Kosovë, pranga 9 ish-ushtarëve të UCK-së
Faqja 1 e 1

Policia ekzekutive e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, gjatë ditës së sotme ka bërë disa arrestime në Kosovë në lidhje me akuzat për krime lufte.
Aksioni ka ngjallur reagimin e ashpër të veteranëve të UCK-së, sipas të cilëve këto veprime nxisin tensione në Kosove.
EULEX, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.
Hetimet ndërkaq, janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Por, teksa EULEX-i nuk jep detaje për numrin e të arrestuarve, burime nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur për Top Channel se janë arrestuar 9 ish-ushtare të UCK-së, prej këtyre 4 në Malishevë, njëri prej të cilëve quhet Behlul Limaj.
Ndërkohë, agjencia “Kosova Press” shkruan se urdhër-arresti është lëshuar për 11 ushtarë të brigadës 121 – “Kumanova” të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Nga ana tjetër, në Prizren gjatë mëngjesit u tentua të arrestohej në shtëpinë e tij drejtori i policisë rajonale, Nexhmi Krasniqi.
Agjencia “Infoglob” njoftoi se një grup i vogël qytetarësh krijoi barrikada duke penguar ELUEX-in të arrestojë Krasniqin. Por disa orë më vonë Krasniqi duket se është vetëdorëzuar.

Similar topics
» Egjipt, 50 persona ne pranga
» Bunkerizimi i Shqiperis,dosja e zeze e ushtareve te vrare...
» Greqi, parulla raciste edhe në gjyqin e 39 ushtarëve të Marinës
» Athina: Gati të zbatojmë marrëveshjen për varret e ushtarëve grekë
» Pranga “futbollistit” të shumëkërkuar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi