi) tha: “Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim!”
18:79. Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).
18:80. Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t'i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.
18:81. Deshëm që Zoti i tyre t'u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).
18:82. Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!
18:83. Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: “Do t'ju rrëfej për punën e tij me Kur'an (me shpallje)”.
18:84. Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë.
18:85. Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi).
18:86. Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: “O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t'i marrish me të mirë e t'i udhëzosh!”
18:87. Ai (Dhulkarnejni) tha: “Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm”.
18:88. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë).
18:89. Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
18:90. Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
18:91. Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
18:92. Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
18:93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
18:94. Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?”
18:95. Ai (Dhulkarnejni) tha: “Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!”.
18:96. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: “Ndizni!”, e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: “Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!”
18:97. E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.
18:98. Ai (Dhulkarnejni) tha: “Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt”.
18:99. (Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
18:100. Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).
18:101. Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut).
18:102. A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje.
18:103. Thuaj: “A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?”
18:104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
18:105. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u japim kurrfarë vlere.
18:106. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
18:107. S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet e Firdevsit.
18:108. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet).
18:109. Thuaj: “Sikur të ishte deti ngjyrë për t'i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)”.
18:110. Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:07

19. Merjem
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
19:1. Kaf, Ha, Ja, 'Ajn, Sad.
19:2. (Ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijait,
19:3. Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët, e
19:4. Tha: “Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”.
19:5. Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).
19:6. Të më trashëgojë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm! (të vyeshëm)!”
19:7. O Zekerija, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër.
19:8. Ai tha: “Zoti im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?”
19:9. Tha: “Ja, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!”
19:10. Ai (Zekerija) tha: “Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!” Ai (All-llahu) tha: “Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t'u flasish njerëzve tre net (e tri ditë)”.
19:11. Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje.
19:12. O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.
19:13. Dhe nga ana Jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm).
19:14. Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm.
19:15. Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe ditën kur do të ngrehet i gjallë (e përshëndetëm dhe i garantuam)!
19:16. E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje.
19:17. Ajo vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi.
19:18. Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!”
19:19. Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)”.
19:20. Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme”.
19:21. Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”
19:22. Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.
19:23. E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!”
19:24. E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)”.
19:25. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
19:26. Ti pra, ha pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!”
19:27. Dhe duke e bartur ngryk shkoi me të te të afërmit e vet ata i thanë: “Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe!”
19:28. Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!
19:29. Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: “Si t'i flasim atij që është foshnjë në djep?”
19:30. Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
19:31. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë!
19:32. Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
19:33. Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!”
19:34. Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.
19:35. Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!”. Ai menjëherë bëhet.
19:36. (Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhurojeni Atë, kjo është rrugë (fé) e drejtë.
19:37. Po grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe!
19:38. Ditën kur do të na paraqiten ata Neve, sa mirë do të dëgjojnë dhe shohin (ose njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i gjen ata), por tash për tash (në këtë jetë) zullumqarët janë të humbur qartë.
19:39. Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhennet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar.
19:40. S'ka dyshim se Ne e trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në të, dhe te Ne do të jetë e ardhmja e tyre.
19:41. Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kur'an) Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
19:42. Kur babait të vet i tha: “O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?
19:43. O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë.
19:44. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.
19:45. O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jeshë shok i djallit!”
19:46. Ai (babai) tha: “A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!”
19:47. Ai (Ibrahimi) tha: “Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje.
19:48. Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!”
19:49. E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
19:50. Dhe atyre (të gjithëve) u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i bëmë që të jenë të përmendur për të mirë (ndër njerëz).
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga leona Sat 4 Jul 2009 - 2:07

Mjafton qe besoj ne zot dhe zoti esht nji per mua por me emra te ndryshem
leona
leona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Madrit
Postime Postime : 2038
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/04/2009
Mosha Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:07

19:51. Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber.
19:52. Dhe Ne e thirrëm nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t'i folur (ta dëgjojë bisedën tonë).
19:53. Nga mëshira Jonë ia dhamë vëllain e tij Harunin, pejgamber.
19:54. Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik në premtim (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber.
19:55. Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte shumë i pranishëm te Zoti i tij.
19:56. Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
19:57. Ne e ngritëm atë në një vend të lartë (ia ngritëm lart famën).
19:58. Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.
19:59. E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja).
19:60. Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë.
19:61. Ato janë xhennetet e Adnit, që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer.
19:62. Aty nuk dëgjojnë fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty kanë ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje.
19:63. Ato janë xhennetet që do t'ua trashëgojmë robve Tanë që ishin të ruajtur.
19:64. Ne (engjëjt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme, e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
19:65. Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)?!”
19:66. E njeriu thotë: “A thua njëmend pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?”
19:67. Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?
19:68. Pasha Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë me djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth xhehennemit të gjunjëzuar.
19:69. Pastaj, nga secili grup do t'i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshërshmit.
19:70. E Ne e dimë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hedhet në të.
19:71. Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.
19:72. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t'i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t'i lëmë aty të gjunjëzuar.
19:73. E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kishin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: “Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ?”
19:74. E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të pajisur dhe më të dukshëm.
19:75. Thuaj: “Atij që është në humbje (në mosbesim), le t'ia vazhdojë atij i Gjithëfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!”
19:76. E All-llahu u shton besimin atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të përjetshme janë shpërblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim më i mirë.
19:77. A je i njoftuar për atë që mohoi argumentet Tona e tha: “Mua gjithqysh do të më jepet pasuri e fëmijë (në botën tjetër)?”
19:78. A thua ka zbuluar fshehtësinë, a mos ka marrë prej All-llahut ndonjë premtim?
19:79. Jo, nuk është ashtu, po Ne do të shënojmë atë që po e thotë ai, dhe do t'i vazhdojmë atij dënim pas dënimi.
19:80. Dhe Ne e trashëgojmë atë (në pasuri e fëmijë) që thotë ai, e ai ka për të na ardhur i vetmuar.
19:81. Dhe ata në vend të All-llahut adhuruan zota të tjerë për t'u krenuar me ta.
19:82. Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre.
19:83. A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata i nxisin pandërprerë në vepra të këqija.
19:84. Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne vetëm jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj.).
19:85. Ditën kur do t'i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të ftuar.
19:86. Ndërsa mëkatarëve u grahim në xhehennem të etshëm.
19:87. Nuk ka të drejtë ndërmjetësimi askush, përveç atij që e ka lejuar i Gjithëfuqishmi.
19:88. Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”.
19:89. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
19:90. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë).
19:91. Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
19:92. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
19:93. Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t'iu paraqitur Zotit si rob.
19:94. Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme.
19:95. Dhe në ditën e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar.
19:96. Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t'u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.
19:97. Ne e bëmë atë (Kur'anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t'i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t'i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç.
19:98. Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:08

20. Ta Ha
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
20:1. Ta, Ha.
20:2. Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty.
20:3. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.
20:4. (kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
20:5. (E Ai është) Mëshiruesi që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
20:6. E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, edhe ç'ka nën dhe.
20:7. Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.
20:8. Ai është All-llahu, nuk ka zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.
20:9. A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhinë e Musait?
20:10. Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t'ju sjellë ndonjë gacë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes”.
20:11. E kur shkoi te ai (zjarri), u thirr: “O Musa!”
20:12. Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.
20:13. Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç'po të shpallet!
20:14. Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.
20:15. S'ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë patjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t'u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.
20:16. Prandaj, të mos shmangë ty nga kjo ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.
20:17. O Musa, ç'është ajo që e ke në të djathtën tënde?
20:18. Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja të tjera.
20:19. Ai (All-llahu) i tha: “Hidhe atë, O Musa!”
20:20. Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi.
20:21. (All-llahu i) Tha: “Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme!”
20:22. Dhe, fute dorën tënde sqetullën tënde e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.
20:23. (këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha.
20:24. “Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)”.
20:25. Ai (Musai) tha: “Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!
20:26. Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
20:27. Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime!
20:28. Që ta kuptojnë fjalën time!
20:29. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
20:30. Harunin, vëllain tim,
20:31. Që me të të ma forcosh fuqinë time,
20:32. Bëma shok atë në punën time,
20:33. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë,
20:34. Dhe të përkujtojmë Ty shpesh.
20:35. Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët”.
20:36. Ai (All-llahu) tha: “O Musa, t'u dha ajo që kërkove!”
20:37. Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tonë.
20:38. Atëherë kur nënën tënde e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndryshe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).
20:39. (Ne i thamë) “Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hedhë në breg, atë e merr armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time”.
20:40. Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: “A doni t'ju tregoj atë që do të kujdeset për të?” E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti e pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuar”.
20:41. Dhe Unë të zgjodha ty për shpalljen Time.
20:42. Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.
20:43. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
20:44. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.
20:45. Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t'i kalojë kufijtë kundër nesh”.
20:46. Ai (All-llahu) tha: “Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç'do t'ju thotë) dhe shoh (ç'do të bëjë me ju)”.
20:47. I shkoni e i thuani atij: “Ne jemi që të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë me ne, e mos i mundo! Ne të kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.
20:48. Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit”.
20:49. Ai (faraoni) tha: “E kush është Zoti i juve dyve, o Musa?”
20:50. (Musai) Tha: “Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?”
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:09

20:51. Ai tha: “Si është gjendja e popujve të mëparshëm?”
20:52. (Musai) Tha: “Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harron”.
20:53. (Zoti im) I cili për ju e bëri tokën si djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.
20:54. Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndoshë.
20:55. Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë.
20:56. Ne ia bëmë të mundshme atij t'i shohë të gjitha argumentet Tona, por ai i gënjeu ato dhe i refuzoi.
20:57. (Atëherë faraoni) Tha: “O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë (prej Egjiptit)?
20:58. Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti”.
20:59. (Musai) Tha: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite”.
20:60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.
20:61. Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): “Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llahut ndonjë gënjeshtër e t'ju shkatërrojë me ndonjë dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq”.
20:62. Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).
20:63. Ata pastaj (pas bisedës së fshehtë) thanë: “Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t'ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që pa dyshim është më i drejti”.
20:64. Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që triumfon sot, ai ka arritur suksesin.
20:65. Ata thanë: “O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?”
20:66. Ai (Musai) tha: “Jo, hidhni ju!” Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
20:67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.
20:68. Ne i thamë atij: “Mos kr frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!”
20:69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t'i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
20:70. Atëherë (kur shkopi i Musait i gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: “Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!”
20:71. Ai (faraoni) tha: “A i besuat atij para se t'u japë unë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi magjinë, unë do t'ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t'u var në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?”
20:72. Ata thanë: “Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!”
20:73. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!
20:74. Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminel, e ka xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton.
20:75. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.
20:76. (do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.
20:77. Ne i kumtuam Musait: “Udhëto natën me robtë e Mi, hapju atyre rrugë të terur në det, e mos ki frikë se do të zënë, a do të fundosesh”.
20:78. Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.
20:79. Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi.
20:80. O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe me shkurtëza.
20:81. Hani nga të mirat që ua dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t'ju godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.
20:82. Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë.
20:83. Po ty o Musa: “Ç'të nguti para popullit tënd?”
20:84. Ai u përgjigj: “Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!”
20:85. Ai (All-llahu) Tha: “Ne e sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i hodhi në humbje Samiriji!”
20:86. Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: “O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat t'ju godasë hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma keni dhënë?”
20:87. Ata thanë: “Ne nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por ne ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit e i hodhëm ato (në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija”.
20:88. E ai (Samirija) ua mbaroi atyre një viç me trup që pëlliste, e ata thanë: “Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar”.
20:89. A nuk e kuptonin ata se ai (viç) as nuk u përgjigjej atyre, e as nuk kishte mundësi t'ju sillte ndonjë dobi a dëm.
20:90. E Haruni atyre u pat thënë më parë: “O populli im, ju vetëm u sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm”.
20:91. Ata i thanë: “Ne nuk do t'i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet te ne Musai!”
20:92. Ai (Musai u kthye e) tha: “O Harun ç'të pengoi ty kur i pe se morën rrugën e gabuar,
20:93. E ti të mos u vazhdosh rrugën time? A mos e kundërshtove edhe ti porosinë time?”
20:94. Ai (Haruni) tha: “O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: I përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?”
20:95. Ai (Musai) tha: “E çka ishte puna jote, o Samirij?”
20:96. Tha (Samirija): “Unë pashë atë që ata nuk e panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja”.
20:97. Ai (Musai) tha: “Prandaj largohu, sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) “Mos m'u afro!” E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det”.
20:98. I adhuruari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.
20:99. Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa nga ndodhitë që kanë kaluar më herët dhe nga ana jonë ta dhamë ty shpalljen plot përkujtime.
20:100. Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kur'anit), ai do ta bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:09

20:101. Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta në ditën e kijametit.
20:102. Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).
20:103. E ata pëshpërisin mes vete: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se nja dhjetë ditë.
20:104. Ne më së miri e dimë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: “Nuk qëndruat më shumë se një ditë!”
20:105. Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: “Zoti im mund t'i bëjë thërrmija të shpërndara”.
20:106. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.
20:107. E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.
20:108. Atë ditë ata do të shkojnë pas thirrësit, e nuk do t'i largohen atij, e para të Gjithëmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët.
20:109. Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.
20:110. Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund ta përfshijë atë.
20:111. E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.
20:112. Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).
20:113. Kështu Ne e shpallëm këtë Kur'an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur'ani) t'u sjellë atyre përvojë mësimi.
20:114. I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur'anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: “Zoti im, më shto dituri!”
20:115. Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri.
20:116. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi”.
20:117. E Ne i thamë: “O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t'ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t'ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)”.
20:118. Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.
20:119. Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të keshë vapë.
20:120. Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!”
20:121. Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.
20:122. Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).
20:123. Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)”.
20:124. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
20:125. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?”
20:126. Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”.
20:127. Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.
20:128. A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë.
20:129. E sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, dënimi do t'i kapte ata.
20:130. Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim).
20:131. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t'i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.
20:132. Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.
20:133. Ata thanë: “Përse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kur'an) për atë që ishte në broshurat e mëparshme”.
20:134. Dhe sikur t'i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se ta shpallim Kur'anin), ata do të thonin: “Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t'iu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim”.
20:135. Thuaj: “Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:24

21. Enbija
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
21:1. Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.
21:2. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur'an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
21:3. Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): “A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t'ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?”
21:4. Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi!”
21:5. Ata madje thanë: “(për Kur'anin) Ëndrra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vetë e trilloi, ai është poet! Le të na sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!”
21:6. Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
21:7. Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
21:8. Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).
21:9. Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.
21:10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?
21:11. Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër.
21:12. E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi.
21:13. (atëherë atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre).
21:14. Ata thonin: “O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!”
21:15. Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur).
21:16. Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).
21:17. Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk e bëmë atë.
21:18. Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.).
21:19. Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e në tokë! E ata që janë pranë Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton.
21:20. Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten.
21:21. A mos morën ata zota prej toke që mund Të ringjallin (të vdekurit)?
21:22. Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit.
21:23. Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten.
21:24. A përvetësuan ata zota të tjerë pos Tij? Thuaj: “Silleni argumentin tuaj!" Ky (Kur'ani) është argument për këta që tani janë me mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështrojnë.
21:25. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”
21:26. E ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!
21:27. Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.
21:28. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.
21:29. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.
21:30. A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
21:31. Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë, në mënyrë që ata të dinë të orientohen.
21:32. Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.
21:33. Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.
21:34. Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
21:35. Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
21:36. E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): “A ky është ai që përgojon zotat tuaj!” E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
21:37. Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t'ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t'u vijë më shpejtë.
21:38. Ata thanë: “Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të vërtetën?”
21:39. Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
21:40. Por atyre do t'u vijë befas, do t'i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat.
21:41. Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.
21:42. Thuaj: “Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e ditën?” Por jo, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.
21:43. A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t'i ndihmojnë vetvetes (e lëre më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
21:44. Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
21:45. Thuaj: “Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja”.
21:46. E sikur t'i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: “Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi”!
21:47. Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.
21:48. Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin mes të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit.
21:49. Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit.
21:50. Edhe ky (Kur'ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:24

21:51. Ne ia dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi).
21:52. Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: “Ç'janë këto statuja që i adhuroni?”
21:53. Ata thanë: “I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin”.
21:54. Ai u tha: “Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!”
21:55. Ata thanë: “Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!”
21:56. Atëherë ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zot i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!”
21:57. Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t'ia bërë atë që duhet statujave tuaja!
21:58. Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t'i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).
21:59. (Kur u kthyen i panë) Ata thanë: “Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!”
21:60. (pastaj) Thanë: “Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim”.
21:61. Ata thanë: “Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)”.
21:62. I thanë: “A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?”
21:63. Ai tha: “Jo, por atë e bëri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nëse janë që flasin?”
21:64. Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: “Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)”.
21:65. Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: “Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!”
21:66. Ai tha: “A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?”
21:67. Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?”
21:68. Atëherë ata thanë: “Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u ndihmoni!”
21:69. Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”
21:70. Ata deshën t'i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.
21:71. E Ne e shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz.
21:72. Dhe ia falëm atij Is'hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë).
21:73. Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.
21:74. Dhe Ne Lutit i dhamë të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanimi) që bënte punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur.
21:75. Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve.
21:76. (Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e atë dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai tmerri i madh.
21:77. Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që i përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë.
21:78. (Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.
21:79. E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.
21:80. Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t'ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?
21:81. Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithdijshëm për çdo gjë.
21:82. Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).
21:83. (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”
21:84. Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.
21:85. (Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflinë, që të gjithë ishin të durueshëm.
21:86. Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.
21:87. (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!”
21:88. Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
21:89. (Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”.
21:90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.
21:91. (Përkujto) Edhe atë që ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit.
21:92. Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
21:93. Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrputistë etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.
21:94. E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato.
21:95. Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë).
21:96. Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi.
21:97. Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): “Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj”.
21:98. Ju dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të.
21:99. Sikur të kishin qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë.
21:100. Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojnë.
21:101. E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (xhehennemit).
21:102. Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.
21:103. Ata nuk do t'i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t'i presin engjëjt (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju premtohej”.
21:104. (Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.
21:105. Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë.
21:106. Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.
21:107. E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
21:108. Thuaj: “Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?”
21:109. E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: “Unë ju njoftova juve në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni?”
21:110. Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fshehtë.
21:111. E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë.
21:112. Ai (Muhammedi) tha: “Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!”
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:25

22. Haxh
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
22:1. O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.
22:2. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.
22:3. Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështjet rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.
22:4. Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij.
22:5. O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.
22:6. Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i Vërteti dhe se Ai i ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.
22:7. Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).
22:8. E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm.
22:9. Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t'i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t'i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t'ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).
22:10. Këtë, për shkak të asaj që bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.
22:11. Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.
22:12. Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t'i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim.
22:13. Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t'i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).
22:14. Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t'i vejë në xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S'ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron.
22:15. Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjetrën jetë, ai le të ngrihet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos.
22:16. Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur'anin) plot argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.
22:17. Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kijametit midis atyre që ishin besimtarë (muslimanë) dhe atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë.
22:18. A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.
22:19. Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre.
22:20. Që me atë u shkrihet krejt ç'ka në barqet e tyre e edhe lëkurat.
22:21. Për ata janë edhe kamgjikët e hekurt.
22:22. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): “Vuajeni dënimin me djegie!”
22:23. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
22:24. Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.
22:25. S'ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t'ua shijuar një dënim të idhët.
22:26. Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.
22:27. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.
22:28. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.
22:29. Pastaj le ta heqin papastërtinë e tyre, le t'i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë.
22:30. Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur'an), pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.
22:31. Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.
22:32. Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.
22:33. Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbane) për një kohë të caktuar, e pastaj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë.
22:34. Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.
22:35. Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka i furnizuam Ne.
22:36. E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t'u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës.
22:37. Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.
22:38. All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë.
22:39. Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejt, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).
22:40. (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.
22:41. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
22:42. Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
22:43. Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
22:44. Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq).
22:45. E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkret e sa pallate të larta!
22:46. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.
22:47. Ata kërkojnë prej teje t'ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju.
22:48. Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është tek Unë.
22:49. Thuaj: “O ju njerëz, unë jam për t'ua tërhequr haptazi vërejtjen”.
22:50. E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhennet).
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:25

22:51. Ndërsa, ata që u përpoqën t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë banues të xhehennemit.
22:52. Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që e hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe i rregullon çështjet.
22:53. E për ta bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangëta. S'ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.
22:54. E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'ani) është i vërtet prej Zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.
22:55. Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur'anin), derisa t'u vijë kijameti befas ose t'u vijë dënimi i ditës së pafrytshme.
22:56. Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhennete.
22:57. Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët kanë dënim me nënçmim.
22:58. E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t'i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e s'ka dyshim, All-llahu është më i miri shpërblyes.
22:59. Ata do t'i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë.
22:60. Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.
22:61. Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (duke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
22:62. Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi.
22:63. A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.
22:64. Vetëm e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, All-llahu është Ai që s'ka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi, i falënderuari.
22:65. A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai. S'ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve.
22:66. Ai ua dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është përbuzës.
22:67. Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë.
22:68. E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: “All-llahu di më së miri për këtë që ju po veproni.
22:69. All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit”.
22:70. A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë.
22:71. Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë kurrfarë dije, pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.
22:72. E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan u vëren urrejtje. Gati iu vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: “A t'u tregoj për një më të keqe se kjo? Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan”. Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë.
22:73. O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.
22:74. Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
22:75. All-llahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh.
22:76. Ai e di atë që e punuan më parë dhe atë që do ta punojnë më vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm All-llahut.
22:77. O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.
22:78. Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:26

23. Muminun
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
23:1. Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët:
23:2. ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,
23:3. ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë),
23:4. dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin,
23:5. dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),
23:6. me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar,
23:7. e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara,
23:8. dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,
23:9. dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
23:10. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,
23:11. të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.
23:12. Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
23:13. Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt.
23:14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
23:15. Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.
23:16. E në ditën e kijametit ringjalleni.
23:17. Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.
23:18. Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin).
23:19. Dhe me anën e tij Ne mundësuam për ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.
23:20. Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.
23:21. Ju edhe nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shumë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni.
23:22. Dhe mbi to e mbi anije bartni (hipni).
23:23. Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: “O populli im, adhurojeni vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos Tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?”
23:24. E paria e atij populli që nuk besuan thanë: “Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i lartë se ju. Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dëgjuar as nga të parët tanë!”
23:25. Ai nuk është tjetër pos një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni (kini durim) edhe për një kohë.
23:26. Ai (Nuhu) tha: “Zoti im, më ndihmo për atë që më përgënjeshtrojnë”.
23:27. E Ne i shpallëm: “Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë, e kur të vijë urdhri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja, atëherë ti ngarko në të prej secilit lloj nga një çift (palë), e edhe familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka marrë fund vendimi, për të pra mos kërko (falje) prej Meje për ata që janë mëkatarë, pse ata janë të përmbytur.
23:28. E kur të vendosesh ti dhe kush është me ty në anije, atëherë thuaj: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!”
23:29. Dhe thuaj: “Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!”
23:30. Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë.
23:31. Mandej pas tyre Ne sollëm popull tjetër.
23:32. Edhe atyre u dërguam pejgamber nga mesi i tyre (që u tha): “Adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!”
23:33. Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: “Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!”
23:34. E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të jeni të humbur e të mashtruar.
23:35. Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhé e eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë?”
23:36. Sa larg e larg është sendërtimi i asaj që premtoheni.
23:37. Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do të ngjallemi!
23:38. E ai (Hudi) nuk është tjetër pos njeri që trillon gënjeshtra ndaj All-llahut, po ne nuk i besojmë atij.
23:39. Ai (Hudi) tha “Zoti im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë!”
23:40. E Ai (Zoti) tha: “Së shpejti do të dëshpërohen ata”.
23:41. Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur të ishin hedhurina (mbeturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë.
23:42. Mandej pas tyre Ne sollëm brezni të reja.
23:43. Asnjë nga popujt (e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e vet të caktuar.
23:44. Ne më pas i dërguam pejgamberët tanë një pas një, mirëpo çdoherë që një populli i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me dënim) njërin pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë populli që nuk beson!
23:45. Më pas Ne dërguam Musain dhe vëllain e tij Harunin me mrekulli dhe argumentet tona të qarta,
23:46. te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse ishin popull mendjemadh.
23:47. Dhe thanë: “Si t'u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?”
23:48. Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam.
23:49. Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë.
23:50. Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rrafshnaltë dhe me ujë rrjedhës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:27

23:51. (Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.
23:52. Kjo feja juaj është e vetmja fé e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim.
23:53. E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar për vete.
23:54. Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre.
23:55. A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët,
23:56. nxitojmë t'ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.
23:57. Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë,
23:58. ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet,
23:59. dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet,
23:60. dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.
23:61. Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t'i arrijnë ato.
23:62. Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne është libri (i shënimeve) që i shënon saktësisht (veprat) dhe atyre nuk u bëhet padrejt.
23:63. Por zemrat e tyre (mohuesve) janë të verbëruara nga ky (libër), e përveç kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija.
23:64. Ndërkaq, kur t'i kapim me dënim ata që kanë bërë jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar ndihmë).
23:65. Mos e ngreni zërin tash, se ju nuk keni ndihmën Tonë!
23:66. Sepse, juve u lexoheshin ajetet e Mia, e ju zbrapseshit.
23:67. Si arrogantë ndaj tij (ndaj Kur'anit, ose ndaj Qabes), e me fyerje kundër tij natën bisedoshit.
23:68. A nuk e menduan ata thellë fjalën (Kur'anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,
23:69. apo mos nuk e njohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë?
23:70. Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urrejnë të vërtetën.
23:71. E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithate që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur'an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.
23:72. A mos u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit tënd është më i miri, pse Ai është furnizuesi më i mirë.
23:73. Ç'është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.
23:74. Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.
23:75. Edhe sikur t'i mëshironim ata (idhujtarët) dhe t'ua kishim larguar fatkeqësitë, ata do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.
23:76. Ne i sprovuam ata me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.
23:77. Derisa t'ua hapim një derë dënimin e ashpër, atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura.
23:78. Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të pamurit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.
23:79. Dhe Ai është që ju krijoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni.
23:80. Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimin e natës e të ditës; si nuk e kuptoni?
23:81. Por ja, ata flasin, ashtu si flisnin ata para tyre.
23:82. Ata thanë: “Pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?
23:83. Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk është gjë tjetër pos një mit i lashtë!
23:84. Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?”
23:85. Ata do të thonë: “E All-llahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?”
23:86. Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?”
23:87. Ata do të thonë: “All-llahu!”. Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?”
23:88. Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?”
23:89. Ata do të thonë: “Në dorë të All-llahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?”
23:90. Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).
23:91. All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që ia përshkruajnë.
23:92. Ai e di të fshehtën e të dukshmen, Ai është larg atyre që ata ia shoqërojnë.
23:93. Thuaj: “Zoti im, po qe se patjetër do të më tregosh atë (dënim) që ua premtove atyre?
23:94. Zoti im, mos më fut pra, mua tek ai popull zullumqar!”
23:95. Në të vërtetë, Ne kemi fuqi të ta tregojmë ty atë që ua kemi premtuar atyre.
23:96. Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.
23:97. Dhe thuaj: “O Zot i im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!”
23:98. Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!”
23:99. E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe,
23:100. që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:27

23:101. E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin.
23:102. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit.
23:103. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë.
23:104. Zjarri do t'ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.
23:105. (atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato?
23:106. Ata thonë: “O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!
23:107. Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!”
23:108. Ai thotë: “Heshtni aty e mos më folni!”
23:109. Pse një grup prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!”
23:110. E ju i patët tallur ata, saqë ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.
23:111. E Unë sot i shpërbleva ata, për atë që ishin të durueshëm ata janë fitimtarët.
23:112. Ai thotë: “E sa vjet keni kaluar në tokë?”
23:113. Ata thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!”
23:114. Ai thotë: “Mirë e keni, sikur ta dishit, njëmend pak keni qëndruar!”
23:115. A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?
23:116. I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtetë, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.
23:117. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.
23:118. E ti thuaj: “O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:28

24. Nur
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
24:1. (Kjo është) Kaptinë të cilën Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dispozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.
24:2. (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t'i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.
24:3. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.
24:4. Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t'i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm.
24:5. Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron.
24:6. Ndërsa ata të cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitar tjetër pos vetes, dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohen katër herë në All-llahun se e thonë të vërtetën.
24:7. E pesta (herë e betimit) është: Mallkimi i All-llahut qoftë mbi të nëse ai gënjen.
24:8. E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-llahun se ai (shpifësi) gënjen.
24:9. E pesta herë e betimit të jetë që ta godisë hidhërimi i All-llahut, atë (gruan) nëse shpifja ka qenë e vërtetë.
24:10. Dhe sikur të mos ishin dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbarojshit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin, është i gjithëdijshëm.
24:11. S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh.
24:12. E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: “Kjo është shpifje e qartë?!”
24:13. Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk sollën dëshmitarë, ata pra te All-llahu janë mu gënjeshtarët.
24:14. E sikur të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do t'ju kapte dënimi shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hodhët.
24:15. Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.
24:16. E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: “Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!”
24:17. All-llahu ju këshillon që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë.
24:18. All-llahu sqaron për ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i urtë.
24:19. Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.
24:20. Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm.
24:21. O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di.
24:22. Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindjet e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.
24:23. Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.
24:24. Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.
24:25. Atë ditë All-llahu ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë se All-llahu është Ai i vërteti, i qarti në drejtësi.
24:26. Të këqijat (gra ose fjalë) janë për të këqinjtë edhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim të begatshëm.
24:27. O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të merrni mësim.
24:28. Po nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni në to derisa t'u jepet leje, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është më e ndershme për ju. All-llahu di çdo gjë që veproni ju.
24:29. Nuk është për ju ndonjë mëkat, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, e që në to keni ndonjë përfitim. All-llahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani fshehtë.
24:30. Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
24:31. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.
24:32. Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm.
24:33. E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t'i begatojë me të mirat e veta. E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t'i lironi në bazë të kompensimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrëveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepuni nga pasuria që ua ka dhënë All-llahu juve. Mos i detyroni robëreshat tuaja të bëjnë imoralitet, e për shkak të ndonjë fitimi të kësaj bote, derisa ato dëshirojnë të jenë të pastra. E kush i detyron me dhunë të bëjnë atë, All-llahu i falë ato pas atij detyrimi. All-llahu falë dhe është mëshirues.
24:34. Ne u kemi shpallë juve argumente të qarta dhe shembuj nga ata që ishin para jush, e edhe këshillë për të ruajturit.
24:35. All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.
24:36. (ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t'i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.
24:37. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.
24:38. (ata i luten) që All-llahu t'i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t'ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do.
24:39. E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t'i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t'ia japë llogarinë e tij. All-llahu është i shpejtë në llogaritje.
24:40. Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.
24:41. A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin ndaj Tij. All-llahu e di ç'punojnë ata.
24:42. Vetëm i All-llahut është i tërë sundimi i qiejve e i tokës dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
24:43. A nuk e ke parë se si All-llahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te godit këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati se s'ta merr të të pamurit.
24:44. All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të pamurit e shëndoshë.
24:45. All-llahu krijoi secilën gjallesë prej një uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqanas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë.
24:46. Ne kemi shpallur argumente të qarta, e All-llahu vë në rrugën e drejtë atë që do.
24:47. Ata (hipokritët) thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj, një grup prej tyre zbrapsën. Të tillët nuk janë besimtarë.
24:48. E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj.
24:49. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.
24:50. A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejt kundër tyre? Por jo, ata vetë janë zullumqarë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:28

24:51. Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.
24:52. Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë.
24:53. Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur t'i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin (për në luftë). Thuaj: “Mos u betoni!” Bindja është e ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S'ka dyshim, All-llahu hollësisht di çka veproni.
24:54. Thuaj: “Respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin!” Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.
24:55. Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit.
24:56. Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.
24:57. Kurrsesi mos mendo se janë të pathyeshëm në këtë jetë ata që nuk besuan. Vendi i tyre është zjarri e sa përfundim i keq është ai.
24:58. O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju nuk jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu është i dijshmi i urti.
24:59. E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para tyre. All-llahu ju shpjegon dispozitat e veta, sepse Ai di më së miri dhe është më i urti.
24:60. E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon, di.
24:61. Nuk është mëkat për të verbërin, as për të çalin, as për të sëmurin, as për ju vetë, të hani nga shtëpitë tuaja, ose nga shtëpitë e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë besuar çelësat e tyre, ose (në shtëpitë) e miqve tuaj. Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t'i kuptoni.
24:62. Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të Tij, dhe kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S'ka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë All-llahut dhe të dërguarit të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoi falje All-llahut për ata, se vërtet, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
24:63. Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët.
24:64. Veni re, se vetëm në pushtetin e All-llahut është çka ka në qiej dhe në tokë. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë), e ditën kur i kthehen Atij, Ai do t'u kallëzojë atyre për atë që vepruan. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:29

25. Furkan
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
25:1. Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur'anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.
25:2. Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.
25:3. Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.
25:4. Dhe ata që nuk besuan, thanë: “Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz të tjerë”. Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje.
25:5. Edhe thanë: “(për Kur'anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t'i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.
25:6. Thuaj: “Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues”.
25:7. E ata thanë: “Ç'është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?”
25:8. Ose atij t'i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të ushqehej? Horrat madje thonë: “Ju vetëm jeni duke e ndjekur një njeri që e ka zënë magjia!”
25:9. Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
25:10. Është i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të japë ty edhe më mirë se ç'thonë ata, kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate.
25:11. Por jo, ata përgënjeshtruan kijametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.
25:12. Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vëlimin edhe kërhamzën (xhehennemit).
25:13. E kur të hedhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen).
25:14. Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumëherë.
25:15. Thuaj: “A është më mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese për të devotshmit”.
25:16. E aty, atë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar.
25:17. Ditën kur Zoti do t'i tubojë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thotë (zotave të adhuruar): “A i thirrët ju robtë e Mi që t'ju adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?”
25:18. Ata (idhujt) thonë: “Je i panevojshëm për rival, o i Madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur saqë harruan të përkujtojnë!”
25:19. Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t'i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.
25:20. Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.
25:21. E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: “Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Ata e tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.
25:22. Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: “Është e ndaluar çdo e mirë (apo xhenneti është haram për ju)!”
25:23. E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.
25:24. Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
25:25. Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
25:26. Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
25:27. Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!”
25:28. O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
25:29. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
25:30. E i dërguari tha: “O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!”
25:31. Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
25:32. E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur'ani përnjëherë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë).
25:33. Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.
25:34. Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.
25:35. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e bashkuam me vëllain e vet, Harunin, që ta ketë si ndihmës.
25:36. U thamë: “Shkoni ju të dy tek ai popull që i përgënjeshtroi argumentet Tona!” E Ne pastaj i shkatërruam ata shumë keq.
25:37. Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e për njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgatitur dënim të rëndë.
25:38. Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam).
25:39. E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam.
25:40. Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.
25:41. E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në tallje e thonë: “A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?”
25:42. “Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!” E më vonë, kur ta shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush ishte më larg nga e vërteta.
25:43. A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës?
25:44. A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.
25:45. A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.
25:46. Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.
25:47. E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.
25:48. Edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.
25:49. Që me të t'i japim jetë një toke të vdekur dhe që t'u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
25:50. Ne shumëherë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshtën tjetër pos refuzimin.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:32

25:51. Sikur të kishim dashur Ne, do të dërgonim pejgamber në çdo vendbanim.
25:52. Po ti mos i dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kur'an) me një luftë të madhe.
25:53. Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.
25:54. Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.
25:55. E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.
25:56. E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.
25:57. Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet”.
25:58. Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.
25:59. Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.
25:60. E kur u është thënë atyre: Bëni sexhde ndaj të Madhërishmit, ata thanë: “E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t'i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?” E kjo e shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
25:61. I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.
25:62. Ai është që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.
25:63. E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!”
25:64. Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
25:65. Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë”.
25:66. Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.
25:67. Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.
25:68. Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
25:69. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
25:70. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
25:71. Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek All-llahu dhe është i pranishëm.
25:72. (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
25:73. Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur'anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.
25:74. Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit”.
25:75. Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
25:76. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.
25:77. Thuaj: “Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t'ju jetë i pandërprerë”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:33

26. Shuara
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
26:1. Ta, Sin, Mim.
26:2. Këto janë ajete të librit (të Kur'anit) të qartë!
26:3. A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
26:4. Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t'i rrinin përulur atij.
26:5. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t'ia kthejnë shpinën.
26:6. Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t'u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
26:7. A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
26:8. Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
26:9. E s'ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëfuqishmi (t'i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
26:10. (Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Të shkosh tek ai popull zullumqar!”
26:11. Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
26:12. Ai (Musai) tha: “Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar.
26:13. Do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), andaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
26:14. Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!”
26:15. Ai (All-llahu) tha: “Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë).
26:16. Shkoni dhe faraonit thuani: “Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
26:17. T'i lejosh beni israilët të vijnë me ne!”
26:18. Ai (faraoni) tha: “A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
26:19. Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t'i bëmë).
26:20. (Musai) Tha: “E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
26:21. Andaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit.
26:22. Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!”
26:23. (Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?”
26:24. Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!”
26:25. Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: “A nuk e dëgjoni?!”
26:26. Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!”
26:27. (Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!”
26:28. (Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç'ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!”
26:29. (Faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!”
26:30. (Musai) Tha: “A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!”
26:31. Ai tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën?”
26:32. Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
26:33. Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
26:34. (Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
26:35. Që me magjinë e vet dëshiron t'ju dëbojë nga toka juaj, e ç'më propozoni mua?”
26:36. (Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
26:37. Që t'i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
26:38. Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
26:39. Edhe popullit iu tha: “Ejani e tubohuni,
26:40. Ashtu që t'i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë”.
26:41. E kur erdhën magjistarët i thanë faraonit: “A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?”
26:42. Ai tha: “Po, bile ju atëherë do të jeni prej më të afërmve!”
26:43. Musai atyre u tha: “Hidheni atë që keni për ta hedhur!”
26:44. E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: “Për hir të madhërisë së faraonit, ne me siguri do të jemi ngadhënjyes!”
26:45. Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata.
26:46. Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
26:47. E thanë: “Ne i besuam Zotit të botëve,
26:48. Zotit të Musait e të Harunit!”
26:49. Ai (faraoni) tha: “I besuat atij, para se t'ju lejoja unë?!” S'ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për ta marrë vesh më vonë. Unë do t'ua shkurtoj (do t'ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt (kithi) dhe që të gjithëve do t'ju gozhdoj”.
26:50. Ata (magjistarët) thanë: “S'ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:33

26:51. Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!”
26:52. Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: “Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)”.
26:53. E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
26:54. (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
26:55. Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
26:56. E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
26:57. Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
26:58. prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
26:59. Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
26:60. E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.
26:61. Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: “Me siguri na zunë!”
26:62. Ai (Musai) tha: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”.
26:63. Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.
26:64. E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
26:65. Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
26:66. Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
26:67. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
26:68. Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.
26:69. Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
26:70. Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Çka jeni duke adhuruar?”
26:71. Ata i thanë: “Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!”
26:72. Ai i tha: “A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni?”
26:73. Ose: “A u sjellin juve dobi apo dëm?”
26:74. Ata thanë: “Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!”
26:75. Ai tha: “A po shihni se ç'po adhuroni?”
26:76. Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,
26:77. Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).
26:78. Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua.
26:79. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.
26:80. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,
26:81. Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
26:82. Ai tek i cili kam shpresë se do t'i m'i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
26:83. Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
26:84. Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
26:85. Më bën prej trashëguesve të xhennetit të begatshëm,
26:86. Dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit,
26:87. E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
26:88. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
26:89. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
26:90. E xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.
26:91. Ndërsa xhehennemi u dëftohet atyre që ishin të humbur.
26:92. Dhe atyre u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit ju”,
26:93. Pos All-llahut? Ata, a mund t'ju ndihmojnë juve o vetes?
26:94. E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hidhen në të,
26:95. Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) e djallit.
26:96. E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:
26:97. “Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur”,
26:98. Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.
26:99. Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
26:100. E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:34

26:101. Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
26:102. E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë.
26:103. Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
26:104. Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm i mëshirshëm.
26:105. Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.
26:106. Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?
26:107. Unë jam për ju pejgamber besnik.
26:108. Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
26:109. Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
26:110. Pra (edhe një herë Ju them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!
26:111. Ata thanë: “E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?”
26:112. Ai tha: “Unë nuk di se ç'punuan ata (që ju u thoni të ulët)”.
26:113. Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.
26:114. E unë nuk do t'i përzë besimtarët.
26:115. Unë nuk jam tjetër, por vetëm sa t'u tërheq vërejtjen haptas.
26:116. Ata i thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)”.
26:117. Ai tha: “O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.
26:118. Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!”
26:119. Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
26:120. Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre.
26:121. Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.
26:122. S'ka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
26:123. Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
26:124. Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: “A nuk frikësoheni?”
26:125. Unë për ju jam i dërguar besnik.
26:126. Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.
26:127. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.
26:128. A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
26:129. Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?
26:130. E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
26:131. Pra, kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua!
26:132. Kini frikë Atë që ju pajisi me çka e dinit vet.
26:133. Ju pajisi me mjete gjallërimi e me djem.
26:134. Me kopshte e me burime uji.
26:135. Vërtet, unë i frikësohem dënimit, tuaj në një ditë të madhe.
26:136. Ata i thanë: “Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!”
26:137. Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) e popujve të lashtë.
26:138. Se ne nuk kemi për t'u dënaur.
26:139. Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtar, e Ne atëherë i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumica e tyre nuk besuan.
26:140. Vërtet, Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
26:141. Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.
26:142. Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: “A nuk frikësoheni?”
26:143. Unë për ju jam i dërguar besnik.
26:144. Andaj, kini frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!”
26:145. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
26:146. A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
26:147. Në kopshte e në burime.
26:148. Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
26:149. Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
26:150. Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:35

26:151. E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar (që e teprojnë me vepra të këqija).
26:152. Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
26:153. Ata i thanë: “Ti je vetëm i magjepsur.
26:154. Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!”
26:155. Ai tha: “Ja, kjo është deveja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
26:156. Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t'ju godasë dënimi i ditës së madhe!”
26:157. Po ata e therën atë, madje u penduan (nga frika).
26:158. Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
26:159. Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
26:160. Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
26:161. Kur vëllai i tyre, Luti i tha: “A nuk i frikësoheni (All-llahut)?”
26:162. Unë jam i dërguari i juaj, jam i besueshëm!
26:163. Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
26:164. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve.
26:165. (Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.
26:166. E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!”
26:167. Ata i thanë: “O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jeshë i dëbuar prej nesh!”
26:168. Ai tha: “Unë jam kundër veprimit tuaj!
26:169. Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
26:170. Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
26:171. Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).
26:172. E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
26:173. E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
26:174. Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
26:175. E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
26:176. Edhe populli i Ejkës të dërguarit i konsideronin gënjeshtarë.
26:177. Kur Shuajbi atyre u tha: “A nuk ruheni?”
26:178. Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!
26:179. Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
26:180. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!
26:181. Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!
26:182. Dhe matni me peshojë (kandar) të saktë (precize).
26:183. Dhe mos lini mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.
26:184. Frikësohuni Atij që ju krijoi juve dhe breznitë e para.
26:185. Ata i thanë: “S'ka dyshim se ty të ka zënë magjia!”
26:186. Ti nuk je tjetër por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtar!
26:187. E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!
26:188. Ai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!”
26:189. Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.
26:190. Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
26:191. E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
26:192. E edhe ai (Kur'ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.
26:193. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).
26:194. (E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).
26:195. (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.
26:196. Dhe se ai (Kur'ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
26:197. A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
26:198. E sikur t'ia shpallnim atë (Kur'anin) ndonjë joarabi,
26:199. e ai t'ua lexonte atyre, ata nuk do t'i besonin atij.
26:200. Dhe kështu, Ne ua futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
26:201. E ata nuk i besojnë atij (Kur'anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
26:202. Dhe t'u vijë befas, duke mos e hetuar.
26:203. E atëherë të thonë: “A thua do të na jepet afat?”
26:204. E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin).
26:205. Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë,
26:206. e pastaj t'u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,
26:207. çka do t'u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
26:208. Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
26:209. Që ju përkujtoji (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
26:210. Atë (Kur'anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
26:211. Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
26:212. Pse ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar!
26:213. Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve.
26:214. Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.
26:215. E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.
26:216. E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: “Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju”.
26:217. Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin.
26:218. I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë.
26:219. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
26:220. Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
26:221. A t'ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?
26:222. Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari.
26:223. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.
26:224. E për sa u përket poetëve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humburit (nga e vërteta).
26:225. A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
26:226. Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
26:227. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç'përfundimi i shkojnë (ç'dënim të ashpër ose ç'vendi në xhehennem do t'i nënshtrohen).
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:35

27. Neml
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
27:1. Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur'anit dhe të librit të kuptueshëm.
27:2. Janë udhërrëfyes dhe myzhde për besimtarët.
27:3. Që e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
27:4. E atyre që nuk besojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
27:5. Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpëruarit në botën tjetër.
27:6. E s'ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur'anin nga i Urti, i Dijshmi.
27:7. (Përkujto) Kur Musai i tha familjes së vet: “Unë e pash një zjarr,e nga ai do t'ju sjell ndonjë lajm ose do t'ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni”.
27:8. E kur arriti tek ai u thirr: “I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!
27:9. O Musa, në të vërtetë Unë jam All-llahu, i plotfuqishmi, i urti.
27:10. E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur më kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
27:11. Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen pastaj e zëvendëson me të mirën, atëherë s'ka dyshim se Unë jam që fali shumë dhe jam mëshirues.
27:12. Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
27:13. E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo pa dyshim është magji!”
27:14. Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.
27:15. Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: “I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë”.
27:16. E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e vërtet ky është shpërblim i qartë”.
27:17. E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.
27:18. Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”.
27:19. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mundëso që t'i falënderoj të mirat Tuaja që m'i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!”
27:20. Dhe vështroi shpendët e tha: “Ç'është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!”
27:21. Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).
27:22. Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”.
27:23. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
27:24. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
27:25. (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
27:26. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.
27:27. Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!”
27:28. Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!”
27:29. Ajo (gruaja - Belkisa) tha: “O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!”
27:30. (e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!)
27:31. (në vazhdim shkruan) “Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (dhe besimtarë)!”
27:32. Ajo tha: “O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!”
27:33. Ata (paria) i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!”
27:34. Ajo tha: “Kur sunduesit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë!”
27:35. Po unë do t'u dërgoj atyre një dhuratë (të madhe), e do të shoh se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë).
27:36. E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: “A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu ma ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!”
27:37. Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarve), se për Zotin ne do t'u vijmë atyre me një ushtri, të cilës ata nuk do të mund t'i bëjnë ballë dhe do t'i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!
27:38. Ai (Sulejmani) tha: “O ju pari, cili prej jush do t'ma më sjell fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?”
27:39. Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: “Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!”
27:40. E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: “Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!”
27:41. Ai (Sulejmani) tha: “Ndryshonia asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!”
27:42. E kur erdhi ajo, iu tha: “A është i këtillë froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” (Sulejmani tha:) “Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj”.
27:43. Pse atë (Belkisen) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar.
27:44. Asaj iu tha: “Hyn në pallat”, e kur e pa atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvoli këmbët. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!” Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin All-llahut, Zotit të gjithësisë”.
27:45. Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (t'u thotë): “Adhurojeni All-llahun!” Kur qe, ata dy grupe që kundërshtoheshin.
27:46. Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos i kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?”
27:47. Ata thanë: “Ne parandjejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty!” Ai tha: “Ndjella e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!”
27:48. E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.
27:49. Ata që thanë: “Betohuni mes vete në All-llahun, ta mbytni atë dhe familjen e tij natën, e pastaj të afërmve të tij t'u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)”
27:50. Ata përgatitën një kurth e Ne ua shpërblyem kurthin duke mos e hetuar ata.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:36

27:51. Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.
27:52. E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.
27:53. Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit).
27:54. (Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: “A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?”
27:55. A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil).
27:56. Përgjigjja e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!”
27:57. E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës ia caktuam të mbetet me të dënuarit.
27:58. E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja.
27:59. Thuaj (o i dërguar): “Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?”
27:60. Ai që krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t'i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).
27:61. A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të bëri të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.
27:62. A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.
27:63. Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok.
27:64. Ai që e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e përsërit atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!”
27:65. Thuaj: “Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!”
27:66. Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për këtë (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj.
27:67. Ndërsa ata të cilët nuk besuan thanë: “A pasi të (vdesim) bëhemi dhé e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi?
27:68. Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tanë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!”
27:69. Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve!”
27:70. Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që i bëjnë!
27:71. E ata thonë: “Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtim (me dënim)?”
27:72. Ti thuaj: “Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!”
27:73. S'ka dyshim se Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
27:74. E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.
27:75. Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e saktë (dijen e Zotit).
27:76. Vërtet, ky Kur'an u rrëfen beni israilëve të shumtën e asaj që ata ishin të përçarë.
27:77. Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.
27:78. E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e i dijshmi.
27:79. E ti pra mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.
27:80. Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.
27:81. E as që mund t'i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë muslimanë.
27:82. E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t'ju nxjerrim një shtazë nga toka që do t'ju flasë (ose do t'i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.
27:83. E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar.
27:84. Derisa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: “A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në Dunja)?”
27:85. Dhe kundër tyre zbatohet vendimi (i dënimit) për shkak se bënë krim dhe ata nuk do të flasin.
27:86. A nuk shohin ata se Ne ua bëmë natën që të pushojnë, kurse ditën të ndritshme. Në këtë ka argument për një popull që beson.
27:87. (përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t'i vinë Atij të gjithë të përulur.
27:88. E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.
27:89. Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t'i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.
27:90. E kush do të paraqitet me punë të këqija (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur me fytyrat e tyre në zjarr. (U thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.
27:91. Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.
27:92. E, edhe ta lexoj Kur'anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: “Unë vetëm tërheq vërejtjen”.
27:93. Dhe thuaj: “Falënderoj All-llahun, e Ai do t'ua tregojë argumentet e veta dhe do t'i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:36

28. Kasas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
28:1. Ta, Sin, Mim.
28:2. Këto janë ajetet e librit (të Kur'anit) të plotkuptueshëm.
28:3. Që po t'i lexojmë ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e që është e vërtetë për një popull që beson.
28:4. Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve.
28:5. E Ne duam t'i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t'i bëjmë udhëheqës dhe t'i bëjmë trashëgues.
28:6. Dhe atyre t'u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t'ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën).
28:7. Ne nënën e Musait e inspiruam: t'i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.
28:8. E atë e gjeti familja faraonit, ashtu që në fund ai t'u bëhet atyre armik e dëshpërim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim).
28:9. E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë”. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin.
28:10. E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).
28:11. E ajo i tha motrës së tij: “Gjurmoje atë”, kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).
28:12. Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t'ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?”
28:13. Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.
28:14. E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
28:15. Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq. Ai (Musai) tha: “Kjo është prej veprave të djallit, e s'ka dyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbje”.
28:16. Ai tha: “Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!” Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues.
28:17. Ai tha: “Zoti im, betohem në ato të mira që m'i dhurove mua se kurrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëve”.
28:18. Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ndodh), kur qe, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: “Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!”
28:19. E kur deshi ta rrëmbejë atë që ishte armik i të dyve, ai tha: “A do të më mbysësh mua siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se të bëhesh arrogant në tokë, e nuk dëshiron të jeshë nga përmirësuesit!”
28:20. Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: “O Musa, parësimi është duke biseduar me të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti”.
28:21. E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç'po ndodh) dhe tha: “O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar”.
28:22. Dhe kur u drejtua kah Medjeni tha: “Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë”.
28:23. E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: “E çka është puna e juve dyjave?” Ato që të dyja i thanë: “Ne nuk u japim ujë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!”
28:24. Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të atyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: “O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh!”
28:25. E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!”
28:26. Njëra prej atyre dyjave tha: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!”
28:27. Ai (Shuajbi) tha: Unë dëshiroj të martoj ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë All-llahu, ti do të gjesh te unë mirëkuptim!”
28:28. Ai (Musai) tha: “Kjo le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej nga këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për mua. Për këtë që po themi All-llahu është garant”.
28:29. E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: “Rrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t'ju sjell nga ai ndonjë lajm ose ndonjë urë nga zjarri që të ngroheni”.
28:30. Dhe kur arriti tek ai (zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar me pemë u thirr: “O Musa, s'ka dyshim se Unë jam All-llahu, Zoti i botëve!”
28:31. Dhe ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa Musai se po lëviz si të ishte gjarpër i shpejtë, ktheu të ikë e nuk vështroi prapa. O Musa, ktheu ku ishe e mos u frikëso se me të vërtetë ti je i sigurt.
28:32. Fute dorën në xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
28:33. Ai (Musai) tha: “O Zoti im, unë kam mbytur një njeri prej tyre, e frikësohem se do të më mbysin!”
28:34. E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që t'i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar.
28:35. (All-llahu iu përgjigj) Tha: “Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t'ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t'u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarë”.
28:36. E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm!”
28:37. E Musai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t'i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim”.
28:38. E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m'i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”.
28:39. Dhe ashtu ai dhe ushtria e tij u sollën në tokë me kryeneçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.
28:40. Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det e shiko pra se si përfundojnë mizorët.
28:41. Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në ditën e kijametit atyre nuk do t'u ndihmohet.
28:42. Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditën e kijametit ata janë të përbuzur.
28:43. E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim.
28:44. E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljen (e bëmë pejgamber dhe e dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pranë.
28:45. Por Ne krijuam popuj (mes Musait e teje Muhammed), e koha ka zgjatur (ndaj, të dërguam ty). Dhe ti nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e t'iu lexosh këtyre argumentet Tona (lajmin për Musain, për Shuajbin, për vajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe të njoftuam).
28:46. Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t'ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur ndonjë pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.
28:47. Dhe të mos thonë, kur t'i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e kanë merituar vetë: “Zoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë pejgamber që të pasonim argumentet Tua e të bëheshim besimtarë!”
28:48. E kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk iu dha atij (Muhammedit) sikurse iu dha Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?” E, thanë: “Dy magji që përmbajnë njëra-tjetrën. Dhe thanë: Çdonjërën prej tyre ne e mohojmë!”
28:49. Thuaj: “Nëse është e vërtetë çka thoni, atëherë silleni një libër prej All-llahut që është edhe më udhëzues se këta dy (Tevrati e Kur'ani), e ti përmbahem edhe unë atij?”
28:50. E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:37

28:51. Ndërsa Ne pandërprerë u dërguam atyre shpalljen, ashtu që të mendojnë.
28:52. E atyre që Ne u dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kur'anit).
28:53. Dhe kur u lexohet atyre, thonë: “Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë!”
28:54. Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne i furnizuam, ata japin.
28:55. Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!”
28:56. Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.
28:57. Ata thanë: “Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!” Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë.
28:58. E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.
28:59. Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj Pejgamber, i cili do t'ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.
28:60. Dhe çdo gjë që u është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është tek All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni?
28:61. A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?
28:62. (përkujto) Ditën kur i thërret ata e u thotë: “Ku janë ata shokët e Mi, të cilët ju i pandehnit (si zota)?”
28:63. E ata, të cilët e merituan fjalën (dënimin), thonë: “Zoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si humbën edhe vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na adhuruan neve!”
28:64. Dhe u thuhet: “Thirrni zotat tuaj”! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin).
28:65. Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: “Çfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve?”
28:66. Atë ditë atyre u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.
28:67. E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.
28:68. Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.
28:69. Dhe Zoti yt e di se ç'fshehin zemrat e tyre dhe se ç'shfaqin haptazi.
28:70. Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.
28:71. Thuaj: “Sikur All-llahu ta bënte natën e përhershme (t'ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç'mendoni, cili zot pos All-llahut do t'ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?”
28:72. Thuaj: “Më tregoni, nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kijametit, cili zot pos All-llahut do t'ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?”
28:73. Po mëshira e Tij u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj, të jini mirënjohës!.
28:74. Dhe ditën që i fton (All-llahu) e thotë: “Ku janë ata që i menduat shokë të Mi?”
28:75. Dhe Ne do të nxjerrim prej çdo populli dëshmitarë e u themi: “Sillni argumentin tuaj!” Atëherë do ta kuptojnë se e drejta (për Zot) është vetëm e All-llahut, dhe dështon çdo trillim i tyre.
28:76. Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: “Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!”
28:77. Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
28:78. Ai (Karuni) tha: “Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!” Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di).
28:79. Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!”
28:80. E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: “Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!”
28:81. Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
28:82. E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: “A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!”
28:83. Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
28:84. Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t'i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t'i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar.
28:85. S'ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur'anin, Ai do të kthejë ty aty kah erdhe. Thuaj: “Zoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurt”.
28:86. Ti as nuk ke shpresuar se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jeshë ndihmëtar i jobesimtarëve.
28:87. Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato t'u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt e kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve.
28:88. Veç All-llahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s'ka të adhuruar tjetër veç Tij. Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:37

29. Ankebut
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
29:1. Elif, Lam, Mim.
29:2. A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”
29:3. Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët.
29:4. A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t'i ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre!
29:5. E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s'ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi.
29:6. E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
29:7. Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t'ua shlyejmë të këqijat e do t'i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
29:8. Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni vepruar.
29:9. E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t'i radhisim ndër më të mirët.
29:10. Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzit ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: “Ne kemi qenë me ju!” Po a nuk është All-llahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?
29:11. All-llahu do t'i vërë në pah ata që besuan dhe do t'i vërë në thumb hipokritët.
29:12. Ata që nuk besuan u thanë atyre që besuan: “Ejani në rrugën (në fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.
29:13. Ata patjetër do të bartin barrën e vet, e me atë të veten edhe barrë të tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar.
29:14. Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi.
29:15. Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën.
29:16. Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: “Adhurojeni All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju.
29:17. Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. S'ka dyshim se ata që i adhuroni në vend të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkojeni furnizimin te All-llahu, adhurojeni Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse te Ai do të ktheheni”.
29:18. Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.
29:19. A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun.
29:20. Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtetë se All-llahu ka mundësi për çdo send.
29:21. Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron kë të dojë dhe tek Ai do të silleni.
29:22. Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t'ju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar”.
29:23. E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i hidhur.
29:24. Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: “Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjnie!” Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
29:25. Ai (Ibrahimi) tha: “Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë”.
29:26. Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: “Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti”.
29:27. Dhe Ne ia dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallur), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.
29:28. (Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: “Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë”.
29:29. Ju jeni që kontaktoni me meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: “Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga All-llahu?”
29:30. Ai tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!”
29:31. E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: “Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!”
29:32. Ai (Ibrahimi) tha: “Aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit”.
29:33. E pasi të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: “Mos ke frikë, as mos u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit”.
29:34. Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.
29:35. E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë të qartë për një popull që mendon.
29:36. E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!”
29:37. Po ata e përgënjeshtruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.
29:38. (I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë.
29:39. Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t'i shptojnë dënimit.
29:40. Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.
29:41. Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës.
29:42. All-llahu e di se ç'adhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti.
29:43. Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.
29:44. All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to me të vërtetë ka fakte për besimtarët.
29:45. Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju.
29:46. Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: “Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
29:47. Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojnë këtij (Kur'anit), edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesimtarëve”.
29:48. Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit.
29:49. Por jo, ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarve.
29:50. Ata thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Çështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut, e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjegues.
29:51. Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s'ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë”.
29:52. Thuaj: “Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarit”.
29:53. Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t'u vinte ndëshkimi, po ai patjetër do t'u vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë.
29:54. Po, si e kërkojnë ata ngutjen e ndëshkimit? E në të vërtetë xhehennemi është që i ka rrethuar në të gjitha anët jobesimtarët.
29:55. Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së poshtmi nën këmbët e tyre, e u thotë: “Shijojeni atë që keni vepruar!”
29:56. O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni.
29:57. Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.
29:58. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të lartë në xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan.
29:59. Të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
29:60. Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
29:61. Nëse ti i pyet ata: “Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?” Ata do të thonë: “All-llahu!” E si prapësoheni, pra?
29:62. All-llahu i jep furnizim atij që do nga robët e vet, e ia pakëson (shtrëngon) atij që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.
29:63. Dhe nëse ti i pyet ata: “Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?” Ata thonë: “All-llahu!” Thuaj: “Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë”.
29:64. Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim.
29:65. (Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!
29:66. Po le t'i përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.
29:67. A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?
29:68. E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t'i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është xhehennemi vend për jobesimtarët?
29:69. E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Jul 2009 - 2:38

30. Rum
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
30:1. Elif, Lam, Mim.
30:2. Bizantinët (rumët) u mundën,
30:3. në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,
30:4. brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
30:5. për ndihmën e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm, mëshirues.
30:6. Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.
30:7. Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
30:8. Dhe, a nuk menduan ata me veten e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).
30:9. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, All-llahu nuk ishte që t'ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë.
30:10. Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.
30:11. All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni.
30:12. E ditën kur të ndodhë kijameti, kriminelët heshtin.
30:13. Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ata ishin jobesimtarë.
30:14. Dhe ditën kur të ndodhë kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).
30:15. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhennetit).
30:16. E për sa u përket atyre që nuk besuan, dhe i bënë të rreme argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë mundime (azab) të vazhdueshme.
30:17. Atëherë, All-llahun lartësojeni kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi.
30:18. Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithë çka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.
30:19. Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).
30:20. Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
30:21. Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
30:22. Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.
30:23. Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.
30:24. Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
30:25. Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t'ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë dilni.
30:26. E Tij është ç'ka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen.
30:27. Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti.
30:28. Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne ua dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju dhe ata të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj, të jeni të barabartë, nuk kini frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortak)? Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes.
30:29. Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
30:30. Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30:31. (përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët.
30:32. Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.
30:33. Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur Ai nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.
30:34. Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë, pra kënaquni, e më vonë do ta kuptoni.
30:35. A mos Ne u kemi shpallur atyre ndonjë argument, që ia vërteton (flet) për atë që ata Mua më përshkruajnë shok?
30:36. E kur Ne u japim njerëzve begati të mira, ata u gëzohen atyre, e nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë ata e humbin shpresën.
30:37. Vallë, po a nuk shohin ata se All-llahu i jep furnizim të mjaftueshëm atij që do Ai dhe ia pakëson. Në këtë, për një popull që beson, ka argument.
30:38. Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.
30:39. Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t'i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).
30:40. All-llahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojnë.
30:41. Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).
30:42. Thuaj: “Ecni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë, shumica e tyre ishin jobesimtarë”.
30:43. Ti përmbaju fuqimisht fesë së drejtë, para se të vijë dita që nuk ka kthim, pse prej All-llahut është caktuar, atë ditë ata (njerëzit) ndahen.
30:44. Kush nuk besoi, barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes, e kush bëri punë të mirë, ata vetvetes i përgatitën vendin (xhennetin).
30:45. Që t'i shpërblejë Ai (All-llahu) nga të mirat e veta, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët.
30:46. Nga argumentet e Tij është edhe: që Ai t'i lëshojë erërat myzhdexhinj dhe t'ua shijojë juve nga mëshira e vet (shiun); dhe që të lundrojnë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij dhe ashtu, ju të jeni mirënjohës.
30:47. Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.
30:48. All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen.
30:49. Edhe pse para se t'u binte (shiu) atyre, ata para tij ishin të dëshpëruar.
30:50. Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s'ka dyshim se Ai është që do t'i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm.
30:51. E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).
30:52. Në të vërtetë, ti (Muhammed) nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëtit të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.
30:53. Dhe as që je ti udhëzues i të verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.
30:54. All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.
30:55. E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
30:56. E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: “Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!”
30:57. E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.
30:58. Ne në këtë Kur'an u kemi sjellë njerëzve nga të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t'u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thonin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni tjetër veçse mashtrues (gënjeshtarë).
30:59. Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
30:60. Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'ani Fisnik - Faqe 2 Empty Re: Kur'ani Fisnik

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi