Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkodra, një vit përmbytje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkodra, një vit përmbytje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra, një vit përmbytje

Shko poshtë

Shkodra, një vit përmbytje Empty Shkodra, një vit përmbytje

Mesazh nga Vizitor Mon 3 Jan 2011 - 5:05

Shkodra prej një viti po kalon një histori të përsëritur përmbytjesh. Përmbytja e parë i dha shenjat në 28 nëntor të vitit 2009, ndërsa në datën 2 janar të 2010 hapja e portave në hidrocentrale shkaktoi një katastrofë të vërtetë natyrore kur 8 komuna të Nënshkodrës dhe tre lagje të qytetit u futën nën ujë.

Përmbytja zgjati 17 ditë deri në 20 janar të 2010. Në 21 shkurt nisi përmbytja e dytë e cila përfshiu pothuajse të njëjtën sipërfaqe dhe zgjati 10 ditë.

Në 17 prill një tjetër valë ujrash pushtoi 1800 hektarë tokë dhe përmbyti 340 banesa. Përmbytja zgjati 12 ditë. Përmbytjet nga hapja e portave të Vaut të Dejës dëmtuan banesat e 1800 familjeve dhe shkaktuan një dëm prej 280 milionë lekë.

Në 5 tetor sërish qindra banesa kanë qendruar nën ujë për 8 ditë, por përmbytja më e madhe ka nisur në 30 nëntor. Ajo u cilësua edhe katastrofa më e madhe natyrore e 150 viteve të fundit.

Sipërfaqja nën ujë ishte mbi 14 mijë hektarë dhe nën ujë u futën 2890 banesa. Mbi 14 mijë persona janë evakuuar ndërsa dëmet në bujqësi dhe blektori janë kolosale.

Përmbytja këtë herë përfshiu edhe një pjesë të madhe të qytetit të Shkodrës. Lagje të tëra u bënë të kalueshme vetëm me varka dhe lundra.

Në këtë fillimviti dhe pikërisht sot ka qenë dita kur është tërhequr uji nga Nënshkodra dhe fshati i fundit i liruar nga uji është Oboti.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi