Dhimbja e kokës
2 posters
Faqja 1 e 1
Dhimbja e kokës
Personat të cilët kanë shpesh dhimbje koke duhet të ndihen krenarë. Sipas neurologut italian Piero Barbanti, dhimbja e kokës, në të gjitha format e saj, prek njerëzit krijues, aktivë dhe plot jetë.
Mund të quhet edhe “sëmundja e të zgjuarve” sepse ndodh tek njerëzit që kanë një tru plotësisht të zhvilluar dhe që punon shumë. Jo më kot, nga kjo sëmundje vuanin Kafka apo Darwin.
Shumica e njerëzve që vuajnë nga dhimbja e kokës nuk drejtohen kurrë tek mjeku, por e durojnë deri sa të kalojë dhe kjo është gjëja më e gabuar që mund të bëhet. Zgjidhja më e mirë (më e zgjuar në këtë rast) është këshillimi me mjekun në mënyrë që dhimbja e kokës mos të bëhet kronike.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Dhimbja e kokës
Disa njerëz vuajnë 2-3 herë në javë, të tjerë thuajse çdo ditë. Gjithmonë e
më shumë njerëz në botë vuajnë nga dhimbjet e kokës, ku migrena
qëndron në vend të parë. Mjekët tregojnë se abuzimi me ilaçet mund ta
shndërrojë në sëmundje kronike, ndërsa trajtimet e specializuara,
ndryshimi i stilit të jetesës dhe ushqimet mund të na shpëtojnë
Prek një ndër katër gra dhe një ndër 12 burra dhe
për shumë njerëz në botë është një arsye e fortë
për t'u takuar shpesh me neurologun. Kulmin
e arrin mes moshës 30-39 vjeç, por pas nuk ngelen
edhe fëmijët. Kur bëhet fjalë për migrenën, gjërat nuk
janë aq të thjeshta sa duken. Njerëzve që u dhemb
koka në mënyrë kronike, ashtu si specialistët, e dinë
shumë mirë se këto dhimbje nuk largohen kollaj, nësepër një kohë të gjatë është abuzuar me ilaçe të llojeve
të ndryshme për të gjetur qetësi. Aq i madh është
numri i atyre që vuajnë, sa në shumë vende të botës
mjaft pacientë kanë krijuar edhe shoqatat e tyre, me
qëllimin e vetëm për të sensibilizuar njerëzit për një
sëmundje që shpesh nënvlerësohet, ose kurohet keq.
E në fakt, shifrat janë vërtet alarmante. Dhimbja e
rastësishme e kokës prek rreth 8 milionë evropianë
çdo ditë, ku 3 milionë vuajnë nga ajo e formës kronike,
që në pjesën më të madhe të rasteve e kërkojnë
shpëtimin tek abuzimi me ilaçe, që ndikon drejtpërdrejt
në shndërrimin kronik të problemit. Ndoshta jorastësisht OBSH-ja e ka renditur dhimbjen e kokës, e
sidomos migrenën, në listën e sëmundjeve që janë të
vështira të shërohen. Pacientët në të gjithë Evropën,
sipas të dhënave të publikuara në "Europian Journal
of Neurology", shpenzojnë më shumë se 27 miliardë
euro çdo vit, ku përfshihen ilaçet dhe trajtimet e ndryshme
të lidhura me të. Kjo sëmundje prek zakonisht
njerëzit që e kanë të trashëguar gjenetikisht, por jo
vetëm ata. Stresi, tensioni, mënyrat jo korrekte të të
jetuarit, ndryshimet klimatike, ushqime të caktuara,
janë faktorë të rrezikshëm, që
ndikojnë në shfaqjen e saj. Specialistëtkëshillojnë se duhet
trajtuar mirë që në fillim, për të
evituar që krizat të bëhen periodike.
"Ta diagnostikosh nuk
është e lehtë", shpjegon doktor
Lorenzo Pinessi, që ka
udhëhequr një ekip pune për
studimin e kësaj sëmundjeje.
"Dhimbja e kokës prek 18 për
qind të grave, 25 për qind të atyre
në moshë pjellore dhe 6-7 për
qind të burrave. Mesatarisht vuan 13 për qind e popullsisësë përgjithshme. Rezultatet tregojnë se një e
katërta e personave me migrenë kalojnë nga gjendja
sporadike në atë kronike, për shkak të abuzimit me
ilaçet, sepse terapia e gabuar e favorizon më shumë
këtë gjë. "Tek ata që kanë dhimbje koke çdo javë ose
çdo ditë, dhimbja shpërthen në bazë të stimujve që
sa vijnë e bëhen gjithmonë e më të vogla. Ilaçi ul
përgjigjen ndaj dhimbjes, por jo ndjeshmërinë ndaj
stimulit, ndaj sapo përfundon mjekimi dhimbja rikthehet
sërish, madje më keq se më parë". Këtë gjë e
konfirmon plotësisht fakti se te personat me dhimbjekoke sporadike, zakonisht tre-katër herë në muaj,
intensiteti dhe shpeshtësia e krizave rritet me konsumin
e ilaçeve.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Dhimbja e kokës
BURRA DHE GRA
Gratë vuajnë nga
migrena më shumë se
burrat (me një përqindje
pesë me një). Kjo u
detyrohet edhe faktorëve
hormonalë
Nga ana tjetër, mjafton të navigosh
paksa online për të zbuluar se ata që vuajnë nga migrena
ankohen se dhimbja nuk kalon me përdorimin
e ilaçeve. "Kam dhimbje kokë që kur isha fëmijë. Në
fillim përdorja fans, ndërsa tani paracetamol, emegjithatë asnjë përmirësim", shkruan një vajzë 30-
vjeçare Anne B. Edhe Xhoni, 35 vjeç nga Britania e
Madhe, tregon: "Në fillim përdorja aulin pastaj tachpirina,
nuk kam lënë më ilaçe pa përdorur. Vetëm pak
lehtësi, pastaj çdo gjë si më parë. Për fat të keq, tashmë
më është kthyer në një zakon, me të cilin jam i
detyruar të bashkëjetoj". Ndaj doktorët paralajmërojnë
që të mos merret asnjë qetësues pa
këshillën e tyre. "E kemi parë nga studimet e ndryshme
se kush abuzon me qetësuesit ka një sjellje
analoge me ata që marrin drogë. I pinë në fshehtësi,mos t'i shohin të tjerët, e dinë se po bëjnë gabim, por
e kanë të pamundur të veprojnë ndryshe. Më kujtohet
se si një grua që vuante nga migrena prej njëzet
vjetësh erdhi te ne kur pinte rreth 4 qetësues në ditë
dhe asgjë nuk i bënte efekt", tregojnë mjekët. Nëse
ky është si një rreth i mbyllur, të dalësh që andej është
thuajse e pamundur. Së pari, të duhet një diagnozë
e saktë për dhimbjen e kokës. "Llojet më të zakonshme
të dhimbjeve të kokës janë ato nga tensioni i
lartë dhe migrena me të vjella e shqetësime ndaj
dritës, por është shumë e zakonshme që një person
t'i ketë të dyja pa i dalluar mirë. Ndaj, marrja e ilaçevena e bën më të vështirë punën për të dalluar një
dhimbje koke që lind nga kontraktimi muskulor i
qafës dhe shpatullave e migrenës së vërtetë", tregon
një neurologe angleze. Në Romë dhe në Paris janë dy
qendrat e vetme në Evropë të ndihmës së shpejtë për
të sëmurët me migrenë. Sipas
shifrave, të dala prej tyre, në 30
për qind të rasteve pacientët
paraqiten për shkak të abuzimeve
me ilaçet dhe dhimbjet
që nuk kalojnë, pasi kanë provuargjithçka, ose për shkak të
ndonjë dhimbjeje të fortë të pa
hasur ndonjëherë". Në këto
qendra pacientët trajtohen me
një kujdes të veçantë. Shumë
prej tyre shtrohen dhe u nënshtrohen
etapave të caktuara për
të arritur shërimin e plotë. Në fillim e rëndësishme
është diagnoza. "Kjo përcaktohet përmes analizave
të ndryshme neurologjike dhe rezonancës manjetike
për të parë me kujdes arteriet dhe venat e ndryshme
të trurit, analizat e gjakut dhe funksionin e veshkave,mëlçisë e tiroideve. Pastaj hiqen nga lista të gjitha ilaçet
që pacienti përdorte më parë për t'u zëvendësuar
me të tjerë që ndihmojnë në parandalimin e
krizave dhe uljen e shpeshtësisë", tregon ai. E në fakt,
vitet e fundit lista e substancave me funksion parandalues
është zgjatur. Më parë specialistët, në varësi
të rasteve përdornin ilaçe të ndryshme, duke vlerësuar
rreziqet dhe të mirat e tyre. Më të këshillueshmit
ishin antidepresivët, sepse migrena konsiderohet një
përbërës i depresionit, betabllokuesit dhe antiepileptikët
që i ndalojnë qelizat nervore të eksitohen.300 MILIONË
Rreth 300 milionë
njerëz në botë janë
të prekur nga
migrena, ndërsa
doktorët nuk i
kanë gjetur ende
ilaçet për shërimin
përfundimtar të saj
Pastaj, janë edhe injeksionet që bëhen për të qetësuar
tensionet muskulore, hapi i fundit drejt qetësimit
të dhimbjeve, është ai ku së bashku me specialistin
të gjendet ilaçi i duhur sapo e kupton që mund të të
zërë dhimbja e kokës. Në ndihmë mund të na vijnë
edhe terapitë pa ilaçe si: joga, vrapi në ajër të pastër,eknika qetësimi dhe ndryshimi i stilit të jetesës, apo
ushqimit. Por, për të zhdukur plotësisht migrenën
kronike, sipas këtyre strategjive, duhen disa javë.
"Migrena kronike është si një tërmet, ku para së gjithash
duhen eliminuar gërmadhat.
Të heqësh zakonin e
përdorimit të ilaçeve dhe të braktisësh
zakonet e vjetra, vetëm
pas kësaj mund të shohësh rezultatet".QETËSIMI
Efektet qetësuese, përveç
ilaçeve, mund të kenë
edhe metoda të tjera si
masazhet, agopunktura
dhe eliminimi i disa
ushqimeve
Sëmundja
Njerëzit që preken nga migrena
konsiderohen si njerëz me tru
shumë të ndjeshëm, sepse
sëmundja lidhet shpesh me pakësimine lëndës gri në disa zona
cerebrale, përgjegjëse për dhimbjen. Të paktën ky
është rezultati i asaj që ka dalë nga një studim i kryer
prej një grupi shkencëtarësh. Kështu, pas më shumë
se disa dekadash studimesh, një grup neurologësh
anglezë, për herë të parë në botë, kanë parë migrenën
me një version special të rezonancës manjetike cerebrale,
e aftë për të evidentuar edhe ndryshimet më
të vogla të lëndës gri, ose të bardhë, në zona të veçanta
që nuk mund të shihen me analizat tradicionale.
"Në rastet më të rënda kemi arritur të shohim pakësimine lëndës gri, ose të bardhë në qendrat
përgjegjëse për dhimbjen, shpjegon një neurolog i
Universitetit të Harvardit. Për herë të parë kemi
treguar se migrena nuk është vetëm një shqetësim
funksional, por një sëmundje e vërtetë me bazë në
strukturën e trurit". Megjithatë, më shumë se një javë
më parë, një tjetër kërkim i "Havard Medical School"
tregonte se migrena provokonte një trashje të kores
së trurit në zonat e lidhura me shikimin. Një rezultat
vërtet i rëndësishëm për të shpjeguar se përse në disa
raste krizat shoqërohen me shenja epilepsie, duke shkaktuar
ndryshime edhe në pamje. Pakësimi i lëndësgri, i vëzhguar nga ekipi i mjekëve, është i lidhur me
përkeqësimin e sëmundjes dhe me shpeshtësinë e
krizave. "Sa më shumë është evident fenomeni, aq
më shumë e aq më të rënda dhe më të shpeshta janë
dhimbjet, por akoma nuk ka të
dhëna nëse kjo atrofi e lehtë
ndryshon funksionet konjektive",
thonë ata. Specialistët
kanë treguar gjithashtu edhe
për raportin e ngushtë mes
dhimbjes së kokës (vetëm nërastet më të rënda me 3 deri në
4 herë në muaj) dhe obezitetit.
Por nëse ata që vuajnë nga
dhimbjet më të forta mund të
gjejnë shpëtim veçse te ilaçet,
kush vuan nga dhimbjet më të
lehta mund të gjejë qetësi edhe me metoda të ndryshme
natyrale, për shkak të efektit qetësues që japin.
"Për këtë u këshillojmë të gjithë pacientëve një
dietë të kombinuar mirë", tregojnë mjekët. Kështu,
në praktikë, përveçse duhet ndjekur një mënyrë
ushqyerje shumë e varfër me yndyra, duhet hequrdorë edhe nga disa përbërës ushqimorë si: djathi,
çokollata, vera, banania, prodhimet e detit, frutat e
thata, agrumet dhe domatet. Gjithashtu është zbuluar
se nga migrena vuajnë më shumë gratë se burrat
(në një raport pesë me një) rreth moshës 30-40
vjeç dhe siç e thamë më lart, personat në mbipeshë.
Ndërsa për sa u përket fëmijëve, vetëm 5-6 për qind
e tyre preken nga migrena pa ndryshime të mëdha
mes sekseve. Origjina e sëmundjes është e
trashëguar, ndërsa ilaçet për shërimin e plotë të saj
nuk janë gjetur akoma.

Similar topics
» Seks kunder dhimbjes se kokes
» Seksi shëron dhimbjen e kokës
» Ja cilat ushqime shkaktojnë dhimbjen e kokës
» Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur
» Video ekskluzive, Kim Kardashian miell kokës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi