Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqi, parulla raciste edhe në gjyqin e 39 ushtarëve të Marinës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqi, parulla raciste edhe në gjyqin e 39 ushtarëve të Marinës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqi, parulla raciste edhe në gjyqin e 39 ushtarëve të Marinës

Shko poshtë

Greqi, parulla raciste edhe në gjyqin e 39 ushtarëve të Marinës Empty Greqi, parulla raciste edhe në gjyqin e 39 ushtarëve të Marinës

Mesazh nga Durrsaku Sat 17 Dec 2011 - 1:27

Greqi, parulla raciste edhe në gjyqin e 39 ushtarëve të Marinës 49492ATHINE - 39 pjesëtarë të forcave speciale të zhytësve të Marinës Ushtarake greke, janë ulur sërish dje në bankën e të akuzuarve të Gjykatës Ushtarake të Pireut.

Ata akuzohen për parullat raciste, që hodhën gjatë paradës së festës kombëtare të Greqisë, më 25 mars 2010, në Athinë.

Që nga mëngjesi, jashtë gjykatës së Pireut, u mblodhën ushtarë të forcave speciale, anëtarë të organizatës “Agimi i Artë” dhe organizatave të tjera nacionaliste. Ata ishin aty për të shprehur solidaritetin e tyre me të pandehurit, por hodhën edhe parrulla.

Ndërkaq brenda sallës së gjyqit pati vazhdimisht momente tensioni dhe seanca u ndërpre disa herë.

Ndërprerja e parë u bë, kur në seancë u shfaqën video nga parada e 25 marsit 2010. Të pranishmit në sallë filluan të hedhin parrulla të ngjashme me ato që hodhën gati 2 vjet më parë, ushtarakët që sot ndodhen në bankën e të akuzuarve. Seanca u ndërpre, pasi në sallë u krijua tension.

Gjatë dëgjimit të dëshmisë së gazetarit, që kapi dhe trajtoi këtë cështje, avokati mbrojtës i të pandehurve e akuzoi se është kontradiktor në dëshminë e tij dhe i kërkoi gjykatës, ta arrestojë për dëshmi të rreme.

Pas një ndërprerjeje të re të seancës, gjyqi rifilloi, por papritmas ndodhi një tjetër episod, kur dikush nga publiku kërcënoi prokurorin, madje tentoi ta sulmojë atë fizikisht. Në mes të kaosit të krijuar, gjyqi u ndërpre, për të vazhduar sërish të martën.

Toga e forcave speciale të zhytësve të Marinës Ushtarake greke është paditur nga Komiteti i Helsinkit dhe do të përgjigjet për shkelje të nenit 2 të ligjit “Për antiracizmin”.

Gjatë paradës ushtarake të 25 Marsit të vitit 2010, ushtarët e kësaj toge hodhën parrulla raciste, kundër shqiptarëve, turqve dhe maqedonasve.

"Grek lind, kurrë nuk mund të bëhesh" ose “me lëkurën e shqiptarëve do të bëjmë këpucë ", ishin disa nga parullat që brohorisnin njerëzit e forcave speciale gjatë paradës.

Grupet etnike të prekura nga këto thirrje, përfaqësohen në gjyq nga Panajotis Demetriu, që është edhe depozituesi i padisë në emër të Komitetit të Helsinkit
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi