Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Brengos rënia drastike e natalitetit në Kosovë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Brengos rënia drastike e natalitetit në Kosovë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Brengos rënia drastike e natalitetit në Kosovë

Shko poshtë

Brengos rënia drastike e natalitetit në Kosovë  Empty Brengos rënia drastike e natalitetit në Kosovë

Mesazh nga Prada Thu 17 Mar 2011 - 11:19

Prishtinë, 17 mars - Kosova vazhdon të prijë në Evropë për rënie të natalitetit, thonë ekspertë të këtij lëmi. Sueda Latifi, shefe e sallës së lindjes në Klinikën gjinekologjike obstetrike të QKUK-së në Prishtinë, thotë se në vitin 2009 - 2010 janë raportuar 27.8 për qind më pak lindje, krahasuar me periudhën e vitit 2000.
“Ka rënie të natalitetit në Kosovë për 27 për qind, derisa në vendet tjera të Evropës në një 10-vjeçar konsiderohet të ketë maksimalisht deri në 15 për qind rënie të natalitetit. Në Kosovë ka rënie drastike të natalitetit”, thotë Latifi për Radio Evropa e Lirë.
Edhe Agron Gashi, zyrtar në UNICEF, thotë se trendi i rënies së natalitetit, që po vazhdon qe disa vjet, do të mund të ndërpritej si rezultat i jetësimit të Ligjit të punës.
Gashi përmend shumë faktorë që ndikojnë në këtë çështje, që kanë grumbulluar të dhëna nga hulumtimet e bëra nga kjo organizatë.
Faktorët që ndikojnë janë kryesisht gjendja ekonomike, por edhe dëshira e prindërve për të pasur më pak fëmijë.
”Faktorët që ndikojnë janë kryesisht gjendja ekonomike, por edhe dëshira e prindërve për të pasur më pak fëmijë. Megjithatë, nuk ka studime që mund ta mbështesin këtë. Ligji i punës i aplikueshëm në Kosovë, tash është në të mirën e nënës dhe të fëmijës, në përgjithësi, dhe mendoj që sadopak ky trend i rënies së natalitetit do të shënojë ngritje”, shprehet Gashi.
Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në MSH, thotë se ky institucion ka në përgjegjësi krijimin e infrastrukturës ligjore dhe zbatimin e atyre politikave që sigurojnë një mbrojtje të mirë të shëndetit të nënës dhe fëmijës.
Sipas Hotit, tashmë janë nxjerrë disa ligje që promovojnë një jetë sa më të shëndetshme për nënën dhe fëmijën.
“Nëse shteti konstaton se numri i lindjeve është në rënie dhe ka nevojë për një politikë që të promovojë rritjen e natalitetit, mbetet që kjo çështje të adresohet në ndonjë strategji të veçantë, ndoshta një hap pozitiv që mund të favorizojë rritjen e natalitetit. Ligji i ri i punës, që ka filluar të aplikohet në Kosovë, sigurisht do të promovojë të drejtat e nënës në këtë aspekt”, sqaron Hoti.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë trendi i rënies së natalitetit është një fakt që po ndodh, kurse shteti duhet të mendojë për ato politika që favorizojnë mirëqenien e nënës, si dhe politikat që favorizojnë numrin e rritjes së lindjeve
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi