Shtyhet seanca e radhës për dosjen “Gërdeci”
Faqja 1 e 1

Mungesa e avokatëve mbrojtës të Dritan Minxhollit dhe Mihal Delijorgjit ka shtyrë seancën e radhës për dosjen "Gërdeci" në Gjykatën e Tiranës.
Pas bërjes së apelit ka rezultuar se në sallë mungon dy avokatët dhe kjo sipas trupës gjykuese e ka bërë të pamundur vijimin e procesit. Për këtë është vendosur që seanca të shtyhet, për ditën e hënë në orën 09.30.
Avokatët mbrojtës kërkuan që seancat të zhvillohen një herë në javë për shkak të angazhimeve që kanë dhe jo dy herë në javë si është zakonisht. Por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga trupi gjykues, i cili vendosi të procedohet njësoj.
Herën e fundit, hetuesit iu rikthyen Gërdecit. Prokurorë, hetues dhe avokatë ishin në fshatin Gërdec e pikërisht në ish-krater. Ata kanë kërkuar elemente të rinj ne vendin e ngjarjes duke ekzaminuar dhe administruar si provë materiale saldatriçen me të cilën ishte salduar karroca që solli shkëndijat e para dhe zjarrin në fabrikë.
Për më shumë se tre orë ekspertët dhe tre nga avokatët e të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit kane kryer ekspertizën e saldatriçes së gjetur së fundmi ne hyrje të fabrikës së demontimit.
Rikthimi i ekspertëve në vendngjarje u be me urdhër te gjykatës, pasi pati përplasje mes rrëfimeve të dëshmitarëve. Sipas prokurorisë shpërthimi ka ardhur si pasojë e saldimit të një karroce, e cila tashme është futur në listën e provave materiale. Ndërkohë që disa prej dëshmitarëve kanë thënë se atë ditë nuk ka pasur saldim karroce.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Gërdeci, tre vjet më pas
» “Gërdeci”, përplasen ushtarakët
» Pinari: Gërdeci, nuk ishte aksident
» “Gërdeci”, arrestohet dëshmitari gjatë procesit gjyqësor
» Shtyhet regjistrimi i popullsisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi