Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jelekët mund të na sëmurin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jelekët mund të na sëmurin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jelekët mund të na sëmurin

3 posters

Shko poshtë

Jelekët mund të na sëmurin Empty Jelekët mund të na sëmurin

Mesazh nga LaDescarada Thu 23 Dec 2010 - 2:52

Jelekët? Përveçse një armë e fortë joshëse, janë edhe një veshje e domosdoshme,me një funksion shumë të rëndësishëm në shfaqjen e “linjave” femërore.

Në fakt, një grua që vesh një veshje të shtrenjtë, ndihet mirë dhe rehat, gjithashtu edhe e vlerësuar në aspektin estetik. Jelekët me mbushje e bëjnë gjoksin të duket më i madh. Me këtë pamje të jashtëzakonshme që përftojmë, çdo veshje do të duket bukur në trup. Rëndësia strategjike e këtij aksesori intim shumë të domosdoshëm është i dukshëm veçanërisht për zonjat me gjoks të madh, ose ato që frekuentojnë rregullisht palestrën. Në këtë rast, fakti që mund të besojnë te një palë jelekë të cilat “mbajnë” gjithçka “në vendin e duhur” dhe në të njëjtën kohë të përmirësojë siluetën, është një qëllim nga i cili nuk mund të heqësh dorë lehtësisht.

Çdo femër ëndërron të jetë e bukur, tërheqëse dhe seksi. Kur ecën në rrugë, kur punon në një zyrë, apo kur del me të dashurin. Për t‘u ndjerë e bukur duhet të ketë dhe jelekë të tilla. Një palë jelekë seksi i japin gjoksit formën perfekte. Pavarësisht dëshirës për të qenë sa më joshëse, janë të shumta femrat që i zgjedhin rastësisht jelekët, duke u bazuar vetëm te elementet estetike. Por ekspertët këshillojnë: një palë jelekë jo të rehatshme mund të dëmtojnë shëndetin, duke provokuar dhimbje shpine, por edhe probleme me tretjen e ushqimit,dhimbjen e kokës dhe alergjisë. Alarmi vjen nga shoqata britanike e kiropraktikëve, që tërheq vëmendjen për rëndësinë e jelekëve për të zgjedhur këtë veshje të rëndësishme në bazë të madhësisë së gjoksit. Ashtu siç thekson edhe “Indipendent”, shenjat që duhet të kenë në vëmendje femrat janë të thjeshta për t‘u njohur: jelekët nuk duhen mbajtur nëse pjesa ku mbërthehen ngrihet lart vazhdimisht, kur ndiejmë se shpatullat varen përpara, ose nëse gjoksi lëviz edhe kur jelekët janë të reja. Në këtë rast, ngushëllimi i vetëm është se kënaqësia është gjysma e dhembjes.

Sipas ekspertëve në Britaninë e Madhe (e njëjta gjë vlen dhe për të gjithë botën), gratë që mbajnë një palë jelekë të parehatshme janë 70 për qind. E keqja është se një palë jelekë të parehatshme, që mbahen për një periudhë të gjatë, shkaktojnë dëme serioze, sidomos për gratë me gjoks të madh. Nëse jelekët nuk janë të përshtatshme, pesha e dy gjinjve u ngarkohet shpatullave, me pasoja shkatërruese për shëndetin e shpinës, që me kalimin e viteve është e destinuar të përkeqësohet. Nëse jelekët nuk bëjnë punën e tyre, atëherë femra kompenson efektet e forcës së gravitetit, duke ndryshuar mënyrën e ndenjes së trupit, dhe ky fakt përveçse provokon dhimbjen e shpinës, mund të shkaktojë edhe dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen,madje dhe dhimbje stomaku. ”Jelekët kanë funksionin e një ure të fortë”, shpjegon drejtuesi i shoqatës britanike të kiropraktikës.


Si mund t‘i zgjedhim jelekët e duhur?

Fillimisht duhet t‘i kushtojmë rëndësi formës dhe përmasës së kupave, treguar në pjesën e brendshme ku mbërthen, nga A-ja deri te F-ja, sipas madhësisë së gjoksit. Kupa është e duhura vetëm nëse nuk e “pret” askund gjoksin: ky rregull vlen për të gjitha llojet e jelekëve, përfshi dhe ato “ballkon”. Prerja e duhur gjendet në këtë mënyrë: duke veshur jelekët, pjesa e rripit që lidhet rreth shpinës duhet të qëndrojë në mënyrë perfekte horizontalisht gjatë gjithë kohës dhe të mos ngrihet lart në nivelin ku janë fiksuar fiksuesit e rripave. Në fakt nuk janë rripat që qëndrojnë mbi shpatulla ato që kryejnë funksionin e mbajtjes, por ai që lidhet rreth bustit. Rripi duhet të rrethojë të gjithë bustin, duke qëndruar i palëvizur, pa të shtrënguar shumë dhe të ketë gjatësinë e duhur, në mënyrë që pasi të hiqen, të mos lënë shenja të kuqe mbi lëkurë. Gjinjtë duhet të mbulohen pjesërisht nga kupat. Aty ku mbaron kupa e jelekut, përgjatë kufirit superior, linja duhet të jetë e lirë, nuk duhet të lërë shenja. Jelekët duhet të qëndrojnë të puthitura pas bustit, pa të bezdisur, ose më keq akoma të krijojnë gërvishtje mbi lëkurë. Kur zgjidhen një palë jelekë, duhet pasur parasysh që volumi i gjinjve mund të pësojë luhatje në varësi të peshës së trupit, por edhe gjatë fazave të ndryshme të ciklit menstrual.

Jelekët mund të na sëmurin 457fe777d3b8a40199cc79b76c1a9399ef821880
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jelekët mund të na sëmurin Empty Re: Jelekët mund të na sëmurin

Mesazh nga Leo_uk Thu 23 Dec 2010 - 2:54

Po pse jeleke i thokan ne Kosove ktyre???? Se dija ... mireseerdheet
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jelekët mund të na sëmurin Empty Re: Jelekët mund të na sëmurin

Mesazh nga LaDescarada Thu 23 Dec 2010 - 3:01

Leo_uk shkruajti:Po pse jeleke i thokan ne Kosove ktyre???? Se dija ... mireseerdheet

hehhe PO...tahs e din mireseerdheet
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jelekët mund të na sëmurin Empty Re: Jelekët mund të na sëmurin

Mesazh nga Anakonda Sat 7 Apr 2012 - 5:12

se di,se cfare nuk po na semur neve nje zot e din
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jelekët mund të na sëmurin Empty Re: Jelekët mund të na sëmurin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi