Top channel konfirmon montazhin e kasetes!
3 posters
Faqja 1 e 1
Top channel konfirmon montazhin e kasetes!
Emisioni i perjavshem "Top Story", ne "Top Channel", i drejtuar nga Sokol Balla, vertetoi dje ne mbremje manipulimin qe emisioni "Fiks Fare" i ka bere pergjimit te ish-ministrit Dritan Prifti, me qellim per te implikuar Kryeministrin Sali Berisha. Ne pamjet e shfaqura nga "Fiks Fare", mungojne afro 30 sekonda gjate bisedes Prifti-Meta, kur behej fjale per koncesionin e nje hidrocentrali. Ne videon e transmetuar te marten, mungesa e ketyre 30 sekondave la te kuptohej se Zevendeskryeministr i Ilir Meta, kishte marre aprovimin e kryeministrit Berisha, per te ashtuquajturen afere te hidrocentralit. Kjo dallohet qarte nga pamjet e transmetuara nga "Fiks Fare" dhe ajo qe u transmetua mbreme ne "Top Story". Teleshikuesit shqiptar apriori, per shkak te ketij momenti qe nderron kontekstin e bisedes, e paragjykoi kryeministrin shqiptar si te perfshire ne kete te ashtuquajturen afere.
Por i njejti televizion, ne nje emision tjeter, te enjten ne mbremje, shfaqi te plote kaseten e bisedes Meta-Prifti, bashke me 30 sekondat e munguara. Ne keto 30 sekonda te munguara vihet re qarte se cfare i eshte bere videos ku emri i kryeministrit keqperdoret nepermjet nderprerjes qe transmetoi "Fiks Fare". Pas ketyre 30 sekondave te munguara qe u degjuan mbreme ne videon e plote, kuptohet qarte se "Fiks Fare" ka ndryshuar kontekstin e bisedes, duke synuar haptas perfshirjen e kryeministrit dhe mazhorances ne keto afera qe mbeten per t'u vertetuar si te tilla nga prokuroria, e qe ne fund te fundit mbeten ne familjen e Levizjes Socialiste per Integrim. Kjo eshte hera e pare ne bote, qe brenda nje televizioni, nje emision pergenjeshtron nje emision tjeter.
Kryeministri Sali Berisha, ne lidhje me kete episod, kishte paralajmeruar paraditen e djeshme, se ky ishte nje trukim i paramenduar nga dyshja Rama-Prifti. Prokuroria po e heton kete ceshtje, por nuk dihet ende nese do te hetoje edhe manipulimin e ketyre sekondave te hequra mesa duket qellimisht. Ish ministri i Ekonomise dhe Energjetikes doli mbreme publikisht ne "Top Channel" ku dorezoi videon e plote te regjistruar ne zyren e tij dhe ku u zbuluan 30 sekondat e munguara, ku ndryshe nga emisioni "Fiks Fare", zbulohej se ishin bere nderprerje ne dukje te qellimshme per te implikuar edhe kryeministrin.
Prifti i qendroi autencitetit te regjistrimit dhe se e kishte dorezuar videon ne Prokurorine e Tiranes, ku dhe u mor 4 ore ne pyetje diten e djeshme, duke mohuar faktin se ishte nje montazh. Kryeministri Sali Berisha, ne lidhje me kete episod, kishte paralajmeruar paraditen e djeshme, se ky ishte nje trukim i paramenduar nga dyshja Rama-Prifti. Prokuroria po e heton kete ceshtje, por nuk dihet ende nese do te hetoje edhe manipulimin e ketyre sekondave te hequra mesa duket qellimisht
Varianti origjinal i videos provoi maskaradën e orkestruar nga Kryetari i PS me autor çimkën Prifti
Maskarada-Rama, provohet montimi
Varianti origjinal i videos provoi maskaradën e orkestruar nga Kryetari i PS me autor çimkën Prifti dhe televizionin që ata kanë nën kontroll, ku dilte qartë se konteksti në të cilin përmendej Kryeministri nuk kishte lidhje me atë që kishin paraqitur çimkat e PS, por me Drejtorin e KESH. Pas pyetjeve prej katër orësh në Prokurori, Çimka, Prifti pranoi në intervistë televizive se ishte bërë një ndërhyrje në materialin e regjistruar prej tij. Përmes pjesës së plotë të videos sqarohet se pjesa ku Meta përmend "Doktorin" nuk ka lidhje me emërimet, koncesionet apo çështjet e tjera që përmend Meta, por me shkarkimin e drejtorit të KESH, Muharrem Stojku.
Publikimi i versionit origjinal të përgjimit ka nxjerrë në pah edhe montazhin që i është bërë kësaj videoje për arsye të pa sqaruara nga emisioni që e transmetoi. Për të ardhur deri në versionin e videos përgjuese të publikuar nga emisioni "Fiks Fare" asaj origjinales i janë hequr bisedat për sekonda të tëra, duke shtrembëruar kontekstin e bisedës dhe e gjithë kjo vetëm për të lidhur edhe Kryeministrin Berisha. Përveç publikimit të videos origjinale faktin që përdorimi i Kryeministrit Berisha është në një kontekst tjetër dhe jo të aferave e kanë pranuar të dy protagonistët e videos, ku si deputeti Prifti ashtu edhe zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta kanë pranuar që emri i Kryeministrit është montuar për ta lidhur atë me diçka që nuk ekzistonte.
Sipas Metës ky montazh është bërë për të krijuar idenë se në punën e emërimeve është i ngarkuar edhe Berisha. "Vetë autori i përgjimit e pranoi, pasi Prokuroria filloi hetimin që kjo kasetë ka disa pjesë që janë hequr, që janë konsideruar të panevojshme. Për hir të transparencës duhet të ishte dhënë materiali më i gjatë. Po marr një rast. Thuhet diku që kam folur me Doktorin dhe ai është dakord për këtë çështje. Fjala është për një emërim që ka të bëjë me zëvendësimin e ish-drejtorit të KESH me drejtorin aktual, për të cilin kishim rënë dakord dhe si një pjesë e një marrëveshjeje i takonte LSI-së. Unë i kisha thënë Dritan Priftit për ta çuar para marrëveshjen, pretendimi i tij ishte po mirë thuaj edhe Doktorit dhe i kam thënë që po, kam folur për këtë çështje.
Tani çfarë ndodh aty, kjo gjë është lidhur me çështjen e vendimit të Gjykatës për hidrocentralin. Duke krijuar idenë që në këtë punë është i ngatërruar dhe Doktori", u shpreh Meta. Gjithashtu zëvendëskryeministri nëpërmjet një emisioni televiziv ku ka dhënë versionin e tij rreth kësaj çështjeje deklaroi se ish-ministri Prifti e ka shantazhuar me përgjimin për të mos e hequr nga Ministria e Ekonomisë. "I kam thënë Priftit se nuk e shtymë dot mbledhjen, por duhet të takohemi. Pasi i shpjegoj se mbledhja ishte e rëndësishme ai më thotë me SMS që të mos guxoja të bëja mbledhje, sepse unë kam kaseta, unë të kam përgjuar etj., etj. Këtë moment unë ndërpreva komunikimin me të. Më pas ka dërguar që në mëngjes falje me SMS, ka thirrur një nga anëtarët e LSI-së", theksoi Meta.
Montimi i çimkës, kreu i PS, dy muaj që shkon te shtëpia e Priftit
Kreu i LSI, Ilir Meta konfirmoi dje se Edi Rama me anë të montimit të videos së publikuar në një prej televizioneve pranë tij ka synuar të shantazhojë kryeministrin Berisha. Ai pohoi se prej më se dy muajsh, kreu i PS, Rama është parë të shkojë përditë tek shtëpia e Dritan Priftit ku dhe kanë bashkëpunuar për ngjitjen e pamjeve filmike duke kompromentuar në mënyrë të rreme edhe emrin e kryeministrit. Meta deklaroi nga studioja e emisionit "Opinion" se regjisori i montazhit të videos së publikuar është pikërisht Edi Rama. "Të marrësh për bazë një kasetë të tillë, pasi Edi Rama për muaj të tërë kërkonte ndërmjetësime në mënyrë që të mos publikohej kjo kasetë, për të rrëzuar zotin Berisha. Rama çdo natë është në shtëpinë e Dritan Priftit, ku kanë orkestruar montazhin. Regjisori i këtij montazhi dhe atyre zhvendosjeve është zoti Rama. Zoti Rama më kërkon mua dorëheqjen, se ai ka hall të luftojë korrupsionin me njeriun që e akuzoi për të korruptuar", tha Meta.
Ai theksoi se kaseta nuk ishte shantazh vetëm ndaj Ilir Metës, por ishte një presion edhe ndaj Kryeministrit Berisha. Zëvendëskryeministri tha se për kasetën ka punuar një regji e organizuar nga elementë, të cilët synojnë përmes shantazheve të sjellin në shtetin shqiptar standardin e çimkave. "Në rastin konkret kemi të bëjmë me një përpjekje shumë të qartë për të bërë shantazh ndaj institucioneve të shtetit, jo thjesht një shantazh ndaj Ilir Metës. Ka qenë ndaj zotit Berisha, i cili sot deklaroi që i është thënë se është një kasetë e tjerë e tjerë dhe Berisha nuk ka preferuar të merret me këtë çështje. Sot kemi një regji të organizuar nga elementë, të cilët synojnë përmes shantazheve të sjellin në shtetin tonë standardin e çimkave. Ky përgjim po përdoret nga zoti Rama, i cili përdori një person, i cili ka bërë një akt të shëmtuar moral, njerëzor, pikërisht njeriun që e ktheu në simbolin e korrupsionit të qeverisë Berisha", tha ndër të tjera Meta.
Berisha: Dritan Prifti më ka ofruar videon, refuzova të gjitha ofertat dhe nuk pengova shfaqjen e saj
Oferta e çimkës: Mos të prishet Piramida
Kryeministri Berisha bëri të ditur dje se në këmbim të mostransmetimit të pamjeve filmike që përmbante videoja e përgjimit e bërë nga ish-ministri Dritan Prifti i janë bërë oferta dhe pazare deri edhe në mos prishjen e Piramidës. Duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me këtë çështje, Berisha e cilësoi videon e publikuar të përgjimit të bisedës mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit, një montim diletantesk të bërë për qëllime përfitimi. Gjithashtu kreu i qeverisë u ndal edhe në pazarin, që deputeti Prifti ka tentuar të bëjë në shkëmbim të asaj videoje, duke kërkuar oferta nga Kryeministri.
Sipas tij videoja u ofrua për të, por ndërsa iu përmbajt moralit ai nuk e pengoi që ajo të shfaqej. "Në rast se merr përsipër të falsifikosh dhe të montosh ndaj Kryeministrit të vendit, merret me mend se çfarë i pret qytetarët e tu nesër kur të jetë në pushtet. Ajo video ka ardhur tek ju, sepse kam dashur unë. Është e vërtetë që Dritan Prifti më ka ofruar videon, por i kam thënë çoje ku të duash, është shumë e vërtetë. Është e vërtetë, që janë bërë shumë oferta të tjera deri tek Piramida ku jetoni që të mos prishet, por Kryeministri i këtij vendi as nuk blen dhe as nuk shet. I përmbahet një morali dhe disa parimeve. Ju videon e morët, sepse nuk e mora unë, po ta merrja unë ju nuk e merrnit, por kjo nuk mund të ndodhte, sepse nuk është morali im. Pse e kanë trukuar shpirti i tyre e di, pse e kanë falsifikuar morali i tyre e di, shkoni pyetni ata. Një gjë është e sigurtë, po të doja unë videoja nuk vinte tek ju.
Sikundër unë iu besoj shumë lirive dhe të drejtave njerëzore dhe këto janë probleme të tjera, por videoja erdhi tek unë dhe unë nuk e pengova. Ata që tentuan të nxjerrin favore me videoja tek unë, ata dështuan, u dëshmuan falsifikatorë ordinerë, manipulues të paskrupull, u dëshmuan ashtu siç janë zogj bunkeri, nga i cili nuk kanë për të dalë kurrë", u shpreh Berisha. Pamjet e shfaqura në Top Channel janë vënë në dispozicion të Prokurorisë. Organi i akuzës që ka hapur hetimet për korrupsion aktiv e pasiv, ka në dorë edhe kasetën origjinale. Një gjest, i cili është vlerësuar edhe nga kreu i qeverisë, i cili shprehu garancinë për lehtësimin e punës së Prokurorisë. "Dua të përgëzoj Prokurorinë e vendit, e cila vendosi me përgjegjësinë më të madhe, shpejtësinë më të madhe hapjen e hetimit për këtë çështje dhe dua ta garantoj se do të ketë çdo lehtësi jo vetëm për këtë, por për çdo hetim që do të ketë nevojë, ndaj çdo zyrtari të këtij vendi. Ne jemi të vendosur të respektojmë plotësisht dhe tërësisht institucionet e pavarura të vendit, sistemin tonë juridik dhe e them këtë me besim të plotë", u shpreh.
PD: Rama lejo publikimin e pacensuruar të videos
Partia Demokratike i ka bërë thirrje dje televizionit Top Channel, medias që u përdor nga Edi Rama, për transmetimin e çimkës së montuar, të publikojë të plotë dhe të pacensuruar përmbajtjen e të gjithë videos. Në emër të PD, zëdhënësja e kësaj partie, Albana Mustafaraj, ka denoncuar qëndrimin e Kryetarit të opozitës, Edi Rama, i cili me regjistrimin dhe montimin e videos të transmetuar në Top Channel, ka kryer një qëndrim amoral ndaj mediave dhe fjalës së lirë, me qëllimin e vetëm për të akuzuar Kryeministrin Sali Berisha.
Ajo u shpreh se Rama me një pamje mjerane, pasi mohoi falsifikimin e videos që kishte bërë, mori rolin e avokatit të viktimës së tij, televizionit Top Channel. "Dje Edvin Kristaq Rama, me një pamje mjerane pasi mohoi falsifikimin e videos që kishte bërë, mori rolin e avokatit të viktimës së tij, televizionit Top Channel. Partia Demokratike në këtë deklaratë për shtyp denoncon qëndrimin amoral të zotit Rama ndaj mediave dhe fjalës së lirë. Partia Demokratike, pas denoncimit që Kryetari i saj, zoti Sali Berisha i bëri atij manipulimi, vlerëson transmetimin që ky kanal televiziv i bëri videos së manipuluar, duke nxjerrë në pah dhe para të gjithë shqiptarëve fytyrën e profesionin e vetëm të Edvin Ramës, si manipulator që nuk ndalet para asgjëje për të trilluar e falsifikuar për kundërshtarin e tij", tha Mustafaraj.
Ndërsa garantoi median që transmetoi videon në emër të Partisë Demokratike dhe qeverisë Berisha se nuk do të ketë kurrë proces gjyqësor. Mustafaraj i bëri thirrje televizionit Top Channel të transmetojë të plotë të gjithë videon, për t'i dhënë mundësi sërish shqiptarëve të shohin me sytë e tyre manipulime të tjera që ekzistojnë në pjesën e videos të shfaqur ditën e parë. "Partia Demokratike thekson se në rast se transmetimi i pjesëve të këputura të videos është bërë nga ndrojtja se mund të përballen me ndonjë proces gjyqësor, i garanton se çdo gjë që ata do të japin e transmetojnë, s'do të ketë kurrë proces gjyqësor nga administrata e qeveria Berisha.
Por në rast se transmetimi i tyre u bë me insistimin e atyre që në këtë media janë kundërshtarët e qeverisë, por që ndërgjegjja profesionale nuk i lejon të shkojnë në manipulim e falsifikim dokumentesh, i bëjmë thirrje televizionit Top Channel të transmetojë të plotë të gjithë videon për t'i dhënë mundësi sërish shqiptarëve të shohin me sytë e tyre manipulime të tjera që ekzistojnë në pjesën e videos të shfaqur ditën e parë, të sigurta dhe të qëllimta", tha zëdhënësja e PD-së.
Ndërsa i bëri thirrje atyre që nuk duan të përdoren në Top Channel si hanxhar politik të zotit 20%, t'i kërkojnë çakallit të Edvin Ramës të lejojë transmetimin e të gjithë videos. Mustafaraj u shpreh se mediat kombëtare, publike e private, janë një pasuri e vyer e hapësirës sonë informative dhe armiqtë e vërtetë të tyre janë çakejtë dhe padronët që i shndërrojnë në hanxharë të qëllimeve politike. "I bëjmë thirrje atyre që nuk duan të përdoren në Top Channel si hanxharë politikë të zotit 20%, t'i kërkojnë çakallit të Edvin Ramës të lejojë transmetimin e të gjithë videos.
Aty do të gjeni se kreu i kupolës mafioze që drejton Partinë Socialiste sot, në urrejtjen e tij patologjike ndaj kundërshtarit të tij politik, i ka lejuar vehtes të ndërrojë emrat dhe gjinitë e njerëzve, vetëm e vetëm për të akuzuar Kryeministrin e vendit. Mediat kombëtare, publike e private, janë një pasuri e vyer e hapësirës sonë informative dhe armiqtë e vërtetë të tyre janë çakejtë dhe padronët që i shndërrojnë në hanxharë të qëllimeve politike", tha ndër të tjera zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Top channel konfirmon montazhin e kasetes!
pilaf me miza thuj ..................
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Top channel konfirmon montazhin e kasetes!
habitem me konceptin e njerzeve jo ishte montazh jo ishte e pamontuar
a thua sikur lindet sot dhe po sot po i shihni kto gjera
ka 20 vite qe politikanet vec korruptohen ka 20 vite qe hajdutria esht veshur me kostum e kollare, nuk i kini par plazhet kodrat malet e fshatrat turistik se si jan grabitur nga politikanet, nuk keni degjuar per minierat, naften gazin qe jan pasuri kombetare e popullit dhe se si jan privatizuar nga horrat politikan?! pse merreni jo ishte montazh e jo nuk ishte e degjon te flitet gjithandej ne gojet e njerzve kudo lokale rrug shoqeri etj dhe po kta jan ata te shtypurit te papunet pensionistet, studentet puntoret intelektualet e perbuzur dhe kaseta me e mir eshte vet realiteti perditshmeria esht kaseta e pa montuar e realitetit qe kan frik ta shohin politikanet tan sepse atje jan bemat e tyre jan prapsit esht perbuzja qe ata pollen, krimi korrupsioni degjenerimi
kjo eshte kaseta e se vertetes -realiteti
a thua sikur lindet sot dhe po sot po i shihni kto gjera
ka 20 vite qe politikanet vec korruptohen ka 20 vite qe hajdutria esht veshur me kostum e kollare, nuk i kini par plazhet kodrat malet e fshatrat turistik se si jan grabitur nga politikanet, nuk keni degjuar per minierat, naften gazin qe jan pasuri kombetare e popullit dhe se si jan privatizuar nga horrat politikan?! pse merreni jo ishte montazh e jo nuk ishte e degjon te flitet gjithandej ne gojet e njerzve kudo lokale rrug shoqeri etj dhe po kta jan ata te shtypurit te papunet pensionistet, studentet puntoret intelektualet e perbuzur dhe kaseta me e mir eshte vet realiteti perditshmeria esht kaseta e pa montuar e realitetit qe kan frik ta shohin politikanet tan sepse atje jan bemat e tyre jan prapsit esht perbuzja qe ata pollen, krimi korrupsioni degjenerimi
kjo eshte kaseta e se vertetes -realiteti
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Similar topics
» Jeta e tmerrshme e vajzave-nuse (Burimi: Top Channel, top-channel.tv)
» DMX konfirmon koncertin
» “The Voice of Albania” Sot ne TOP CHANNEL....
» Ancelotti konfirmon interesimin për Suarez
» Sulmohet Top – Channel nga hackerat
» DMX konfirmon koncertin
» “The Voice of Albania” Sot ne TOP CHANNEL....
» Ancelotti konfirmon interesimin për Suarez
» Sulmohet Top – Channel nga hackerat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi