Shqipe e panjohur
Faqja 1 e 1
Shqipe e panjohur
Të gjithë kemi ndryshuar në këto 20 vjet, komunikimi ynë gjithashtu. Lëvruesit e gjuhës shqipe, që jemi mësuar t`quajmë “studiues”, me zell e konsiderojnë gjuhën si “një organizëm të gjallë” që ndryshon në varësi të kohës, ndryshimeve politike, sociale dhe kulturore.
Por ajo që na shoqëron në diskutimet e përditshme është se si “ka ndryshuar gjuha shqipe gjatë viteve të tranzicionit”: për mirë apo për keq? Akademiku Jorgo Bulo, merr përsipër të sqarojë këtë dilemë: “Shqipja ka ndryshuar edhe për mirë edhe për keq. Për mirë sepse është pasuruar, për keq sepse janë shtuar fjalë të huaja të panevojshme që siç thotë Naimi ngjajnë si dhia mes dhënve.”
Përveç përdorimit të fjalëve dhe strukurave të huaja në gjuhën e folur dhe atë të shkruar, presioni që ushtrojnë “dialektizmat” duket gjithashtu fenomen në rritje. Ndërsa shikohet si shqetësim, studiuesit fenomenin në fjalë e konsiderojnë si çështje të “pasurimit te gjuhës” që shkon konform me lëvizjet dhe zhvillimin demografik të popullsisë:
“Dialektet janë si përrenjtë që pasurojnë lumin. Ato e pasurojnë gjuhën”, vazhdon Bulo.
Specialistët e fushës thonë se problemi lind kur “dialektet” kthehen në normë e përdorimeve publike të gjuhës”. Ata thonë se “në gjuhën e administratës, shkollës, medias dhe në shfaqjet publike, përdorimi i dialektit është i pajustifkueshëm”. Ata janë për përdorminin e gjuhës standarte, si shprehje e qytetërimit dhe e kulturës së një populli. Dhe në këtë suazë, profesor Bulo, i referohet njerëzve të tribunave “si shkelësit më të mëdhenj të shqipes”:
“Në përdorimet publike ka shkelje të normës në të gjitha rrafshet, të normës leksikore, të normës drejtshkrimore, gramatikore dhe një mungesë kujdesi për kulturën e gjuhës”, vëren akademiku.
Për këtë çështje, në mesin e dhjetorit, një Konferencë për politikat e pasurimit dhe përmirësimit të gjuhës standarte, pritet të mbledhë në Tiranë, në “Ditët e albanologjisë” ata që hulumtojnë dhe ruajnë “brenda kritereve” gjuhën e sotme shqipe, që siç parashikohet mund të bojkotohet nga institucione të ndryshme të gjuhësisë.
“Këtë konferencë ka marrë nismën ta organizojë një institucion i vetëm, Qendra e Studimeve Albanologjike, pa konsultimin e institucioneve të tjera simotra”, thekson Bulo.
Zhurma që po bëhet për rishikimin e drejtshkrimit sipas akademikut Bulo, nuk është në kohën e duhur: “Kryesorja për të dhënë alarmin është se nuk po zbatohen rregullat e gjuhës shqipe.”
Bëhet fjalë për gjuhën që flitet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, në Serbinë jugore, nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor, përgjate bregdetit lindor të Italisë, në Greqi e më gjerë, një gjuhë moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indo-evropiane.

Ermanda- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne shtepine e Burrit
Postime : 109
Gjinia :
Anëtarësuar : 24/09/2010
Mosha : 37
Hobi : Infermjere
Similar topics
» Të dua e panjohur
» Të dua e panjohur !
» Te dua e panjohur
» Te dua e panjohur
» “Skënderbeu” - i panjohur
» Të dua e panjohur !
» Te dua e panjohur
» Te dua e panjohur
» “Skënderbeu” - i panjohur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi