“Arratija” e shqiptarëve për festa
Faqja 1 e 1
“Arratija” e shqiptarëve për festa
Atmosfera e Vitit të Ri duket se këtë herë nuk do të ndihet si gjithmonë.Ndryshe nga vitet e tjera, ku atmosfera familjare ndizej pasi vinin të afërm nga jashtë, të cilët i kishin munguar prej vitesh tryezës, këtë vit ka më shumë qytetarë që largohen drejt vendeve fqinje për të festuar ndërrimin e viteve bashkë me familjarët e tyre që jetojnë e punojnë jashtë. “Po shkoj tek goca për Vitin e Ri bashkë me burrin. Është hera e dytë që shkoj në itali, por e para për Vitin e Ri”, thotë një grua. “Jemi shumë të gëzuar që do të shkojmë në Itali për ta kaluar atje Vitin e Ri, me djalin dhe nusen e tij”, tregon një nënë e moshuar. “Kemi 15 vjet që nuk e shohim djalin dhe nuk dimë asgjë, se ku punon dhe se cfarë bën”, shprehet bashkëshorti i saj. Me gjithë largimet e shumta, duket se oreksi i tryezës së festës nuk është zbehur dhe serish qytetarët kanë vërshuar në tregje, duke bërë blerjet e produkteve ushqimore që nevojiten për të mbushur tryezën për atë natë. Ndryshe nga dyqanet e lagjeve apo tregjet publike, ku ka rënë fuqia blerëse, nëpër supermarkete po ndodh e kundërta, cka dëshmon se qytetarët tashmë frekuentojnë më shumë ato. “Blerjet janë shumë më të mira se një vit më parë, ndoshta sepse mund të ketë jo vetëm nga ata që dalin jashtë, por edhe nga ata që vijnë në Shqipëri. Ne jemi shumë të kënaqur me shitjet”, deklaron Jonida Troqi, menxhere e një supermarketi. Supermarketet duket se janë më të frekuentauar jo vetëm për faktin që mund të blesh të gjitha produktet në një vend, por edhe sepse cmimet nuk pësojnë rritjen abuzive të tregtarëve të vegjël nga dita në ditë.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Festa e shqiptareve, Rita Ora me 28 Nentor ne Tirane
» Festa e Saj
» Festa në varfëri
» Berat, festa e gjethes
» Si t'iu rezistojmë ëmbëlsirave për festa?
» Festa e Saj
» Festa në varfëri
» Berat, festa e gjethes
» Si t'iu rezistojmë ëmbëlsirave për festa?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi