Berisha: Ballëlart para shqiptarëve
2 posters
Faqja 1 e 1
Berisha: Ballëlart para shqiptarëve
Kur kanë mbetur më pak se tetë muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryeministri Sali Berisha po përpiqet të bindë shqiptarët për një mandat të tretë qeverisës.
Dhe besimin e tij për këtë mandat Sali Berisha po e vendos tek të rinjtë. 430 prej tyre në bashkinë e Sukthit u anëtarësuan në Partinë Demokratike, një vendim i mençur, siç tha kreu i demokratëve, për të ftuar të rinjtë e Shqipërisë t'i bashkohen forcës politike që, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, lëvizjen pa viza të shqiptarëve dhe me përpjekjet për marrjen e statusit të vendit kandidat, po bën realitet moton e dhjetorit ‘9: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa".
“Në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, ju po hyni në shtëpinë tuaj, në shtëpinë e lirisë, ju po bashkoheni me forcën politike promotor i lirive dhe të drejtave njerëzore në Shqipëri. Ju bashkoheni sot me forcën politike, e cila po ndryshon me shpejtësinë më të madhe Shqipërinë”, deklaroi Berisha para të rinjve.
Në bashkëbisedimin me anëtarët më të rinj të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha u ndal gjatë tek ato që i konsideron si pika të forta të tetë viteve të qeverisjes, duke nisur nga ndërtimi i infrastrukturës rrugore kombëtare, tek rritja e vazhdueshme e pagave dhe pensioneve, tek zhvillimi i bujqësisë dhe rritja e prodhimit vendas, tek ndërtimi i shkollave të reja dhe rritja e numrit të studenteve, tek ekonomia që nuk ra në krizë, por ruajti rritjen pozitive, si pak vende në Europë, tek rritja e investimeve të huaja.
Arritje këto, që sipas kryeministrit Berisha, megjithë gabimet e bëra gjatë dy mandateve të qeverisjes, janë dëshmi se Partia Demokratike i ka mbajtur premtimet e saj madhore për rritjen e mirëqënies se qytetarëve.
“Për të gjitha këto ne trokasim me ballin hapur në zemrën e çdo shqiptari. Ne nuk kërkojmë votat për ato që kemi bërë. Jo, votat i kërkojmë për ato që do të bëjmë në katër vitet që vijnë, por këto që kemi bërë këto vite janë pasaporta e besimit ndaj nesh, këto janë pasaporta e ndershmërisë dhe sinqeritetit e fjalëve të mbajtura që ne iu kemi dhënë shqiptarëve, sepse në katër vitet e tjera është në detyrën tonë të bëjmë katër herë më shumë. Katër vitet e tjera është që Shqipërinë ta shndërrojmë tërësisht dhe ky është projekti juaj, ky është projekti i mbarë shqiptarëve. Unë në emër tuaj ftoj të rinjtë shqiptarë të bashkohen në projektin tonë të madh, projektin e Shqipërisë vend i zhvilluar, projekti i ëndrrës tuaj më të bukur, projekti i Shqipërisë europiane”, u shpreh Berisha.
Duke u premtuar të rinjve se brenda datës 15 nëntor qeveria do të mundësojë shpërndarjen e internetit falas në 1250 pika në të gjithë vendin, kryeministri Berisha i ftoi ata dhe qytetarët që të bashkohen me projektin e Partisë Demokratike për Shqiperinë Europiane.
http://www.top-channel.tv/images/logo.png

mister.albania- I/e Përjashtuar
- Postime : 1079
Anëtarësuar : 15/10/2009
Re: Berisha: Ballëlart para shqiptarëve
"Berishen rrezik ta vrasin...se boll perfitoi nkurriz tpopullit tashi ka ardhur koha ti ulet hunda e tpaguj per gjithshka qe ka ber kur ka qen npushtet
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Berisha: Ballëlart para shqiptarëve
Ej i pytje kisha un, Pse jemi kaq trapa ne Shqiptaret ne lidhje me Shqiprin?
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Foshnjet e para, Topi e Berisha në maternitet
» Puthi e para Elvis Preslin, murgesha: Para për kishën
» Mbretëresha e shqiptarëve
» Origjina e shqiptarëve
» Simboli i Shqiptarëve.?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi