Ruli, prokuroria regjistron cështjen
Faqja 1 e 1
Ruli, prokuroria regjistron cështjen
Taskë e forca e krimit ekonomik në prokurorinë e Tiranës ka regjistruar cështjen ndaj ministrit Genc Ruli dhe ka nisur verifikimin e procedurave nëse ka qenë në përputhje me ligjin ndryshimi i marrëveshjes së koncesionit për kromin në Bulqizë.Cështja është regjistruar zyrtarisht të hënën, me dyshimet për abuzim me detyrën, nisur nga publikimi i saj në media, ndërkohë që vendimi paraprak është marrë në fundjavë. Dosja ka të bëjë me vendimin e ish-ministrit të Energjitikës Genc Ruli, i cili ndryshoi në korrik 2009 marrëveshjen koncesionare dhe shtyu pagesën e gjobës për shoqërinë që ka marrë me koncesion minierën e kromit në Bulqizë. Procedura e ndjekur nga Task Forca në raste të tilla ka të bëjë fillimisht me verifikimin, më pas me hetimin dhe në fund me dërgimin e dosjes në Prokurorinë e Përgjithshme. Ministri Ruli mund të thirret në cilësinë e dëshmitarit gjatë kryerjes së hetimeve, ndërkohë që në kohën kur hetimet përfundojnë dhe dosja i kalon Prokurorisë së Përgjithshme, kjo e fundit do të vendosë për mënyrën se si do të procedohet në rast se Task Forca ka verifikuar shkelje të ligjit. Ajo duhet të ndodhë në këtë rast është kërkesa për heqje imuniteti dhe kalimi i cështjes në Gjykatën e Lartë. Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli akuzohet se në korrik të vitit 2009, vetëm dy ditë pas kërkesës së kompanise koncesionare ka firmosur ndryshimin e marrëveshjes koncesionare pa e kaluar atë më parë për miratim në Kuvend, cka lehtësoi kompaninë nga gjoba prej 1.6 milionë eurosh dhe detyrimet e investimeve të parealizuara.
Opozita ka kërkuar nisjen e hetimeve nga prokuroria, duke dyshuar për një aferë të dyshimtë nga ministri Ruli, e cila i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej disa miliona eurosh.
Opozita ka kërkuar nisjen e hetimeve nga prokuroria, duke dyshuar për një aferë të dyshimtë nga ministri Ruli, e cila i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej disa miliona eurosh.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Ruli: Situata në Shkodër, kritike por jo alarmante
» Prokuroria terhiqet nga Petrit Lici
» Berisha: Kutite i hap vetem prokuroria
» Thaci: Ndarja e Kosoves hap ceshtjen e kufijve
» NATO-Maqedonisë: Zgjidh çështjen e emrit.
» Prokuroria terhiqet nga Petrit Lici
» Berisha: Kutite i hap vetem prokuroria
» Thaci: Ndarja e Kosoves hap ceshtjen e kufijve
» NATO-Maqedonisë: Zgjidh çështjen e emrit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi