Foshnjet e para, Topi e Berisha në maternitet
Faqja 1 e 1

Të porsalindurit e vitit që sapo ka nisur të nuëmrojë orët e para të tij, kanë marrë të gjithë vëmendjen që meritojnë dhe kanë cuar në maternitetet e Tiranës si presidentin Bamir Topi, edhe kryeministrin Sali Berisha.
Presidenti Topi me bashkëshorten vizitoi maternitetin “Niko Glozheni”, ku u rregjistrua fëmija e parë i lindur në Tiranë. “Është dhurata më e bukur për vitin e ri”, është shprehur Topi.
Duke u uruar jetë të gjatë fëmijëve, presidenti bëri edhe një urim për njerëzit që kaluan në detyrë natën e ndërrimit të viteve.
“Erdha në këtë instiucion të rëndësishëm, për të parë atë që erdhi në jetë në momentet kur trokiti viti i ri. I uroj jetë të gjatë dhe përshëndes personelin mjekësor. Gjithashtu, përshëndes të gjithë ata që kanë shërbyer në institucione”, ka deklaruar Topi.
Pasi ka vizituar edhe disa fëmijë të tjerë që mbahen nën kujdesin e mjekëve, presidenti Topi gjeti rastin të bëjë një përgëzim të vecantë për drejtuesit dhe personelin e këtij materniteti.
“Ju besoj se jeni ata që njerëzit ua kanë shumë nevojën. Urimet më të mira, gëzuar”, ka shtuar Topi.
Ndërsa kryeministri Sali Berisha me bashkëshorten, duke ndjekur traditën e përvitshme të vizitës së të sapolindurve, ishte në maternitetin “Nëna Mbretëreshë”.
Atje ka lindur e para një vajzë me emrin Noemi, që ashtu si nëna e saj gëzon shëndet të plotë. “Jetë të gjatë, gëzime dhe mbarësi”, ka uruar Berisha prindërit e vogëlushes.
Duke uruar të gjithë fëmijët, kryeministri tregoi edhe arsyen përse cdo vit viziton gjithnjë ata të parët.
“Nuk ka mbarësi më të madhe në këtë botë se sa një cift i ri që nis vitin me një fëmijë. Unë e bëj të përvitshëm këtë aktivitet, sepse nuk gjej asgjë tjetër që simbolizon më shumë mbarësi sesa fëmija. Uroj të gjithë fëmijët e Shqipërisë”, është shprehur Berisha.
Ndërsa për fëmijën e parë të vitit të ri, një djalë që ka lindur në Elbasan, kryeministri tha se kishte një plan për të.
“Do ta takoj kur të inauguroj kolegjin dhe bashkë me të do të inauguroj më pas tunelin. I uroj një vit me shumë gëzime dhe mbarësi. Gëzuar të gjithëve”, ka shtuar Berisha.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Tryeza tek Topi, ish keshilltari i Moisiut: Berisha do te mungoje
» Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët
» Berisha: Ballëlart para shqiptarëve
» Polici ne Maternitet
» Topi tek fëmijët e të moshuarit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi