Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët

3 posters

Shko poshtë

Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët Empty Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët

Mesazh nga WebMaster Sun 11 Sep 2011 - 4:31

VLORË-Sot paradite në qytetin e Vlorës një automjet ka shpërthyer me forcë duke vrare gjyqtarin e Gjykates se Vlorës, Skerdilajd Konomi, 33 vjec, baba i 2 fëmijëve të mitur. Gjyqtar prej vitit 2004 në Vlorë, Skerdilajd Konomi sot ishte duke lëvizur me automjetin e tij në bulevardin Vlorë-Skelë kur makina ka shpërthyer më fuqi të madhe. Persona të rastit tentuan ta ndihmojnë të dalë nga makina gjyqtarin, por më pas automjeti shpërtheu sërish. Në vendngjarje trupi u gjet i coptuar keq dhe megjithëse u nis për në spital, 33-vjecari nuk mundi të mbijetonte. Policia hedh dyshimet se shpërthimi ka qënë i telekomanduar dhe nis hetime intensive. Nis hetimi mbi dosjet që po gjykonte Konomi. Presidenti Topi e cilësoi sulm mafioz dhe antetat ngjarjen e sotme, reagon KLD, kryeministri Berisha e kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli. Atenati dënohet nga Gjykata e Lartë e shoqata e Prokurorëve. Halimi: Mund të ketë edhe ekspertë të huaj për ngjarjen
NGJARJA
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 minuta në qendër të Vlorës, përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë, në afërsi të godinës së shkollës “Industriale”, zonë kjo shumë e populluar. Ngjarja mori përmasa edhe më të mëdha kur pak minuta pas atentatit u zbulua se viktime kishte mbetur shtetasi, Skerdilajd Konomi, 33-vjec, me profesion, gjyqtar. Trupi i të ndjerit u nxorr me vështirësi të madhe nga makina e shkatërruar dhe u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të shumta, gjyqtari nuk mundi të mbijetonte. Më pas trupi i pajetë u dërgua në morgun e qytetit. Policia dyshon se vdekja dhe shkatërrimi i makinës, një benz 250 me targa VL 6383 B ka ndodhur nga një sasi eksplozivi që mund të ketë qënë i telekomanduar, pasi makina para se të shpërthente ka qënë në lëvizje. Hetimet do të zbardhin nëse eksplozivi që dyshohet se ishte i llojit, tritol, ishte vendosur në automjet apo në celularin e gjyqtarit. Ngjarja e rënde shokoi shumë kalimtarë dhe drejtues automjetesh që ndodheshin në vendgjarje.
HETIMET, PISTA KRYESORE, PËR SHKAK TË DETYRËS
Policia po vijon hetime për ngjarjen e rëndë të shënuar sot paradite në Vlorë që i mori jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Mësohet se pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo për shkak të detyrës si gjyqtar. Policia po heton mbi gjyqet që Konomi ka patur vitet e fundit dhe sidomos muajt e fundit.
Po kështu bëhet e ditur se policia ka bërë dhe shoqërimet e para, por pa dhënë detaje mbi këtë fakt.
Nga hetimet rezulton se sasia e eksplozivit ka qënë tepër e madhe, dhe kjo faktohet nga fuqia e shpërthimit dhe dëmtimet që ka pësuar automjeti. Por, efektivët janë të bindur se shpërthimi është kryer me telekomandë. Kjo pasi benz mercedesi në momentin që ka shpërthyer ka qënë në lëvizje dhe pranë tij nuk ka patur automjete dhe kalimtarë.
Një celular që nuk dihet nëse i përket viktimës është gjetur jashtë automjetit dhe po hetohet nëse shpërthimi ishte telekomanduar nëpërmjet tij.
KUSH ISHTE SKERDILAJD KONOMI
Gjyqtari Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën sot në një atentat, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijeve 4 dhe 1 vjeç. 33 vjecari u diplomua në magjistraturë në vitin 2004 dhe është konsideruar si një nga prurjet e reja, më të mira dhe më cilësore të gjeneratës së kësaj shkolle. Pas mbarimit të studimeve, Skerdilajd Konomi ka punuar si gjyqtar në gjykatën e Fierit, ndërsa në vitin 2006 është transferuar me detyrë në gjykatën e rrethit të Vlorës, ku ushtronte detyrën e gjyqtarit deri ditën e sotme kur u vra pas shpërthimit të një sasie lënde plasëse të vendosur në automjetin e tij. Konomi ka gjykuar ceshtjet civile në Gjykatën e Vlorës.

SPAHIU: VLORA, JO SI PALERMO E VITEVE ‘60
Ora 19:00- Numri dy i KLD-së Kreshnik Spahiu ka qënë sot pasdite pranë familjes së gjyqtarit të vrarë për të shprehur ngushëllimet e tij. Duke e quajtur vrasjen e Skerdilajd Konomit, një atentat barbar, Spahiu tha se ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur as në vitin 1997.
“Vrasja e sotme ishte një atentat barbar ndaj figurave të sistemit të drejtësisë. Vlora nuk mund të jetë sot si Palermo e vitit 1960. Krime të tilla të shumtuara nuk ndodhën as në në vitin 1997”, tha Spahiu.
Nënkryetari i KLD-së gjeti rastin të shprehet nga Vlora se niveli i kriminalitetetit në vend është alarmues.

DHKA: SHTETI TË REAGOJË SHPEJT
Ora 18:45- Vrasja e gjyqtarit Konomi është dënuar sot edhe nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve të Shqipërisë. “Në këtë dhimbje të thellë i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta familjes Konomi, për humbjen e njeriut të tyre të dashur”, thuhet në deklaratën e DHKA.
Ky akt terrorist, sipas DHKA, shënon kulmin e akteve të tjera kriminale të ndodhura edhe më herët, prandaj i bëhet thirrje shtetit të reagojë shpejt për të mbrojtur jetën e gjyqtarëve të tjerë.
“Sot! Duhet një reagim i shpejtë nga të gjitha organet drejtuese të shtetit, jo vetëm për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe dënimin e autorëve – por dhe për të siguruar gjyqtarët e tjerë, prokurorët, avokatët dhe aktorët e tjerë të drejtësisë se duhet të vazhdojnë të kontribojnë me të njejtin përkushtim për dhënien e drejtësisë sepse shteti, në emër të të cilit marrin vendime cdo ditë, do t’i mbrojë, së paku jetën e tyre.

HALIMI: EKSPERTË TË HUAJ PËR NGJARJEN
Ora 18:00- Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi zhvilloi sot pasdite një vizitë ngushëllimi në familjen e gjyqtarit të vrarë sot në atentat Skerdilajd Konomit. Halimi premtoi se kjo cështje do hetohet nga ekspertët më të mirë, ndërsa hodhi edhe mundësinë e pjesëmarrjes në hetime të ekspertëve ndërkombëtarë. Ministri tha më tej se krimi nuk ka qënë perfekt pasi në vendin e ngjarjes ka prova.
““Sot dora e krimit nuk ndërpreu vetëm jetën e një qytetari të devotshëm, nuk ndërpreu vetëm jetën e djalit të mrekullueshëm Skerdilajd, dora e krimit sot goditi mu në zemër shtetin e së drejtës. Ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët do të vihen sa më parë në prangat e ligjit. Ajo që është e rëndësishme është se krimi nuk është i përsosur, ka prova, ka dëshmitarë që po rrëfejnë dhe unë jam i bindur që grupi i hetimit shumë shpejtë do nxjerrë autorët para ligjit. Për cdo ndihmë që do të nevojitej nga ekspertë të huaj qeveria do bëjë c’është e mundur që ajo ekspertizë të vijë dhe të zbulojë këtë krim makabër”, tha Halimi.
Ky i fundit më herët ka zhvilluar një takim me krerët e rendit në Vlorë.

PDIU: VRASJA, AKT TERRORIST
Ora 17:20- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nëpërmjet një deklarate për shtyp dënon ashpërsisht vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Duke e quajtur atë një akt terrorist, PDIU sqaron se nuk u sulmua vetëm drejtësia por gjithë shoqëria.
“Gjyqtari Konomi ka qenë njëri ndër gjyqtarët e rinj më të spikatur dhe vrasja e tij përbën një atentat jo vetëm për sistemin gjyqësor por në përgjithësi për shoqërinë shqiptare. PDIU ndan dhimbjen me familjen e viktimës dhe i dëshiron ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në deklaratë.
PDIU ndër të tjera “i bën thirrje të gjithë atyre që mund të kenë indicie ose njohuri rreth autorëve të ngjarjes t'i paraqesin sa më parë për polici, në mënyrë që ky akt të gjejë dënimin e merituar”.

PROKURORËT: KY ATENTATI MË I RËNDË NDAJ DREJTËSISË
Ora 16:00- Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka dënuar sot vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi duke e cilësuar atë si atentatin më të rëndë që i është bërë ndonjëherë drejtësisë dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit. Nëpërmjetë një njoftimi të bërë për mediat, prokurorët shprehen: “Shoqata e Prokurorëve dënon ashpër krimin e ndodhur, duke e konsideruar si ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur ndaj një përfaqësuesi të sistemit të drejtësisë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kjo shoqatë i bën thirrje kolegëve prokurorë që po merren me hetimin e kësaj ngjarjeje, të bëjnë të pamundurën për zbardhjen sa më shpejt dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi mafioz të pashembullt.

GJYKATA E LARTË: KRIMI SFIDOI SHTETIN
Ora 15:50- “Krimi sot guxoi të ngrejë dorën në mënyrën më barbare dhe ekstreme ndaj një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë”. Kështu e ka cilësuar Gjykata e Lartë vrasjen e gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi. Përmes një komunikate për mediat Gjykata e Lartë deklaron se marrja e jetës së gjyqtarit Konomi përbën një atentat të rëndë jo vetëm ndaj jetës së një shtetasi, por ai drejtohet kundër pushtetit gjyqësor në tërësi, kundër të gjithë agjensive të zbatimit të ligjit, si dhe kundër të gjithë institucioneve dhe funksionarëve publik të shtetit shqiptar.
Gjykata e Lartë i bën thirrje organeve kompetente shtetërore të marrin masa të menjëherëshme për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre. “Kur krimi godet drejtësinë ai kërcënon të sfidojë shtetin dhe mbrojtësit e ligjit, duke vënë në pikëpyetje të madhe aftësinë e autoriteteve shtetërore për të përkrahur dhe garantuar sigurinë e të gjithë atyre që punojnë cdo ditë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër krimit”, theksohet në deklaratën e tyre.

POLICIA E VLORËS: 100.000 EURO SHPËRBLIM PËR INFORMATORIN
Ora 15:25- Policia e Vlorës ofron 100 000 euro shpërblim për personin që jep të dhëna mbi autorët e atentatit me bombë, që sot në mëngjes, i mori jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat policia e Vlorës, përvec shpërblimit për personin që jep të dhëna në lidhje me ngjarjen vë në dispozicion edhe dy numra telefoni. Për cdo informacion, në dispozicion të publikut janë vënë numrat: 069 41 02 355 dhe 069 41 05 397.

PS DËNON VRASJEN E GJYKATËSIT SKERDILAJD KONOMI
Ora 15:00- Partia Socialiste i ofron ngushëllimet e saj të sinqerta familjes së gjykatësit Skerdilajd Konomi që humbi sot jetën gjatë një atentati, apo sulmi mafioz, sic thotë PS.“Ngjarje si kjo ku dora e krimit nuk ngurron të sulmojë e vrasë përfaqësuesit më të lartë të këtij shteti janë të papranueshme dhe përbëjnë një sinjal alarmi për mbarë qytetarët e këtij vendi”, thuhet në reagimin e PS.
Partia Socialiste i kërkoi më tej drejtësisë të vërë përpata përgjegjësive autorët e kësaj vrasje mafioze.
“Drejtësia duhet të veprojë me forcë për të nxjerrë sa më shpejtë autorët e këtij krimi të shëmtuar përpara përgjegjësive dhe për tu rezervuar atyre dënimin e merituar për këtë vrasje mafioze”.

PRESIDENCA KËRKON LLOGARI PËR ECURINË E HETIMEVE
Ora 14:45- Kreu i shtetit organizoi një takim urgjent me kreun e shërbimit informativ shqiptar, Bahri Shaqiri, kryeprokuroren Ina Rama dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj duke u kërkuar informacion të detajuar mbi hetimet për zbardhjen e ngjarjes ku u vra gjyqtari, Skerdilajd Konomi.
Pasi dëgjoi me vëmendje Prokuroren e Përgjithshme, Drejtorin e SHISH dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Presidenti i Republikës kërkoi angazhimin maksimal të këtyre institucioneve dhe strukturave të tjera vartëse për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve si dhe vënien e tyre sa më parë përpara drejtësisë.
Edhe një herë në këtë takim, Kryetari i Shtetit vuri në dukje se një ngjarje e tillë, që ka tronditur sot gjithë opinionin publik, është një goditje tepër e rëndë ndaj figurës dhe profesionit të gjyqtarit si garant i vendosjes së drejtësisë në vend, ndaj dhe për këtë duhet një bashkëpunim shumë profesional dhe i efektshëm mes institucioneve përkatëse për të zbuluar shkaqet dhe gjetur autorët e këtij akti makabër.
Presidenti i Republikës inkurajoi gjithashtu të gjithë punonjësit e zbatimit të ligjit që të kryejnë me guxim e profesionalizëm detyrën e tyre fisnike në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

TOPI THËRRET KREUN E SHISH DHE KRYEPROKUROREN DHE KREUN E POLICISE SE SHTETIT
Ora 14:30- Presidenti Bamir Topi ka nisur sot rreth orës 14:00 një takim urgjent me kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, kreun e Policise se Shtetti, Hysni Burgaj si dhe kryeprokuroren Ina Rama. Takimi u zhvillua në Presidencë me dyer te mbyllura dhe perfundoi rreth ores 14:20 minuta.

TOPALLI: SULM KUNDER SHTETIT
Ora 14:00 "Jam e shokuar dhe e revoltuar nga vrasja e tmerrshme e gjykatësit, Skerdilajd Konomi. Ky është një sulm kundër shtetit. Organet përgjegjëse duhet të zbulojnë e të dënojnë me ashpërsinë e shpejtësinë më të madhe të mundshme organizatorët dhe ekzekutorët e kësaj vrasjeje", thuhet në një deklaratë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryetarja Topalli dënon ashpër këtë akt kriminal, duke theksuar se sulmi ndaj atij që i shërben shtetit është "sulm ndaj shtetit e mbarë shoqërisë".Kryetarja e Kuvendit shpreh pikëllimin dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes të Skerdilajd Konomit.

BERISHA: AUTORET PARA DREJTESISE
Ora 12: 50 Kryeministri Berisha dënon “me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal” që mori jetën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në qendër të qytetit të Vlorës dhe kërkon vendosjen sa më parë të organizatorëve dhe autorëve të krimit para ligjit.
“Duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij, si dhe të qeverisë, ndaj familjes Konomi dhe të trupës gjyqësore të vendit, Kryeministri Berisha kërkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti mizor. “- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë para pak minutash nga kryeministria.

SPAHIU: EKZEKUTIM TERRORIST, SHTETI TE REFLEKTOJE PER MBROJTJEN E GJYQTAREVE
Ora 11:28 Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu e quajti “ekzekutim terrorist” atentatin ndaj gjyqtarit Konomi. Duke i shprehur ngushëllimet në emër të KLD-së, familjes së gjyqtarit, baba i dy fëmijëve 4 vjeç dhe 1 vjeç, Spahiu dha konsideratat më të larta për detyrën e tij si gjyqtar i diplomuar në magjistraturë ne 2004 dhe “një nga prurjet e reja më të mira dhe më cilësore të kësaj gjenerate.”
“Dënoj publikisht dhunën ndaj gjyqtarëve nëpërmjet këtij ekzekutimi terrorist, i cili nuk ndodhë dhe nuk duhet të ndodhë në asnjë vend ku funksionon rendi dhe siguria.”- vazhdoi më tej nënkryetari i KLD-së.
Zoti Spahiu nënvizoi se “Ky akt është në vazhdën e disa atentateve dhe veprave të dhunshme kundër gjyqësorit përgjatë viteve të fundit, duke përbërë një rast të paprecedentë që nga koha e Ismail Qemalit, ku tentohet dhunshëm dhe merret jeta e një funksionari publik. Shqipëria synon të jetë në udhën drejt Bashkimit Europian dhe jo në Sicilinë e 50 viteve më parë ku drejtësia gjunjëzohej përballë veprave mafioze dhe krimit të organizuar. Një shtet ligjor, i cili nuk garanton jetën e gjyqtarëve nuk mund të garantojë jetën e qytetarëve të thjeshtë dhe të japë garaci për dhënien e drejtësisë nga ata që kercënohen me jetë"
Duke kërkuar që drejtësia të vendosë sa më parë autorët përpara ligjit Spahiu i bëri thirrje shtetit të reflektojë në këtë pikë dhe të marrë masa për mbrojtjen e jetës së gjyqtarëve. "Ne kërkojmë që kjo cështje të trajtohet me prioritet maksimal nga organet e hetimit dhe të gjenden e vendosen para drejtësisë autorët e kësaj masakre kriminale. Ky akt mafioz është një goditje për sistemin e drejtësisë. Një sulm i dretëpërdrejtë i cili duhet të sjellë reflektim të menjëhershëm të shtetit për veprimet që duhet të ndërmerren në mbrojtje të jetës së gjyqtarëve."- tha Spahiu

POLICIA E VLORËS: PO PUNOJMË PËR ZBARDHJEN E VRASJES
Ora 11:00- Policia e Vlorës njoftoi se po punon ka bërë të ditur se po punon gjatë për dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e plotë të saj.
“Në lidhje me këtë ngjarje Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe me ekspertët më të mirë nga Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje”.
Policia konfirmoi se sot paradite në rrugën e bulevardit kryesor Vlorë-Skelë në afërsi të Tirana Bank ka ndodhur një shpërthim. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit si dhe të repartit zjarrfikës. Nga hetimet e para ka rezultuar se shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip Mercedes-Benz 250 me targa VL 6383 B, ngjyrë e zezë. Nga shpërthimi i ndodhur është demtuar rëndë drejtuesi i tij, pronari i automjetit shtetasi:Skerdilajd Fotaq Konomi, vjec 33, lindur dhe banues në Vlorë me profesion Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë; i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës ku dhe ka ndërruar jetë. Policia njofton se nga shpërthimi nuk ka persona të tjerë të dëmtuar.

TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË
Ora 10:30- Një orë pas vrasjes, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënoi ashpër aktin kriminal që ndodhi sot në Vlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Në një njoftim për shtyp, Kreu i Shtetit e cilësoi vrasjen, sulm mafioz ndaj vetë sistemit të drejtësisë.
“Ky sulm mafioz dhe brutal, që mori jetën e gjyqtarit, është një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit”.
Presidenti i shprehu ngushëllimet e thella familjes Konomi dhe njëherësh u kërkon të gjitha autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve.

(s.g/d.b/m.a/BalkanWeb)


Edituar për herë të fundit nga Klea në Sun 11 Sep 2011 - 4:48, edituar 1 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët Empty Re: Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët

Mesazh nga dajti modh Sun 11 Sep 2011 - 4:39

pu pu pu sa keq ..

shtet leshi ......

ngushellime familjes
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët Empty Re: Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët

Mesazh nga Durrsaku Sun 11 Sep 2011 - 4:44

ujku thote kapeni ujkun
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët Empty Re: Vlorë, atentat gjyqtarit Konomi, Topi: Mafia sulmoi drejtësinë, Berisha: Të kapen autorët

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi