Topi: Dialogu konstruktiv rruga e zgjidhjes
Faqja 1 e 1

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në një deklaratë për shtyp të lëshuar pas takimit me përfaqësuesin e BE Miroslav Lajcak, ka përsëritur apelin e tij se dialogu konstruktiv është zgjidhja e vetme për situatën politike në vend.
“Në përputhje të plotë edhe me qëndrimet dhe me mesazhet e vazhdueshme të partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë, ritheksova qëndrimin institucional se dialogu konstruktiv, i maturuar dhe me tone të qeta e të civilizuara mes palëve është rruga e vetme e domosdoshme drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes politike dhe garanti i stabilitetit, i funksionimit normal të shtetit ligjor si dhe respekti i plotë për institucioneve në vend”, ka deklaruar Topi.
Kreu i shtetit i ka bërë apel politikës që për zgjidhjen e krizës të përdorë instrumenta ligjorë dhe demokratikë dhe jo akte dhune.
“Nën frymën e konsensusit, si dhe sipas standardeve demokratike, si kryetar i shtetit shqiptar, në këto momente të rënda e delikate theksoj me forcë nevojën se klasa politike shqiptare duhet të gjejë e të verë në përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë e demokratikë për të dalë nga kjo situatë problematike në interes të Shqipërisë dhe të shtetasve të saj, për të siguruar qetësinë dhe stabilitetin e duhur për vendin dhe shoqërinë shqiptare, në realizim të projekteve dhe të ardhmes sonë evropiane”, është shprehur Topi, i cili ka sugjeruar anulimin e protestave dhe mitingjeve të paralajmëruara nga palët politike.
“Në këtë drejtim sugjeroj se pezullimi i përkohshëm i cfarëdolloj demonstrate apo tubimi publik do të kontribuonte ndjeshëm në uljen e tensionit si dhe mundësimit të hapësirave të duhura për institucionet e pavarura të drejtësisë që të zhvillojnë një hetim tërësor, transparent, të paanshëm dhe profesional. Nga ana tjetër, duhet që për stabilizimin e menjëhershëm të situatës, si mazhoranca ashtu edhe opozita të gjejnë vullnetin e duhur politik dhe individual e të rivendosin menjëherë dialogun politik institucional!”, ka nënvizuar Topi.
Presidenti është shprehur më tej se aspirata integruese e qytetarëve shqiptar nuk duhet të mbetet peng e retorikës politike dhe ka shtuar se dhuna e ushtruar në demonstratën e 21 janarit është e papranueshme.
“Qytetarët shqiptarë, në përpjekje për të përmbushur aspiratën e tyre integruese, nuk mund të qëndrojnë peng pafundësisht i retorikës gjithnjë e më të ashpër në publik të aktorëve dhe faktorëve politikë. Duke mos vënë në pikëpyetje për asnjë cast të drejtën legjitime të cdo subjekti politik dhe individi për të demonstruar paqësisht, së bashku me përfaqësuesin e posacëm të Bashkimit Evropian dhe në unision me organizmat e tjera ndërkombëtare, dënojmë dhunën e ushtruar dhe të pajustifikuar gjatë ngjarjeve të 21 janarit, duke theksuar edhe njëherë së rendi kushtetues e publik, jeta e qytetarëve dhe e punonjësve në detyrë, si dhe institucionet e shtetit janë të shenjta e të paprekshme”, ka shtuar Topi.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Maqedoni, drejt zgjidhjes ceshtja e internetit
» Gjermania: Të rikthehet dialogu
» Dialogu në mes Njeriut dhe Kur’anit
» Pittella: Politika të gjejë rrugën e zgjidhjes
» Stefanovic: Afër zgjidhjes për Jarinjë dhe Bërnjak!?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi