Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjirokastër, kapen 70 kg mariuhanë, arrestohet 23-vjeçari People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjirokastër, kapen 70 kg mariuhanë, arrestohet 23-vjeçari People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjirokastër, kapen 70 kg mariuhanë, arrestohet 23-vjeçari

Shko poshtë

Gjirokastër, kapen 70 kg mariuhanë, arrestohet 23-vjeçari Empty Gjirokastër, kapen 70 kg mariuhanë, arrestohet 23-vjeçari

Mesazh nga WebMaster Mon 27 Dec 2010 - 1:43


Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 70 kg mariuanë dhe arrestimin e poseduesit të saj. Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, gjatë shërbimit në kufirin e Gjelbër, kanë konstatuar me anën e mjeteve logjistike tre shtetas të cilët kishin nga një çantë të madhe shpine, ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike dhe po ecnin drejt vijës kufitare me shtetin grek në vendin e quajtur "Gryka e Bogazit", afër piramidës 24 të kufirit.
Menjëherë forcat e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre shtetasëve duke arritur të kapë në flagrancë njërin prej transportuesve i cili është Adil Peshku 23 vjeç, lindur dhe banues në Kostenjë të rrethit Librazhd.
Ndërsa dy personat e tjerë duke përfituar nga errësira dhe moti i keq me shi e dëborë, të favorizuar edhe nga terreni i thyer dhe bimësia kanë arritur të largohen pa u identifikuar nga patrulla e policisë kufitare duke braktisur edhe çantat të cilat janë sekuestruar nga ana e Policisë.
Nga kqyrja që iu bë çantave rezultoi se në tre çantat kishte 60 pako me peshë të ndryshme, të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre ndodhej lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë, gjithsej rreth 70 kilogramë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në ndihmë të Shërbimeve të Policisë Kufitare kanë shkuar edhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër të cilët po vijojnë operacionin për kapjen e tyre.
Nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative si dhe nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka rezultuar se dy shtetasit e tjerë që transportonin lëndën narkotike janë dy të rinj nga Saranda, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi