Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vret macen e te dashures, 7 muaj burg per Shqiptarin ne Zvicer People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vret macen e te dashures, 7 muaj burg per Shqiptarin ne Zvicer People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vret macen e te dashures, 7 muaj burg per Shqiptarin ne Zvicer

Shko poshtë

Vret macen e te dashures, 7 muaj burg per Shqiptarin ne Zvicer Empty Vret macen e te dashures, 7 muaj burg per Shqiptarin ne Zvicer

Mesazh nga Katniss Tue 22 Feb 2011 - 4:55

M. S., 28 vjeç, vrau me thikën e kuzhinës macet e të dashurës së tij. Vendimi u dha dy ditë më parë nga Gjykata e Saint-Gallenit në Zvicër
“Nuk e di, unë isha i sëmurë nga bronkiti, ndoshta kam qenë alergjik ndaj kafshëve”. Në këtë mënyrë i është përgjigjur pyetjes së gjykatësit zviceran shqiptari 28-vjeçar nga Kosova, M. S., i cili është dënuar dy ditë më parë nga Gjykata Kantonale e Saint-Gallenit në Zvicër me plot shtatë muaj burg me kusht, një dënim në të holla prej 1000 frangash zvicerane dhe 2000 franga shpenzimet gjyqësore, pasi akuzohet për torturimin dhe vrasjen makabre të tri maceve të ish-së dashurës së tij, një shtetase zvicerane. Vendimi i çuditshëm është bërë publik një ditë më parë në mediat zvicerane, sipas të cilave në seancën e zhvilluar gjatë të shtunës, gjykata duket se nuk është bindur nga përgjigjet e dhëna nga 28-vjeçari.
“Pse e keni bërë gjithë këtë?”, – pyeste vazhdimisht gjykatësi të pandehurin. Ndërkohë që M. S. i mblidhte vazhdimisht supet duke thënë: “Nuk e di saktë!”
Sipas mediave vendase, shqiptari nga Kosova nuk ishte ende i vetëdijshëm se për çfarë arsyeje gjendej para trupit gjykues, teksa akuzohej për veprën penale “Ushtrim mizerik, abuzim dhe shkaktim të vdekjes së dhimbshme të kafshëve”, pasi që të tria macet i kishte torturuar deri në vdekje. Sipas të dhënave, ngjarja në fjalë që ka çuar me shpatulla pas murit 28-vjeçarin, e ka zanafillën në dhjetor të vitit të kaluar, kur e dashura e tij J. S., 22-vjeçare, një shtetase zvicerane, bashkohet sërish me të dhe pranon të ndajë jetën në çift.
“Ne njiheshim që më parë dhe lidhja jonë rifilloi përsëri”, – ka deklaruar M. S. para trupit gjykues. Sipas tij, e reja ia kishte hapur përsëri zemrën dhe banesën e saj, ndërsa si i papunë që ishte, M. S. e kishte shfrytëzuar gabimisht lidhjen e tyre. Ish-e dashura e të akuzuarit tregon se ditë të tëra ai kishte qëndruar tek ajo, ndërsa vetë ajo punonte rregullisht. Sipas saj, M. S. nuk dinte se ç‘të bënte me vetveten dhe në gjithë këtë situatë, ai ia vrau tri mace zviceranes, njërën duke e goditur me grusht, ndërsa dy të tjerat me thikë të kuzhinës. Me gjithë këto dëme, zvicerania nuk e kishte dëbuar M. S. nga banesa. Në fund të seancës gjyqësore, gjykata e shpalli fajtor të pandehurin për të gjitha akuzat, duke e dënuar me shtatë muaj burg me kusht, një dënim në të holla prej 1000 frangash zvicerane dhe 2000 franga shpenzimet gjyqësore.

www.strugasot.com
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi