Përmbytje në Haiti, 8 të vdekur
Faqja 1 e 1
Përmbytje në Haiti, 8 të vdekur
Port-au-Prince, 28 shkurt – Të paktën tetë persona kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga shiu i madh në Haiti, njoftuan zyrtarët.
Vdekjet ndodhën në qytetin juglindor Les Cayes, i cili është mbytur nga uji që ka arritur deri në 1.5 metra.
Zyrtarët thanë se ndërtesat janë dëmtuar, duke përfshirë një spital dhe një burg, ku më shumë se 400 të burgosur janë evakuuar.
Rreth një milionë haitianë vazhdojnë të jenë të pastrehë, pas tërmetit shkatërrues të janarit, nga i cili vdiqën 230 000 persona.
Përmbytjet erdhën disa javë para sezonit tradicional të shirave në Haiti.
Dëshmitarët thanë se disa shtëpi janë shkatërruar dhe njerëzit u larguan në zona më të sigurta, raporton BBC.
Qyteti Les Cayes është 160 km në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince.
Ky qytet nuk është prekur nga tërmeti, por popullsia e tij prej 70 000 banorëve është shtuar pas ardhjes së të mbijetuarve nga zonat e goditura nga tërmeti
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Shkodra, një vit përmbytje
» Rama: Po të kishin dalë votat siç votoi populli, s’do të kishte përmbytje
» Mbi 1 000 të vdekur, 88 mijë të zhdukur
» Gruaja ‘e vdekur’ del nga arkivoli
» Aksident ne Lushnje, nje i vdekur
» Rama: Po të kishin dalë votat siç votoi populli, s’do të kishte përmbytje
» Mbi 1 000 të vdekur, 88 mijë të zhdukur
» Gruaja ‘e vdekur’ del nga arkivoli
» Aksident ne Lushnje, nje i vdekur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi