Gërdeci, tre vjet më pas
2 posters
Faqja 1 e 1
Gërdeci, tre vjet më pas

Por një gjë ka mbetur për ta njësoj që nga ora 12 e 15 minuta kur ndodhi shpërthimi i tmerrshëm i tre viteve më parë. Dhimbja për të ikurit është e njëjtë.
Gjatë këtyre viteve ka patur prej tyre që nuk e kanë përballuar dot traumën e dhimbjen për njerëzit e zemrës që humbën në Gërdec.
Bashkëshorti i Tushe Osmanit, i dha fund jetës plot një vit pas tragjedisë së Gërdecit, aty ku atij i vdiq e bija 19 vjeçe, Resmije Kranja.
Kranja ishte 19 vjeçe kur mbeti e vrarë në Gërdec. Ajo ishte punëtore në fabrikën e demontimit dhe la pas një vajzë vetëm tre muajshe e cila tashmë ka mbushur tre vjeçe.
“E vrau shteti dhe shteti duhet të mbajë përgjegjësi për viktimat”, është shprehur Tushe Osmani.
Mes kërkesës për drejtësi familjarët e viktimave kërkojnë që shteti mos t’i harrojë, sikurse një grua e cila ka humbur të shoqin e sot i duhet t’i rrisë e vetme fëmijët pa asnjë mbështetje ose të paktën një asistencë.
“Drejtësia do të vihet me çdo kusht dhe ne nuk do të rreshtim duke e kërkuar atë”, thotë Selvie Hamolli.
“Domosdo që kërkoj drejtësi se s’ka se si të jetoj ndryshe”, shprehet një vajzë që ka humbur të atin.
Edituar për herë të fundit nga Kle@Love në Tue 15 Mar 2011 - 23:15, edituar 1 herë gjithsej
Re: Gërdeci, tre vjet më pas
edhe vet kam dal nga shtepija per te shikuar se qka u bae esht degjuar shum kriza e madhe ne kosov
Prada- I/e Regjistruar
Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime : 7718
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha : 110
Hobi : Ndihmes Bageri

» “Gërdeci”, përplasen ushtarakët
» Pinari: Gërdeci, nuk ishte aksident
» Shtyhet seanca e radhës për dosjen “Gërdeci”
» “Gërdeci”, arrestohet dëshmitari gjatë procesit gjyqësor
» Shtatzënë për 60 vjet
» Pinari: Gërdeci, nuk ishte aksident
» Shtyhet seanca e radhës për dosjen “Gërdeci”
» “Gërdeci”, arrestohet dëshmitari gjatë procesit gjyqësor
» Shtatzënë për 60 vjet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|