Pasuritë, akuza prokurorisë
Faqja 1 e 1
Pasuritë, akuza prokurorisë
Adriatik Llalla
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka akuzuar Prokurorinë se perdor standarde të dyfishta në nxjerrjen para drejtësisë të zyrtarëve që fshehin pasurite.
Akuza e rëndë ka ardhur nga kryeinspektori Adriatik Llalla, i cili e ka bërë këtë konstatim pjesë të raportit vjetor të punës së tij, që ndryshe nga Avokati i Popullit, mori gjithë mbështetjen dhe vlerësimet nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve.
I pyetur nga deputetët, kryeinspektori detajoi rastet kur prokuroria ka pushuar cështjen, megjithëse provat ishin të njëjta me rastet kur zyrtare të nivelit të ulët jane cuar para drejtësisë.
“Jo te gjitha rastet ne prokurori kane patur të njëjtin përfundim. Na shqetëson mbajtja e standardeve të dyfishta nga ana e prokurorisë. Kur behet fjale per zyrtare lokale ose te niveleve te uleta, hetimet per ta perfundojne ne kohe rekord, pasi tek ne provat jane bindese dhe nuk ka nevoje per hetime te metejshme. Kur behet fjale per zyrtare te niveleve me te karta ceshtjet zvarriten dhe kane te njejtin perfundim, pushohen”, u shpreh Lalla.
Duke iu pergjigjur pyetjes së kreut të Komisionit se cilët janë këta zyrtarë dhe c’niveleve u përkasin, Llalla u shpreh se bëhet fjalë për një prokuror, një zyrtar i zgjedhur nga Kuvendi, anëtar i KKRT-se, (qe eshte larguar nga ky funksion) e një ambasador.
“Jane informuar eprorët, Presidenti, Prokuroria e Përgjithshme, kuvendi, por nuk kemi asnjë reagim prej tyre”, u shpreh Llalla.
Kryeinspektori tha edhe shifrën e pasurisë së fshehur nga këta tre zyrtarë të lartë, për të cilët prokuroria ka pushuar ceshtjen.
“Bëhet fjalë për shifra nga 300 mijë euro deri në 800 mijë euro”, theksoi Llalla.
Relatori i ceshtjes Gent Strazimiri ngriti shqetesimin e mazhorances se sjellja me dy standarde e prokurorise ne nxjerrjen para drejtesise te zyrtareve qe fshehin pasurine cenon rende perpjekjet per luften kunder korrupsionit.
Gjate seances se pyetjeve deputetet e mazhorances kerkuan nga Inspektoriati i Kontrollit te Pasurive te hetoje edhe pasurite e njerezve te drejtesise, gjyqtareve dhe prokuroreve, edhe pse sipas kryeinspektorit Adriatik Llalla per 2009-en nuk ka kerkese nga KLD-ja per kontrollin e pasurise se 365 gjyqtareve te vendit.
Ky vit per Inspektoriatin do te jete intesiv, pasi koincidon me periudhen ligjore te kontrollit te pasurive te zyrtareve me te larte te shtetit, duke nisur nga presidenti, kryeministri dhe te gjithe deputetet.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Berisha: Rama ti adresohet Prokurorisë
» AKUZA POETIKE - HUMORISTIKE
» Sali dorëzoja Lulzim Bashën prokurorisë, ministri i Brendshëm të arrestohet sot
» Krimi në familje, gratë protestë para Prokurorisë: Ndëshkoni kriminelët
» Akuza të ndërsjella pas prishjes së koalicionit
» AKUZA POETIKE - HUMORISTIKE
» Sali dorëzoja Lulzim Bashën prokurorisë, ministri i Brendshëm të arrestohet sot
» Krimi në familje, gratë protestë para Prokurorisë: Ndëshkoni kriminelët
» Akuza të ndërsjella pas prishjes së koalicionit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi