Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Akuza të ndërsjella pas prishjes së koalicionit  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Akuza të ndërsjella pas prishjes së koalicionit  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akuza të ndërsjella pas prishjes së koalicionit

Shko poshtë

Akuza të ndërsjella pas prishjes së koalicionit  Empty Akuza të ndërsjella pas prishjes së koalicionit

Mesazh nga Binni Sat 16 Oct 2010 - 7:31

Akuza të ndërsjella pas prishjes së koalicionit  F.1016193428370_m

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është befasuar me vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për tërheqje nga koalicioni qeverisës. PDK-ja vlerësoi se vendimi i LDK-së është marrë për interesa të ngushta të kësaj partie, dhe se është një lajm i keq për Kosovën. LDK-ja i ka hedhur poshtë akuzat, duke kërkuar nga ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës të krijojë qeveri teknike deri në zgjedhje e parakohshme.

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, pas një mbledhje të Kryesisë së PDK-së, tha në një konferencë për shtyp se vendimi i LDK-së për tërheqje nga koalicioni qeverisës, me të cilin PDK-ja është njoftuar përmes medieve, është një lajm i papritur, befasues dhe i keq për gjithë Kosovën, mesazh i keq edhe për miqtë ndërkombëtar, sidomos pas vizitës se Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në Kosovë.

“Pas këtij vendimi janë krijuar rrethana të reja dhe krizë institucionale në vendin tonë. Ky vendim është marrë për shkak të interesave të ngushta të kreut të kësaj partie (Fatmir Sejdiu)”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuaar se janë në kërkim të zgjidhjeve të shpejta dhe të jashtëzakonshme.

“PDK do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm në përputhje me Kushtetutën dhe do të punojë në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës duke organizuar zgjedhje të lira e demokratike”, tha Hoxhaj, duke e vlerësuar vendimin partnerit kryesor në koalicion, LDK-së, si imponim të një situatë jo të volitshme për qytetarët e Kosovës.

Nga ana tjetër anëtari i këshillit të përgjithshëm të LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike të Kosovës, sipas të cilës, prishja e koalicionit është bërë për interesa të ngushta të LDK-së dhe kryetarit të kësaj Fatmir Sejdiu.
Rexhepi tha për RTK-në se vendimi për tërheqje nga koalicioni nuk ka të bëjë me interesat e ngushta, pasi sipas tij, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Sejdiu e ka dëshmuar vetën se respekton vendimet kushtetuese.
Ai po ashtu ka thënë se vendimi i sotëm i LDK-së, derisa
është në pajtim me Kushtetutën është në interes të shtetit dhe se tani është koha të dëshmohet se kush është i angazhuar në ndërtimin e demokracisë.
“Tani ushtruesi i detyrës së Presidentit duhet të ndërtojë qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve nacionale. Tani kemi të bëjmë me demokracinë, pra të vazhdojmë të bëjmë shtet demokratike, të krijojmë qeveri teknike të organizojmë zgjedhje të lira dhe fer, apo dikush do të vazhdojë qeverisjen në gjendje të jashtëzakonshme”.
Kryesia e LDK-së ka marrë vendim të shtunën paradite që të tërhiqet nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës. Në njoftimin e LDK-së thuhet se janë analizuar thellë zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më këtë rast kjo parti merr vendim që zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat përfundimisht në ditën e hënë, me 18.10.2010 të bëjnë dorëzimin e detyrave nga postet që kanë pasur.
Koalicioni nisi të lëkundët seriozisht muajin e kaluar kur Gjykata Kushtetuese konstatoi se Fatmir Sejdiu ka bërë shkelje serioze kushtetuese duke mbajtur postin e Presidentit të Republikës dhe atë të kryetarit të partisë (LDK) dhe me këtë e “detyroi” atë që të jep dorëheqje nga pozita e kreut të shtetit.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Akuza të ndërsjella pas prishjes së koalicionit  Empty Re: Akuza të ndërsjella pas prishjes së koalicionit

Mesazh nga Vizitor Sat 16 Oct 2010 - 7:33

shum mir eke sqaru vllaqko tu lumt :429293:
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi