Aksidenti, Berisha vizitoi të plagosurit
Faqja 1 e 1

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ishte sot pasdite në spitalin rajonal të qytetit të Fierit ku vizitoi të plagosurit në aksidentin tragjik të një autobusi të linjës Tiranë – Athinë, në aksin rrugor Ballsh – Tepelenë.
Berisha i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe drejtoresha e Spitalit, Donika Alushani u ndal në dhomat ku janë shtruar e po kurohen të plagosurit dhe u interesuar personalisht për gjendjen e tyre shëndetësore. Kryeministri siguroi familjet e të lënduarve dhe vetë të lënduarit se qeveria është e vendosur të marrë çdo masë për tu dhënë atyre të gjithë ndihmën e nevojshme për shërim të plotë.
Më pas, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim të veçantë me stafin mjekësor të këtij spitali, të cilët i falënderoi për profesionalizmin dhe angazhimin e tyre në një kohë rekord për shpëtimin e të lënduarve nga ky aksident.
Në përfundim të vizitës, Kryeministri Berisha dha një prononcim për mediat e pranishme, gjatë të cilit u shpreh: “Dua tu uroj të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë. Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave. Gjithashtu falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që mbrëmë, deri pas mesnate, me përkushtim të madh u angazhuan me shpëtimin dhe nxjerrjen e të lënduarve dhe trupave të viktimave nga vendi i aksidentit. Shpreh falënderimin tim edhe për personelin mjekësor të spitalit të Tepelenës, Gjirokastrës, Fierit, Lushnjës, Vlorës dhe Spitalit Ushtarak, të cilët ishin në një kohë rekord në krye të detyrës dhe të gatshëm për të dhënë çdo ndihme. Dua të siguroj familjet e të lënduarve dhe vetë të lënduarit se qeveria është e vendosur të marrë çdo masë për tu dhënë atyre të gjithë ndihmën e nevojshme për shërim të plotë”. (albeu.com)

Similar topics
» "Jeta ime në qelinë e Nanos, ja kush më vizitoi në burg"
» Aksidenti ajror, mbijeton një fëmijë
» Aksidenti në Elbasan, plagosen burrë e grua
» Aksidenti në Fushë-Krujë, identifikohet viktima
» Aksidenti në Elbasan, vdes 48-vjecarja

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi