Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Doktor i vetes  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Doktor i vetes  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doktor i vetes

2 posters

Shko poshtë

Doktor i vetes  Empty Doktor i vetes

Mesazh nga Katniss Mon 7 Mar 2011 - 0:26

Faqe të kuqe, thonjtë në formë govate apo flokë që bien: edhe sinjale të vogla të trupit tregojnë se si është shëndeti.

Diagnostika moderne nga vëzhgimi, në shkencën e mjekësisë njihet si metodë plotësuese diagnostikimi.

Flokët
Mund të flasin për shumë sëmundje endokrine (çrregullime në ekuilibrat hormonal) por jo vetëm për këto.
Kështu flokët mund të bien nga mungesa e hekurit, pas sëmundjeve infektive, sëmundjeve të lëkurës si qere, erizipel, ekzema por edhe pas kimioterapisë gjatë trajtimit të një sëmundje malinje.
Rritja shumë e qimeve tek gratë në zonat tipike mashkullore( mustaqe, mjekra, gjoks, në bark (vija pubo-umbilikale) mund te jetë tregues për ndryshime të ekuilibrit hormonal (hirsutizëm)

Veshët

Këtu duken se si shkon zemra dhe artikulacionet.
Një e thelluar diagonale në mes të llapës së veshit, mund të tregonte një rrezik të lartë të lindur për sëmundje kardiovaskulare.
Si shenjë e qartë për sëmundje artriti vlejnë noduj të vegjël në llapën e veshit, të cilat formohen përmes kristaleve të acidit urik.

Hunda
Disave mund t'ju dallosh ndryshimet në jetë në majën e hundës. Në raste të sikletshme shpesh kapim hundën, tek alergjikët nga poleni mbetet e dukshme kryesisht një rrudhë direkt mbi hundë. Nëse lëkura rreth e rrotull hundës dhe në mollëzat e faqeve skuqet në mënyrë të dyshimtë, mund të tregojë kjo një abuzim me alkoolin .
Nëse të dyja rrudhat duken që nga fundi i flegrave të hundës deri në cepin e gojës (rrudhat nazolabiale), ndoshta ka probleme stomaku - megjithatë ky dyshim është i diskutueshëm.
Goja
Një sistem i dobët imun apo mungesa elementesh të caktuar në organizëm, këtu lënë gjurmë të dukshme.
Cepi i gojës vazhdimisht i çarë tregon mungesë hekuri ose vitamine B 1 2(shoqëron bashkë me shenja të tjera anemitë). Edhe një infeksion myku mund të vijë në diskutim si shkaktar. Kjo formohet në përgjithësi në një sistem të dobësuar imun.
Nëse në mukozën e gojës hasen shpesh inflamacione (të ashtuquajtura afte), mund të qëndronte pas saj dyshimi për sëmundje autoimune si alergji, reumatizëm ose skleroza multiple.

Sytë
Nëse rreth e rrotull bebëzës së syrit është një rreth i bardhë, kjo tregon për vlera të larta të kolesterolit në gjak.
Edhe pika të vogla deri mesatare në ngjyrë të verdhë rreth syve mund të tregojnë vlera të larta të kolesterolit në gjak, pasi bëhet fjalë për depozitime të kolesterolit. Vijëzime të kuqe me zgjerime (enët e vogla të gjakut të plasura) në sy mund të krijohen ndër të tjera edhe nga tensioni i lartë i gjakut. Nëse e bardha e syrit është me ngjyrë të verdhë, kjo mund të ishte tregues i një mëlçie apo tëmthi të sëmurë. Nëse në qepallat e poshtme të fëmijëve duken pala të dyfishta atëherë dyshohet për neurodermit.
Qepalla të ënjtura hasen tek alergjikët nga poleni i luleve ose në probleme të zemrës dhe të veshkave (pasojë e edemës në indin lidhor)
Kur vetullat rriten me boshllëqe dhe hollohen kryesisht në një të tretën e jashtme të vetullës, mund të fshihej pas kësaj një nënfunksion i gjëndrave tiroide ose neurodermiti .

Lëkura
Organi ynë më i madh dëshmon ndër të tjera për një gjëndër tiroide të çrregulluar.
Lëkurë e zbehtë e fytyrës - si dhe mishra të zbardhur të dhëmbëve dhe rrathë të errët të syve - dëshmojnë për mungesë hekuri ose acidi folik. Nëse lëkura në të gjithë trupin është e thatë, e çarë dhe me petëza, ndoshta është një nënfunksion i gjëndrave tiroide dhe si pasojë, një mungesë e hormonit thyroxin.
Një njollë në formë fluture me ngjyrë të kuqe në të kaf të në të dyja faqet, formohet tek shumë gra gjatë shtatzënisë ose gjatë përdorimit të pilulave kontraceptive. Kjo ngjyrosje e lëkurës është e padëmshme dhe zhduket kryesisht sërish, menjëherë sa vlerat hormonale normalizohen. Por ndonjëherë kjo tregon për Lupus, një sëmundje e lëkurës e rrallë e trashëguar.

Gjuha
Një shtresë ngjyrë gri në të bardhë tregon kryesisht se vuajmë nga inflamacion i mukozës së stomakut ose i zorrëve.
Nëse përkundrazi gjendet një shtresë vetëm e bardhë në mes të gjuhës dhe në anën e brendshme (mukozën) të faqeve, ndoshta bëhet fjalë për infeksion myku, i cili prek të gjithë traktin gastro-intestinal.
Një sipërfaqe e kuqe e lëmuar në të gjithë gjuhën (gjuhë e lakuar) tregon një mungesë vitaminash të grupit B. Funksioni dhe thithja e këtyre vitaminave varen kaq shumë nga njëra-tjetra, saqë rrallë ndeshet mungesë e vetëm një vitamine të këtij grupi.
Duart
Rreziku për sëmundje gjenetike këtu tregohet që herët.
Pëllëmbë të skuqura të duarve vlejnë si shenjë e qartë për sëmundje të mëlçisë. Ato shfaqen edhe tek duhanpirësit e mëdhenj dhe në disa raste edhe tek gratë shtatzënë, pasi aktiviteti i tyre i metabolizmit është rritur. Nëse artikulacionet e duarve dhe të gishtave shtrihen më shumë se normalisht (nyje masive), ndoshta pas kësaj qëndron një sëmundje gjenetike e indit lidhor. Nëse gishti i unazës është më i gjatë sesa gishti tregues, kjo flet për një rrezik të lartë për artrit (reumatizëm). Fajtor për këtë është mungesa e estrogjenit.

Thonjtë e duarve

Gropëzime në formë pike që japin pamjen e gishtëzës qepëse që mund të prekin një ose më shumë thonj mund të vihen re në Psoriazis. Thonjtë në formë govate të thyeshëm me vija gjatësore janë tipike për aneminë nga mungesa e hekurit.
Thonjtë në pamjen e xhamit të sahatit të shoqëruar me gishtat në formën e shkopit të tamburit mund t'i gjejmë në sëmundjet e
zemrës, mëlçisë, mushkërive apo sëmundjeve të traktit tretës

Kujdes. Ky artikull nuk e zëvendëson mjekun.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Doktor i vetes  Empty Re: Doktor i vetes

Mesazh nga Anakonda Thu 14 Jun 2012 - 5:49

shum keshilla interesante;madje shum her kur jam semure perpiqem ta kuroj veten;ose kur jam shum rende i them mamit te me coj ne spital
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi