Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush e kërcënon sigurinë tonë kombëtare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush e kërcënon sigurinë tonë kombëtare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e kërcënon sigurinë tonë kombëtare

Shko poshtë

Kush e kërcënon sigurinë tonë kombëtare Empty Kush e kërcënon sigurinë tonë kombëtare

Mesazh nga WebMaster Mon 27 Dec 2010 - 1:39

Siguria kombëtare është kërkesa për të siguruar, garantuar dhe mirëmbajtur ekzistencën e kombit dhe shtetit nëpërmjet përdorimit të vlerave të shoqërisë, fuqisë ekonomike, ushtarake, politike, diplomacisë, etj. Si koncept kjo ka të bëjë me mbrojtjen tërësore apo pasjen e sigurisë së plotë për vendin, qytetarët dhe partnerët, për të patur një ekonomi të fortë, në rritje dhe inovative si një sistem i hapur, që nxit mundësitë dhe prosperitetin, duke garantuar respekt për vlerat universale, duke synuar dhe ndihmuar për një rregull ndërkombëtar që promovon paqen, rendin botëror dhe mundësitë për një bashkëpunim edhe më të fortë, për të arritur ndryshimet globale dhe synimet e piketuara për të ardhmen. Për të patur siguri kombëtare një vend duhet të ketë në radhë të parë siguri ekonomike, energjetike, mjedisore, ushtarake, etj.
Siguria kombëtare është një ndërthurje e masave të përshtatshme nga më të ndryshmet që ndërmerren për të, por në përgjithësi këto masa janë: (1) përdorimi i diplomacisë për të reduktuar e izoluar kërcënimet dhe për të bërë sa më shumë aleatë në mënyrë që vendi të ketë një pozitë sa më të përshtatshme në marrëdheniet me jashtë, (2) drejtimi i fuqisë, kapaciteteve dhe strukturave ekonomike, teknologjike, industriale, bujqësore, etj, për të patur rritje dhe produktivitet sa më të lartë për të garantuar prosperitetin si individ dhe si komb dhe për të shtuar bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe më gjerë, (3) garantimi afatgjatë i vlefshmërisë së burimeve natyrore dhe i aftësive të burimeve njerëzore për zhvillim të qendrueshëm, (4) forcim i mëtejshëm i mundësive dhe kapaciteteve ushtarake dhe mirëmbajtje e këtyre forcave, mjeteve dhe kapaciteteve dhe përdorim i tyre me agresivitet kurdoherë që është e nevojshme në mënyrë efektive dhe eficiente, dhe sigurimi i avantazheve ushtrake si një vendi apo si grup vendesh, krijuar mbi bazën e një marrëveshjeje (siç është rasti i NATO-s, ku edhe vendi ynë është anëtar me të drejta të plota), (5) implementimi i masave paraprake për emergjencat civile dhe krijimi i kushteve për përdorimin e burimeve, mjeteve dhe teknologjive për përballimin dhe kalimin në një kohë sa më të shkurtër të gjendjes së emergjencave dhe katastrofave natyrore, (6) eliminimi i infrastrukturave, produkteve dhe situatave kritike e të dëmshme për jetën e qytetarëve dhe mjedisin, (7) përdorimi i shërbimeve të inteligjiencës për të zbuluar, luftuar dhe eliminuar kërcënimet e ndryshme me bazë veprimtarinë antikombëtare të natyrave dhe burimeve nga më të ndryshmet, si dhe për të evituar spiunazhin, për të mbrojtur informacionin e klasifikuar dhe përdorimi i shërbimeve të kundërinteligjiencës dhe i fuqive të ndryshme sekrete për të mbrojtur kombin nga kërcënimet e brendëshme dhe të jashtëme, etj. Siguria kombëtare është aftësia që kanë qytetarët e një vendi të organizuar në formën e një shoqërie moderne dhe në zhvillim të vazhdueshëm për të parandaluar dëmtimin apo edhe humbjen e integritetit fizik të territorit të një vendi, aftësia për të mirëmbajur marrëdhënie ekonomike me vendet e tjera në mënyrë të arsyeshme, aftësia për të mbrojtur mjedisin, institucionet dhe qeverisjen nga ndërhyrjet e jashtëme dhe të brendëshme, aftësia për të kontrolluar kufijtë, ajo është kapaciteti që ka një shoqëri dhe një vend për të kontrolluar ato kushte të jashtëme dhe të brendëshme që opinioni publik në një moment të dhënë i mendon dhe beson se janë bazat e pavarësisë, prosperitetit dhe mirëqënies. Elementet kryesore të sigurisë kombëtare janë fuqia ushtarake, siguria politike, siguria ekonomike, siguria mjedisore, siguria e energjisë dhe e burimeve natyrore, etj. Ajo ka të bëjë me praktikat e manaxhimit, aftësitë teknike, ndërtimin e imazhit, dëshirën e njerëzve për të paguar taksat dhe dëshirën e mirë që këto pagesa të qytetarëve të përdoren sa më mirë që të jetë e mundur nëpërmjet një konsensusi me bazë të gjerë. Siguria kombëtare ka të bëjë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të një vendi, me përzgjedhjen me shumë kujdes të lidershipit dhe njerëzve të tjerë në hierarkinë e shtetit dhe të qeverisjes, që të jenë cilësorë, efektivë dhe eficientë në jetën e tyre private dhe publike dhe që e kanë treguar me veprimtarinë dhe punën e tyre të përditëshme se e duan vendin dhe që kanë trashëgimi të tillë nga paraarsdhësit. Siguria kombëtare ka të bëjë në një masë shumë të konsiderushme me sistemin e edukimit të qytetarëve dhe sistemit të komunikimit midis njerëzve, për të ndërtuar gjendjen energjike të qytetarëve dhe të tërë vendit për një shoqëri vibrante për të garantuar kushtet për sukses në të tëra drejtime edhe kur natyra i del qytetarëve të një vendi apo grup vendesh kundër me kapriçiot e saj të paparashikueshme. Në kohët tona moderne siguria kombëtare lidhet shumë ngushtë me ndërtimin me kujdes të një legjislaconi cilësor antiterrorizëm, me sigurinë elektronike, me mirëqeverisjen dhe transparencën, etj. Nëse arrihet të garantohet siguria kombëtare atëhere në vend apo në një grup vendesh krijohet një gjendje apo kushte ku vlerat madhore dhe besimet e qytetarëve, mënyra demokratike e ndërtimit të jetës institucioneve dhe e qeverisjes, uniteti, mirëqënia dhe shëndeti i qytetarëve janë të mbrojtura në mënyrë të përhershme dhe të vazhdueshme. Këtu një ndikim shumë të madh ka stabiliteti politik e social, integriteti territorial, fuqia ekonomike dhe solidariteti me ata që kanë nevojë, balancat ekologjike, kohezioni sociokulturor, konsensusi shpirtëror dhe moral, kushtet e jashtëme, etj, por kur në një vend apo grup vendesh mbizotëron kërcënimi i brendshëm, situatat politike të paqendrueshme, ekzistenca në gjendje aktive e spiunazhit të huaj, krimi i organizuar, shtimi i numrit të të varfërve dhe i të papunëve, korrupsioni në masë dhe morali i shthurur i punonjësve të shërbimit civil, sabotazhi ekonomik, sistemi i korruptuar financiar dhe burimet aktive e bazat e forta të trafikut ilegal të substancave dhe qenieve njerëzore, cilësia e keqe e shërbimeve për qytetarët, ndryshimet serioze midis të varfërve dhe të pasurve dhe atyre me fuqi të ndryshme në pushtet, ekzistenca substanciale e konflikteve për burime natyrore kryesisht për tokë dhe ujë, ekzistenca e armëve në grupe e ndryshme të popullsisë dhe e grupeve të armatosura me fuqi politike ekonomike dhe sociale, etj, atëhere siguria kombëtare është vënë në mënyrë katastrofike në mëdyshje. Në sigurinë kombëtare ndikojnë edhe dukuri të tilla si katastrofat natyrore që prishin axhendat e paracaktuara, rritja e popullsisë përtej mundësive për rritje produktiviteti dhe rritje ekonomike bazuar në burimet e vlefshme natyrore dhe njerëzore, përdorimi në mënyrë të papërshtatshme dhe konsumi i përshpejtuar i burimeve të rritjes, urbanizimi i përshpejtuar, krimi kibernetik në rang global dhe ndotja e rrjeteve të sistemeve të informacionit, etj, por këto janë pjesë e jetës tone dhe duhet t’u bëjmë ballë së bashku. Është lehtësisht e kuptueshme se për të patur siguri kombëtare në radhë të parë nevojiten burime njerëzore cilësore, efektive dhe eficiente si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat. Pra, thënë thjesht duhen njerëz të aftë dhe cilësorë. Në sektorin privat situata është e thjeshtë, sepse me kalimin e kohës konkurrenca i detyron drejtuesit e bizneseve që të punësojnë në firmat e tyre njerëz me aftësi profesionale sa më të mira, por gjendja mbetet e keqe në sektorin publik, ku përzgjedhja e personelit të institucioneve qendrore dhe lokale le shumë për të dëshëruar. Është fatale për një vend që aspiron të integrohet në rajon dhe më gjerë që në vendet e punës në dikastere të pranohen aplikantë pa asnjë aftësi dhe me mungesa të theksuara të aftësive bazë. Këta persona që nuk i kanë aftësitë bazë dhe personalitetin e nevojshëm për të bërë punë shteti në të tëra nivelet e hierarkisë, janë të gatshëm që të bëjnë çdo gjë për të mbajtur punën dhe pagesën dhe këtu fillon e degradon situata, sepse këta persona duke mos qenë të aftë të japin ide, mendime dhe pikëpamje për përmirësimin e situatës dhe t’u japin drejtim punëve që u dalin përpara çdo ditë, kërcënojnë në mënyrë të dukshme sigurinë kombëtare me imoralitetin e tyre total. Për shembull: përgjëgjës i shërbimit këshillimor në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, që është kreu i më shumë se 240 specialistëve të fushës së bujqësisë dhe ushqimit, që japin këshilla tek fermerët në tërë territorin e vendit për çmimet e produkteve bujqësore, tregjet, teknikat e kultivimit të bimëve dhe të mbarështrimit të bagëtisë, që janë bazat e sigurisë dhe garancisë ushqimore në vend, përzgjidhet një individ që më parë ka qenë thjesht arkivisti i MBUMK-së, një individ që nuk ka asnjë shans që të drejtojë sektorin dhe të garantojë se fermerët do marrin këshilla të vlefshme, sepse edhe arsimin nuk e ka të përshtatshëm. Ose: në një dikaster tjetër, drejtor me financat përzgjidhet një individ që ka manipuluar rezultatet e konkurimit për këtë vend pune, gjë që në sytë e publikut do të thotë se ky individ nuk e ka për asgjë që të ndryshojë edhe vetë shifrat e buxhetit dhe të financave të shtetit, nëse i kërkohet me urdhër dhe këtë vetëm për mbajtur vendin e punës, kur ndryshimi i shifrave mund të çojë në gjullurdi nga më të ndryshmet. Ose: në një dikaster tjetër, drejtor i përgjithshëm i politikave të sektorit përzgjidhet një individ që paralelisht është drejtor ekzekutiv i një organizmi joqeveritar që merret direkt me çështje të vendit të punës së drejtorisë ku individ është përzgjedhur si fitues, organizëm joqeveritar që ka lidhje të shumta me subjekte të vendeve të huaja, konkurrente të hapura të Shqipërisë në fusha të ndryshme. Ky është rast i hapur i konfliktit të interesit të punonjësit të administratës publike. Ose: në një detyrë shumë të rëndësishme që lidhet direkt me sigurinë e objekteve të rëndësisë së veçantë të infrastrukturës territoriale dhe prodhuese, caktohet një individ që jo vetëm që nuk plotëson kushtet e vendit të punës (sepse nuk di të ndezë as kompiuterin, nuk ka aftësi manaxheriale dhe që nuk di as të komunikojë në gjuhën shqipe), por që aftësi të tij të vetme ka vetëm tre: arrogancën, mendjemadhësinë dhe nënvleftësimin e kolegëve dhe kjo vetëm e vetëm se është një njeri mjaft i afërt me një nga ministrat e qeverisë aktuale. Ose: në një detyrë që lidhet me bashkëpunimin me vendet e tjera për projekte të ndryshme, vendin e punës e zë një individ, që aftësi shumë të spikatur ka ndryshimin çdo javë të ngjyrës së flokëve. Vetëm me këto pesë raste duket sheshit se mjaft elemente të sigurisë kombëtare janë në rrezik dhe në kërcënim dhe kjo vetëm për shkak të përzgjedhjes në mënyrë abuzive të individëve të paracaktuar në këto vende pune nga eprorët, eprorë që janë në më të shumtën e rasteve ministra, kryetarë bashkish, sekretarë të përgjithshëm dikasteresh, etj, që në fakt janë drejtues që e tregojnë vehten si fare të papërgjegjshëm në këto përzgjedhje, duke e shtuar në maksimum dozën e dëmit që i bëhet sigurisë kombëtare dhe kjo me koshiencë të plotë. Atëhere vaj medet për sigurinë kombëtare kur ministrat caktojnë në vende drejtuese nëpër dikastere njerëz të paaftë dhe të korruptuar, që me paaftësinë e tyre janë totalisht vulnerabël që të shesin interesat kombëtare në pazar me ose pa dëshirën e tyre, por padyshim me paaftësitë e tyre dukshmërisht reale. Me njerëz të tillë në drejtim në dikastere dhe në pushtetin lokal, as që mund të pretendohet që të përdoret diplomacia për të reduktuar e izoluar kërcënimet dhe për të bërë sa më shumë aleatë në mënyrë që vendi të ketë një pozitë sa më të përshtatshme në marrëdheniet me jashtë, as që mund të pretendohet që të drejtohen fuqitë, kapacitetet dhe strukturat ekonomike, teknologjike, industriale, bujqësore, etj, për të patur rritje dhe produktivitet sa më të lartë për të garantuar prosperitetin si individ dhe si komb dhe për të shtuar bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe më gjerë, as që mund të pretendohet që të garantohet në mënyrë afatgjatë vlefshmëria e burimeve natyrore dhe aftësitë e burimeve njerëzore për zhvillim të qendrueshëm, as që mund të pretendohet që të forcohen më tej mundësitë dhe kapacitetet ushtarake dhe mirëmbajtja e këtyre forcave, mjeteve dhe kapaciteteve dhe përdorimi i tyre kurdoherë që është e nevojshme, as që mund të pretendohet që të implementohen masat paraprake për emergjencat civile dhe krijohen kushtet për përdorimin e burimeve, mjeteve dhe teknologjive për përballimin dhe kalimin në një kohë sa më të shkurtër të gjendjes së emergjencave dhe katastrofave natyrore, as që mund të pretendohet që të eliminohen infrastrukturat, produktet dhe situatat kritike e të dëmshme për jetën e qytetarëve dhe mjedisin dhe as që mund të pretendohet që të përdoren shërbimet e inteligjiencës për të zbuluar, luftuar dhe eliminuar kërcënimet e ndryshme, etj. Është e dukshme se ka ardhur padyshim koha për një konceptim tërësisht ndryshe të sigurisë kombëtare dhe të mënyrës së manaxhimit të administratës publike dhe lidershipit në vend.
(Analiza eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi