Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkodër, banorët kërkojnë dëmshpërblimet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkodër, banorët kërkojnë dëmshpërblimet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodër, banorët kërkojnë dëmshpërblimet

Shko poshtë

Shkodër, banorët kërkojnë dëmshpërblimet Empty Shkodër, banorët kërkojnë dëmshpërblimet

Mesazh nga Vizitor Mon 27 Dec 2010 - 22:25

Pas një muaji nga përmbytja e pestë masive brenda këtij viti, situata në zonat e përfshira prej saj ka një tendencë përmirësimi.Tashmë në lagjet e qytetit që ishin të përfshira nga përmbytjet ka rifilluar jeta, por njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë me frikën se mos përmbytja përsëritet. Në zonat me më shumë probleme në qytet njerëzit janë më shumë të interesuar për shpërblimet që u takon të marrin pas dëmeve të panumërta që kanë pësuar shtëpitë apo bizneset e tyre. Ndërsa në Nënshkodër, ndonëse në shumë zona uji ka tendencë rënieje, ai vazhdon të mbetet sërish prezent. Kështu, shumë banesa në Daragjat, Shirgj, Çast dhe Luarez kanë prezencë të lartë uji në shtëpitë e tyre. Prezenca e ujit vazhdon të mbetet shkak për bllokimin e rrugës nacionale të komunës Dajë dhe të rrugës Shkodër-Velipojë, të cilat janë të pakalueshme. Kjo gjendje, sipas shtabit të emergjencës, mendohet të zgjasë dhe pak ditë, ndërsa në vijimësi gjithçka do të jetë në varësi të motit. Ndërkohë, prurjet në digat e hidrocentraleve dhe lumenjve në alpe kanë rënë ndjeshëm, dhe kjo ka bërë që të ketë ulje të ndjeshme të shkarkimeve nga hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin. Burime nga shtabi i emergjencës bëjnë të ditur për gazetën “Shqip” se, shkarkimet do të vazhdojnë të bëhen të kontrolluara nga Vau i Dejës me qëllim që të parandalohet më e keqja nëse do ketë reshje të dendura shiu gjatë ditëve në vazhdim.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi