Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bunkerizimi i Shqiperis,dosja e zeze e ushtareve te vrare... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bunkerizimi i Shqiperis,dosja e zeze e ushtareve te vrare... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bunkerizimi i Shqiperis,dosja e zeze e ushtareve te vrare...

Shko poshtë

Bunkerizimi i Shqiperis,dosja e zeze e ushtareve te vrare... Empty Bunkerizimi i Shqiperis,dosja e zeze e ushtareve te vrare...

Mesazh nga **Jeta** Wed 9 Jun 2010 - 3:46

Bunkerizimi i Shqiperis,dosja e zeze e ushtareve te vrare... 09062010

Jetët e vrara dhe punët e papaguara në fortifikimin e vendit të izoluar komunist, apo në punët e rënda në bujqësi të rekrutëve të ushtrisë shqiptare. Një krim që kërkon ende drejtësi nga shteti
Ata ushtarë a ranë në krye të detyrës? Kjo është çështja që shtrohet në këtë kronikë të zezë, ku shoqëria shqiptare dhe shteti aktual i saj i ka “harruar” nga fondi i saj i identitetit njerëzor ata që u vranë e u sakatuan tuneleve e që kujtimi i tyre mbeti nën rrënoja bunkerësh.
Pilotët e vrarë, përveç kronikave të lavdishme, u shoqëruan me pensione të veçanta e deri në privilegje sipas njohjes familjare. U tha për ushtarët e tuneleve e të bunkerëve se ranë në krye të detyrës.
Dakord! Po këta ushtarë, bij nënash, 20-vjeçarë, të cilët u kthyen në kufoma e, ata që i shpëtuan vdekjes mbetën sakatët e të sëmurët e përjetësisë, përse vallë nuk e merituan asnjëherë “të rënit në krye të detyrës”?
Ushtria i ka rekrutuar nën përgjegjësinë shtetërore dhe, në çdo vend të botës e në çdo kohë historike nuk i ka lënë në mes të rrugës familjet apo personat që i kanë shërbyer atdheut të vet.
Si shpjegohet që edhe një “veteran lufte” edhe mbas 24 Majit 1944, apo disa ditë i radhitur në çetat e brigadat partizane nga fillimi i ‘45-ës e deri debatikas 9-12 vjeçar (pa asnjë dokument) i ka marrë shtetit shqiptar vite të tëra pensioni lufte e, nga ana tjetër, ka përfituar çdo privilegj biografie të mirë?
Po të ballafaqosh punët publike vullnetare, ndërtimet dhe investimet e ushtrisë në vend, me ato të burgjeve, janë disa herë të pakrahasueshme. Vetëm në Porto-Palermo është punuar, nga viti 1968-1986. me nga 2000 veta turni çdo 8 orë, pa folur për Gjadrin apo Shëngjinin si dhe tokat e Bizës së Martaneshit, Lushnjës dhe Thumanës.
Mentaliteti i një shoqërie të bunkerizuar
Tashmë dihet, se bunkerizimi i vendit ka qenë me të vërtetë një tragjedi për popullin tonë të varfër. Për afro 40 vjet ku nuk është futur ushtria: Për hapje tokash të reja, për shpimin e mijëra tuneleve, për bërjen e mijëra m3 betonime të qendrave të zjarrit e deri në mbledhjen e plehrave, të ashtuquajtura “komposto fekalesh” përmes aksioneve “me goditje të përqendruar” (një ndër të shumtat porosi të Partisë).
Është derdhur aq mund, djersë e gjak, sa Shqipëria mund të rindërtohej tre herë po të kishte ndodhur gjë realisht. Çështjen nuk e shtrojmë në prizmin se nuk duhej fortifikimi, as të mos flitet me numra të sakta në total për hir të sekretomanisë, por për disa të vërteta që kanë poshtëruar dinjitetin njerëzor edhe në ushtrinë e “popullit”.
Fortifikimin, historikisht e ka bërë bota, Vietnami me tunelet e këmbësorisë, Suedia, që futi uzina të tëra nën tokë, Finlanda me vijën Manherhej, ku u asgjësuan afro 1.5 milionë rusë etj. por ato ishin të imponuara nga lufta, të studiuara me baza shkencore dhe aq sa kishte takat një komb i tërë.
Fortifikimi ynë në bazë “të ideve” të Enverit në rrethim dhe për të fituar mbi të gjithë armiqtë që ka bota, apo me teorinë e kërmillit që strategu “i vetëm shqiptar”, Mehmet Shehu, zbatoi për të gjithë kapacitetin e terrenit tonë, por që në funksion të mbrojtjes bëri më shumë dëm se punë.
Variantet fantaziste të shkruara në Tezat e Këshillit të Mbrojtjes, nga viti në vit, nuk bënë gjë tjetër veçse mposhtën , sadopak, mendjen intelektuale të gjeneralëve tanë dhe e shkrinë pasurinë kombëtare për t’i kthyer malet në fusha dhe për të futur gjithë ushtrinë nën tokë.
E çfarë nuk u bë! Të gjithë e dinë! Por, si u bënë? Përfytyroj oficerët që vinin nga tuneli një herë në muaj apo që rrinin vetëm tre ditë në muaj në shtëpitë e tyre.
Përfytyroj ushtarë që mbanin mbi shpinë thasë me rërë nga lumi Drin deri në Kulumbri, apo në malet Bureto, Shebenik e deri në Korab duke tërhequr, të mbrehur si pendë qesh elementet e pozicionit të zjarrit, mbi 70 kg. sikur do të ndërtonin piramidën e Keopsit.
E po kështu ish-kursantët e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, që në vitin 1963, me kosha dheu në kurriz, për të bërë tarracat e Bizës si Taxhai kinez, e deri në aksionet në Thumanë për misrin, apo që merreshin me nxjerrjen e patates si gjellë strategjike…
Një brez i tërë oficerësh, me të vërtetë dinjitozë e të sakrificës, u sëmurën, u plakën para kohe në mbi 2000 pika hapje, e deri të harruar si Robinson Kruzoja, në Sazan apo Iballë, ku shihnin vetëm qiell e tokë me shpresën, se për ta mendonte Enveri, – faraoni i Shqipërisë.
Ideja politike e udhëheqjes nisi nga filozofia se Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë që kalonte nga feudalizmi në shoqërinë më të lartë, “komunizmin!. Në politikë mbizotëroi koncepti i rrethimit të dyfishtë prej armiqve të brendshëm e të jashtëm. Për pasojë, u improvizuan një sërë agjenturash, komplotesh dhe kudo hije armiqsh.
Deri në vitet e anëtarësimit në Traktatin e Varshavës pesha e armiqve u mbajt me aleatët, u konsumuan pak fonde për mbrojtjen. Mbas prishjes në vitet ‘60, koncepti i luftës me koalicion armiqsh bëri që fondi për ushtrinë të ristudiohej aq sa i zuri frymën gjithë ekonomisë së vendit. Lufta popullore zuri në punë gjithë popullin ushtar.
Nga ana ushtarake kërkohej argumentimi i fitores mbi këtë koalicion armiqsh. Askush nuk e argumentonte dhe, për më keq, kush nuk e besonte, “puthej” me botën tjetër. Nga frika, i gjithë Arti Ushtarak u vu në shina të gabimeve taktike, operative dhe strategjike të udhëheqjes Enver – Hysni – Mehmet.
Në fortifikim: U vendosën qendra zjarri në bulevarde, katet e para të banesave të betonoheshin (vendim i Këshillit të Ministrave) etj. pa bërë studime se ku do të luftohej dhe ku do të jetohej në rast shfrytëzimi të këtyre fortifikimeve. Në Artin Ushtarak botëror jepet si zgjidhje operative për terrenet e zbuluara, të pambrojtura, duke i mbyllur kalimet sipas drejtimeve dhe shtigjeve kundër tankeve.
Arti Ushtarak i Enverit ndoqi parimin për fortifikimin e teorisë së “gurit në ujë”, pra që rrathët e mbrojtjes të hapen nga qendra në kufi, duke mos krijuar asnjë boshllëk në territorin tonë. Çfarë ideje e çmendur! Sa koka inteligjentësh në ushtri që nuk e përtypën dot! Pa folur pastaj për harxhime kolosale për të mbjellë beton në çdo vend sipas kapacitetit maksimal.
Në dokumentin 004 dt. 17.6.1974 të MMP bëhet fjalë për tezat e Këshillit të Mbrojtjes dhe Plenumin e 12 të KQ. Fakti i mosargumentimit të tezave të Këshillit të Mbrojtjes (nisur në vitin 1967) dhe rreziku i dështimit të “gjenisë ushtarake të Enverit” i hodhën të gjitha shpresat në dy ide:
1.Për të transformuar fushat në male e gërxhe për të mos i dhënë hapësirë armikut. Pra, për ta bërë gjithë vendin një rajon të fortifikuar, kudo bunkerizim.
2.Të vepronin dy lloj forcash: frenuese – bllokuese dhe operative – vepruese, të cilat edhe teorikisht binin në kundërshtim.
Grupet e punës të Institutit të Studimeve Ushtarake për këto qëllime përpunuan katër variante, në veçanti nga viti 1971 deri në vinin 1974, por 2 edhe 2 bëjnë 4 e jo 6 siç kërkonte Enveri me Mehmetin.
Për pasojë, dështimi i “trurit të kombit” solli eliminimin e trurit të vërtetë të ushtrisë. Të gjithë gjeneralët e ushtrisë erdhën vërdallë me këto teza, për t’i zbatuar në praktikë, se si mund të fitohej kundër të gjithë armiqve, por nuk mundën, sepse “fshesa e hekurt” ia hodhi fajin “Materialit të zi”, që në të vërtetë ishte i pamundur.
Edhe pse më vonë futën betonin, forcat sulmuese, forcat vullnetare, shkollat e lira e çdo gjë tjetër absurde rreth këtyre forcave argumentimi i fitores mbi tërë këta armiq ishte vetëm injoranca e shekullit.
Aspekti ekonomik ishte fatal; miliarda lekë harxhime; ushtria u kthye në kantier pune, popullsia ngarkohej me ditë të tëra në detyra dhe punë ushtarake.
Politika e aksionit u zbatua në bërjen sasiore të objektit të fortifikimin dhe në dëm të cilësisë. Vetëm një qendër zjarri kushtonte 150 mijë lekë të vjetra të asaj kohe, aq sa numri i përgjithshëm i tyre ka gllabëruar 40 për qind të fondeve të mirëqenies në ekonomi. Le ta argumentojmë me fakte e dokumente dhe do të dalin shifra astronomike e rrëqethëse.
Përballimi i vështirësive nga oficerët e ushtarët aktivë dhe rezervistë ka kaluar përmes rreziqeve të mëdha gjatë punimeve në fortifikim, sepse nuk kanë qenë profesionistë në hapjen e tuneleve apo të objekteve të tjera fortifikuese dhe janë me qindra raste të ngjarjeve të jashtëzakonshme, të vdekjeve të ushtarëve apo të sakatimit të atyre vetë. Kur kishin dëshirë për të studiuar apo mësuar ndonjë gjuhë të huaj, nuk mund ta realizonin, sepse i priste norma në fortifikime betoni.
Imazhi i luftës i gërryente çdo ditë me alarme, me prova gatishmërie deri te fëmijët; terrori i luftës përfshinte edhe edukimin ushtarak në shkollat 8-vjeçare.
Biografitë e këqija të ushtarëve mund t’i gjeje në repartet e xhenios, të punës apo atje ku ishin detyrat “më të zeza” të ushtrisë.
Cinizmi arrinte deri në provat që bëheshin me predha ndaj qendrave të zjarrit dhe me njerëz brenda, për të krijuar efektin e përballimit të bombës atomike......
**Jeta**
**Jeta**
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Always in you're heart....
Postime Postime : 8276
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2010
Hobi Hobi : leximi,muzika...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi