Ligji qe konverton shqiptaret
Faqja 1 e 1
Ligji qe konverton shqiptaret
Ne kulmin e debatit për regjistrimin e popullsisë e ne një kohe kur pothuajse 4000 shqiptare te jugut te Shqipërisë kane fituar me vendim gjykate shtetësinë greke, Vizion Plus zbardh ligjin ?për gjendjen civile?, qe u mundëson gjykatave te marrin këto vendime, por edhe seancën parlamentare, ku deputetet e mazhorances miratuan te vetëm dhe thuajse pa diskutime draftin ne fjale. Projektligji, iniciative e Ministrisë se Brendshme, u fut ne rendin e ditës ne seancën parlamentare te datës 11 maj 2009, gati një jave pas vrasjes se deputetit socialist Fatmir Xhindi dhe fare pranë zgjedhjeve te qershorit 2009, me fjale te tjera, kur fokusi dhe vëmendja e politikes dhe publikut ishte përqendruar tek tragjedia e humbjes se jetës se një te zgjedhuri te opozitës dhe çështja e kartave te identitetit, si kryefjala e asaj kohe. Ne procesverbalin e zbardhur te seancës kuvendore, vihet re se opozita nuk ka marre pjese ne votim, ndërsa shumica ka miratuar e vetme me 72 vota pro,1 abstenim dhe asnjë kundër ligjin qe sot po kthehet ne bumerangun e çështjes shqiptare. Ajo qe mund te thuhet për këtë seance, është se aty ka mbajtur një fjale edhe kongresmeni amerikan Eliot Engell dhe veç debatit mbi vrasjen e deputetit Xhindi, ne radhe ne rendin e ditës ishin futur plot 28 projektligje, një situate kjo tejet e favorshme qe drafti problematik te votohej pa asnjë lloj vëmendjeje. Po cilat janë pikat e ligjit me 77 nene qe u lejojnë gjykatave shqiptare, qe për një arsye, apo një tjetër, te bëjnë atë qe kundërshtarët e kësaj nisme po e quajnë asimilim i shqiptareve? Ne nenin 58 te draftit pika 1 thuhet: Ndryshimi i kombësisë, në çdo rast, bëhet me vendim gjyqësor. Ndërsa ne piken 7 kjo kompetence e gjykatave përforcohet nga ky formulim: Ndryshimi i kombësisë bëhet në rastet e përcaktuara në këtë ligj vetëm me vendim gjyqësor, duke u thirrur në çdo rast si palë në proces shërbimi i gjendjes civile, edhe kur kombësia ka qenë caktuar përkohësisht ose kur është bërë një gabim material. Ajo qe Shqipëria po pëson pas gati 2 vjetësh nga miratimi me ngut i projektligjit ?për gjendjen civile? është rreth 4 mije shqiptare te kthyer se fundi ne greke dhe një fenomen i ngjashëm qe po lind ne veri për konvertimin ne serbe e malazeze.
Similar topics
» Ligji per SHISH, Rama: Po turperohet Shqiperia
» Mexico City, miratohet ligji i martesave gay
» Ligji për armët e zjarrit
» Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë
» Ligji i SHISH, nis diskutimi ne Komision
» Mexico City, miratohet ligji i martesave gay
» Ligji për armët e zjarrit
» Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë
» Ligji i SHISH, nis diskutimi ne Komision
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi